Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pyetje erotike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Pyetje erotike Empty
MesazhTitulli: Pyetje erotike   Pyetje erotike Icon_minitimeSat Oct 24, 2009 2:25 pm

Kur erosi është shumë i butë
Jeta në çift funksionon, por mungon ana e fortë e seksuale. Si i bëhet? Edhe kur ka një përputhje të mirë seksuale, mund të ndodhë që erotizmit t’i mungojë fantazia. Bëhet fjalë për ato “devijimet” e vogla që thyejnë paksa rutinën. Është një situatë që mund të zgjasë, por që ka një zgjidhje të thjeshtë. Të pyesësh: Përse heshtet? Çfarë bëhet? Të bësh surpriza, të organizosh mbrëmje romantike dhe në shtrat të kërkosh ato gjëra që të pëlqejnë: shpesh mjafton të çlirosh fantazinë dhe emocionet.
Nëse vetëm erosi bashkon çiftin
Lidhjet vetëm me bazë seksuale janë gjithmonë të rrezikuara. Ka çifte që si arsye të lidhjes së tyre kanë vetëm përputhjen seksuale. Megjithëse kjo mund të vlejë vetëm për njërin prej partnerëve. Bëhet fjalë për lidhje të pabarabarta? Në përgjithësi janë burrat që i parapëlqejnë këto situata, për të evituar përfshirjen emocionale. Këto pasoja i përjetojnë gratë, të cilat nëse nuk vetëvlerësohen, besojnë se aq meritojnë. Kur ndodh që femrat i përjetojnë mirë këto eksperienca? Deri sa të gjejnë partnerin e duhur, “eksperimentojnë”. Çfarë rrezikojnë? Mbërthehen në lidhje të parakohshme, që po të zgjasin, dëmtojnë vetëvlerësimin e tyre.
Nëse është vetëm ai që “komandon” në shtrat
Vendos ai kur duhet bërë dashuri dhe gjithmonë kërkon të drejtojë lojën. I ëmbël dhe pasionant. Pra, një partner ideal. Është për të ardhur keq që në momentin e të bërit dashuri, kthehet në egoist. Është një situatë e shpeshtë, me rrënjë kulturore dhe psikologjike. Si lind nevoja për të drejtuar gjithmonë lojën? Nga pasiguria: ndihet superior vetëm brenda modelit tradicional të aktivit, nëse do të ishin të barabartë, ose do të ndryshoheshin rolet, pavetëdija e tij do të provokonte një krizë sigurie. Si të përballemi me situatën? Me një komunikim të butë dhe real. Për shembull, lojëra erotike që ndryshojnë zakonet e mësuara: ai nuk do të ndihet i vënë në provë e do t’ju ndjekë natyrshëm.
Pa eros, por të lumtur
Ka periudha të caktuara kur abstinenca (mungesa e marrëdhënieve), mund të jetë një zgjedhje e ndërgjegjshme për t’i drejtuar energjitë në fusha të tjera. Në përgjithësi hiqet dorë nga seksi në pritje të një takimi më domethënës. Ose, nëse preferohet që energjitë të drejtohen tjetërkund: Ndodh kur jetohet në një moment krijues. Në këtë rast është e vlefshme për të ndërtuar identitetin. Kur duhet reflektuar? Nëse abstinenca kthehet në shqetësim. Por edhe kur ekziston dëshira për të bërë dashuri, por evitohen raportet nga frika për të hyrë në kontakt me tjetrin. Ka një problem nëse është një mënyrë për të ngritur barriera.


Ketu po jap disa mendime te disa njerezve te njohur:Puna e Erosit eshte e rendesishme ne shtrat, por edhe per kete teme, ndjehem njesoj si me Romanticitetin dhe gjestet Romantike: pra pak e sakte, ose me karar do te thosha. Te jesh erotik eshte gje e mire se fundja eshte jo vetem aftesi por edhe nevoje njerezore. Ne nuk jemi prej guri, jemi njerez me vena, ndjenja, gjak, temperature dhe hormone! Erosi bashkon ciftin me teper, i jep vrull seksualitetit vetjak te cdo partneri dhe intimitetit te perbashket ne shtrat! Erosi eshte i rendesishem pasi eshte si copa e kremit ne torten e madhe te se berit dashuri! Prandaj edhe ka ndryshim midis Seksit dhe Dashurise sepse nese i pari ka vetem perzierje hormonesh te padurueshme, e dyta ka perzierje hormonesh me pasione, erotike te zhdervjelle, emocione te fresketa, ndjenja te bukura, etj.

Por Erosi nuk duhet vetem ne shtrat, por edhe ne jeten qe na rrethon. Eshte gje hot dhe erotike qe me raste te mbulosh pjesen me te bukur te trupit tend! Kjo, sepse e ben partnerin tend edhe me pak rezistent ndaj bukurise tende dhe ndaj dashurise qe ka per ty, saqe kur s'jeni ne publik tashme nuk do ta zvheshe me ate pjese te bukur te trupit tend, vetem me sy, por me buze dhe duar. buzeqeshje Normale, vajzat e kane zakon (dhe nuk u vihet faj) te ekspozojne ate pjese te trupit te tyre qe ato e konsiderojne me te bukuren dhe me te miren. Nese njera ka kembe te gjata, te drejta dhe elegante, do vishte shpesh mini-funde, por imagjino sa HOT dhe EROTIKE do dukeshin nje pale xhinse pakez te ngushta ne kete lloj trupi. Kjo do te thote gjithashtu, t'i lesh gjithmone dicka - imagjinates dhe eshte e vertete! Imagjinata eshte gje e madhe. Njerezit kane share e kane vrare per kete! Une mendoj se Erosi eshte pjese e madhe e imagjinates, sidomos atehere kur na pulson jo vetem zemra.

Erosin e shikoj si dicka te nevojshme qe te beje me te afert dy njerez ne nje lidhje! Ama qe te "funksionoje" sic duhet, duhet te jete i pranishem mjaftueshem (por jo teprueshem) nga te dy partneret dhe secili te "marre rradhe" nga pak, ne kete drejtim. Nese ai ngjan seksi kur hap tapen e nje shisheje vere, atehere lerjani kete detyre kur pini Veren ne mbremje, para se te flini bashke. buzeqeshje Nese ajo do te veshe nje bluze qe ty mund te mos te te pelqeje shume, por bluze me te cilen ajo ndjehet seksi dhe e bukur, lere ta veshe dhe cmojeni bukurine qe fshihet mbrapa bluzes "se shemtuar".


jithmonë kam menduar se seksualizmi ka rrugë të pafundme, që gjenialiteti është seks, por edhe që seksi nuk është vetëm gjenialitet. Të shpjegosh këtë koncept është e vështirë, sepse njerëzit nuk e kuptojnë. Gjithçka që del nga modeli i treguar i seksualizmit apo nga pozicioni i katërt i Kamasutrës, është konsideruar "shmangie". Intuita se ekziston një seksualitet alternativ i vlefshëm dhe i ligjshëm e gjithashtu dhe kurioziteti për të zbuluar këtë "anën tjetër" të mënyrave erotike, më kanë bërë të ndërmarr një udhëtim pak të veçantë: të jetoj një erotizëm të ndryshëm. Me këtë kërkim kam tentuar të zgjeroj shikimin, të zbuloj kufijtë e këtij territori kaq pjellor që e quajmë seksualitet, duke eksploruar kushtet njerëzore. Dhe këto kushte nuk kanë limit. Kjo është ajo që kam jetuar.

E futur në kështjellën e dhimbjes

Etapa e parë e udhëtimit tim filloi afër Pragës, në Republikën Çeke, në një kështjellë të quajtur "The Other World Kingdom" (Mbretëria e botës tjetër). Në "Owk" femrat komandojmë mbi meshkujt. Kjo është motoja e saj ("Woman over men") dhe sadomazokizmi është principi i erotizmit të tij. Aty kam shkuar dy herë. Herën e parë me Lady Monuique de Nemours, sundimtare profesioniste (një "dominatrix" është një person që në rolin dominues praktikon sadomazokizmin poshtë çdo aspekti) e cila më vonë do të ishte kumbara ime në atë kështjellë. Herën e dytë kam qenë me një mikun tim. Herën e parë nuk doja ta merrja me vete nga frika se mos i ndodhte ndonjë gjë.

Tashmë ishim në fluturim prej dy orësh dhe unë ndihesha nervoze më shumë se kurrë. E dija që ky udhëtim do të ishte kulmi i dy viteve punë për të zbuluar pse ekzistojnë njerëz që dashurojnë përmes dhimbjes, pse disa personave u pëlqen të ndihen të poshtëruar, keqtrajtuar, skllavëruar dhe janë të aftë ta shndërrojnë këtë ndjenjë në kënaqësi seksuale. Kënaqësisë për të vizituar këtë vend kaq të mënjanuar nga bota i shtohej edhe frika për atë që do të gjeja.

E njihja mbretërinë e botës tjetër, kisha hyrë në sajtin e kështjellës. Kisha parë fotografitë, situatat e vështira që ishin femrat. Ndonjëherë ta mbaje shikimin të fiksuar mbi fotot ishte e vështirë, sidomos kur bëhej fjalë për ndëshkimin fizik. Por ajo çka më ngjallte më shumë kënaqësi ishte fakti se unë do ta jetoja këtë eksperiencë për herë të parë. Kisha pasur edhe më parë marrëdhënie sadomazokiste, në mënyrë jo të vetëdijshme. Tani kisha nevojë për Lady Monuique për të hyrë në botën "Owk". Aty hynin vetëm fillestaret. Unë isha një zonjë e thjeshtë fillestare dhe shumë kurioze.

Kur zbrita në aeroportin e Pragës kisha shumë frikë. Ndihesha si një kriminele. Nëse ndonjë polic do të na kontrollonte e do të na gjente mjetet e punës që Lady Monuique mbante në valixhe, atëherë do të ishim vërtetë në telashe. Nga dalja e terminalit një burrë na priste me një pankartë në dorë ku mbi të ishte shkruar me shkronja të mëdha "Owk. Arrossii".

Pritja para se të hynim në kështjellë ishte e gjatë. Pritëm pesëmbëdhjetë minuta derisa një djalosh me një paraqitje impresionuese, me një kollare qeni të lidhur në qafë na hapi derën. Të gjithë burrat "Owk" duhet të veshin kollaren e qenit.

Meshkujt ishin gjysmë të zhveshur, por ajo që më bëri përshtypje ishte natyrshmëria me të cilën ata ecnin nëpër dhomat e kështjellës me kokën ulur për të mos kryqëzuar shikimet me tonat, që tregonte një shenje të thellë besnikërie. Pjesa më e madhe e tyre shoqërohej nga padronia përkatëse, kurse të tjerët ishin "jetimë" dhe të dënuar me një fat më të keq se të tjerët. Meqenëse ishin djem "publikë", çdokush mund të bënte atë që donte. Ata që ishin të shoqëruar ndiheshin më të mbrojtur, duke qenë se kishin përkrah një grua që i njihte mirë. Mund të flinim me to në dhomat e kështjellës me ajër të kondicionuar, pa u ankuar e pa thënë asgjë.

Mendoja se do të gjeja njerëz pak të çuditshëm, por nuk gjeta gjë tjetër veçse njerëz, thjesht njerëz. Njerëz që kishin hetuar shumë mbi gjendjen tonë, mbi limitet dhe dobësitë e tyre. Madame Helen është e specializuar ishte e "kuptueshme" kur ngulte në testikujt e skllavit të tij një shiringë të mbushur me ujë dhe kripë.

Bënim oferta për të bërë për vete skllevërit që shiteshin nëpër ankande në një stallë të ftohtë. Për personat e fituar dinim se çfarë ishin në gjendje të bënin e çfarë jo dhe mbi të gjitha respektonim pa masë vullnetin e tyre. Teksa qëndroja në "Owk" imagjinoja sasinë e meshkujve dhe femrave që praktikojnë seksin në botë një të shtunë në mbrëmje, jo sepse kemi nevojë, por sepse një ritual i tillë duhet bërë, sasia e meshkujve dhe e femrave që nuk shkëmbejnë asnjë fjalë me njëri-tjetrin, që nuk interesohen për partnerin/en, sepse në seks mendohet se nuk është e nevojshme të pyesësh çfarë të pëlqen apo çfarë nuk të pëlqen, duhet të merret me mend. Në "Owk" edhe pse duke pëshpëritur komunikohej normalisht me të tjerët. Duhej të ishe e kujdesshme për çdolloj veprimi që mund të bëje dhe atë çka mund të thoshe.

Askush nuk fliste për jetën reale, çfarë bënte, sepse këto informacione ishin të ndaluara në "Owk". Të ftuarit e kështjellës vinin për të jetuar erotizmin e tyre, duke luajtur si fëmijë. Në "Owk" profesioni i çdo njeriu nuk i përgjigjet pyetjes se çfarë bën realisht, siç ndodh zakonisht në jetën e përditshme. Një njeri vlen më shumë sesa puna që bën. Conchita, kamerierja që na kishte shoqëruar gjatë qëndrimit tonë aty, e cila kishte një krenari të tepruar dhe nuk dëshironte që t‘ia kalonte njeri në punë, ishte një avokate e afirmuar londineze. Por në atë vend, ishte e pavlerë.

Identifikimi i një gruaje

Valerie Tasso është me origjinë franceze. Ajo është diplomuar në Shkencat Ekonomike dhe Gjuhët e Huaja, gjithashtu ku ka bërë edhe një master për drejtimin e biznesit. Jeton në Spanjë që prej vitit 1991. Në vitin 1999 "për kuriozitet", shpjegon ajo, ka qenë prostitutë e kategorisë së lartë. Në vitin 2003 ka publikuar në Spanjë veprën e saj të parë "Ditari i një ninfomanjaku". Pas këtij libri ajo ka shkruar "Paris. La nuit" dhe në 2006 "El otro lado del sexo". Veprat e saj janë publikuar në më shumë se 15 vende dhe kanë qenë në kategorinë e librave më të shitur. Aktualisht, shkrimtarja po përgatitet për një version kinematografik të "Ditari i një ninfomanjaku". Gjithashtu, ajo është një bashkëpunëtore e programeve televizive, radiofonike, përveçse kërkuese dhe konferenciere. Në vitin 2006 është diplomuar edhe në Seksologji në një nga universitetet e Madridit. Valerie ka edhe një faqe të vetën interneti.

Marre nga : Gazeta Shqip

Me thuaj si ha te te them se si ben seks:Çokollata, luleshtrydhe fruta deti. Ka një sërë ushqimesh që ndezin erosin. Sidomos nëse kombinohen ashtu siç duhet. Siç ka dhe të tjera gjëra që shuajnë dëshirën

Nëse deri tani ke menduar se një vakt romantik do të thotë shumë verë, biftek dhe në fund një ëmbëlsirë me çokollatë, bën mirë të ndërrosh mendje.

Sepse me këtë meny nuk do të bësh gjë tjetër veçse do të kalosh një natë në gjumë të rëndë. Planet për një mbrëmje romantike dhe seks, do të të duhet t’i lësh për një ditë tjetër. E pra mëso se mënyra më e mirë për të mbajtur të ndezur dëshirën seksuale është të hash lehtë.

Duhet të ndjekësh një dietë me pak yndyrna dhe të bësh shumë ushtrime. Arsyeja? Një dietë me shumë yndyrë do të detyrojë gjakun që të shkojë në stomak dhe jo aty ku duhet: në organet seksuale. Ti ke mundësi të shijosh një jetë të shëndetshme seksuale.


Ja si mund të ndihmojë dieta:
-Bën mirë për shëndetin dhe për seksin. Për këtë kjo dietë përfshin ushqim me pak yndyrna të balancuara që i mban ndjenjat e tua të gjalla.

-Afërdita thuhet se ka lindur nga deti. Ndoshta për këtë shumë ushqime të detit kanë reputacion të mirë si afrodiziakë. Ky plan ushqimesh përfshin opsione të shijshme që stimulojnë ndjenjat.
-Ushqimet pikante ngrohin trupin. Kjo dietë përfshin ushqime me shumë piper, për t’u nxehur më mirë.



Mbaj mend dietën e vetme që do të nxisë jetën tënde seksuale:




MËNGJESI
Opsioni i parë
Luleshtrydhe të zhytura në pluhur sheqeri
Lëng i freskët portokajsh të shtrydhur
Omëletë
Qumësht



Opsioni i dytë
Reçel rrushi dhe qershie
Salmon i tymosur mbi bukë të thekur, me krem djathi pa yndyrë
Kafe e freskët



Opsioni i tretë
Pite të ëmbla
Manaferra të freskëta
Lëng rrushi
Kapuçino



Dreka
Opsioni i parë
Supë me luleshtrydhe
Djathë me drithëra
Sallatë me shparguj
Dardha të freskëta



Opsioni i dytë
Sallatë
Bukë e thekur me hudhra
Krem kakao



Opsioni i tretë
Picë
Ullinj të përpunuar
Mollë të prera me arra dhe fruta të thata



Darka
Opsioni i parë
Supë me fruta deti
Sallatë jeshile
Bukë e thekur
Komposto dardhe



Opsioni i dytë
Mish pule
Bukë me kaçkavall
Sallatë jeshile
Manaferra të zhytura në çokollatë



Opsioni i tretë
Karavidhe
Sallatë spinaqi
Ca role buke të ngrohtë
Tortë me çokollatë me pak yndyrë



Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo
Duhet:
Të servirësh ushqime që janë të shijshme, të ndryshme dhe ndoshta pak të rralla.
Të gatuash ato ushqime që njihen gjerësisht si afrodiziakë siç janë luleshtrydhet dhe çokollatat.
Nuk duhet:
Të hash ushqime me shumë yndyrë, veçanërisht para një nate kur planifikon seks. Yndyrat mezi treten, kështu që rryma e gjakut rrjedh në sistemin e tretjes dhe largohet nga sistemi i riprodhimit.
Të përdorësh shumë alkool. Pak, mund të rrëzojë pengesat, por shumë bëhet frenues.

Revista Jeta


Parisi publikon 5 shekujt e ndaluar te erotizmit:Biblioteka Kombetare e Frances (BNF), hapi dje, per here te pare, portat e "ferrit" per te ekspozuar ne Paris librat dhe gravurat e saj "ne kundershtim me zakonet e mira", te ruajtura sekret per me shume se 150 vjet. E ndaluar vetem per femijet nen 16 vjec, ekspozita "Erosi sekret" paraqet duke nisur nga dje, deri me 2 mars, pese shekuj erotizem.
Ato jane te ilustruara me doreshkrime te Sade-it apo Apolinerit, gravura "te turpshme" dhe fotografi pornografike. "Ferri" eshte nje vend imagjinar, nje seksion i krijuar me 1844 ne Biblioteken Kombetare te Frances per te listuar veprat "e shthurura".

Shekulli i XVI siguron veprat e para, por eshte shekulli XVIII, shekulli i shthurjes, qe mbush koleksionet. Ne ate kohe festohej kenaqesia e gezimit apo shkrimet e lehta, ndersa nen pallto qarkullonin pamje monumentale ciftimesh etj. Sade-i , per te cilin kenaqesia eshte e pandashme nga dhimbja, e permbys shpejt tendencen. "Erosi sekret" paraqet doreshkrime, botime origjinale dhe tekste te shkruara ne pjesen me te madhe ne burg, si per shembull "Filizofia ne buduar", apo "Fatkeqesite e virtytit". Me revolucionin e 1789-es vjen koha e pamfleteve te ndyra ne sherbim te politikes, Mari Antuanet akuzohet se fle me te gjithe boten, ndersa famullitaret e ndezur nxisnin imagjinaten popullore.

Koleksioni pasurohet rastesisht nga sekuestrimet e bera nga policia tek amatoret apo te botimeve konfidenciale. Deri ne ate mase saqe me 1844, Biblioteka Mbreterore vendosi t'i rigruponte nen te njejtin seksion, konsultimi i te cilave ishte rreptesisht i kontrolluar.

Nder kuriozitetet e tjera, BNF-ja paraqet sot disa guida praktike te epokes, nder te cilet "Almanakun e adresave te zonjushave te Parisit", me tarifat dhe sherbimet e tyre speciale (1791). Ne shekullin e XIX, "Lulet e te Keqes" te Sharl Bodeler (Charles Baudelaire 1857), botimi i te cilave shkaktoi nje skandal te madh, por gjithashtu tekste te Merimese apo Verlenit bashkohen me "ferrin", perkrah fotografive te para porno.

Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire) hap shekullin XX me "11000 thuprat" (1907) dhe punon per katalogun e pare te shtypur te koleksioneve. Botime klandestine te Sade -it qarkullojne ne ate kohe, ndersa surrealistet shtojne me guxim disa faqe nen rrip ne koleksionet kombetare si per shembull "Le con d''Irène" (1928) e Aragonit, apo "Les rouilles encagées" (1954) e Benjamin Peret. Pierre Mac Orlan, Georges Bataille, Pierre Louys, tekstet erotike te te cilit me "nje dhune te paimagjinueshme" u zbuluan pas vdekjes se tij ne 1925, e me tej "Historia e O", e misteriozes Poline Reage, i bashkohen "ferrit" deri ne mes te shekullit XX. Ne vitin 1968, kur BNF-ja deshi te perkujtonte 50-vjetorin e vdekjes se Apolinerit, nje numer doreshkrimesh te tij ndodheshin ende ne "ferr" dhe nuk mund te ekspozoheshin aq lehte. Ato u c’klasifikuan fillimisht, ndersa nje vit me vone, "ferri" u mbyll.

Marre nga : Gazeta Koha Jone

Zyra, parajsa e re e erosit:

Një puthje me dashuri jo në gushë, por në cep të buzës. Një cikje provokuese me buzë pas veshit, një dorë që rrëshqet lehtë mbi flokë, supe e dalëngadalë edhe mbi gjoks. Të gjitha këto janë sinjale precize, tregues të pangatërrueshëm. Nëse vërehen shenjat e para pranë tryezës së punës, në tualet, ashensor apo zyrë, të jeni të sigurt se diçka po ndodh. Pra, nëse shenjat e lartpërmendura ngjasojnë me tuajat, atëherë të jeni të sigurt se edhe ju keni rënë në "grackën" e dashurisë. Por mos u shqetësoni. Sot, tabuja e "dashuriçkave" në zyrë (por edhe në vende të tjera pune, si bibliotekë, restorante apo hotele) është venitur.
Në Suedi, pyetjes "A keni rënë në dashuri me një koleg/e pune" i është përgjigjur "Po" 51 për qind e meshkujve dhe 57 për qind e femrave; në Norvegji 54 për qind e femrave dhe 56 për qind e meshkujve; në Britaninë e Madhe 62 për qind e zonjave, përqindje kjo më e lartë, duke e krahasuar me atë të meshkujve (57 për qind). Në vende të tjera evropiane, pothuajse një në dy persona pohon se ka kryer marrëdhënie me një sipërmarrës/e të lartë të kompanisë ku punon; ndërsa 42 për qind e personelit të dhjetë firmave amerikane të monitoruara, pohon se është braktisur menjëherë pas flirtit të momentit. Por kujdes: nëse edhe ju jeni pjesë e "ushtrisë" që ka shkuar në shtrat me një koleg/e pune, që ka flirtuar apo ka kryer gjeste jo të zakonshme, duhet ta kuptoni se jeni të përfshirë dhe nuk mund të përjashtoheni nga kjo kategori.

Tentativa ose dëshira për ta përsëritur këtë veprim, do të thoshte babai i psikologjisë, Frojdi, është "çapkëne": një individ çdo 7 vjet punë dëshiron të ketë një partner të ri seksual mes personave që i përkasin ambientit të tij profesional. Sondazhet e fundit dhe "ligjin e Kupidit" i ofron psikoanalisti Loïch Roche, në kërkimin e tij "Kupidi në punë. Dashuria në kohën e pushimit të drekës" (një libër mjaft ngacmues që në Francë ka ndezur shumë debate). "Ligji i engjëllit të pacipë" është i vlefshëm për realitetin dhe përfshin nga 200 deri në 1500 punonjës me një vjetërsi pune nga 2 deri në 12 vjet: për shembull në një kompani me 200 punonjës, ku të paktën gjysma prej tyre kanë të paktën 5 vite punë, vërehen 75 lidhje dhe janë të përfshirë plot 150 kolegë. Është një shifër pak e ekzagjeruar, apo jo? Gjithsesi kontrolloni për të besuar ashtu siç bëri edhe psikoanalisti. Roche monitoroi nga afër tri kompani franceze: Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Telekomin e Francës dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. Si është e mundur që zgjidhen gjithmonë ambientet e punës për t‘iu dorëzuar totalisht impulseve më sekrete?

Natyrisht që puna të ofron zgjedhje erotike shumë më të mira se ato të zakonshmet. Gjithashtu puna të jep mundësinë që të tregosh se cili je në të vërtetë, të kujdesesh për veten, të vishesh mirë, të trukohesh. Megjithatë gjithçka ndodh për një arsye të vetme: për të flirtuar. Zyrat janë zonat pa limit për të flirtuar apo për të pasur marrëdhënie, "vendet e ndaluara" që nxisin lidhjet dhe pasionet, pra janë këto agjencitë e vërteta të dashurisë. Cilët janë joshësit e mëdhenj? Ekziston një lidhje e ngushtë midis pasionit hierarkik dhe suksesit në historitë e dashurisë. Tashmë koha e Romeos dhe Zhuljetës, e dashurisë së pamundur, ka perënduar. Por për psikoanalistin, historitë e gjata të dashurisë, ato që janë paksa të ngatërruara, ndotin ambientin dhe "kanë një çmim që jeta profesionale nuk është në gjendje t‘i paguajë".

Takimet e rëndësishme


Personat e dashuruar mund të takohen gjatë pushimit të drekës, ose gjatë orarit të punës, me justifikimin klasik se duhet të zhvillohet një mbledhje e rëndësishme që doli papritur. Kështu, nga pamundësia e një lidhjeje intime në zyrë, gjithçka mund të transferohet në makinë, apo ndonjë hotel pas pune. Një dashuri e vjedhur dhe e shpejtë, por shumë intensive dhe eksituese. Pastaj rrugë e lirë SMS-ve, e-mail-eve, puthjeve dhe bisedave në makinë, si në kohët e bukura të adoleshencës. Kjo është një mënyrë për t‘iu rikthyer edhe një herë rinisë, duke menduar se koha nuk ka kaluar kurrë. Por në zyrë, ashtu si në restorant, është e rëndësishme të ndjekësh disa rregulla për sjelljet që duhet të adaptosh ose jo me kolegët superiorë, pa i dhënë shumë rëndësi asaj që ndjen për të mos rënë në sy. Pjesa më e madhe e rregullave bazë në fakt i përmbahet sensit të mirë dhe edukatës.

Kur prezantohen dy persona njëri me tjetrin, duhet t‘i drejtohemi gjithmonë dhe t‘i japim më shumë rëndësi dikujt që ka një pozicion më të lartë pune, për shembull: "Doktor Bianki, ju prezantoj zotin Rosi, asistentin tonë të ri"


- T‘i japësh dorën çdo personi që e takon për herë të parë.
- Nëse dëgjon muzikë në zyrë, duhet të zgjedhësh muzikë të lehtë dhe ta mbash volumin e ulur.
- Të trokasësh gjithmonë para se të hysh në zyrë nëse porta është e mbyllur dhe të presësh deri sa të të ftojnë të hysh para se ta hapësh.
- Të flasësh me edukatë dhe në mënyrë të sinqertë. Të shmangësh përkëdheljet, kërcënimet dhe sarkazmin.
- Ankimet dhe kritikat duhet të bëhen gjithmonë në mënyrë private.
- Bisedat e gjata mund të bëjnë të humbasësh shumë kohë në punë. - Bisedat e padëshiruara mund të ndërpriten me mirësjellje pa shkaktuar ofendime me fraza të tipit "Më vjen keq, por tani më duhet vërtet t‘i rikthehem punës".
- Gjatë një bisede me një eprorin tënd, duhet të presësh gjithmonë të të japin leje për t‘u larguar dhe të mos humbasësh iniciativën për ta përfunduar takimin.




Gazeta: Shqip


Lamtumire aerobise, ne palester hyn erosi:Kurse striptizmi dhe imitime që ndihmojnë në ndryshimin e jetës në çift. Akrojoga, që me pak vështirësi të mëson të ndihesh mirë me veten dhe të tjerët. Leksione të rëndësishme për t‘i ngjarë Angeline Jolie si në filmin “Tomb Rider”. Bota e qendrave sportive ka ndryshuar, nuk është më për të rënë nga pesha, por për të rritur vetëvlerësimin

Nëse keni vendosur që të regjistroheni në palestër, atëherë mos i shpenzoni paratë për të bërë gjimnastikë. Është më mirë që me ato para të blini rroba të reja, sandale dhe këpucë me taka, maska, veshje intime dhe rroba banje. Tashmë ushtrimet e vështira ua kanë lënë vendin leksioneve sensuale të striptizmit, një kërcim ky që i ka fillimit e tij që në vitet ‘30. Së fundmi, erosi është bërë pjesë e palestrave dhe tashmë të gjitha vajzat janë gati të shndërrohen në Dita Von Teese. Natyrisht që ky vendim është “bekuar” nga bashkëshortët dhe të fejuarit. “Në pjesën më të madhe të rasteve janë burrat ata që i shtyjnë bashkëshortet e tyre të regjistrohen në kurset e striptizmit”, thotë instruktorja e një palestre.

Kjo lloj tendence, që ka lindur së fundmi në palestër, i ndihmon femrat që të mbajnë në formë të gjithë trupin. Qëllimi i kësaj disipline është tonifikimi i muskulaturës dhe veçanërisht atyre të këmbëve, nëpërmjet ushtrimeve, të cilat janë të përshtatshme për femrat. Avantazhi i kësaj praktike të re është i dyfishtë, duke qenë se të ndihmon të mbash trupin në formë, por edhe të bën të ndihesh bukur. Pa u hequr meritën psikologëve dhe seksologëve, duket se këto kurse i ndihmojnë çiftet duke ndezur pasionin mes tyre. “Mendoj se kam kontribuuar në përmirësimin e jetës seksuale të disa klienteve të mia”, thotë instruktorja. “Të kesh një bel të hollë, është dhuratë, por të dish ta luash është një mundësi më shumë. Të mësosh ta admirosh tjetrin me shikim, të lëvizësh shpatullat dhe krahët në mënyrë sensuale, të ndihmon të kesh një vlerësim më të madh për veten, trupin dhe të jesh më e sigurt në shtrat”.

Instruktorja tregon se nxënëset e saj, tepër entuziaste, i kërkojnë se si të performojnë para bashkëshortëve dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron që të ketë spektatorë në palestër, por organizon shpesh në disa lokale festa, ku vajzat mund të japin më të mirën e tyre, veshur me kostume banje: “Çdo gjë ka një kufi dhe ne mundohemi të mos e kalojmë. Përpiqemi të mos jemi kurrë vulgare. Ajo që mësojmë nuk ka lidhje me shitjen e trupit”.

Përveç pamjes seksi, kjo lloj fizkulture ka avantazhet fizike dhe estetike, ashtu siç çdo lloj fitnesi. Në fund të ushtrimeve këmbët të japin përshtypjen se janë më të gjata dhe me muskuj, kaviljet janë më të forta dhe mbi të gjitha humori është më i mirë. Muskujt e tonifikuar dhe format më të bukura janë rezultat i një sërë ushtrimesh specifike, të ndërthurura me pesha speciale, që ndihmojnë në tonifikimin e muskulaturës së kraharorit dhe krahëve. “Lap dance” djeg 300 kalori në orë dhe të mëson që të ecësh në mënyrë seksuale e intrigante. Kjo disiplinë nuk ka të bëjë aspak me striptizëm, por është më shumë një përzierje mes striptizmit në versionin që i bën mirë shëndetit, zemrës dhe të mëson të lëvizësh në mënyrë sensuale. Me këto ushtrime rritet aftësia e rezistencës, përmirësohet mbajtja e trupit në formë dhe së bashku me këto mësohet të shfrytëzohet në maksimum feminiliteti dhe joshja. Për të mësuar këto disiplina ekzistojnë programe specifike, që propozohen nga shumë palestra dhe qendra fitnesi, madje, shumë prej tyre propozojnë programe që u kushtohen femrave dhe mënyrave se si të joshin. “Studentet e mia habiten me veten për atë që arrijnë të bëjnë”.

Por të rejat nuk mbarojnë këtu. Disa palestra kanë hapur kurse për aktorët, qoftë edhe për një ditë, si dhe për njerëzit e thjeshtë që dëshirojnë t‘u ngjajnë idhujve të tyre. Në një palestër të tillë është përgatitur Russell Crowe kur po luante filmin “Gladiatorin”, si dhe Angelina Jolie gjatë “Tomb Rider”. “Kam vënë re se shumë aktorë janë të përgatitur për dialogët, por kanë vështirësi në mënyrën e qëndrimit. Për t‘i futur në rol 100 për qind vendosëm që të krijonim këto palestra. Një damë e viteve 1700 nuk do të ecte kurrë si një grua e ditëve të sotme”, thotë një instruktor.

Lajme të mira edhe për ata që s‘mund të heqin dorë nga meditimi. Tani mund ta shijojnë këtë disiplinë pa u shkëputur nga joga. Si? Duke marrë pjesë në leksionet e akrojogës, një disiplinë që vjen nga Amerika. Bëhet fjalë për një përzierje të jogës e akrobacisë (dhe në fund një masazh tajlandez). Të jesh një “jogi” nuk do të thotë vetëm të dish të bësh joga dhe vertikalen në mënyrë perfekte. Kjo disiplinë zhvillohet mbi bashkëpunimin, si dhe duke marrë e duke dhënë besim te të panjohurit. Në këtë mënyrë arrini të jeni më të sigurt në vetvete. Kjo është edhe një prej arsyeve që djemtë dhe vajzat shkojnë në palestër. Por, nëse dikur parësore ishte rënia nga pesha, sot kërkohet një mirëqenie globale, psikofizike, që përfshin si trupin ashtu edhe mendjen.

Një tjetër disiplinë është “acqualates”, një program që shfrytëzon vetitë e ujit. Kjo metodë ndahet në tri faza: nxehje, aerobi dhe streçing. Rezultatet? Muskuj më të tonifikuar, rezistencë, largim i tensionit dhe stresit. Të përdorura janë edhe disiplinat “Tec Tonick” dhe “Beat it”. E para ka lindur katër vjet më parë në një diskotekë parisiene dhe bashkon lëvizjet e “breack dance” me ato të hip-hop-it. Finalja? Tonifiko trupin duke u zbavitur. Disiplina e dytë lidhet me boksin, por nën ritmin e muzikës, praktikisht një shpërthim grushtesh dhe shqelmash.

Pra, për ata që nuk kanë shkuar ndonjëherë në palestër, tani alternativat janë të shumta, mjafton vetëm të zgjidhni.

Burimi: Gazeta Shqip

Kaq nje here si fillim jeni te mirpritur qe te postoni edhe ju materjale jo vetem ne kete rubrike por edhe ne te tjerat ju faleminderit:)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
 
Pyetje erotike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Zona e Nxehte :: Eros-
Kërce tek: