Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme   Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 8:45 am

“Doktrina e shëndoshë”

Predikimi ekspozues është i rëndësishëm për shëndetin e një kishe. Megjithatë, çdo metodë, sado e mirë qoftë ajo, është e hapur ndaj abuzimeve dhe prandaj duhet të jetë e hapur për t’u testuar. Në kishat tona, shqetësimi ynë duhet të jetë jo vetëm për mënyrën si mësohemi, por edhe për atë që na mësohet. Duhet ta çmojmë doktrinën e shëndoshë, sidomos në të kuptuarit e Perëndisë së Biblës dhe të mënyrave se si Ai vepron me ne.

Në letrat e Palit drejtuar Timoteut dhe Titit, fjala “e shëndoshë” do të thotë e besueshme, e saktë ose besnike. Në rrënjën e vet, kjo fjalë është një imazh nga bota e mjekësisë që do të thotë e plotë ose e shëndetshme. Te 1Timoteut 1 lexojmë se doktrina e shëndoshë e merr trajtën nga ungjilli dhe se ajo është kundër paperëndishmërisë dhe mëkatit. Akoma më qartë, te 1Timoteut 6:3, Pali bën krahasimin e “doktrinave të rreme” me “këshillën e shëndoshë të Zotit tonë Jezu Krisht dhe… mësimin e perëndishëm”. Prandaj, në letrën e tij të dytë drejtuar Timoteut, Pali e këshillon atë: “Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje” (2Timoteut 1:13). Pali e paralajmëron Timoteun se “do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët” (2Timoteut 4:3).
U niteti, larmia, dhe dashuria

Kur Pali i shkroi një tjetër pastori të ri, Titit, ai shprehu shqetësime të ngjashme. Çdo njeri, të cilin Titi do ta emëronte si plak kishe, Pali thotë se duhet “të mbajë fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjendje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë” (Titit 1:9). Pali e nxit Titin që të qortojë mësuesit e rremë “që (ata) të shëndoshen në besim” (Titit 1:13). Pali e porosit atë duke i thënë: “Ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë” (Titit 2:1).

Nëse do të ekspozonim çdo gjë që përbën mësim të shëndoshë, ne do të riprodhonim gjithë Biblën. Por në praktikë, çdo kishë vendos për çështjet mbi të cilat duhet të ketë marrëveshje të plotë, për ato në të cilat mund të ketë mosmarrëveshje të kufizuara dhe për ato në të cilat mund të ketë liri të plotë.

Në kishën ku unë shërbej, në Uashington DC, ne i kërkojmë çdo personi që do të jetë anëtar, të besojë vetëm në shpëtimin përmes veprës së Jezu Krishtit. Gjithashtu kemi të njëjtin kuptim (ose shumë të ngjashëm) për pagëzimin e besimtarit dhe për qeverisjen e kishës. Uniformiteti në këto dy pikat e fundit nuk është thelbësor për shpëtimin, por marrëveshja për to vlen praktikisht dhe është e shëndetshme për jetën e kishës.

Ne mund të lejojmë njëfarë mosmarrëveshje për çështje që nuk duken të domosdoshme as për shpëtimin dhe as për jetën praktike të kishës. Kështu, për shembull, megjithëse ne të gjithë jemi dakord se Krishti do të kthehet, nuk çuditemi që ka mosmarrëveshje mes nesh rreth kohës së kthimit të Tij. Ne mund të gëzojmë liri të plotë për çështje akoma më pak qendrore apo të qarta, të tilla si, drejtësia e rezistencës me armë, apo autorësia e letrës së Hebrenjve.

Në gjithë këtë, parimi duhet të jetë i qartë: sa më pranë thelbit të besimit tonë të afrohemi, aq më tepër presim të shohim unitetin tonë të shprehur në të kuptuarit e përbashkët të besimit. Kisha e hershme e ka formuluar kështu: në gjërat thelbësore - unitet, në gjërat jothelbësore larmi dhe në të gjithë gjërat dashuri.
Trajtimi i doktrinave komplekse ose polemizuese

Mësimi i shëndoshë përfshin një përkushtim të qartë ndaj doktrinave shpesh të lëna pas dore, por qartësisht biblike. Nëse duam ta mësojmë doktrinën e shëndoshë të Biblës, duhet të pranojmë doktrina që mund të jenë të vështira, apo edhe potencialisht përçarëse, por që janë themelore për të kuptuar punën e Perëndisë në mesin tonë. Për shembull, doktrina biblike e përzgjedhjes shpesh shmanget si tepër e ndërlikuar, ose si tepër pështjelluese. Mund të jetë e tillë, por është e pamohueshme që kjo doktrinë është biblike dhe e rëndësishme. Ndërkohë që kjo doktrinë mund të ketë ndërlikime, të cilat nuk i kuptojmë plotësisht, nuk është çështje e parëndësishme që në fund të fundit, shpëtimi ynë vjen nga Perëndia dhe jo nga vetja jonë. Më poshtë janë disa pyetje të tjera të rëndësishme të lëna pas dore, të cilave Bibla u jep përgjigje:


* A janë njerëzit të këqij apo të mirë në thelb? A kanë nevojë thjesht për inkurajim dhe vetë-respekt më të madh, apo kanë nevojë për falje dhe për një jetë të re?
* Çfarë realizoi Jezusi duke vdekur në kryq? A bëri të mundur një alternativë, apo Ai qe zëvendësuesi ynë?
* Çfarë ndodh kur dikush bëhet i krishterë?
* Nëse jemi të krishterë, a mund të jemi të sigurt se Perëndia do të vazhdojë të kujdeset për ne? Nëse po, kujdesi i Tij i vazhdueshëm bazohet te besnikëria jonë apo te besnikëria e Tij?


Të gjitha këto pyetje nuk janë thjesht çështje për teologët studiues apo për studentët e rinj të seminareve. Ato janë të rëndësishme për çdo të krishterë. Ata që janë pastorë e dinë se sa ndryshe do t’i drejtonim besimtarët e kishës nëse përgjigjja do të ndryshonte. Besnikëria ndaj Shkrimeve kërkon që ne të flasim për këto çështje me qartësi dhe autoritet.
R ezistenca ndaj sovranitetit të perëndisë

Të kuptuarit e asaj që Bibla na mëson rreth Perëndisë është shumë i rëndësishëm. Perëndia biblik është Krijues dhe Zot; megjithatë, sovraniteti i Tij nganjëherë mohohet, madje edhe brenda kishës. Që të krishterët e deklaruar të kundërshtojnë idenë e sovranitetit të Perëndisë në krijim ose shpëtim do të thotë në të vërtetë se po luajnë me paganizmin e përshpirtshëm. Shumë të krishterë mund të kenë pyetje të sinqerta rreth sovranitetit të Perëndisë, por një mohim i vazhdueshëm kokëfortë i sovranitetit të Perëndisë duhet të na shqetësojë. Të pagëzosh një person të tillë mund të jetë njësoj si të pagëzosh një zemër që është në njëfarë mënyre akoma jobesimtare. Të pranosh një person të tillë në anëtarësi mund të jetë njësoj si t’i trajtosh ata si njerëz që i zënë besë Perëndisë, kur në fakt është ndryshe.


U dhëheqësit duhet të përqafojnë sovranitetin e perëndisë

Sado e rrezikshme të jetë një rezistencë e tillë te çdo i krishterë, ajo është akoma më e rrezikshme te udhëheqësi i një bashkësie. Të emërosh një person si udhëheqës, kur ai dyshon në sovranitetin e Perëndisë ose kur ai e keqkupton shumë seriozisht mësimin biblik për këto çështje, do të thotë të vendosësh si shembull një person që mund të jetë thellë-thellë i pavullnetshëm për t’i zënë besë Perëndisë. Një emërim i tillë, domosdo, do ta pengojë kishën.

Shpesh sot, kultura jonë na inkurajon që ta kthejmë ungjillizimin në reklamë dhe e shpjegon punën e Frymës me gjuhën e marketingut. Vetë Perëndia shndërrohet sipas imazhit të njeriut. Në raste të tilla, një kishë e shëndetshme duhet të jetë tepër e kujdesshme për t’u lutur për udhëheqësit që kanë një kuptim biblik dhe jetësor të sovranitetit të Perëndisë dhe një përkushtim ndaj doktrinës së shëndoshë, në lavdinë e saj të plotë biblike. Një kishë e shëndetshme karakterizohet nga predikimi ekspozues dhe nga një teologji biblike.
Pyetje për reflektim

1. Lexoni 1Timoteut 6:3-5. Si e përshkruan Pali një person që u mëson të tjerëve “doktrinën e rremë?” Pse mendoni se ishte kaq e rëndësishme për Palin që Timoteu t’u jepte besimtarëve “këshillën e shëndoshë” dhe “mësimin e perëndishëm”?
2. Autori përmend një sërë doktrinash që një person duhet të besojë, me qëllim që të bëhet anëtar i kishës ku shërben. Ai, gjithashtu, rendit një sërë çështjesh, në të cilat anëtarët gëzojnë një liri të konsiderueshme besimi. Çfarë duhet të besojë një person, me qëllim që të bëhet anëtar i kishës suaj? Si e dallojnë këto besime kishën tuaj nga kishat e tjera që gjenden në zonën tuaj? Cilat janë çështjet për të cilat kisha juaj lejon njëfarë lirie?
3. Disa doktrina që janë, pa dyshim, të pranishme në Shkrime shpesh shpërfillen ose neglizhohen, sepse kanë rezultuar si shumë të vështira, polemizuese ose edhe përçarëse. A është polemika e mundshme një arsye e fortë që ne të shmangim bisedën dhe mësimin rreth këtyre doktrinave në kishat tona? Pse ose pse jo?
4. Autori rendit katër pyetje në faqen 19 të cilat shpesh nuk kanë marrë atë vëmendje që meritojnë. Sipas mendimit tuaj, si u përgjigjet Bibla këtyre pyetjeve? Jepni referencat biblike për përgjigjet tuaja.
5. Pali shkruan te Titit 1:9 se udhëheqësi i një bashkësie “duhet ta mbajë fort fjalën besnike siç i është mësuar”. A mendoni se është e rëndësishme, për një pastor ose plak kishe, që të kuptojë dhe të përqafojë sovranitetin e Perëndisë në shpëtim? Cili është rreziku që vjen nga një udhëheqës kishe, i cili e vë në dyshim sovranitetin e Perëndisë në këtë fushë ose e keqkupton mësimin biblik mbi këtë çështje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: A eshte i nevojshem formimi teologjik i drejtuesit te kishes??   Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 8:47 am

Mendoj se një pyetje e tillë duhet të ketë menjëherë një përgjigje pozitive për sa kohë që askush nuk do t’i përgjigjej negativisht pyetjeve të ngjashme me këtë për fusha të tjera të jetës si p.sh. mjeksia, shkolla, drejtësia, ekonomia etj. Megjithatë, edhe pse në fusha të tilla ne pretendojmë të kemi njerëz me formimin e përshtatshëm, në kontekstin e kishës shqiptare, pretendimi për drejtues të formuar teologjikisht të konsiderohet jo shumë i domosdoshëm. Si është e mundur që për një shërbesë, e cila, për nga përgjegjësia që mbart, jo vetëm që nuk qëndron më poshtë se ajo e një mjeku, mësuesi apo gjykatësi, por është akoma më e madhe se ato (krs. Heb. 13:17b), kërkesa për një formim të përshtatshëm teologjik të mos konsiderohet domosdoshmëri? E megjithatë në përgjithësi mes ungjillorëve në Shqipëri (por jo vetëm) ekziston një lloj “alergjie” ndaj formulimeve të tilla të cilat, në një mënyrë apo një tjetër, e vënë theksin te “njohuria” kuptuar si tërësia e formimit intelektual të drejtuesit në cështje të besimit të krishterë. Të flasësh për “formim teologjik” apo “njohuri teologjike” në disa qarqe ungjillore do të thotë të flasësh për akademizëm, dhe akademizëm (nga ana e vet) do të thotë të mbushësh kokën me koncepte teologjike dhe cështje që s’kanë lidhje me jetën e përditshme. Si rrjedhim, “formimi teologjik” i drejtuesit ose konsiderohet i panevojshëm (mjafton të jesh një njeri i përkushtuar në leximin e përditshëm të Biblës dhe në lutje, si dhe të bësh një jetë të shenjtë), ose, në rastin më ekstrem, konsiderohet i dëmshëm (njohuria krekos!). Mendoj se një qëndrim i tillë, në rastin më të mirë është një keqkuptim, dhe në rastin më të keq është një gabim. Sidoqoftë në të dyja rastet, rezultati është i njëjtë: kisha nuk ka një bari për ta ushqyer me mësimin e duhur dhe mbetet gjithmonë foshnje në besim. Sidoqoftë, një përgjigje pozitive ndaj pyetjes që kemi shtruar ka nevojë të jetë e motivuar biblikisht. Te Ef. 4:11-15 Pali vë në dukje se ekzistenca e disa funksioneve në kishë, që kanë të bëjnë me zbulimin e Perëndisë dhe me drejtimin (këtu “barinj dhe mësues” të paraprirë të dy nga e njëjta nyje shquese i referohen të njëjtës kategori në kuptimin “barinj mësues”) ka për qëllim pozitiv (shih parafjalën pros ‘për’ me kallëzore, në fillim të v. 12, të përdorur në kuptimin “me qëllimin e ndërgjegjshëm për…” [BDAG]): formimin e besimtarëve. Rezultati final shprehet në v. 13 (shih lidhëzën mechri “derisa”, me të cilën v. 13 lidhet me v. 12). Por Pali nuk ndalet këtu në argumentimin e tij. Në v. 14 ai jep qëllimin final për të cilin synohet formimi i besimtarëve (shih lidhëza qëllimore hina ‘me qëllim që’). Ky qëllim shprehet në formë negative, d.m.th. në vend që të thotë “që të jemi njerëz të rritur” ai thotë “që të mos jemi më foshnja”. Në përputhje me mentalitetin e kohës, që shihte te figura e fëmijës cilësitë e mosnjohurisë, mospërvojës, gabimeve, edhe Pali përdor figurën e fëmijës në kuptimin negativ, për të treguar gjendjen e besimtarëve të paformuar në besim (krs. edhe 1 Kor. 13:11; 3:1-2). Këtu, ashtu si te 1 Kor. 3:1-2, figura e fëmijës tregon të krishterin në një gjendje të paformuar sipas standardit që është Krishti.
Nëse ky është qëllimi i ekzistencës në kishë të “barinjve mësues”, është e qartë se me këtë presupozohet që ata do të jenë të aftë ta realizojnë këtë qëllim. Kjo është edhe arsyeja përse Pali vendos në cilësitë e domosdoshme të kandidatit për tu bërë “mbikqyrës” edhe “i aftë të mësojë” (1 Tim. 3:2).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
klejda
vip
vip
klejda


Numri i postimeve : 8
Pikè : 8
Reputacioni juaj : 0
Join date : 13/10/2009
Age : 34
Location : italy

Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: djali i penduar   Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Icon_minitimeTue Nov 03, 2009 5:23 pm

jezusi fliste me popullin e qe te ishte i kuptuar nga ata perdorte shume parabolat,,persh hardhia e rrushit etj por ajo qe sipas meje eshte me te vertete permbajtja e fjales besim e kuptimi i kesaj teologie eshte parabolla e DJALIT TE PENDUAR. JEZUSI u rrefen njerezve se ishte nje here nje burre qe kishte dy djem,ai ishte shume i pasur por nje dite djali i tije i vogel i kerkon pjesen e tije te trashgimerise se donte te ikte nga vendlindja i jati zemerplagosur i jep gjysmen e pasurise dhe e pershendet me malle..nderkohe ky ne fillim nis te prishe pasurine e me vone ngelet pa asgje e ishte nje vit zie...gjendet te haje me derrat ,atehere mendon se edhe sherbetoret ne shtepine e te atit ishin me mire e vendos te kthehet tek i ati
i rraskapitur me rroba te vjetra sic ishte...kur i ati sheh te birin urdheron sherbetoret te presin kaun me te dhjamur,te organizojne nje ftese te madhe sepse ishte kthyer djali i tije.djali tjeter qe kishte qendruar perhere ne krah te te atit,si kishte kerkuar asgje e i ishte bindur gjithmone ngelet keq pse i ati si kishte bere asnje feste-i ati i pergjigjet se ishte kthyer djalii penduar!nga kjo parabole mesojme qe zoti hap dyert te gjithve edhe atyre qe e kane mohuar,harruar por qe kthehen te penduar....e detyra priftit eshte te kujtoje kete ATE kete dashuri pa kusht ke drejtoje drejt rruges se shejte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Sponsored content





Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Empty
MesazhTitulli: Re: Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme   Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nente shenja te nje Kishe te Shendetshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 shenja qe te kuptoni qe keni rene ne dashuri...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Teologjia-
Kërce tek: