Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes:

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes:   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitimeSun Oct 11, 2009 8:30 am

Janar
Kokeforte dhe te pandjeshem. Amicioze dhe serioze. Pelqeni te mesoni te tjeret. Gjithmone perpiqeni te gjeni dobesite e te tjereve. Pelqeni te kritikoni. Productive. Keni mendime te thella. Te zgjuar dhe te organizuar. Dini te beni te tjeret te lumtur. Te rezervuar. Rezistent ndaj semundjeve. Romantike por keni veshtiresi per te shprehur ndjenjat. Te drejte. Shpenzoni me kujdes.

Shkurt
Ide abstrakte. Pelqeni realitetin dhe abstrakten. Inteligjent dhe i zgjuar. Personalitet i ndryshueshem. Atraktiv. I qete, i turpshem dhe modest. I ndershem dhe i drejte. I vendosur per te arritur qellimet e vena vetes. Pelqeni lirine. Rebel kur iu vene rregulla strikte. Shume i ndjeshem dhe lendoheni shpejt. Nevrikoseni lehtesisht por nuk e tregoni. Ambicioz. Realizues te endrrave dhe shpresave. Romantik, por nuk e shfaqni. Supersticioz. Perpiqeni te mesoni te shprehni emocionet.

Mars
Personalitet atraktiv. I afrueshem. I turpshem dhe i rezervuar. Affectionate.Shy and reserved. I fshehte. I ndershem, bujar dhe simpatik. Adhuroni paqen dhe qetesine. I ndjeshem ndaj te tjereve. Pelqeni t’usherbeni te tjereve. Acaroheni shpejt. Meritoni besim. Dini te vleresoni. Vezhgues. Hakmarres. Pelqeni te enderroni dhe te fantazoni. Pelqeni udhetimet dhe kujdesin ndaj jush. I nxituar kur zgjidhni partnerin.pelqeni dekorin. Pelqeni gjerat e vecanta. E ndryshoni shpesh humorin.

Prill
Teheqes dhe dinamik. Decisiv dhe i nxituar por keni tendencen te pendoheni shpejt. Pelqeni dhe adhuroni veten. Mentalitet te forte. Pelqeni kujdesin. Diplomatik. Ngushellues, miqesor dhe zgjidhni problemet e te tjereve. I guximshem dhe i patrembur. Adventurier. I sjellshem dhe bujar. Por dhe agresive. I levizshem. Motivon veten dhe te tjeret. Seksi vetem ne nje menyre qe vetem partneri mund te iu shohe.

Maj
Kokeforte. Acaroheni shpejt. Pelqeni perkujdesjet. Nuk keni nevoje per motivacione. Sistematike. Te kuptueshem. Pelqeni artin dhe literaturen. Semureni zakonisht ne vesh dhe ne qafe. Pelqeni udhetimet. Nuk i pelqeni femijet. Imagjinate te mire. Nuk pelqeni te qendroni ne shtepi. Jeni gjithmone te shqetesuar. Doreshpuar. Keni veshtiresi ne frymemarrje. Punoni shume.

Qershor
Keni mendime te hapura dhe me horizont. Ndikoheni lehtesisht nga te sjellshmit. Te sjellshem dhe flisni pak. Keni shume ide. Te ndjeshem. Mendje aktive. Dini te zgjidhni dhe gjithmone doni me te miren. Shakaxhinj. Lendoheni shpejt. Kerkoni kohe per te sheruar plaget shpirterore. Kokeforte. Jeni hezitues. Pelqeni te ndiqni moden. Te afte per te treguar karakterin tuaj. Aftesi te mira debatuese. Enderrimtar. Miqesore. Merziteni shpejt.

Korrik
Dini te mbani secrete. Te veshtire per t’u kuptuar. Lavderoni veten keni reputacion. Te ndershem. Te shqetesuar per ndjenjat e te tjereve. Miqesore. Temperament emocional. Lendoheni shpejt dhe gjendja shpirterore eshte gjithmone ne ndryshim. Nuk jeni hakmarres. Falni, por kurre nuk harroni. Urreni gjerat e parendesishme. Drejtoni te tjeret fizikisht dhe menderisht. Te dashur. I trajtoni te gjithe ne menyre te barabarte. Gjykoni te tjret pas shume vezhimesh. Nuk keni veshtiresi ne te mesuar.

Gusht
Pelqeni te beni shaka. Atraktive. Te sjellshem dhe te dashur me te tjeret. Te guximshem dhe nuk trembeni lehte. Te qendrueshem dhe keni aftesi per te udhehequr. Dini te ngushelloni te tjeret, por jo veten. I kushtoni shume rendesi vetes. Nevrikoseni shpejt. Nevrikoseni kur iu provokojne. Te etur per lavdata. Beheni xhelozh lehtesisht. Nxitoheni kur mendoni. Pelqeni te udhehiqni. Keni ide te pavarura. Romantike. Pelqeni te keni shume shoke.

Shtator
Te sjellshem dhe beni compromise. Te kujdesshem dhe te organizuar. Pelqeni te vini ne dukje gabimet e te tjereve. Pelqeni te kritikoni. Kokeforte. I qete por i afte ne te folur. Gjakftohte. Xhentil dhe simpatik. Shqetesoheni per te tjeret dhe vini re detajet. I drejte por jo gjithmone i ndershem. Punoni mire. Shume i rezervuar. I ndjeshem. I mendueshem. Kujtese te mire. I zgjuar dhe i ditur. Duhet te kontrolloni veten kur kritikoni. Te afte per te motivuar veten. I kuptueshem. Pelqeni te beni qejf. Pelqeni sportet, kohen e lire dhe udhetimet. I shfaqni emocionet me veshtiresi. Zgjidhni me kujdes, sidomos, kur behet fjale per lidhje. Sistematik.

Tetor
Pelqen te chatosh. Do ata qe te duan. Cdo gje eshte e rendesishme. Bukuri fizike dhe shpirterore. Ndihmon, por nuk pretendon. Nevrikoseni shpejt. Miqte jane te rendesishem. Gjithmone krijon shoqeri te reja. Lendoheni shpejt, por e merrni veten shpejt. Enderrimtar. Mendoni shume. Ju intereson cfare mendojne te tjeret per ju. Emocional. I vendosur. Mendjemprehtesi. Pelqeni udhetimet, artin dhe literaturen. I ndjeshem dhe xheloz. Shqetesohet per te tjeret. Pelqeni te jeni jashte shtepise. I drejte dhe I ndershem. Pelqeni te shpenzoni. Influencoheni lehtesisht. E huimbisni lehtesisht besimin. Jeni shume te dhene pas femijeve.

Nentor
Keni shume ide ekstraordinare. E keni te veshtire te kuptoni. Unik. Brilant. Ide te mprehta. Mendjeholle dhe te fuqishem. Dinamike. Dini te mbani secrete. Nukflisni shume. Gjithmone i mendueshem. I duruar. I vendosur. Edhe kur provokoheni, eshte e veshtire te nevrikoseni. Pelqeni vetmine. Mendoni gjithmone ndryshe. Asnjehre i qete. Nuk i vleresoni cmimet. Aftesi te medha ne pune. I ndershem. I afte per te kontrolluar emocionet.

Dhjetor
Te drejte dhe te ndershem. Patriote. Active ne lojra dhe ne bashkeveprime. Te paduruar dhe te nxituar. Ambicioze. Influencues ne organizime. Pelqeni lavderatat. Pelqeni kujdesin. Pelqeni te ndjeheni te dashur. Personalitet i ndryshueshem. Pelqeni gallatat. Logjike. Ndjenje te mire humori

Ketu po jap horoskopin 2009 per seicilen shenje zoodiakale:


shenja
Dashi 2009
pershkrimi
Karriera - Per Dashin, ne fushen e karrieres, horoskopi thote se suksesi eshte i siguruar. Statusi dhe reputacioni juaj do te rriten. Puna, inteligjenca dhe aftesia per te bere shume gjera te ndryshme ne te njejten kohe do te impresionohe jashtezakonisht bosin dhe parteneret tuaj. Pergatituni per ngritjen e shumepritur ne detyre qe do t’ju rise besimin ne vetevete dhe eutaziaznim. Evitoni investimet e medha dhe provoni investimet me kohezgjatje relativisht te gjate. Mundohuni te kontrolloni shpenzimet e medha ne menyre qe te kurseni parate.

Dashuria - Do te arrini energi te persosur per tu pershtatur me seksin e kundert. Horoskopin parashikon lajme te mira per te ghithe te shenjes dashit. Sukses ne fushen e dashurise dhe nje jete martesore te bekuar qe do te vazhdoje te kete harmoni ne lidhjet tuaja. Beni disa ndryshime ne sjellen tuaj dhe menyren e komunikimit. Prisni shume mbeshtetje nga bashkshorti/ja ose parteneri i lidhjes tuaj. Perralla me princin apo princeshen e enderrave do te behet realitet.

Familja - Ne atmosferen familjare do te mbreteroje lumturia dhe prosperiteti. Ju do te keni nje pozite te respektueshme ne rethin shoqeror. Pune zyrtare do te vijne me udhetime te gjata dhe te lodhshme. Beni perpjekje per te dale mire ne studimet tuaja. Nuk do te keni probleme te papritura shendetesore. Do te keni veshtirsi per te permbushur cdo kerkese te femijeve tuaj.


shenja
Demi 2009
pershkrimi
Karriera - Horoskopi parashikon ngritjr profesionale dhe finacjare. Do te fitoni zemren e eproreve tuaj dhe do te arrini pozicion te respektueshem ne kompani apo organizate. Mund te keni disa probleme te vogela ne fillim e vitit. Mos u frikesoni nga pengesat e vogela ne karrieren tuaj. Ngarkesa e tepert dhe stersi mund te behen nje pengese e vertete per te arritur aty ku deshironi. Ngritje te papritura ne detyre apo monetare do te jete nje eksperience e mbrekullueshme qe do tju motivoj gjate vitit.

Dashuria - Horoskopi parashikon tension ne jeten martesore, por me durim, mirkuptim dhe qeteso te metat mund te regullohen me bashkeshortin tua. Nderhyrjen e prindereve apo te vjerit/ vjerres mund te kene nje ingluence jo te kenaqshme ne lidhjen tuaj martesore. Jepini vetes pakes kohe dhe beni plane per te rifituar kohen e humbur me njeri-tjetrin dhe cdo gje do te regullohet. Takimet e papritura me nje te dashur gjate udhetimeve mund te jene te kendshme per beqaret.

Familja - Horoskopi parashikon konflikte dhe mosmarreveshje mes anetareve te familjes. Megjithate, duke krijuar atmosfera te kendshme dhe duke mbajtur harmonine e familjes do te keni nje jete familjare te qete. Komunikimi balle-per-balle eshte celesi i zgjidhjeve te problemeve ne cift. Mundohuni te beni nje pushim nga argetimet e shumta si muzika, filmat, udhetimet dhe kushtojini kohe studimeve tuaja per nje te ardhme te suksesshme.



shenja
Binjaket 2009
pershkrimi
Karriera - Horoskopi parashikon per binjaket aftesine per te ngritur suksesin e biznesit dhe poziten financiare kete vit. Rritje impresionante monetare qe do tju stabilizojne ekonomikisht dhe qe do te pasurojne mjaft llogarine tuaj bankare. Performanca juaj e shkelqyer dhe strategjia ne pune do tju ndihmojne te hyni ne listen e preferuar te shefit tuaj qe mund te pasohet me rritje rroge apo detyre. Bisnesmenet e rinje do te vazhdojne te kene sukses gjat gjithe vitit.

Dashuria - Per binjaket e martuar parashikohet te ndjejne monotoni ne martesen e tyre. Koha perfekte eshte per beqaret per te te filluar lidhje te reja. Lidhja martesore do te vijoje ne permiresim dhe do te merrni dashuri te pakushtezuar nga bashkeshorti apo bashkeshortja juaj. Ne pergjithesi parashikohet nje vit i mire ne jeten sentimentale.

Familja - Ne pergjithesi parashikohet nje vit i kenaqshem ne lidhjet tuaja me pjestaret e familjes. Ndiqni prioritetet tuaja dhe suksesi do te trokase ne deren tuaj. Per studentet parashikohet nje vit i suksesshem. Do te jeni te interesuar ne studimet tuaja dhe do te dilni mire me provime. Miqte do tju qendrojne afer dhe do tju ftojne ne argetime te ndryshme.



shenja
Gaforrja 2009
pershkrimi
Karriera - Qysh ne fillim te ketij viti duhet te keni kujdes ne pune dhe ne profesionin tuaj, ngase idete tuaja mund te marrin kah te gabuar. Merrni shtruar gjerat, analizoni dhe behuni me skeptik, pra mos besoni ne cdo pune qe ju ofrohet, dhe vetem ne kete menyre mund ti shmangeni rrezikut te papritur. Sigurisht se ky vit nuk do te jete pa suksese, por rruga drejt suksesit do te jete e gjate dhe e mundimshme. Nese ju ofrohet ndonje mundesi per ndryshim te punes, mos e pranoni menjehere- analizojeni situaten ne detaje ngase me pastaj do te bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni gabuar pse nuk keni dhene pergjigje te mengjehershme. Po ashtu mos nxitoni me nenshkrimin e kontratave qe ju ofrohen, lexojini ato me vemendje. Ne pergjithsi, yjet ju keshillojne te jeni me sycele.

Dashuria - Parashikohet tension dhe veshtiresi ne lidhjet tuaja. Probleme te ngarkuara emotivisht do tju stresojne se tepermi, por lidhja mes bashkeshorteve do te permisohet dhe do te keni nje jete sentimentale te lumtur. Ciftet e pamartuara mund te shkojne drejt marteses.

Familja - Pjestare te familjes do tju kerkojne me shume kohe dhe do duan te ndajne emocionet e tyre me ju. Mund te jete e domosdoshme qe te tregoni sekrete tuajat personave me te vertet te besueshem. Parate do te jene nje debat i nxehte qe do te diskutohet brenda mureve te shtepise tuaj. Udhetimet afatgjata apo te lergeta nuk jan te mundeshme ne fillimin e vitit. Kushtojini vemendje te vecante shendetit tuaj duke u munduar te evitoni sa me shume te jete e mundur problemet shendetesore.



shenja
Luani 2009
pershkrimi
Karriera - Do te keni mundesi me te mira per te fitua para kete vit, sidomos mbas muajit qershor. Horoskopi sjell lajme te mira per bisnesmenet apo investitoret financiare. Kontrata fitimpruerse do te trokasin ne deren tuaj dhe ju do te keni sukses ne cdo tentative tuajen. Komunikimi dhe konfidencaa juaj jane shume impresive kete vit. Parteneret apo edhe autoritetet e larta te organizatave qe ju punoni do te tregojne mbeshtetje te vecante kete vit. Do te nderoheni nga nje performance e shkelqyher nga eproret tuaj. Parashikohet nje permiresim financiar i kenaqshem.

Dashuria - Nese jeni ne lidhje, atehere shancet jane qe ju do te perfundoni te martuar. Luanet beqare do te takojne burrin apo gruan e enderrave te tyre. Te dashurit tuaj do te mundohen te marrin masa drastike per te terhequr vemendjen tuaj. Nese jeni ne dilema apo mendime te ngaterruara, flisni me bashkeshortin apo bashkeshorten tuaj. Mos e lejoni veten te shpertheje ne reagime te ekzagjeruara nese deshironi qe te keni nje jete bashkeshortore te lumtur.

Familja - Parashikohet nje vit i favorshem ne lidhje me familjen tuaj. Tregoni mbeshtetje ndaj prindereve tuaj dhe te partenerit, dhe vellezereve e motrave tuaj. Mos shkaktoni mosmarreveshje qe mund te prishni harmonine ne shtepine tuaj. Dikush qe nuk e prisni do te mundohet qe tju coje ne rrugen e gabuar. Mos tregoni sekretet e besuara nga te tjeret sepse do te prishni reputacionin e mikut te mire. Udhetimet zyrtare do te jene frutdhenese. Kujdesuni per shendetin tuaj.



shenja
Virgjeresha 2009
pershkrimi
Karriera - Ata qe i perkasin shenjes te virgjereshes do te lumturohen kur te shohin zgjerimin e biznesit te tyre. Rritje financiare te papritura do te permirsojne situaten tuaj financjare. Per te pasur sukses ne karrieren tuaj , mos i perzieni problemet personale me punen. Evitoni thashthemet mes bashkepunetoreve per te mbajtur nje reputacion te mire. Besoni ne vetevete dhe ne aftesite tuaj kreative per te arritur aty ku deshironi. Perqendrohuni ne investimet tuaja financjare qe parashikohen ne permirsim ne kete vit.

Dashuria - Mbani qetesine nese deshironi qe lidhja juaj te vazhdoje. Per te gjithe ciftete e dashuruara parashikohet te kurorezohen ne martese. Kujdes! Mund te beheni konfuz nga ndjenjat e perzjera qe mund tju shkaktoje ndonje bashkepunetor qe mund te behet nje penges e vertet ne lidhjen tuaj.

Familja - Do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Sdq ndonjehere mund te perballeni me ndonje problem te vogel emotiv qe do te lekunde qetesine familjare. Mos u hapni se tepermi. Kujdes nga shpenzimet e lluksit. Evitoni debate te panevojshme me pjestaret e familjes tuaj. Eshte nje vit i mire per studentet.



shenja
Peshorja 2009
pershkrimi
Karriera - Parashikohet nje vit premtues ne fushen e karrieres dhe te financave. Kontakte me njerez intelektuale dhe te ditur do te jete nje eksperience e vlefshme. Permiresimi juaj profesional do te beje qe te respektoheni me shume dhe te beheni me i njohur ne rrthin tuaj te punes. Keshillohuni dhe mendohuni mire para se te beni investime apo te merrni vendime te rendesishme.

Dashuria - Tregoni mbeshtetje ndaj bashkeshortit apo bashkshortes tuaj dhe nese jane ne gabim. Bashkepunimi dhe mirekuptimi mes jush eshte celesi i nje jete te lumtur martesore. 2009 do te jete i favorshem per te zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhetime vetem ju te 2. Mos i hyni nje lidhjeje me nje person qe shef dike tjeter. Kur terheqja apo pelqimi nuk jane reciproke te ndjellin vetem dhimbje zemre.

Familja - Per peshoren parashikohet nje atmosfere e lumtur ne familjen tuaj. Kur jeni konfuz, merrni mendimim e motrave/vllezerve tuaj. Ndihmoni miqte qe kane nevoje per ndihmen tuaj dhe do te perfitoni mirenjohje. Ju jeni shume i/ e dashur dhe deshironi me te miren per njerzit qe ju rethojne. Evitoni stresin dhe tensionin sepse mund te kene efekte negative per shendetin tuaj.


shenja
Akrepi 2009
pershkrimi
Karriera - Parashikohen financa te mire per akrepet. Perqendrohuni ne projektet tuaja qqe keni ndermend te investoni. Besojini intuites tuaj dhe ndiqni enderrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i te tjereve dhe lejoni punedhenesit tju japin nje dore ne planet tuaja me keshillat e tyre. Ndonje bashkepunetor mund te mundohet te marre kredi per punen tuaj, por ju mos dilni ne perfundime te nxituara pa pasur te gjitha informacionet e nevojshme ne dore. Tregoni sensibilitet ne tranzakcionet financjare. Mos u angazhoni ne biznese te rezikshme.

Dashuria - Horoskopi parashikon nje jete sentimentale interesante per akrepat. Parteneri juaj do te ket nevoje per vemendje speciale nga ana juaj. Jepini mbeshtetje te pakushtezuar bashkeshortit apo bashkeshortes tuaj. Kini kujdes ne gjysmen e dyte te vitit pasi mund te perplaseni me gjera negative.

Familja - Jeta familjare do te jete me prosperitet. Do te keni fame dhe reputacion te mire ne rrethin shoqeror. Ekskursione, apo aktivitete sportive jashte shtepise do tju mbajne aktiv. Do te keni nje sukses te garantuar ne fushen akademike qe do tju siguroje nje te ardhme te mire. Kini kujdes me ngitjen e makines pasi mund te pesoni demtime te vogla. Probleme shendetsore, keshilla proderore, investime dhe edukacioni do te jene temat qe krysojne vitin 2009


shenja
Shigjetari 2009
pershkrimi
Karriera - Jepini prioritet intuites tuaj profesionale. Ju do te ndjeni deshiren per te fituar para ekstra duke perdorur alternativa si ndonje pune part-time. Mundesite per te pasur sukses jane te shumta nese ke edukimin akademik te duhur. Mundesi te medha per te pasur benefite do te vijne ne doren tuaj por nuk do te keni aspak marredhenje te mira me eproret tuaj. Mundohuni te evitoni shpenzime te medha dhe te panevojshme.

Dashuria - Per te arritur ne brendesi te dashurise dhe romances, biseda te gjata prane oxhakut me bashkeshortin tuaj do te benin mbrekullira. Tregoni mbeshtetje te larte per partenerein tuaj nese eshte duke u perballur me probleme te cdo lloji.
Mundohuni te evitoni argumente te padeshiruara mes jush dhe bashkeshortit/bashkeshortes tuaj nese deshironi qe te vazhdoni te kini nje jete martesore plot harmoni.

Familja - Keqkuptime mes pjestareve te familjes mund te shkaktojne stres per ju. Mos jini shume paragjykues dhe mundohuni te perdorni dipllomacine per te shpetuar nga ndonje situate familjare e padeshiruar. Do te keni situata festimi ku do te mund te fitoni harmonine dhe lumturine tuaj familjare. Ndiqni hobit tuaja qe ju stimulojne kreativitetin. Mos e teproni me udhetime te gjata me miqte. Merrni kurse qe do tju ndihmojne per te zgjeruar horizontin tuaj. Miqte e mire do tju japin keshilla te zgjuara per shqetesimet tuaja.



shenja
Bricjapi 2009
pershkrimi
Karriera - Me ndihmem dhe mbeshtetjen e proreve tuaj do te arrini te ngjisni shkallet e suksesit dhe te shkoni perpara me projektet tuaja te bisnesit kete vit. Do te keni mundesine e perfaqsimit te bisnesit apo organizaten ku punoni ne mledhje shume rendesishme te cilat do te shenojne sukses ne karieren tuaj. Jeta juaj profesionale dote ndryshoje kete vit duke pasur sukses, prosperitet dhe sigurisht pasurim te llogarive tuaja bankare.

Dashuria - Diferencime ose diskutime per shkak te veshtirsise ne komunikim mes bashkeshorteve do te sjelle nje krize martesore kete vit per bricjapet. Duke I treguar partenerit tuaj se ju besoni tek ata do tju sjelle me afer dhe do te beje qe dashuria juaj te rritet. Beqaret mund te takojne candidate per te kaluar jeten ne grupe vullnetare. Ka shume rendesi qe ju te gjeni njerun perfekt. Te dashurit per nje kohe te gjate mund te shkojne drejt kurorezmit gjat ketij viti.

Familja - Horoskopi parashikon keqkuptime dhe zenie mes anetareve te familjes gjate gjysmes te dyte te vitit. Ne keto sitauata mundohuni te kontrolloni veten ne menyre qe te mos lendoni te dashurit tuaj. Dikush afer jush do te mundohet qe tju coje ne argumente te forta. Shihni situaten de mundohuni te evitoni argumenta te panevojshme. Mos lejoni askend qe te perfitoje nga gjerezoteti juaj. Ndihmoni femijet me perfundimin e puneve te tyre dhe cojini ata ne aktivitete te ndryshme jashte shtepise. Pergatituni mire para se te paraqiteni e intervista pune apo ditet e provimeve per studentet.



shenja
Ujori 2009
pershkrimi
Karriera - Ju do te punoni shume gjate ketij viti per te manifestuar aftesite dhe vizionin tuaj ne jeten profesionale. Kete vit duhet te mendoni per te kerkuar mundesi me te mira per kareieren tuaj. Planifikoni nje derdhje tjeter paraje per te stabilizuar financat tuaja. 2009 do te kete mundesi te reja si per ju qe jeni te punesuar edhe ata qe jan te papunesuar. Aftesite tuaja te komunikimit do tju ndihmojne per te arritur ne kontakte sociale me te pasurit dhe te famshmit. Mos lejoni bashkepunetoret tju nderhyjne ne gjykimet tuaja per te ardhmen.

Dashuria - Dashuria dhe romanca po cel per ujoret. Nese jeni beqare, pergatituni per lidhje te reja te shpeshta nga fundi i ketij viti. Ka shume mundesi per propozime martesash nese akoma zemra juaj eshte e thyher, pergatituni per nje dashuri te re qe do tju sjell lumturi ne jeten tuaj. Per te pamartuarit parashikohet nje vit i qete. Do te mesoni si te shpehni ndjenjat tuaja dhe te gezoni momentet e bukura ne cift.

Familja - Do te shkoni mire me familjen dhe miqte tuaj. Pergjgjesite familjare do te kene prioritet gjate gjithe vitit dhe koha juaj me e madhe do tu kushtohet atyre.


shenja
Peshqit 2009
pershkrimi
Karriera - Do te duatrrokiteni per aftesite dhe inteligjencen tuaj nga bashkepunetoret dhe nga eproret. Per te gjithe te papunesuarit apo ata qe jane duke kerkuar pune te tjerea parashikohen mundesi te reja dhe shume shpejt do te gjejne punen qe deshirojne. Ju do te shkelqeni ne zyren tuaj duke vene standarde pune te reja dhe duke perfunduar detyrimet tuaja para afatit te caktuar. Pergatituni per te punuar ne ambiente strike te cilat mund te kthehen ne lodhje mendore shpeshhere. Mos harroni se celesi i suksesit tuaj eshte qe te mbeshtesni dhe te ndihmoni bashkpunetoret tuaj.

Dashuria - Jeta juaj sentimentale do te jete e shkelqyher kete vit. Per te gjithe ata qe jane ne lidhje serioze shtohet mundesia e marteses kete vit. Mund te arrini te ndiheni konfuz ne idhje me partenerin tuaj por cdo gje do te qartesohet dhe ju do te shihni dashurine me sy tjeter.

Familja - Lajme te mire dhe festime si datelindje, lindje, dasma apo aktivitete te organizates ku punoni do tju mbajne gjalle gjate gjithe vitit. Lidhja me familjen parashikohet shume e mire. Mos u mundoni te dukeni para shoqerise tuaj


Edituar për herë të fundit nga Universal në Sun Oct 11, 2009 9:43 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: Horoskopi mujor po japim ketu   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitimeSun Oct 11, 2009 9:43 am

shenja
Dashi
pershkrimi
Bëni mirë të kontrolloni lëvizjet e humorit të shkaktuara nga Hëna sot tek Gaforrja. Embëlsi dhe mirëkuptim këto janë përbërësit për të cilët ka nevojë raporti juaj dashuror. Me Marsin në kuadrat duhet të evitoni të lodheni shumë.

shenja
Demi
pershkrimi
Dëshira për të arritur rezultate konkrete do ju ndihmojë të përballoni me racionalitet problemet dhe të mbroheni nga blerjet e lodhshme. Një mik në vështirësi ka nevojë për bashkpunimin tuaj do të dini ti ktheni buzëqeshjen. Me Venusin në anën tuaj xhelozia dhe dyshimet i kanë lënë vendin një intensiteti të ëmbël.



shenja
Binjaket
pershkrimi
Në fushën familjare duhet të tregoheni më të gatshëm në lidhje edhe me kërkesat e të tjerëve. Ironia dhe humorizmi janë armët tuaja të cmuara të cilat mund ti përdorni kur jeni në pozicion të vështirë. Bëni mirë të organizoni iniciativa zbavitëse në kohën tuaj të lirë.



shenja
Gaforrja
pershkrimi
Mund të thelloni interesat tuaja duke ju dedikuar më shumë leximit. Nëse një cështje sentimentale ndodhet në vështirësi nuk do të jetë ikja zgjidhja e problemit. Bëni kujdes të mos kryqëzoni punën me dashurinë, nëse nuk doni që historia juaj e dashurisë të bëhet publike. Tregohuni të duruar dhe të rezervuar.



shenja
Luani
pershkrimi
Me Mërkurin që sot kalon tek Peshorja, projektet dhe kontaktet do të marrin shumë shpejt kuotën dhe sigurinë e nevojshme. Bëni mirë të kaloni më shumë kohë me atë që jep shumë nga koha e tij. Thojini po një të shtune mbrëma për të kërcyer dhe zbavitur.



shenja
Virgjeresha
pershkrimi
Konfirmime të sigurta vijnë nga një person pranë jush. Përballë një zgjedhje që përfshin familjen, bëni mirë të jeni i duruar dhe i qetë. Eshtë e vërtetë që nuk jeni tipi që manifestoni dashurinë me xheste teatrale, por ndonjë fjalë e ëmbël nuk do prishte aspak punë. Bëni herë pas here atë, që zemra ju thotë do të ndjeheni mirë.



shenja
Peshorja
pershkrimi
Edhe me pak kohë në dispozicion tregoni, që dini të organizoheni mirë. Kushtojini kujdes pamjes tuaj, duke lënë të lirë edhe shpirtin tuaj origjinal dhe krijues. Nëse keni nevojë për tu rikarikuar kujtoni që nganjëherë dembelizmi nuk duhet luftuar. Shijojeni këtë moment rilaksi.



shenja
Akrepi
pershkrimi
Do të hiqni dorë me kënaqësi nga programet, që keni në dorë për një mik ose një të afërmin tuaj. Kujdesjet e vogla të partnerit do ju bëjnë të reflektoni. Edhe nëse nuk jeni tipa sportiv impenjohuni për të patur një stil jete dinamik dhe aktiv dhe mos kërkoni alibi për ta lënë pas dore.



shenja
Shigjetari
pershkrimi
Do të dini me precizion ku doni të arrini, por nuk duhet të nguteni por prisni deri kur të paraqitet një moment më i mirë për të reaguar. Në shtëpi, do ju kërkohet një sakrificë e vogël, përpiquni të tregoheni të gatshëm dhe të duruar. Shëndeti është i mirë dhe nuk ju mungojnë energjitë.



shenja
Bricjapi
pershkrimi
Hëna tek Mërkuri janë në dis’harmoni me Plutonin. Do të jeni nervozë por dhe të papriturat nuk do mungojnë si në punë ashtu edhe në cështjet dashurore. Personat që janë pranë jush bejnë mirë sot të mos ju ngacmojnë. Për të evituar shqetësimet me stomakun në mengjes evitoni kafenë.



shenja
Ujori
pershkrimi
Keni mundësi shumë të mira për ti dhënë liri fantazisë. Edhe fati sot është në anën tuaj. Pas ritmeve të stresuara të javës do arrini më në fund të merreni me projekte më të lehta.. Sot ndjeheni më mirë, që keni mundësinë të rikuperoni optimizmin dhe gjallërinë.



shenja
Peshqit
pershkrimi
Konfuzion i madh në fushën sentimentale dhe nuk ndjeheni asapak të sigurt në lidhje me vendimin që duhet të merrni dhe keni frikë të jepni një gjykim të gabuar. Mos hyni në ankth dhe përpiquni të mendoni me kokën tuaj, pa u kushtëzuar nga opinionet e të tjerëve. Në dashuri bëni mirë të mos luani me zjarrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: KEtu po jap karakteristika per seicilen shenje zoodiakale:   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitimeSun Oct 11, 2009 10:10 am

Shenjat astrologjike

DASHI

MOTOJA: UNË JAM
KARAKTERISTIKAT: Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të madhe, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Ka bukurinë fizike. Bën luftë të përjetshme dhe është në aktivitet të vazhdueshëm. Adhurues i sportit dhe i të gjitha aktiviteteve fizike.
PLANETI: Marsi.
PROFESIONI: Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitës, floktar.
MANGËSIA: Arrogant, i pamatur.

DEMI

MOTOJA: UNË KAM
KARAKTERISTIKAT: Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze, stolitë, rrobat e bukura. Mund të jetë tepër i bukur, ose i shëmtuar.
PLANETI: Venera.
PROFESIONI: Artist, kreator mode, lulishtar, ëmbëltor, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, skulptor, shkencëtar.
MANGËSIA: Posesiv, i ngutshëm.

BINJAKËT

MOTOJA: UNË MENDOJ
KARAKTERISTIKAT: I shpejtë, i zhdërvjelltë, kureshtar, komunikues, i shoqërueshëm, i aftë. Bën disa punë njëkohësisht. Në fytyrë mban maskë. E do dijen vetëm për vete. Ka pamje rinore dhe shpirt të ri.
PLANETI: Merkuri.
PROFESIONI: Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencëtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mësues, postier, tregtar, nëpunës, zanatçi, botues.
MANGËSIA: Sipërfaqësor dhe mosmirënjohës.

GAFORRJA

MOTOJA: UNË NDIEJ
KARAKTERISTIKAT: Epshor, misterioz, i përkushtuar. Ka imagjinatë të bujshme. Në aspektin amësor është i butë. I do shtëpinë dhe familjen. Ka vullnet të dobët dhe është i dhënë pas pijes. Rëndom personat e kësaj shenje nënat i përmbytim me ndjeshmëri të tepruar. Kjo është shenja astrologjike më emocionale. Ka imagjinatë të fortë.
PLANETI: Hëna.
PROFESIONI: Fotograf, aktor, marinar, hotelier, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, shtegtar, ekonomist, mësues, psikoterapeut.
MANGËSIA: Së tepërmi i ndjeshëm, koprrac.

LUANI

MOTOJA: UNË DUA
KARAKTERISTIKAT: Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. I do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të urdhërojë, të shtypë. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Bie në komplimente. Me kalimin e viteve e humb elanin jetësor. Nëse niset rrugës religjioze, bëhet përjashtues dhe dogmat.
PLANETI: Dielli.
PROFESIONI: Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankier, argjendar.
MANGËSIA: Snobizmi.

VIRGJËRESHA

MOTOJA: UNË ANALIZOJ
KARAKTERISTIKAT: Preciz, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, mosbesues. Bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, tek i cili gjithnjë mund të mbështeteni. Më shumë beson në arsye sesa në intuitë. Është i dhënë pas shëndetit, bujqësisë, por edhe artit. Jeton nga puna e vet.
PLANETI: Merkuri.
PROFESIONI: Farmacist, tregtar, shkrimtar, gjuhëtar, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist.
MANGËSIA: Është vesveseli, cikërrimtar.

PESHORJA

MOTOJA: UNË MAT
KARAKTERISTIKAT: I kujdesshëm, i matur, harmonik, pajtohet mirë me të tjerët. Është estet i madh. Ka bukurinë, graciozitetin, pamjen transparente. Në punë është diplomat, në shtëpi nuk është taktik. E do punën ekipore, elegancën dhe ka shije të mirë.
PLANETI: Venera.
PROFESIONI: Jurist, gjykatës, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, mësues.
MANGËSIA: Tekanjoz, harxhon shumë.

AKREPI


MOTOJA: UNË DËSHIROJ
KARAKTERISTIKAT: Kanë vullnet të fortë, janë dinamikë, të shpërqendruar, këmbëngulës dhe seriozë. I tërheqin provokimet. Janë enigmatikë, misterioz dhe të errët. Bëjnë gjithçka për miqtë, por gjinisë tjetër nuk i besojnë. Motoja e tyre është "gjithçka ose asgjë". Janë dashnorë të mëdhenj dhe shkencëtarë.
PLANETI: Plutoni.
PROFESIONI: Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, okultist, tregtar.
MANGËSIA: Xheloz, hakmarrës.



SHIGJETARI

MOTOJA: UNË KUPTOJ
KARAKTERISTIKAT: E do lirinë, është entuziast, gaztor. Është tip sportiv, ka një energji të jashtëzakonshme, lakmitar i madh. I do udhëtimet, filozofinë, arsimimin. E përcjell fati. Kryelartë, snob, por gati gjithnjë në anën e ligjit.
PLANETI: Jupiteri.
PROFESIONI: Gazetar, ambasador, jurist, filozof, shtegtar nëpër botë, gjykatës, mjek, person religjioz, person që përkatësinë e tij e lidh me institucionet shtetërore dhe publike.
MANGËSIA: I mungon guximi.

BRICJAPI

MOTOJA: UNË SHFRYTËZOJ
KARAKTERISTIKAT: Serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin në moshën e shtyrë. Është këmbëngulës, ka vullnet të madh, i mençur, shpirtëror, i pasigurt, por materialist dhe egoist. Arrin çdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për vete. Kontrollon ndjenjat.
PLANETI: Saturni.
PROFESIONI: Murator, kopshtar, murg, eremit, polic, drejtor, menaxher, artist, kompozitor, piktor, skulptor, kontabilist.
MANGËSIA: I turpshëm.

UJORI

MOTOJA: UNË DI
KARAKTERISTIKAT: Individualist, origjinal, jokonvencional, adhurues i së vërtetës. Është kontrovers, i pakapshëm, mendjelehtë, joshës, boem, kumarxhi. Shpik ide të reja. Nuk e duron kontrollin.
PLANETI: Urani.
PROFESIONI: Fotograf, inxhinier, kompjuterist, regjisor, aktor, balerin, shpikës, hulumtues, fizikan, antikuar, gazetar, okultist, profesione të reja.
MANGËSIA: Egoist kundruall të afërmve dhe human ndaj të tjerëve.

PESHQIT

MOTOJA: UNË BESOJ
KARAKTERISTIKAT: Person jo i drejtpërdrejtë, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Megjithëse i kupton gjërat më mirë se të tjerët, ka dëshirë të bëjë dredhi. Është simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por në punë është lider. Jeton në botën e imagjinatës. Ka intuitë të fortë. Është vizionar dhe ndërmjetës i shkëlqyeshëm.
PLANETI: Neptuni.
PROFESIONI: Profesionet që lidhen me spitalin, institucionet sociale, okultizmin, artin, posaçërisht piktura dhe aktrimi.
MANGËSIA: Dyfytyrësia.


Astrologjia Kineze:Astrologji kineze

Rrënjët e astrologjisë kineze gjenden në historinë e lashtë të njerëzimit. Legjenda thotë se Buda i kishte ftuar të gjitha shtazët që ta vizitonin për Vitin e Ri, por vetëm 12 shtazë i ishin përgjigjur ftesës së tij dhe ato ishin: miu, bualli, tigri, kali, dhia, gjeli, lepuri, dragoi, gjarpri, majmuni, qeni dhe derri.

Në shenjë mirënjohjeje, Buda kishte urdhëruar që secili vit të identifikohej me ndonjërën nga këto shtazë, ndërkaq tiparet e kësaj shtaze të zotëronin atë vit. Kjo legjendë është bartur nga gjenerata në gjeneratë, ndërkaq astrologjia kineze sot është një prej astrologjive më të famshme në botë.

Kjo astrologji përbëhet nga 5 elementet e filozofisë kineze: druri, zjarri, toka, metali dhe uji, si dhe 12 shtazëve simbolike, që përfaqësojnë nga një vit të caktuar.

Horoskopi kinez paraqet një interpretim të ndërlikuar të ciklit 10-vjeçar të diellit dhe të hënës, që është hartuar në bazë të kalendarit të vjetër kinez.

Në këtë astrologji ndikon edhe fuqia kozmike pozitive mashkullore dhe ajo negative femërore, të cilat i paraqet principi Jang-Jin; një shprehje për baraspeshën dhe harmoninë universale.

Astrologjia kineze është më shumë e njohur si shkencë që jua mundëson t'i mësoni karakteret e personave që ju rrethojnë, por njëkohësisht edhe ta njihni fuqinë tuaj personale dhe të metat tuaja.

MIU
Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të kërkuar në shoqëri. Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm. Kur jeni të trishtuar kërkoni një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë. Keni në vete një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë. Me vështirësi i shprehni emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë.

Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë tatëpjetën. Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11

BUALLI

Në jetën shoqërore një vëmendje të madhe ua kushtoni miqësive të vjetra dhe kënaqeni në shoqërinë e njerëzve nga fqinjësia. Rrethin e të njohurve dhe miqve e zgjeroni me piknikët e shumtë, udhëtimet, vizitat që ua bëni ekspozitave dhe koncerteve. Dallimet në qëndrime ndërmjet jush dhe miqve tuaj do të mund të shkaktonin konflikte serioze. Megjithëse keni karakter të fortë, i cili nuk lëshon pe pa luftë, mos e përdorni atë për t’i bërë luftërat e të tjerëve.

Dashuria: Shndritni me sharmin dhe sensualitetin. Mirëpo, në kërkim për një partner serioz jini të kujdesshëm meqenëse ju lehtë mund të lëndoheni. Në mënyrë që ta pranoni ftesën për një darkë, ose që ta filloni një aventurë, duhet t’ju bindin shumë. Mirëpo, me një partner të vërtetë, i cili di si të arrijë te ju, bëheni të butë, të sinqertë dhe të relaksuar. Kërkojeni partnerin, i cili mund të bashkohet me ju si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë trupor, që është i sinqertë dhe besnik. Vështirë falni nëse partneri ju zhgënjen.

Puna: Në jetën e biznesit projektet e ideuara i realizoni me një lehtësi të pabesueshme. Nganjëherë keni nevojë për më shumë kohë për ta mbaruar një punë, por në fund gjithnjë vjen shpërblimi i merituar. Veçanërisht jeni të shkathtë në mbledhjen e informatave dhe kështu nuk i lini t’ju ikin ngjarjet e rëndësishme në biznes. Jeni të kujdesshëm me paratë, ndaj investimet që bartin rreziqe për ju janë të papranueshme.

Ngjyra: e gjelbër e çelë, vjollce
Kafsha: bualli, ariu
Ushqimi:brumërat
Lulja: bozhuri
Pija: çaji i fortë
Numri: 24

TIGRI

Je inovator të cilin e tërheqin aventurat. Je partner i këndshëm për të shkuar në argëtime nga më të ndryshmet. Në marrëdhënie miqësore je i ndershëm, madje nganjëherë edhe së tepërmi i besueshëm. Njerëzit të cilët i takoni përditë nga xhelozia ose nga lakmia mund t’ju bëjnë keq. Gjithnjë kini kujdes! E urreni dyfytyrësinë dhe arrogancën, ndërsa dominimin e dikujt ndaj jush e konsideroni të pafalshëm.

Dashuria: Konfliktet e pandërprera, ndarjet zulmëmëdha, emocionalisht të forta dhe pajtimet romanike e bëjnë jetën tuaj dashurore tejet tronditëse. Jeni në kërkim të partnerit individualist, i cili është paksa ekscentrik. Meqenëse jetoni në botën e llojllojshmërisë, shpesh përfundoni në lidhje të lira dhe kur përfundoni në lidhje afatgjate gjithnjë jeni të detyruar që ta mbani atë me aventura dhe përjetime të reja.

Puna: Në ambientin tuaj të punës gëzoni një respekt dhe dini që ta dalloni rastin e mirë. Mënyra inventive e të menduarit ju siguron sukses në biznes dhe ju ofron pozita të larta në punë. Probleme në punë do të mund t’ju krijonte mosgatishmëria për bashkëpunim dhe për të mos i përfillur mendimet e të tjerëve. Jeni individualistë që punoni me rezultate të larta, dinamikë dhe efikasitet. Puna ekipore sado që ju duket jorezultative, mund t’ju sjellë juve dhe kolegëve tuaj më shumë suksese dhe fitime.

Ngjyra: e kuqja
Kafsha: jaguari, mustangu
Ushqimi: mishi
Lulja: trëndafili i egër
Pija: sheri
Numri: 33

LEPURI

Jeta juaj shoqërore është plot gjallëri dhe intensive. Gjithsesi ju dini se si të argëtoheni mirë. Shpesh jeni të ftuar nëpër dasma, argëtime e festa në të cilat kënaqeni deri në orët e vona. Sharmi i juaj është i papërballueshëm dhe është koha që ju të vetëdijesoheni për këtë fakt. Vikendet dëshironi që t’i kaloni jashtë vendbanimit në shoqëri të miqve të vjetër. Jeni së tepërmi komunikues, por kini kujdes në prirjen tuaj tepër të theksuar që t’i përgojoni të tjerët, sepse ajo do të mund t’ju sillte probleme të shumta në jetën tuaj.

Dashuria: Ju kënaqeni në kuptimin e plotë të fjalës me jetën dashurore. Ju tërheqin partnerët sensualë dhe romantikë. Prej tyre prisni besnikëri, përkushtim, ndjeshmëri dhe aftësi të imagjinatës. Në lidhjet serioze ndaj partnerit jeni të përkushtuar me shpirt dhe me trup. Shmangni konfliktet dhe qetësisht, qartë dhe në mënyrë të sinqertë, thoni çfarë ju mundon. Shikimi i shtrembër ose gjesti i shkujdesjes mund t’ju krijojnë një humor melankolik dhe madje-madje edhe t’ju bëjnë të qani.

Puna: Puna për ju është e keqja e domosdoshme! Ndiheni keq në obligimet e vrazhda të përditshmërisë, sikundër janë për ju pjesa më e madhe e obligimeve. Puna, e cila nuk e krijon hapësirën e duhur për kreativitetin tuaj, thjesht, nuk është një punë për ju. Kolegët shpeshherë ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre. Për shkak të mosgatishmërisë për të rrezikuar, ju shpesh i lëshoni nga dora rastet e mira të biznesit. Nëse merrni guxim dhe hidheni në ujërat e biznesit, do të mund t’ju prisnin befasi të këndshme.

Ngjyra: e përhimëta
Kafsha: ketri
Ushqimi: peshku
Lulja: bathra
Pija: vera franceze
Numri: 20

DRAGOI
Jeni luftarakë, të lumtur dhe të fuqishëm, sundimtarë të lindur. Në shoqëri gjithnjë gjeni shumë mbështetës. Meqenëse lehtë e humbni kontrollin mbi veten, kini kujdes nga shigjetat e helmuara që i hidhni, sepse ndonjëra do të mund t’ju kthehej. Në konflikte shpesh jeni irritues, kokëfortë dhe tiran i paparë. Nga grindjet dilni si fitues. Megjithatë, jeni mik i mirë dhe këshillat e tua ia vlen të dëgjohen. Jeni i preokupuar me pozitën shoqërore, famën, pasurinë, glamurin dhe nga pak jeni edhe snob!

Dashuria: Në dashuri keni shumë fat; jeni shumë sharmant dhe karizmatik, ndaj nuk e keni problem që të pushtoni shumë zemra. Mirëpo, për shkak të mungesës së fleksibilitetit, bashkëndjenjës dhe tolerancës vështirë ia dilni që të realizoni lidhje afatgjate, cilësore dhe stabile. Nëse i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj dhe nevojave të tij, jeta e përbashkët mund t’ju bëhet e këndshme.

Puna: Në planin e punës nuk keni pengesa që nuk mund t’i kapërceni. Jeni të aftë që të realizoni të mira të shumta materiale, sado që paraja nuk është motivimi kryesor. Keni dëshirë që të fitoni dhe që gjithnjë të jeni i pari. Jini në gjendje që t’i realizoni me sukses edhe idetë më të pamundura që lidhen me punën. Megjithatë, kini kujdes nga dehja me suksesin dhe me fuqinë, sepse në duelin e dy dragonjve njëri duhet të humbasë.

Ngjyra: e arta, portokallia
Kafsha: demi
Ushqimi: shpendët
Lulja: trëndafili
Pija: lëngjet e pemëve
Numri: 9

GJARPRI

Keni dëshirë që t’i kënaqni të tjerët, ndaj jeni shumë të popullarizuar në shoqëri. Në diskutime merrni pjesë me kënaqësi, por kurrë nuk e humbni ndjenjën për mirësjellje dhe masë. Kur bashkëbiseduesi juaj fillon të përsërisë gjërat e humbni interesimin për diskutim. Mos kultivoni simpati ndaj njerëzve të dyshimtë dhe ndaj atyre që shpesh e humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Në të vërtetë konsiderojini të dobët.

Dashuria: Jeni persona joshës dhe, kur të përcaktoheni për personin të cilin doni ta bëni për vete, nuk tërhiqeni lehtë. Megjithëse kënaqeni në flirt, e keni shumë të qartë kufirin të cilin nuk mund ta kaloni në rast se nuk dëshironi që ta humbni atë që tashmë e keni. Për ju dhe për partnerin tuaj shpesh vlejnë rregullat e kundërta; ju duhet hapësirë dhe mundësi e lëvizjes pa i dhënë kujt llogari, përderisa në të njëjtën kohë dëshironi të dini se çka po ngjet me partnerin tuaj. Mirëpo, kur dashuroni, jepni çdo gjë nga vetja!


Puna: Keni aftësinë e marrjes së vendimeve të shpejta, gjë që ju sjell shumë raste të mira për fitime. Situatat e punës i vlerësoni me lehtësi, reagoni në mënyrë të duhur dhe me kokë të ftohtë. Bashkëpunëtorët, të cilët duan t’jua bëjnë varrin, i hetoni dhe nënshtroni me kohë. Puna shpesh ju rrëmben, ashtu që nganjëherë nuk keni kohë për familjen dhe për shoqëri të personave të dashur.

Ngjyra: e kaltra indigo
Kafsha: pëllumbesha
Ushqimi: të brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lëngjet
Numri: 16

KALI

Jeni të pavarur dhe me vetëbesim, ashtu që gjithnjë keni fjalë të mira për miq dhe të njohur. Kënaqeni duke e kaluar kohën në shoqëri. Jeni bashkëbisedues të mirë, por vështirë i ruani fshehtësitë. Në dhënien e këshillave dhe të propozimeve nuk e keni të vështirë që të jeni bindës, por brenga e tepruar i fsheh dyshimet tuaja të brendshme.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore kurrë nuk mungojnë tronditjet. Jeni mashtrues të lindur dhe loja me dy partnerë për ju nuk është situatë e parëndomtë. Fatkeqësitë në dashuri për ju nuk janë të panjohura. Edhe pse balanconi mirë, ekzistojnë situata të cilat jua humbin drejtpeshimin dhe atëherë e humbni kontrollin mbi ngjarjet. Vështirë qetësoheni dhe përqendroheni në një partner, por kur ia dilni që ta mposhtni hamendjen, filloni t’i merrni seriozisht obligimet. Në brendi ju jeni romantikë të vërtetë.

Puna: Ide për plane ose projekte biznesi keni sa të doni. Rëndom, pa menduar shumë filloni t’i realizoni idetë, mirëpo ekziston rreziku që entuziazmi juaj të ju rrëmbejë aq shumë sa nuk do të vëreni asgjë rreth jush. Nëse përfundoni në diçka që nuk e keni pritur, i lini gjërat anash dhe e filloni projektin e ri. Të menduarit e mossuksesit ju përmbush me nervozë. Suksesi juaj fushën e biznesit varet nga forca e përqendrimit në një problem.

Ngjyra: e kaltër e çelë
Kafsha: puma, gjeli
Ushqimi: ushqim deti
Lulja: hibiskusi
Pija: shampanja
Numri: 45

DHIA

Kalimi i pasditeve duke imagjinuar është përshkrimi i parajsës për ju! Jeni të pasigurt në marrëdhëniet shoqërore, ndaj jeni në kërkim të vazhdueshëm për personin që do t’ju udhëheqë. Mirëpo, natyra juaj artistike mund të jetë autodestruktive. Në periudhat e errëta, melankolike dhe joaktive vetvetes i shkaktoni dhimbje dhe vuajtje. Shpesh në fund të kësaj periudhe vjen frymëzimi. Atëherë i përkushtoheni krijimtarisë dhe ndërmerrni punë që ju sjellin suksese të mëdha dhe famë.

Dashuria: Mbi të gjitha e vini nevojën për dashuri dhe kujdes. Megjithatë, kurrë nuk do ta bëni hapin e parë, por në qoftë se inkurajoheni, me sharmin tuaj i rrëmbeni shikimet dhe zemrat. Kur thyhet akulli, shprehni sensualitet dhe përkushtim. Megjithëse aventurat për ju nuk janë të panjohura, ju përcaktoheni për lidhje serioze dhe stabile. Kur ju mungon dashuria, bëheni nervozë dhe tërhiqeni në imagjinatë.

Puna: Duke marrë parasysh qëndrimin e lirë ndaj jetës, të urdhëruarit nuk përbën anën tuaj më të fortë. Puna për të cilën ju gjakoni është ajo që ju mundëson shprehjen e kreativitetit dhe talentit. Jeta e organizuar në mënyrë rigoroze jua krijon ndjenjën e robërimit, ndaj për këtë edhe vështirë gjendeni me oraret. Gara në punë ju shkakton brengë dhe stres.

Ngjyra: e gjelbra e çelë
Kafsha: mjellma, bilbili
Ushqimi: perimet e freskëta
Lulja: narcisi
Pija: pijet minerale
Numri: 36
MAJMUNI
Gjithnjë është mirë ta kesh një mik sikundër jeni ju. Do t’i ndihmoni mikut atëherë kur ndihet keq ose kur ka probleme, ndërsa në çdo situatë tjetër do ta bëni të qesh. Jeni të pavarur dhe megjithëse adhuroni shoqërimin me njerëzit, ju me kujdes i zgjidhni shoqërinë dhe vendin e shoqërimit; shpesh në një klub nate, rrallë në ndonjë pab. Stili juaj i jetës frymon me argëtimin, gazin dhe shoqërimet e këndshme. Pëlqeni të udhëtoni dhe të gjurmoni vende të reja, sikundër edhe t’i rrëfeni aventurat të cilat ju kanë ndodhur. Për shkak të dëshirës së pashuar për të dalë, madje edhe në ditët e punës, shpesh edhe në vende luksoze, do të mund ta harxhoni energjinë dhe ta zbrazni kuletën.

Dashuria: Lidhja monogamike për ju është test i vetëbesimit, sepse nuk keni mundësi, nuk keni forcë që t’i kundërviheni flirtimit dhe lajkatimit. Aspekti seksual i lidhjes për ju është posaçërisht i rëndësishëm. Shprehja e dashurisë nëpërmjet shpenzimeve të tepruara ju shqetëson, ndërsa me partnerin më me kënaqësi shkonit në ahengje elegante. Dëshira për dominim mbi të tjerët mund t’ju bëhet pengesë në rrugën e krijimit të marrëdhënies cilësore dhe të shëndoshë me partnerin.

Puna: Qetësia dhe ndjenja për diplomaci ju ndihmojnë në rrugën e realizimit të suksesit të madh në biznes. Kur i përvisheni punës, sikundër një i hipnotizuar, e kryeni deri në detajet më të imëta. Asgjë nuk mund t’ju ikën. Kur e përcaktoni qëllimin, bëheni shumë të vendosur në realizimin e tij. Shtrëngatat të cilat bien në rrethinën tuaj biznesore në njëfarë mënyrë ju anashkalojnë.

Ngjyra: e bardhë
Kafsha: pulëbardha
Ushqimi: djathërat
Lulja: zambaku
Pija: frapeja
Numri: 13

GJELI

Detyra juaj themelore është përparimi personal, ndaj kohën tuaj të lirë ua përkushtoni leximit, mësimit ose kurseve. Interesoheni shumë për dukjen tuaj, ashtu që vizitat në sallat e fitnesit, sallonet e kozmetikës dhe qendrat sportive për ju janë diçka e rëndomtë. Marrëdhëniet me të afërmit janë harmonike dhe pa shpërthime të emocioneve. Jeni shumë të përkushtuar ndaj familjes, jeni prindër të shkëlqyeshëm. Me ju është vështirë të biesh në konflikt. Mirëpo, kur ju hidhërojnë, rreth jush fluturojnë shigjetat e helmuara.

Dashuria: Në kërkim të shpirtit binjak i përdorni të gjitha marifetet e joshjes. Në dashuri jeni të përkushtuar dhe besnikë, gjë që e kërkoni edhe nga partneri. Sinqeriteti dhe besnikëria janë shumë të rëndësishme. Rreziku potencial fshihet në posesivitetin tuaj dhe mosgatishmërinë për kompromise, e cila partnerin tuaj mund ta largojë nga ju.

Puna: Shkathtësia e diskutimit dhe bindjes së të tjerëve mund t’ju sjellin edhe avancime, madje edhe deri te posti i drejtorit. Ia dilni mbanë me sukses në punën ekipore, veçanërisht kur ia dilni që t’i përmbani krenarinë e dëshirën që haptas t’ua thoni të gjithëve atë që mendoni. Para se t’i bëni vërejtje bashkëpunëtorit, mendoni për qasje diplomatike. Keni aftësi të madhe të mbajtjes mend dhe të të mësuarit, ndaj situatën shpejt ia përshtatni vetes.

Ngjyra: e kuqe e mbyllët
Kafsha: dreri, impala
Ushqimi: skara
Lulja: krizantema
Pija: lëngu i mollës
Numri: 46

QENI
Kryesisht jeni të tërhequr dhe me kënaqësi zgjidhni shoqëri të vogël në të cilën i përkushtoheni bashkëbiseduesit me një kujdes të veçantë. Jeni të këndshëm për shoqëri derisa keni vullnet të mirë, mirëpo kur ndokush ju hidhëron bëheni cinikë. Brengoseni për gjithçka, kurse në rastet kur harroni të bëni ndonjë gjë bëheni nervozë dhe zemërakë. Jeni besnikë në miqësi, të gatshëm që gjithnjë të viheni në shërbim.

Dashuria: Në dashuri jeni të lidhur, mirëpo, megjithatë, vështirë e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtë dhe nevojitet më shumë kohë për t’ju njohur. Mirëpo, kur e mposhtni frikën fillestare, bëheni të sinqertë, të ngrohtë dhe të këndshëm. Në marrëdhëniet me partnerit jeni tepër të kujdesshëm, ndërsa partnerin tuaj ndonjëherë e lodhni së tepërmi me këtë. Do të duhej të tregonit më pak kujdes, por edhe heqja dorë nga standardet tuaja të larta, për shkak të së cilës ndonjëherë e humbni personin e dashur, nuk duhet të merret parasysh.

Puna: Për shkak të themelësisë së lindur mund të bëheni të suksesshëm pothuajse në çdo punë që filloni. Jeni këmbëngulës dhe të shtruar në punë, ashtu që nuk e njihni fjalën "e pamundur”. Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë për shkak të punës suaj dhe përkushtimit që keni për të. Mosgatishmëria për ta marrë barrën e rrezikut, në kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortë
Numri: 27
DERRI
Meqenëse për ju familja do të thotë shumë, energji të shumta angazhoni për edukimin e fëmijëve dhe për kultivimin e lidhjeve familjare. Megjithëse e keni një rreth të gjerë të miqve dhe të të njohurve, vetëm disa prej tyre kanë qasje në jetën tuaj emocionale. Keni dëshirë t’u lini hapësirë të mjaftueshme privatësisë suaj dhe përjetimeve të vogla, që janë të rezervuar për persona shumë të dashur. Jeni shumë të ndjeshëm dhe paksa me prirje ëndërrimtare, por, megjithatë, në çdo situatë, e vëreni botën përreth jush dhe ngjarjet e saj.

Dashuria: Nga partneri kërkoni standarde të larta morale, pikërisht të tilla sikundër i keni edhe ju. Jeni të hapur dhe të kthjellët, ashtu që nuk ngurroni ta kërkoni atë që dëshironi. Ju përgjigjet partneri me vetëbesim dhe intelekt të lartë. Kënaqeni në bisedat dhe diskutimet provokuese. Të dashurit tuaj do të mund t’jua shihnin për të madhe kryeneçësinë dhe mosgatishmërinë për kompromise. Nëse dëshironi të kënaqeni në dashuri, duhet të jeni të gatshëm për kompromise të vogla dhe zgjidhje të përbashkëta.

Puna: Jeni persona ambiciozë, por e keni shumë të vështirë që ta ndani jetën private nga ajo e punës. Megjithëse frenat e jetës familjare dhe të biznesit i mbani mirë në duar, gjërat nganjëherë ju dalin nga kontrolli. Jo rrallëherë ju ngjet që të ndodheni në situatën kur njëkohësisht i bëni edhe disa punë! Mundësi të mëdha për fitime gjeni në gjuhët e huaja, drejtësi dhe në muzikë.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14


Ashendenti, ose shenja hyrëse

Gjatë përcaktimit të pasqyrës së përgjithshme të shëndetit dhe të sëmundjeve në jetën e individit është e domosdoshme që të dihet ashendenti, ose shenja hyrëse.
Ashendenti është shenja, e cila ngrihet në horizontin lindor në çastin e lindjes së personit (falë rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj), duke pasur si pikë shikimi vendin e lindjes. Koha është përdorur gjithashtu për ta shënuar jo vetëm shkallën e saktë të ekliptikës, e cila rritet, por të të gjithë shenjës zodiakale të cilës i përket shkalla hyrëse.

Natyrisht, Toka është në lëvizje të vazhdueshme, gjë që në çdo katër minuta shkakton paraqitjen e shkallës së ndryshme të ekliptikës mbi horizont. Kështu binjakët, të cilët do të mund të lindeshin në një distancë më të madhe kohore se katër minuta, do të kishin shenja të ndryshme hyrëse. Nëse ashendenti i binjakut të parë do të ishte në 30 dema, i dyti do t’i kishte binjakët si ashendent.

Prej këtu edhe del rëndësia e përcaktimit të saktë të ashendentit në një horoskop personal. Në rastin e astrologjisë mjekësore, i cili këtu është më i afërti, një përcaktim i tillë i shenjës hyrëse është së tepërmi i rëndësishëm për shkak se përdoret për ta shënuar kulmin e shtëpisë së Parë, që i përket trupit fizik.
Frymëzuesi i teorisë mbi antenat stelare të cilin tashmë e kemi përmendur, Cejn, pohon se shkalla e ashendentit shënon linjën e fortë të energjisë elektromagnetike, që rrjedh nëpër trupin astral, të cilën qartazi mund ta dallojnë personat parashikues. Aspektet e këtij "teli për tokëzim" janë po aq të rëndësishme, qoftë kur është fjala për shëndetin, qoftë për aspektet e Hënës dhe të Diellit.

Përcaktimi i shenjës hyrëse për fëmijët e lindur sot, në kushtet bashkëkohore, është tepër i thjeshtë, pasi që koha e lindjeve në klinikat gjinekologjike-akusherike shënohet saktësisht.
Megjithatë, një numër i madh njerëzish nuk e dinë orën e saktë të lindjes së tyre. Madje, edhe prindërit, në rast se ende jetojnë, rëndom janë çuditërisht të pasigurt kur i pyesim për orën e lindjes së fëmijës së tyre.

Astrologët profesionistë përdorin disa metoda në përpjekje për ta zgjidhur këtë problem. Njëra nga to është rektifikacioni (korrigjimi), që realizohet nëpërmjet kalkulimit të bazuar në të ndodhurat e rëndësishme të personit të cilit i bëhet horoskopi, sikundër janë: sëmundja e parë serioze, fatkeqësitë, vdekja e prindërve, ose e vëllezërve dhe motrave, kurorëzimi, lindja e fëmijës e të tjera zhvillime të ngjashme me këto.
Metoda e dytë merret me krahasimin e pozitave të shtëpive dhe aspekteve në horoskopin e personit me pozitën e tij shoqërore, vijat e karakterit, llojin e punës që bën, ose me profesionin dhe gjendjen materiale.

Procedura e tretë është njohur me emrin Epoka paranatale dhe është zhvilluar nga teorema e lashtë hermetike. Hermesi kishte vërejtur se ekzistojnë lidhje të caktuara të domosdoshme të pozitës së Hënës gjatë lindjes dhe ashendentit në kohën e ngjizjes dhe anasjelltas. Sefariali (Sepharial - pseudonim i mësuesit të njohur të astrologjisë moderne dhe përkthyes nga hebraishtja, sanskrishtja, kinezishtja, italishtja dhe frëngjishtja, vër. e përkthyesit) më 1898 ka shpikur formulën astronomike të bazuar në idenë e tij të përgjithshme dhe e ka botuar me titullin Epoka paranatale dhe ligji i seksit.

Astrologët me përvojë tashmë janë aftësuar plotësisht që ta vlerësojnë ashendentin e personit në bazë të dukjes së rij fizike, manireve dhe zërit.
Dëshmitar i një situate të tillë ka qenë edhe autori i këtij teksti. Gjatë kohës së intervistës me redaktoren e revistës së Rozenckrojcerit, të cilën e boton shoqata me të njëjtin emër nga Ousnsajdi në Kaliforni, kam theksuar se ashendenti im është virgjëresha. Redaktorja – e cila kishte një përvojë të theksuar në astrologji – qetë, por vendosmërisht tha se ashendenti im nuk ishte virgjëresha, por luani. Më vonë, kur pata rastin që ta marr vesh datën e saktë të lindjes sime, doli se redaktorja vërtet kishte të drejtë. E dhëna e deriatëhershme mbi orën e lindjes sime ishte e pasaktë.

Dr. Dejvidson, tashmë i ndjerë, i cili në praktikën e tij të përditshme si mjek e shfrytëzonte astrologjinë dhe përfundimet e saj, me vite kishte mbledhur vijat e theksuara, për të cilat kishte pohuar se në mënyrë joprogresive mund ta përcaktojnë cilëndo shenjë hyrëse. Përfundimet e tij thonë:

Dashi ashendent: u bien flokët në ballë në formë të vulës. Vetullat kryesisht i kanë të bashkuara. Mollëza e Adamit i ngrihet dhe i zvogëlohet derisa flet.

Demi ashendent: lloj karakteristik i zgurdullimit të syve dhe i ballit të rrumbullakët. Dr. Dejvidson e përmend presidentin e SHBA-së, Ajzenhauerin, si tipik për këtë lloj. Dr. Dejvidsoni ia kishte dalë që ta bindte nënën e presidentit, e cila i kishte kërkuar ndihmë pasi që nuk i kujtohej ora e saktë e lindjes së të birit, se i biri i saj ishte dem në shenjën hyrëse.

Binjakët ashendentë: rëndom ekziston prirja për hundën e shqiponjës, ndonjëra e ngjashme me sqepin e zogut. Vijën e dytë tipike e paraqesin buzët e bëshme. Pamja e përgjithshme e personave do të mund të karakterizohej si shprehje e maces që ka përpirë kanarinën.

Gaforrja ashendent: buzët të ngushtuara në skaje. Parë nga anash fytyra, në një masë të madhe, duket e rrafshët dhe e rrumbullakët, sikundër është Hëna e plotë.

Luani ashendent: kërkoni kraharor të gjerë dhe kokë të ngritur. Shkëlqen me ndjenjën e vitalitetit dhe shpirtin e gjallë.

Virgjëresha ashendent: shenja më veçuese e virgjëreshës është koka e gjatë konike, e cila nuk është e gjerë. Nganjëherë fytyra është trekëndore, shpesh me mjekër të theksuar spicore.

Peshorja ashendent: Venera, planeti zotërues i peshores, rëndom dhuron lëkurë të pastër. Sytë duken të humbur në largësi, por ka edhe një frymë sikur të ishte nga bota tjetër dhe thellësi në mendime, karakteristike për personat me këtë shenjë hyrëse.

Akrepi ashendent: sipas rregullit këtë shenjë hyrëse e dallojnë vetullat shumë të mrrolura, zëri i fortë dhe sytë depërtues. Buza e epërme shpesh është e ngërdheshur. Hunda rrallëherë është e drejtë, shpesh është romake, ose me majë të ngritur. Shenjat e dukshme në shpinë të dorës janë edhe një tregues tjetër.

Shigjetari ashendent: kur kjo shigjetë zodiakale paraqitet gjatë lindjes, sipas dr. Dejvidsonit, personi i cili lindet do të ketë hundë të drejtë, gjatësia nga këmbët deri te koka do të jetë më e madhe se rëndom, syri do të jetë i plotë – por kurrsesi i theksuar në përmasën që e kemi te demi ashendent. Këmbët gjithashtu janë më të gjata në proporcion me trupin.

Bricjapi ashendent: njëra nga shenjat më direkte të këtij ashendenti janë veshët të cilët rriten direkt në ashtin e mollëzës. Femrat e lindura në këtë kohë rëndom i kanë të shprehura venat në shpinën e dorës, madje edhe kur janë të reja. Personat e të dyja gjinive kanë flokë të paktë.

Ujori ashendent: flokët me krela dhe këndi i drejtë i syrit janë karakteristikë për personat me ujorin si shenjë hyrëse me rastin e lindjes. Këtyre dy veçorive, dr. Dejvidson, ua shton edhe - "shikimin miqësor".

Peshqit ashendentë: personat e lindur në këtë orë, njihen për ecjen e njëtrajtshme dhe për faktin se e bardha e syrit paraqitet ndërmjet bebes së syrit dhe kapakut. Pasi që janë nën ndikimin e Neptunit misterioz, sjellja e tyre shpreh preokupimin për mendimet e fshehta.


Horoskopi i të famshëmve: Hitler, Presley, Clinton dhe Gates

Adolf Hitler

Ashedenti në akrep tregon se Hitleri kishte një natyrë të gjallë dhe pamje të thekshme. Mesqielli në luan bashkë me Saturnin tregojnë imazhin dhe rolin e tij prej diktatori. Saturni në luan tregon vrazhdësinë dhe dëshirën e tij për sundim dominues.

I lindur më 20 prill 1889, (në orën 19:00) - Braunau, Austri; 13L04 48V15
Dielli në dem 0°49'
Hëna në bricjap 6°51'
Merkuri në peshore 25°43'
Venera në dem 16°42'R
Marsi në dem 16°24'
Jupiteri në bricjap 8°15'
Saturni në luan 13°28'
Urani në peshore 19°29'R
Neptuni në binjakët 0°51'
Plutoni në binjakët 4°42'
Erisi në peshqit 19°02'

Ashendenti në akrep 1° - Mesqielli në luan 10°

Adolf Hitler ishte diktator gjerman, i cili me ushtrinë e tij e kishte pushtuar pothuajse tërë Evropën, gjatë Luftës II Botërore, ndërsa dorëzimi i pushtetit dhe sidomos zhdukja e tij në vitin 1945 ende mbetet një mister i vërtetë.

***
Ashedenti në akrep tregon se Hitleri kishte një natyrë të gjallë dhe pamje të thekshme. Mesqielli në luan bashkë me Saturnin tregojnë imazhin dhe rolin e tij prej diktatori. Saturni në luan tregon vrazhdësinë dhe dëshirën e tij për sundim dominues. Dielli në dem e bënte Hitlerin një person që pëlqente çdo gjë materiale dhe të prekshme. Po ashtu, edhe Venera dhe Marsi në dem, vetëm sa e forcojnë këtë gjë. Venera i jepte atij fuqi të llahtarshme për vlerësimin e situatës, ndërsa Marsi ia dhuronte natyrën e ndjeshme dhe dashurinë. Hëna dhe Jupiteri, të lidhura për së afërmi në bricjap, i jepnin Hitlerit popullaritet të madh dhe kontroll mbi masën e njerëzve. Që të dy këta planetë të bëjnë ambicioz dhe lidhen me çështjet praktike e territoriale. Jupiteri në bricjap, në veçanti kërkon zgjerimin e territoreve. Planeti i Merkurit e bënte Hitlerin të jetë i padurueshëm, gjaknxehtë, mendjemprehtë dhe fjalëzjarrtë. Urani në peshore është ana e tij muzikale dhe artistike, sikundër edhe zgjuarsia e tij taktike. Neptuni dhe Plutoni, të lidhur afër në shenjën e binjakëve, e përfshinin Hitlerin dhe gjeneratën e tij në metodat e reja të komunikimit dhe transportit, madje edhe me gjërat mbinjerëzore dhe psikike.

Elvis Presley

Ashendenti në shigjetar i jep Elvisit pamjen e bukur. Gjysmëqielli dhe Neptuni në virgjëreshë janë treguesit kryesorë të karrierës së tij muzikore dhe kinematografike. Hëna në peshqit është diçka muzikore dhe artistike, por gjithashtu e bën atë pakëz të turpshëm.

I lindur më 8 janar 1935, 4.35 - Tupelo, Mississippi, SHBA - 88P42 34V15

Dielli në bricjap 17°14'
Hëna në peshqit 02°01'
Merkuri në bricjap 22°19'
Venera në bricjap 29°22'
Marsi në peshore 12°49'
Jupiteri në akrep 18°04'
Saturni në ujor 25°44'
Urani në dash 27°30'
Neptuni në virgjëreshë 14°27'D
Plutoni në gaforre 25°08'R
Eris në dash 2°18'

Ashendent në shigjetar 12°21' - Gjysmëqielli në virgjëreshë 26°49'

I njohur si mbreti i muzikës rock'n'roll, Presley i bëri gjërat ashtu siç deshi vetë, por vdiq i ri dhe me shpirt të trazuar. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pasditen e 16 gushtit të vitit 1977. Elvisi vdiq nga sulmi në zemër, i shkaktuar nga dhjamosja e tepërt dhe ilaçet kundër depresionit.

***
Ashendenti në shigjetar i jep Elvisit pamjen e bukur. Gjysmëqielli dhe Neptuni në virgjëreshë janë treguesit kryesorë të karrierës së tij muzikore dhe kinematografike. Hëna në peshqit është diçka muzikore dhe artistike, por gjithashtu e bën atë pakëz të turpshëm. Dielli, Merkuri dhe Venera në bricjap janë forcat shtytëse të suksesit të tij që e bëjnë atë individ shumë praktik, ambicioz dhe të vendosur. Marsi në peshore i jep atij joshjen seksuale dhe popullaritet te zonjat. Kjo, gjithashtu, e shton vlerën talentit të tij muzikor. Jupiteri në akrep është ana e tij e fshehtë edhe e errtë, ana që e vë në telashe. Saturni në ujor e bën unik dhe këmbëngulës, por gjithashtu edhe të aftë. Urani në dash i jep atij shumë energji, guxim dhe temperament. Plutoni në gaforre ia jep dashurinë dhe besnikërinë ndaj familjes.

Bill Clinton

Ashendenti në peshore me Venerën, Marsin dhe Jupiterin, e bëjnë Bill Clintonin tërheqës, të ndershëm dhe njeri të shoqërueshëm e të këndshëm. Mesqielli në gaforre e bën atë të jetë mbrojtës i njerëzve dhe i vendlindjes së tij, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Horoskopi i Bill Clintonit (William Jefferson Blythe III)

I lindur më 19 gusht 1946, 8:51 - Hope, Arkansas, SHBA - 93P35 33V40

Dielli në luan 26°00'
Hëna në dem 20°18'
Merkuri në luan 7°36'
Venera në peshore 11°07'
Marsi në peshore 6°21'
Jupiteri në peshore 23°13'
Saturni në luan 2°08'
Urani në binjakë 21°08'
Neptuni në peshore 6°51'
Plutoni në luan 11°51'
Erisi në bricjap 6°31'R

Ashendenti në Peshore 5°30' - Mesqielli në gaforre 5°59'
President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës - (1993-2001)

***
Ashendenti në peshore me Venerën, Marsin dhe Jupiterin, e bëjnë Bill Clintonin tërheqës, të ndershëm dhe njeri të shoqërueshëm e të këndshëm. Mesqielli në gaforre e bën atë të jetë mbrojtës i njerëzve dhe i vendlindjes së tij, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hëna në dem i jep Clintonit natyrën e qetë, praktike dhe shkathtësinë më se të nevojshme në arenën politike. Dielli dhe Merkuri në luan përbëjnë natyrën e tij qendrore; një njeri i dashur, zemërgjerë dhe krenar, i cili ka dëshirë të argëtojë dhe të jetë i argëtuar. Merkuri i shkëputur nga Saturni dhe Plutoni i japin atij një mendim të sigurt për vetveten, disiplinën, vendosmërinë, mendjemprehtësinë dhe aftësinë retorike. Venera dhe Marsi në peshore, të lidhur me Neptunin, përbëjnë jetën e tij në dashuri, e cila shoqërohet me skandale. Venera në peshore ia dhuron atij dashurinë, kënaqësinë dhe dëshirën për art, por edhe mundësinë për të qenë paksa dembel dhe i pavendosur. Marsi në peshore tregon se ai është një person aktiv në shoqëri dhe romantik sikundër edhe një strateg i zgjuar. Jupiteri në peshore e bën atë person të mirë në partneritet dhe gjithashtu mund ta bëjë atë një avokat, apo ndërmjetësues të mirë. Saturni në luan tregon se Clintoni është një udhëheqës i organizuar mirë, i disiplinuar si dhe një aktor mendjehollë e zbavitës. Urani në binjakë dëshmon se ai është shumë inteligjent dhe i ndryshëm për nga mënyra e të folurit apo komunikimit. Neptuni në peshore kërkon nga ai paqe dhe harmoni, por nganjëherë edhe marrëdhënie të ngatërruara. Plutoni në luan ndikon që Clintoni të shkojë në ekstrem kur bëhet fjalë për dashurinë dhe kreativitetin.

Bill Gates

Ashendenti në gaforre e bën Bill Gatesin njeri të edukuar dhe familjar me dell të mirë për biznes. Hëna në dash me mesqiell i japin atij aftësi inovatore dhe studiuese në fushën e kompjuterëve dhe teknologjisë.

I lindur më 28 tetor 1955, në orën 10:00 (disa burime e japin orën 09:15)
Seattle, Washington - USA 122P20 47V36

Dielli në akrep 5°02'
Hëna në dash 8°14'
Merkuri në peshore 16°36'
Venera në akrep 20°14'
Marsi në peshore 10°08'
Jupiteri në luan 27°47'
Saturni në akrep 21°35'
Urani në luan 2°16'
Neptuni në peshore 28°15
Plutoni në luan 28°20'
Erisi në dash 8°12'R

Ashendenti në gaforre 26°57' - Mesqielli në dash 4°52'

Bashkëthemelues dhe drejtor i “Microsoftit”. Vlera e llogaritur e pasurisë së tij është mbi 100 miliardë dollarë, gjë që e bën atë njeriun më të pasur në planet.

***

Ashendenti në gaforre e bën Bill Gatesin njeri të edukuar dhe familjar me dell të mirë për biznes. Hëna në dash me mesqiell i japin atij aftësi inovatore dhe studiuese në fushën e kompjuterëve dhe teknologjisë. Dielli në akrep është natyra e fshehtë dhe hulumtuese e Gatesit, të cilën e përdor në dobi të tij. Këta njerëz japin të gjitha nga vetja dhe e kanë shqisën e gjashtë për rastet e mira të biznesit. Merkuri në peshore, bashkë me Marsin, i japin atij zotësi për të marrë vendime të shpejta dhe të çastit. Ai, gjithashtu, është i pashëm, i shoqërueshëm dhe gruar. Venera në akrep me Saturnin i japin Gatesit një natyrë të disiplinuar e të dashur si dhe kontroll të mirë mbi financat e tij. Jupiteri në luan i jep krenari, përzemërsi, fisnikëri si dhe sukses me fëmijët, në të gjitha format e zbavitjes. Saturni në akrep e bën atë një hulumtues të shkëlqyeshëm dhe udhëheqës të mirë të parave të njerëzve të tjerë. Urani në luan tregon krenarinë e tij, kreativitetin si dhe e bën atë shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve. Neptuni në peshore tregon se ai i takon një gjenerate të poetëve, artistëve, bukuroshëve dhe paqedashësve. Ndërsa Plutoni në luan e çon atje ku ka zbavitje dhe dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: Ketu japim disa te dhena planetare:)   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitimeSun Oct 11, 2009 10:16 am

Planetët

Të gjithë planetët zënë në Zodiak pozicione të caktuara, të rregulluara nga shpejtësitë e ndryshme të orbitave të tyre. Ata ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë, në harmoninë familjare dhe në të gjitha veprimet që bëjmë. Një planet që qëndron i palëvizshëm është Dielli. Të tjerët: Hëna, Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni e Plutoni, krijojnë pozicione dhe lidhje me kalimin e kohës. Çdo planet ushtron influencën e tij mbi një grup fenomenesh, përveçse mbi një sektor të përcaktuar të sjelljes së njeriut. Sipas pozicionit në të cilin ndodhet planeti, kjo influencë do të marrë karakteristika të ndryshme, të nevojshme për ta inkuadruar personalitetin e një individi, duke i dhënë arsyet e sjelljes së tij dhe duke na ofruar të dhëna mbi të ardhmen e tij. Karakteri, por edhe momentet e ndryshme të evolucionit të një jete, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.

Dielli

Dielli personalizon esencën e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu përfaqëson unin aktiv dhe treguesin bazilar të sjelljes së një individi. Dielli është baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë dhe që përgjithësisht ofron përmasat e një individi. Virtytet diellore janë: ndershmëria, kuraja, përbuzja e rrezikut, zemërmadhësia, por të cilat shumë lehtë mund të kalojnë në: mashtrim, krenari, mendjemadhësi dhe autoritarizëm. Në tema natale, Dielli përfaqëson një figurë mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike është e influencuar nga pozicioni i planetëve të tjerë. Ne trupin njerëzor, Dielli është i identifikuar në krahun e djathtë të trupit, ose në zemër. Shenjë shtëpiake e tij është luani.

Hëna
Hëna ka një imazh femëror dhe amësor, përfaqëson unin marrës, kontaktet emotive me botën rrethuese. Hëna korrespondon me fëmijërinë dhe ka lidhje të forta me prehrin amësor dhe nga ana e karakterit përcakton mentalitetin fëmijëror, mungesën e eksperiencës, pakujdesinë. Nga një anë është element i pasigurisë e konservatorizmit, nga ana tjetër e surprizës dhe e papërcaktimit të reagimit, por edhe e imagjinatës dhe e përshtatshmërisë me ambientin. Në sferën natale Hëna përfaqëson gruan. Ajo është komponent i domosdoshëm për inteligjencën, e cila, n.q.s. është në pozicion të keq, mund te krijojë nervozizëm, forma të tjera paqëndrueshmërie nervore. Në trupin njerëzor, Hëna identifikohet në zonën e gjinjve dhe pjesën e majtë të trupit. Bashkimi Diell-Hënë ka simbolizuar gjithmonë binomin mashkull–femër, domethënë realitet dhe ëndërr, dritë dhe errësirë. Shenja e saj shtëpiake është gaforrja.

Merkuri

Është planeti më afër Diellit. Në astrologji Merkuri përfaqëson kontaktin me botën e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencën, perceptimin intelektual të lidhur me dinakërinë, zotësinë dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe një vizion në perspektivë të gjërave, që lejon sensin e humorit dhe një ndarje nga pasioni, që favorizon sensin kritik, kundërshtimin dhe kapacitetin e përshtatshmërisë. Duke rregulluar dëgjimin dhe zërin, Merkuri kontrollon shkëmbimin e ideve si dhe instrumentet teknike, të cilat favorizojnë komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencë në fushën e tregtisë, të shkencës dhe të letërsisë. Merkuri korrespondon me adoleshencën, me padurimin e tij dhe me gatishmërinë e reflekseve mendore. Në sferën natale, Merkuri përfaqëson vëllezërit, fëmijët dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai përfaqëson nervat, mushkëritë, daullen e veshit dhe vetë veshët. Shenjat e tij shtëpiake janë, binjakët dhe virgjëresha.

Venera
Venera gjithmonë ka simbolizuar dashurinë, kontaktin e ndjenjave me botën e jashtme, domethënë fillimin e përshtatshmërisë sociale të individit: nga njëra anë kapacitetin për të dashuruar, nxehtësinë dhe intensitetin e ndjenjave dhe të ndjeshmërisë, kurse nga ana tjetër sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e së bukurës e të lumturisë. Nga këtu zhvillohet tërheqja personale, mundësia e sukseseve në fushën e dashurisë, dëshira për qetësi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe dëshira për të shkuar mirë me të tjerët është element i Venerës. Ne sferën natale ajo përfaqëson edhe ndihmën e fatit dhe mbrojtjen e shëndetit. Në trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qëndrim të saj kryesor peshoren, ndërsa qëndrimin bazë në shenjën e demit.

Marsi

Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjës së dashit, ndërsa për disa astrologë edhe i akrepit. Marsi shoqërohet me fshehtësi, agresion, energji, ambicie dhe mospërmbajtje. Marsi është sundues i shtëpisë së parë dhe asaj të tetë. Para së të zbulohej planeti i Plutonit, Marsi është konsideruar si sundues i shenjës së akrepit. Një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Plutonin si sundues të shenjës së akrepit, por shumica sish janë të mendimit se Marsi është bashkësundues i kësaj shenje. Astrologët tradicionalë ndërkaq i referohen Marsit si sunduesit të vetëm të kësaj shenje. Në astrologjinë kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, që përfaqëson pasionin, energjinë dhe aventurat. Edhe në astrologjinë indiane ky planet përfaqëson energjinë, fshehtësinë dhe egon.

Jupiteri

Jupiteri është planeti më i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka një karakter përmbledhës. Në fakt, ai shpreh integrimin e lumtur në jetë, simbolizon gëzimin për të jetuar, përfshirjen në shoqëri dhe shpirtin e drejtësisë. Nga Jupiteri varen fjalët, përpunimi i gjuhës, euforia dhe kënaqësia materiale, si dhe dëshira për paqe e qëndrueshmëri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurinë dhe fatin, besimin në vetvete dhe tërheqjen personale, e cila e hap rrugën drejt suksesit në botën e tregtisë e të parasë, por edhe të lumturisë personale. Nga Jupiteri, në të vërtetë, vijnë cilësitë, si: simpatia, lehtësia e bashkëbisedimit, cilësia e bindjes dhe dëshira për të bindur. Si burim i jetës dhe i drejtësisë, ky planet përfaqëson pikën e forcës në sferën natale, duke bërë ndërmjetësin midis individit dhe botës rrethuese. Në pozicion negativ mund të prezantohet si pak human dhe kokëfortë. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhën, gojën, e sytë dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtëpiake primare e Jupiterit është shigjetari, kurse ajo bazë peshqit.

Saturni
Saturni për shumë kohë konsiderohej si mbajtës i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe përqendrim i të gjitha energjive në vetvete, domethënë përfaqëson integrimin racional në jetë, vlerësimin e çdo situate, duke organizuar më mirë mbrojtjen e individit. Saturni është personifikimi i një miqësie të pamundur, nuk arrin t’i mbajë raportet shoqërore, por ka një forcë të madhe shpirtërore dhe shumë vendosmëri, kurajë morale dhe inteligjencë. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin që të marrë masa, duke e shtyrë në një ambicie të llogaritur, në ftohtësi dhe në mungesë mëshire. Për shumë kohë Saturni ka qenë i njohur si bartës i fatit të keq. Në fakt edhe traditat e lidhin me tersllëkun. Materialisht Saturni përfaqëson pleqërinë, kohën e vetmisë dhe të heqjes dorë nga shumë gjëra. Në trup korrespondon me skeletin e njeriut, më dhëmbët dhe mëlçinë. Shenja shtëpiake primare e tij është bricjapi, ndërsa ajo bazë ujori.

Urani
Urani është planeti i fundit që mund të bëjë xhiro rreth Diellit brenda harkut të jetës së një njeriu. Ai e përshkon këtë rrugë për 84 vjet. Urani është forca primare që krijon, shkatërron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa në kushtet më të veçanta (si Saturni) dhe kështu influenca e tij është e papritur, e papërcaktuar, duke përfaqësuar një shtytje për të vepruar në rastet urgjente. Urani përfaqëson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme të drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e parë kapacitetin e tij për të arritur një qëllim, me gatishmëri dhe me zotësi, Urani është planeti i teknikës, në të gjitha mundësitë e shprehisë, është i lidhur me zotësinë manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtëpiake primare është ujori, ndërsa ajo e bazës bricjapi. Nga astrologët modernë Urani konsiderohet si sundues i shtëpisë së 11-të, bashkë me Saturnin.

Neptuni
Para se të zbulohej Neptuni (në vitin 1846), Jupiteri është konsideruar si sundimtar i shenjës së peshqve, ndërsa sot një mori astrologësh modernë e konsiderojnë Jupiterin si bashkësundimtar i kësaj shenje, por ka edhe të tjerë që vlerësojnë se Neptuni nuk sundon asnjë shenjë të veçantë. Në astrologjinë moderne Neptuni konsiderohet si planet që sundon shtëpinë e 12-të bashkë me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur të detit dhe të oqeaneve, ndërsa në trupin e njeriut përfaqëson jetën e jashtëqitjes, lëngun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet për ta përshkuar rrugën rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymëzuesi i njerëzve për të udhëtuar drejt vendeve të largëta, qoftë gjeografike, qoftë shpirtërore, pra përfaqëson të panjohurën, fantazinë etj. Mirëpo, ky planet ka ndikim edhe në mënyrën e të menduarit të njeriut dhe në disa veti negative që mund të shkojnë deri te skizofrenia.

Plutoni

Roli dhe simbolika e Plutonit kanë filluar të zbatohen vetëm në astrologjinë moderne. I zbuluar më 1930, ashtu sikurse planetët e tjerë të ngadaltë, Plutoni vepron në një nivel më të thellë. Ai rregullon forcat sekrete, të cilat bazohen në kënaqësinë dhe në pakënaqësinë e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai përfaqëson kapacitetin për ta vënë në praktikë forcën e krijimit që secili person e ka brenda vetes, pastaj cilësinë e ringritjes pas një krize, por edhe të vullnetit për të dominuar, ambicien për pushtet dhe influencën mbi masën. Plutonit i duhen 248 vjet për ta përshkuar rrugën rreth Diellit, ndërsa shenja e tij shtëpiake primare është akrepi. Plutoni nga astrologët modernë konsiderohet si bashkësundimtar i shtëpisë së tetë bashkë me Marsin.


Fuqia e gurit dhe Zodiaku

Shumë civilizime kanë konsideruar se guri është simbol i fuqisë hyjnore…

Në kohët parahistorike guri ka shërbyer si vegël dhe si armë. Mite të shumta na mësojnë se si disa krijesa hyjnore kanë lindur nga guri. Në Lindje, guri shënonte praninë e hyjnores dhe para tij njerëzit përkuleshin me përdorimin e vajit dhe të gjakut. Kështu, nga guri është bërë altari.

Guri i cili ka rënë nga qielli është i ndryshëm nga të tjerët dhe rëndom lidhet me hyjnoren, ngjyrën e zezë, hënën, feminitetin, ose përgjithësisht me amësinë. I tillë është rasti me gurin e zi, të cilin e kanë adhuruar në Pesinonci, në Frigi, si hyjneshën e madhe Cibelën. Një gur i ngjashëm i zi gjendet edhe në brendinë Qabesë në Mekë (të mos harrojmë se islami është religjion me simbolizëm shumë të theksuar lunar).

Në mitologjinë greke guri e paraqet zotin më të madh ndër të gjithë zotat, Hronosin ose Saturnin, i cili ka jetuar me frikën se ndonjëri nga të bijtë do ta dëbonte nga froni, sikundër kishte profetizuar babai i tij, Urani. Për këtë shkak ai fëmijët e tij, menjëherë pas lindje, i kishte ngrënë. Megjithatë, gruaja e tij Rea, me qëllim që ta shpëtonte Zeusin, e kishte mbështjellë një gur në pelena dhe ia kishte dhënë Hronosit për darkëzën e tij. Kishte mbetur historia legjendare: kur Zeusi ishte rritur ia kishte dalë që ta rrëzonte babanë nga froni.

Guri i çmueshëm ose gjysmë i çmueshëm e ka rolin e tij edhe në Zodiak. Do të fillojmë nga diamanti, margaritari i cili tradicionalisht lidhet për shenjën e dashit.

Diamanti është mbrojtësi i atyre që janë të lindur në shenjën e dashit. Diamanti është gur i çmueshëm vezullues me ngjyrë të bardhë ose të kaltër të çelë dhe tradicionalisht është konsideruar simbol i pastërtisë dhe virgjërisë. Sipas legjendës, e mbron atë që bart në anën e majtë të trupit. Gjithashtu besohet se diamanti e forcon besnikërinë e dy dashnorëve, ndaj këtu duhet kërkuar shkakun se pse haset aq shpesh ne unazën e fejesës. Romakët e vjetër kanë besuar se diamanti i sjell fat luftëtarit dhe prandaj e bartnin si një hajmali. Megjithatë, ky gur i çmueshëm shpesh ka sjellë edhe fatkeqësi, posaçërisht atyre që e kanë lakmuar së tepërmi.

Në qoftë se diamanti është dhuratë, ose shprehje e besnikërisë dhe dashurisë, kurrë nuk sjell fatkeqësi. Deshve diamanti u sjell fat, fuqi dhe i mbron nga e keqja.

Zgjedhja më e mirë për deshtë është që bashkërisht të bartin diamant dhe safir, sepse veprimi i dobishëm i të dy gurëve rritet. Përndryshe safiri është një margaritar me ngjyrë të kaltër të çelë, i cili sjell fat dhe dashuri. Thuhet se si njëherë kur nga thesari i njohur i Turqisë ishte vjedhur safiri, ai e kishte humbur shkëlqimin dhe ngjyrën! Safirët më të vlefshëm janë ata me ngjyrë qielli, por mund të ndeshen edhe me ngjyrë të purpurt, të verdhë, ngjyrë trëndafili ose të kaltër. Në kohët e moçme, besohej edhe se mbron nga magjistarët. Në mesjetë përdorej si hajmali për sëmundjet e syve.

Diamanti si mbrojtje shëndetësore

Fomula: C (një format e kristalizuara të elementit të karbonit)
Fortësia: 10
Vendndodhjet: Afrika Jugore, Arkanzasi, India, Brazili, Borneo, Australia
Ngjyra: Kryesisht i pangjyrë dhe i tejdukshëm, por mund të jetë edhe i kaltër i mbyllët, i kuq, i verdhë, i gjelbër dhe i zi me vezullim

Diamanti është mbrojtës i shpirtit, i ndihmon mendimit të qartë dhe të pavarur.

Ka veprim preventiv te sëmundjet e zemrës, të veshkave, madje edhe në stadet e avancuara të sëmundjes. Eliksiri i shkrin gurët në veshkë dhe në tëmëlth.

Ndihmon te sëmundjet e lukthit, zorrëve, pastaj te sëmundjet e eshtrave, te dhembja e kokës, problemet me boshtin kurrizor, leucemia dhe stimulon gjëndrat. Përdoret edhe për rehabilitimin, shëron dejtë e hollë të çarë në kokë dhe në organe të tjera. Sforcon vullnetin gjatë kurave të ndryshme dhe ndihmon në lënien e duhanit.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar. Duke marrë parasysh se gjendet rrallë dhe se ka një çmim të lartë pak përdoret në kristaloterapi.

Këtij kristali nuk i nevojitet as zbrazja dhe as mbushja, sepse është energji e pastër.

Shenjës zodiakale të demit i përgjigjet margaritari i quajtur smaragd…

Smaragdi është simbol i mençurisë dhe i pavdekësisë. Në kohët e lashta i takonte atributi i “ndjekësit të stuhive” dhe i forcës që të ndihmojë lirimin e robërve. Ngjyra e tij e gjelbër është simbol i ujit, shiut të pjellor (smaragdët e kaltër i kushtoheshin Venerës). Thuhet se në pranverë, kur gjithçka gjelbërohet, ai e dyfishin aktivitetin.

Legjendat mesjetare thonë se smaragdi, në të vërtetë, vjen nga ferri, nga kurora e Luciferrit dhe se pikërisht për këtë është në gjendje që t’i mposhtë fuqitë demoniake.

Sot smaragdi u rekomandohet fëmijëve të vegjël, të cilët vuajnë nga gjumi i paqetë, që ta fusin nën gjuhë. Në simbolikën krishtere smaragdi përfaqëson “besimin dhe shpresën”.

Ky margaritar vezullues në të gjelbër gjithashtu është simbol i shpirtmirësisë konstante e të vërtetës dhe i fatit për të gjithë demat. Smaragdi i përpunuar dhe i lëmuar në mënyrë mjeshtërore e kishte fuqinë e të kthyerit të të parit, ndërsa thuhet se Neroni e përdorte gjatë luftërave të gladiatorëve me qëllim që të shihte më mirë.

Si gur i kohës moderne, smaragdi mund të shpohet në 57 dhe 58 fasete.

Smaragdi
Formula: Be3Al2Si6018, grupi i berilëve
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Kolumbia, India, Rusia, Pakistani, Australia
Ngjyra: e gjelbër e gjallë, e shkëlqyeshme qelqore

Ky gur, të cilit qysh nga kohët e lashta i përshkruhen fuqi të jashtëzakonshme, është afrodiziak i mirë. Ndihmon te skleroza multiciplite, sëmundjet e Parkinsonit, epilepsia, skizofrenia, paranoja, psikozat. Mbron nga infeksionet, sëmundjet e zemrës, anemitë, rregullon shtypjen. Eliksiri përdoret shpesh dhe kryesisht te ndezjet e ndryshme, problemet me boshtin kurrizor, eshtrat, muskujt dhe reumën.

Psikikës i jep harmoninë dhe drejtpeshimin.

Duke e marrë parasysh çmimin, nuk përdoret shumë në kristaloterapi, sado që është një gur me forcë të jashtëzakonshme. Përdoret si i papërpunuar dhe si i përpunuar.

Një herë në muaj duhet pastruar nën rrjedhën e ujit, ndërsa, duke pasur parasysh faktin se është gur i fortë, mjafton që ta lëmë në kontakt me rubinin, ose me kristalet malore në një enë pa ujë gjatë natës, sepse ata i japin forcë të re.

Gur mbrojtës i kësaj shenje është agati…

Është një gur me cilësi të gjysmëmargaritarit, vlerat mistike të të cilit u kanë sjellë jetë të gjatë atyre që e kanë bartur, posaçërisht binjakëve. Në kohët e vjetra besohej se agati e sillte elokuencën (talentin në fushë të oratorisë) dhe se mbronte nga dhembja e kokës. Gjithashtu, besohej se e largonte lodhjen e syve dhe se mbronte nga sëmundjet e lëkurës.

Në rastet më të shpeshta është oval dhe, sikundër besonin romakët e vjetër, sillte pasuri. Në mënyrë që ta shtonin forcën e e agatit, ciganët bartnin edhe hrizofrazin, një gur tjetër i fatit për binjakët. Agatin nuk do të duhej ta bartnin kurrë virgjëreshat dhe peshqit.

Ka dy lloje të agatit: agati dhe agati i mbuluar me myshqe.

Agati
Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5-7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja, Gjermania, Australia
Ngjyra: Ngjyra të ndryshme në tonet e e shkëlqimit të mëndafshit

Pakëson dhimbjet, ndihmon te problemet me fytin dhe me rrugët e frymëmarrjes. Ka spektër të gjerë të veprimit. Gjatë kohës së shtatzënisë mbron nënë dhe frytin, lehtëson lindjen. E mbron psikikën nga depresioni.

Përdoret kryesisht si i përpunuar në formë të vjegcës, qafores, vathëve dhe të gurit për dorë.

Zbrazet një herë në jave nën rrjedhën e ujit të vakët 3- 5 minuta, ndërsa mbushet në diell 1- 2 dy orë.

Agati i mbuluar me myshqe

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: India, SHBA-ja, Kina, Brazili, Afrika Jugore
Ngjyra: e kaltër e mbuluar me myshqe me njolla qumështi, e shkëlqyeshme mëndafshi e ngjyrës mat

Ndikon në pankreas dhe në prodhimin e insulinës, rregullon sheqerin në gjak, metabolizmin, filtron veshkat, shpretkën. E shton qëndrueshmërinë ndaj viruseve dhe kërpudhave.

Vepron relativisht ngadalë, ndaj rekomandohet që të hapet me kristal malor.

Kryesisht përdoret i përpunuar në formë të vjegcës dhe gurit për dorë.

Pastrohet me ujë të vakët rregullisht pas përdorimit, ndërsa mbushet diell ose pranë ndonjë kristali malor.

Rubini është njëri ndër margaritarët më të çmueshëm. Në kohën antike e ndërlidhnin me planetin Mars për shkak të ngjyrës së tij të kuqe. Hildegarda nga Bingeni (1098-1179) thoshte se “demonët e ajrit nuk mund t’i bëjnë veprat e tyre të tmerrshme dhe as të qëndrojnë në të njëjtin vend ku është edhe rubini; për shkak të kësaj rubini ka cilësinë që t’i heqë të gjitha sëmundjet nga trupi i njeriut”…

Për shkak të ngjyrës së tij të kuqe konsiderohej se rubini i largon melankolinë dhe ëndrrat e këqija. Në librat e vjetër mund të lexohet edhe se rubini i mbron marinarët nga anijethyerjet. Gjithashtu, simbolizon edhe mëshirën perandorake, dashurinë epshore dhe parimin e vitalitetit. Në “Apokalipsin” e Shën Gjonit përsosuria hyjnore krahasohej me “diamantin” dhe rubinin.

Rubini është simbol i lirisë, dinjitetit dhe forcës magjike. Veç kësaj, është mbrojtës i dashurisë dhe lirisë, ai i jep forcë edhe dashurisë së humbur. Të vjetrit mendonin se rubini nuk e lejon nënshtrimin ndaj sprovave dhe se e stabilizon shëndetin mental.

Besohet se mbron nga reumatizmi. Shndrit në rastin kur pronari sëmuret, ose kur i ndodh ndonjë fatkeqësi.

Katarinës së Aragonës i ishte tërhequr vërejtja për ndryshimin e pozitës së saj perandorake, duke u mbështetur në pozitën e ndryshimit të ngjyrës së rubinit të tij.

Shembujt më të shpeshtë kanë ardhur nga Lindja e Largët (Mandelei, India) dhe i kanë quajtur “lotët e Budës”.

Rubini është margaritar vezullues, ndërsa ngjyra e tij luhatet nga ngjyra e trëndafiltë deri te e kuqja e mbyllët.

Rubini

Formula: !l203, karbonat
Fortësia: 9
Vendndodhjet: Burma, Tajlanda, Sri Lanka, India, Brazili.

Pothuajse ka forcë magjike ndaj gjakut, krijimit të gjakut dhe enëve të gjakut. Aktivizon mëlçinë, rregullon sheqerin në gjak, e forcon sistemin imunologjik, përmirëson qarkullimin, mbron nga anemia dhe leucemia, i lehtëson problemet menstruale, rregullon shtypjen e gjakut. Eliksiri është afrodiziak i mirë dhe e shton fuqinë trupore.

Përdoret i i përpunuar dhe i papërpunuar.

Zbrazet në ujin e rrjedhshëm dy herë në muaj, ndërsa pas zbrazjes duhet të vendoset në vendin ku e zë dielli për rreth dy orë më qëllim të mbushjes.

Guri mbrojtës për luanët është Sardoniksi…

Ky gur i bukur me cilësi të gjysmëmargaritarit dhe me ngjyrë të kuqe-bromit mbron trimërinë, virtytet dhe fuqinë. Është mbrojtës i bashkëshortësisë, ndërsa nusja që do ta bartte në ditën e kurorëzimit, besohej se do të kishte martesë të lumtur. Gjithashtu sjell popullaritet, ndërsa besohej se mbronte edhe nga verbëria dhe thumbimi i insekteve. Romakët e kanë përdorur edhe për karfica.

Sardoniksi

Formula: Sio2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja

Nëpërmjet qaforeve ndikon në sistemin nervor. Si vjegcë rregullon punën e gjëndrave, sidomos të gjëndrës mbrojtëse. I mbron fytin, rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë nga infeksioni. Shëron verdhëzën, hepatitin, cirozën e mëlçisë. Qetëson zemrën.

Sjell fat në lojën e dashurisë.

Ndryshimi i vijave të bardha është tregues për sëmurjen e mëlçisë.

Përdoret vetëm si gur i dorës ose si vjegcë.

Zbrazet çdo dhjetë ditë me ujë të rrjedhshëm, ndërsa duhet që shpesh të lihet në diell, sepse vetëm në diell dendësohet në mënyrë të plotë.

Hrizoliti është gur mbrojtës i kësaj shenje. Është simbol i fatit i besnikërisë. Në kohët antike shërbente për t’i ndjekur shpirtrat dhe për të siguruar gjumë të rëndë. Kur bartej gjatë ditës sillte inspirimin letrar ose poetik.

Opali është gur i fatit vetëm për peshoret. Megjithatë, duhet thënë se bota antike nuk i frikësohej mallkimit të tij. Përkundrazi, e quanin gur i shpresës. Veçoria e këtij guri gjysmëmargaritar është se shndrit edhe pse nuk është i shpuar. Në Lindje një kohë të gjatë kanë besuar se ndihmon të parët dhe memorien. Në mënyrë që ta dëshmonte fuqinë e tij, shenjtori i prekte pacientët e tij me gurin e opalit.

Opali nuk bën të vihet në kutinë për stoli ose në syzë, sepse ashtu do t’i humbte shkëlqimin, bukurinë dhe aftësitë e tij magnetike.

Opali
Formula: SiO2 +H2O
Fortësia: 5,5- 6,5
Ngjyra: i tejdukshëm pa ngjyrë, i bardhë, i zi, i kaltër, me shkëlqim kalimtar në të gjitha ngjyrat e tjera

Ka një spektër të gjerë veprimi në planin fizik dhe shpirtëror. Vepron fuqishëm në lukth dhe në organet e tretjes, aktivizon gjëndrat, rregullon thartirën dhe rruazat e gjakut, ndihmon në raste e anemisë dhe leucemisë.

Forcon optimizmin, forcon spirituozitetin te ndikimi i madh i stresit, largon depresionin, i ndihmon psikikës që ta gjejë dashurinë e vërtetë.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar (gur i dorës, stoli, vjegcë).

Duhet të zbrazet vetëm me ujë të vakët të rrjedhshëm, ndërsa rekomandohet që gjatë natës të mbahet në shishe të ujit. Duhet të shmanget kontakti me parfumin, ujin e kolonjës, sapunin dhe thartirën. Nëse e ndryshon ngjyrën gjithsesi duhet të shkoni për kontroll te mjeku. Mbushet në enë me kristal malor.

Topazi është gur me cilësi gjysmëmargaritari, i cili mund të jetë i verdhë, i bardhë, i trëndafiltë ose i ndonjë ngjyre tjetër. Është mbrojtës i dashurisë, lojalitetit dhe i suksesit në punë. Në mesjetë topazi topazi në rastet më të shpeshta ishte i stolisur me ar, bartej rreth qafës, sepse besohej se mbronte nga magjitë, pagjumësia, lëndimet e fytit dhe bajameve. Në Lindje besohej se me ndihmën e topazit ishte e mundur që të pranoheshin porositë astrale. Mund ta bartin shigjetarët dhe të tjerët, por është i rrezikshëm për virgjëreshat dhe peshqit.

Formula: AI2(F2-SiO4)
Fortësia: 8
Vendndodhjet: Brazili, SHBA-ja, Rusia, Sri Lanka, Australia, Afganistani.

Tirkizi, gjysmëmargaritar me ngjyrë të kaltër të mrekullueshme, në Perëndim simbolizon planetin Jupiter (e gjelbra) ose Venerën (e kaltra). Emri i tij rrjedh nga vendet e Lindjes (Turqia). Turqit, si kalorës të mirë e kanë konsideruar si hajmali të tyre, sepse kanë besuar se i ruan kuajt dhe kalorësit në rrugëtimet e tyre të gjata. Konsiderohej se i ruante sundimtarët nga ndikimet e këqija. Në Meksikë tirkizi çmohej si gur i jashtëzakonshëm (në gjuhën e astekëve-xihuitl); përmbi të ishte vetëm zadi; kryesisht e vinin në diademat mbretërore. Zoti i tyre i Zjarrit quhej “Zoti i tirkizit” (Xiuhtecutli). Tirkizi i kaltër simbolizonte unitetin e zjarrit qiellor (Diellit) dhe atij tokësor.

Gjithashtu. besohej se mbronte nga xhelozia dhe magjia. Është interesant se tirkizi nuk duket bukur në të gjithë njerëzit: në disa e humb shkëlqimin dhe ngjyrën. Thuhej se tirkizi, duke e ndërruar ngjyrën, mund ta helmojë atë që e bart. Më së miri duket kur është i stolisur me ar.

Veçmas u sjell fat demave, por për asnjë shenjë nuk është në mënyrë të veçantë i pafat. Fuqia e tij forcohet nëse bartet me safirin.

Formula: CuAl6((PO4)4(OH)8.5H2O, fosfat
Fortësia: 5- 6
Vendndodhjet: SHBA-ja, Afganistani, Kina, Izraeli, Irani, Meksikoja, Burma, Rusia.

Ndihmon te sëmundjet e fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes. E forcon imunitetin dhe krijon harmoninë në punën e organeve; forcon gjëndrat dhe qarkullimin e gjakut, i ushqen muskujt dhe nervat i mban në gjendje elastike. Mbron dhëmbët dhe nofullën nga kariesi dhe paradentoza. Shëron impotencën. Psikikës i jep forcë dhe siguri.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar. Stolia, guri i dorës, vejgca janë format më të shpeshta në të cilat përdoret. Eliksiri përdoret kur dëshirojmë që ta forcojmë shpejt organizmin dhe që ta kthejmë forcën e tij.

Pastrohet një herë në muaj në enën e thatë sa gurthit e hematitit. Në rast të ndryshimit të ngjyrës duhet të pastrohet, zbrazet menjëherë. Mbushet në praninë e kristalit malor dhe të nugetëve të bakrit. Nuk bën të ekspozohet në diell, sepse tirkizi është i ndjeshëm në nxehtësi dhe në sapun e thartira. Argjendi i ndihmon bukur shumë karakterit shërue të tirkizit.

Për këtë shenjë veçmas është me fat guri i quajtur Granat. Është fjala për gjysmëmargaritarin me ngjyrë të kuqe në të mbyllët. Është simbol i besnikërisë dhe cilësisë të cilën bricjapët e vlerësojnë në mënyrë të veçantë. Romakët, grekët dhe egjiptianët e kanë çmuar si gur sundimtar, gur që sjell, forcën, fuqinë dhe lojalitetin. Besohej se granati e mbron gjendjen e përgjithshme shëndetësore të njeriut dhe se posaçërisht se nuk e lejon rënien në melankoli dhe depresion. Cilësitë e tij magjike shprehen edhe në atë se pronarin e tij, nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës, mund ta paralajmërojnë për fatkeqësinë vijuese. Është fatsjellës për ujorët, por jo edhe për demat dhe akrepat.

Formula: Fe3All22(SiO4)3, silikat
Fortësia: 7- 7,5
Vendndodhjet: Austria, Brazili, Çekia, India, Madagaskari, Kanadaja, Afrika Jugore

Është njëri ndër kristalet më të rëndësishme shëruese. E forcon zemrën, ritmin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, forcon qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Mbron nga anemia dhe leucemia, vepron në organet seksuale (afrodiziak), forcon eshtrat, ndihmon tek artritisi dhe reuma. Na psikikë ndikon si mbrojtës i miqësisë së vërtetë.

Shfrytëzohet si i papërpunuar dhe i përpunuar në formën e stolisë, vjegcës dhe gurit për dorë.

Zbrazet rregullisht (3-4 herë në muaj) nën ujin e vakët të rrjedhshëm, pastaj ekspozohet në diell, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Nëse guri e ndryshon ngjyrën, duhet të zbrazet vetëm atëherë kur të përcaktohet arsyeja e ndryshimit. Për shembull, problemet me partnerin shkaktojnë pothuajse ngjyrën e zezë, e cila kthehet në ngjyrë normale, në të kuqe ose në të ngjyrë gështenjë, vetëm atëherë kur çrrënjosen problemet që e kanë shkaktuar ndryshimin e ngjyrës.

Ametisti, gjysmëmargaritar shumë i kërkuar, me ngjyrë të mrekullueshme trëndafili, ndërsa nganjëherë edhe me ngjyrë vjollce, ishte simbol i modestisë dhe pastrues i shpirtit. Që nga kohët e vjetra dhe pothuajse deri në ditët e sotme konsiderohej se mbronte nga dehja (në greqisht: a-methysios do të thotë “nuk është i dehur”). Njëfarë Edvard Merike ka shkruar më 1853 në librin “Historia e bukuroshes” se ametisti largon mamurllëkun, ashtu që zotëria që kishte pirë shumë shpejt bëhet plotësisht i kthjellët; prandaj shumë sish, qofshin klerikë, qofshin njerëz të rëndomtë, kanë pasur traditë që të bartin unazë me gurë të çmuar. Grekët e vjetër kanë besuar se ai që e bart nuk do të mund të dehej!

Me mijëra vite është bartur si stoli në unazën e peshkopit dhe përgjithësisht për zbukurimet e personaliteteve të larta.

Tradicionalisht, ametisti është gur i të dashuruarve. Nëse vihet në mëndafsh mbron nga dhimbja e kokës.

Gjithashtu, konsiderohej se mbron nga helmimi dhe magjia.

U përgjigjet të gjitha shenjave pa përjashtim.

Ametist

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, Meksikoja, Namibia, Zambia

Që nga lashtësia është i njohur si gur që ndihmon te dhembja e kokës dhe migrena. I përshkruhen shumë cilësi. Ndihmon edhe te problemet menstruale, e sforcon memorien, e rregullon shtypjen e gjakut dhe është i mirë kundër trashjes. Qetëson zemrën dhe nervat, mbron nga magjitë dhe forcat e këqija, mendimet e këqija i shndërron në optimizëm. Posedon impulse të këndshme për kënaqësinë e jetës dhe miqësi, sikundër edhe aftësinë e profetizimit të zgjidhjes së problemeve. Te meditimet ofron shkallën më të lartë të qetësisë, ngrohtësisë dhe harmonisë.

Përdoret në mënyrë ta ndryshme, i papërpunuar dhe i përpunuar, ndërsa njëkohësisht nga ai bëhet edhe eliksiri.

Në gotën prej 2 decilitrash të vihet një pjesë e përpunuar e ametistit. Të lihet që të qëndrojë gjatë natës dhe të pihet në mëngjes. Eliksiri ka treguar rezultate të mira edhe te rregullimi i jashtëqitjes. Përmirëson rritjen e flokëve dhe e pastron lëkurën. Çdo 15-20 ditë zbrazet nën ujin e rrjedhshëm rreth 3-5 minuta.

Nuk bën të mbushet (dendësohet) në diell.

Peshqve, si shenjë e ujit, u përgjigjet akuamarini. Ky margaritar i shkëlqyeshëm emrin e ka marrë nga dy fjalët latine: uji dhe deti, sepse ngjyra e tij e kaltër-gjelbër ta kujton ngjyrën e detit.

Besohet se akuamarini sjell harmoni dhe fat në martesë, ndaj për këtë është zgjedhje e mirë si unazë fejese. Është me fat edhe për akrepin. Gjithashtu është i mirë edhe për ujorin, por janë luanët ata që do të duhej ta shmangnin.

Akuamarin

Formula: Al2Be3(Si6O18), silikat
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Pakistani, Afganistani, Sri Lanka, India, Mozambiku, Nigeria, Madagaskari.

Në mënyrë të veçantë ndikon në rrugët e frymëmarrjes, për shembull tek astma, bronhitisi, sëmundjet e mushkërive, ftohja, alergjia. Mbron nga seniliteti dhe kalcifikimi i arterieve. E zvogëlon depresionin, e forcon ndërgjegjësimin.

Në martesë i thellon dashurinë dhe besnikërinë.

Përdoret i papërpunuar dhe i përpunuar (qaforja, hallka, vjegca, guri i dorës.

Zbrazet nën ujin e vakët të rrjedhshëm, ndërsa mbushet në diell.



Astrologjia dhe mjekësia

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë. Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit, ose binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të shkaktojnë aversion të dyanshëm.

Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut

Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj. Fazat e ndryshme të Hënës ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave mentale. Pasi që Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e njeriut. Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra. Po ashtu edhe shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.

Shërimi nën ndikimin e Hënës

Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale. Qysh në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i organizmit. Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot.
Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari. Ndërsa nuk preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe. Mjekët që konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit...



Numerologjia – numrat dhe fati

Një llogaritje e moçme e karaktereve të njerëzve është edhe numerologjia. Sipas kësaj llogaritjeje astrologjike kuptojmë se secili person fshihet prapa ndonjërit nga numrat prej një deri në nëntë. Në mënyrë shumë të thjeshtë, secila datë e lindjes mund të zbritet në një numër njëshifror, i cili i tregon rrugën e jetës suaj dhe zbulon vetitë tuaja të mira dhe të këqija, por edhe si silleni ndaj njerëzve të tjerë. Madje, mund ta krahasoni numrin tuaj me atë të partnerit, apo të njerëzve që ju rrethojnë, për ta parë përputhshmërinë mes jush.

1-2-3-4-5-6-7-8-9

Si të llogaritet numri i rrugës jetësore
Mblidhni numrat që i jep ditëlindja juaj. Për personin që ka lindur më 15 shtator 1981 mbledhja duhet të bëhet në këtë mënyrë: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e këtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon secilës rrugë jetësore i takoni, pra rrugës 7. Nëse shuma edhe pas dy mbledhjeve del një numër më i madh së 9, atëherë vazhdoni mbledhjen derisa të fitoni numrin njëshifror...

Domethënia e numrave
1 - Udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.

2 - Njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.

3 - Lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. Është person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.

4 - Këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. Është person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.

5 - Ëndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.

6 - Zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për te qenë politikan i suksesshëm. Është i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.

7 - I rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. Ëndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. Është i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.

8 - Trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. Është person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.

9 - Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.

A i përgjigjet numri i tij tuajit?

1-shi dhe 2-shi janë në kundërshtim më njëri-tjetrin, mirëpo kreativiteti dhe shkathtësia e udhëheqjes që e posedon 1-shi mund ta joshë 2-shin artistikisht të orientuar.

3-shi është i pavarur dhe i gjallë. I përshtaten 3-shat të tjerë, ose numrat që pjesëtohen me 3.

4-shi është praktik dhe vështirë krijon shoqëri. Përshtatet mirë me 2-shin dhe 8-shin.

5-shi është adhurues i jetës tolerante dhe përshtatet më të gjithë numrat, sidomos me numrin 5.

6-shi është besnik dhe i baraspeshuar, ndërsa përshtatet me 7-shin e rënë në mendime dhe me 9-shin seksipil.

7-shi i pëlqen 3-shat e gjallë dhe 5-shat dinamikë.

8-shi është ambicioz, botërisht i hapur dhe goxha materialist. E pëlqen kreativitetin e 1-shit, ndërsa ka nevojë për stabilitetin e 4-shit.

9-shi është tip luftëtar që i pëlqen 1-shat autoritarë dhe 6-shat besnikë



Sharmi i dashurisë i shenjave të horoskopit

Deshtë

që në takimin e parë lënë përshtypje të fortë. Si të mos ishte kështu, kur qëllimi i tyre jetësor është që t’i imponohen rrethinës! Kërkojnë lidhje epshore në të cilën do të jenë dominues, por kur dashurohen janë shumë të sinqertë dhe spontanë, ndërsa për shkak të sjelljes së tyre impulsive nganjëherë lënë përshtypjen e njerëzve që kërkojnë sherre!

Demat

janë materialistë të mëdhenj, të cilët edhe marrëdhëniet emocionale shpesh i kundrojnë nëpërmjet interesit. Para partnerit potencial gjithnjë dëshirojnë të lënë përshtypje të mirë, ndaj kërkesat e tyre të mëdha dhe prirjet sensibile i fshehin me kujdes, duke i lënë për më vonë. Rrallëherë ndërmarrin iniciativën!

Binjakët
do t’ju argëtojnë si asnjë shenjë tjetër. Për gjininë tjetër, të paktën në fillim, do të jetë me rëndësi pamja jashtme. Emocionet e tyre i mbajnë nën kontroll për arsye që janë të njohura vetëm për ta, por, megjithëkëtë, sharmit dhe spirituozitetit të tyre është vështirë t’u bëhet ballë.

Gaforret

janë tipa vërtet romantikë që shpejt dhe shpesh e ndryshojnë humorin. Nga partneri presin një kujdes të pakufishëm, ndërsa u lëshohen ndjenjave të tyre vetëm kur binden se edhe pala tjetër është e sinqertë.

Luanët

mund të durojnë një numër të pabesueshëm të komplimenteve dhe lavdërimeve në llogari të tyre. Çdo marrëdhënie të re e përjetojnë si një rast për t’u treguar, ndërsa, edhe pse janë shumë epshorë, nganjëherë është e pamundur që t’i dilet mbanë me xhelozinë e tyre.

Virgjëreshat
janë shumë të menduara dhe të drejtpërdrejta, ndërsa nga partneri kërkojnë siguri, besim dhe saktësi. Romantika e tepruar dhe shprehjet e dashurisë u duken gjëra qesharake, ndaj me virgjëreshat mos provoni diçka të tillë!

Peshoret
janë tipa mashtrues me stil, të cilët te gjinia tjetër kanë shumë sukses. Me kujdes e vlerësojnë sharmin, dukjen e jashtme dhe shijen e personit që u pëlqen, sepse për ta është tepër e rëndësishme ta gjejnë një partner që mund të matet me përsosurinë e tyre të jashtme.

Akrepat

i adhurojnë lojërat e joshjes, seksi për ta është tepër i rëndësishëm, ndërsa ndjenjat i fshehin me kujdes. Kur ndokush i lëndon, nuk e harrojnë asnjëherë hakmarrjen.

Shigjetarët

janë të guximshëm, kanë energji të madhe dhe vetëbesim. Janë të gatshëm për çdolloj rreziku. Aventura me shigjetarin gjithnjë do të jetë interesante, dinamike dhe me plot bujë.

Bricjapët
menjëherë e bëjnë me dije se në marrëdhëniet emocionale duhet të ketë rend. Lidhja e tyre zhvillohet sipas protokollit dhe pa shpërthim të emocioneve.

Ujorët
adhurojnë që ta tërheqin vëmendjen, ndërsa lojërat e joshjes me ta sjellin shqetësime dhe paqartësi. Sjellja e tyre nganjëherë është ekscentrike dhe provokuese, por me ta kurrë nuk do ta ndieni monotoninë.

Peshqit

janë persona me natyrë shumë emocionale dhe të dashuruar, ashtu që është lehtë ta tërheqësh vëmendjen e tyre. Me ta duhet të veprohet shumë me kujdes, sepse lëndohen lehtë, ndërsa imagjinata e tyre më e madhe është që rrëfimin e tyre të dashurisë ta kthejnë në një përrallë me përfundim të lumtur.


Si ta çoni mashkullin para altarit

Zonja të nderuara, pse duhet që gjithnjë ju të jeni të zgjedhurat? Gruaja e kohëve moderne duhet të jetë e guximshme dhe e vendosur që vetë ta zgjedhë mashkullin e jetës së saj. Si do ta inkurajoni mashkullin tuaj në mënyrë që ta dërgoni para altarit? Astrologjia jua zbulon të fshehtën… kuptohet kjo varet nga shenja në të cilën është i lindur AI…

D A S H I

Martesa është në kundërshtim me dëshirën e dashit për pavarësi, sepse filozofia e tij shpesh e thekson vetëm një fjalë: liri. E eksciton aventura. Ai dëshiron dhe… humbet. Ai e do femrën dhe është i palodhshëm në kërkimin e lumturisë, ndërsa kjo nënkupton vende të reja dhe femra të reja. Di të jetë mjaft egoist. Ai është Don Zhuan dhe këtë do ta pranojë vetë. Mund të jetë edhe ujk vetmitar… Mashkulli në këtë shenjë gjithnjë e thekson se si me të nuk është lehtë të jetohet. Për shkak të Marsit ka një nxitje të fortë seksuale dhe nuk është i sigurt se do të jetë i kënaqur me vetëm një grua. Ka nevojë për grua, e cila do ta adhurojë, por edhe që do të guxojë ta kundërshtojë dhe që do t’i ndihmojë të zhvillohet emocionalisht dhe shpirtërisht. Nëse e dëshironi pikërisht këtë mashkull, bindeni se jeni e mrekullueshme, e mençur, interesante, gjithnjë e ndryshme… Atëherë braktiseni dhe lëreni një kohë në distancë…Lëreni që të gjakojë për ju dhe atëherë faljani veten.

D E M I

Demi martohet para shenjave të tjera të Zodiakut. Nuk e bën pyetjen nëse do të martohet, por vetëm me kë do të martohet. Nuk është agresiv me gratë dhe kur konsideron se një grua është ideale, ai lidhet në mënyrë absolute për të. Megjithatë, martesën mund ta shtyjë për disa vite, gjatë të cilave do ta fryjë xhirollogarinë e tij bankare. Gjatë kësaj kohe ndjenjat nuk do të dobësohen, sepse pikëpamja për “pronësinë” mbi gruan /është shumë posesiv/, e cila varet prej tij, i krijon ndenja specifike. Ka nevojë për një grua që do ta zbaviste dhe që do të dinte ta priste. Është emocional dhe ka dëshirë të jetë i dashuruar, i përkëdhelur dhe i përkujdesur. Bëhuni e bukur, tërheqëse, maksimalisht e rregulluar, sepse ai është estet i përkryer dhe shumë i ndjeshëm, në të kundërtën, sytë dhe ndjenjat e tij do të kërkojnë një pamje më të këndshme. Dhe më e rëndësishmja është: lexoni të gjithë kuzhinierët e botës, mësoni receta të zakonshme dhe të pazakonshme dhe kuptohet zbatojini në praktikë…, sepse ai është gurman i madh… Të jeni të sigurta se nuk do të mund t’ju rezistojë dhe çka është më me rëndësi nuk do t’ju braktisë kurrë!

B I N J A K Ë T

Rëndom mashkulli binjak e konsideron martesën si një kufizim të madh dhe monotoni, sepse nuk dëshiron që të përfundojë i mbyllur në kafaz. Dëshiron të ketë miqësi me femrat, por aventurat e tij i konsideron si opsionin dhe shansin më të mirë që ta tregojë personalitetin e tij. Është i prirë të flirtojë dhe mund të jetë dashnor i mrekullueshëm. Dyshon në nevojën që të martohet dhe shpeshherë nuk ia del që të përcaktohet ndërmjet dy ose tri femrave. Duhet të jeni e zhdërvjelltë nëse dëshironi që ta tërhiqni binjakun. Mos i tregoni para kohe se e jeni magjepsur nga ai. Më shumë i pëlqejnë misteret dhe gjërat që kanë fshehtësi të mëdha e kuptime të pazbërthyeshme. Mbajeni mend, binjaku përjetësisht është kureshtar. Mos i anashkaloni ngjarjet e ditës, sikundër janë vizitat në muze ose ekspozitat në bibliotekë. Ai është fëmijë i Merkurit, planetit të intelektit. Më së miri e ka të mos e kuptojë se në çfarë është. Pasiguria e pushton të tërin. Caktojani takimin në ndonjë vend jo të rëndomtë, ose në ndonjë vend të ri dhe mos i thoni se ku po e çoni. Fjala çelës për sukses është imagjinata. Nëse vërtet e doni atë për burrë, bindeni se jeni aq sa duhet imagjinatave, se mund t’i luani disa role të ndryshme, madje nëse është nevoja edhe brenda një dite.

G A F O R R J A

Mashkulli me shenjën e gaforres ëndërron për martesën dhe gruan e jetës së tij qysh si djalosh, sepse detyra e tij karmike është që ta mësojë leksionin se si t´i transformojë dhe t`i lartësojë emocionet në kuadër të familjes. Thellë në vete ai gjakon ta gjejë gruan e cila i kupton nevojat e tij emocionale, gruan që është e butë, epshore dhe e ndjeshme. Është shumë i lëndueshëm dhe tmerrohet nga mendimi se mund të jetë i braktisur… Për të dashuria pa romantikë është e zbrazët, atij i duhen ngushëllimi dhe siguria emocionale. Kur janë në elementin e tyre janë shumë të kënaqur, të disponuar poetikisht, shpirtëror deri në ekstrem dhe të kujdesshëm deri në fund. Kurrë mos i përmendni lidhjet paraprake të dashurisë, sepse kjo në ta do të ketë efektet e një dushi të ftohtë… Nuk duan të dinë se ka ekzistuar dikush i rëndësishëm në jetën tuaj para se të hynte ai në skenë… Në mënyrë që gaforren tuaj ta çoni para altarit /atij nuk i pengon iniciativa e gruas/ plotësojani të gjitha dhe bëni të tërat që të ndihet i përkëdhelur dhe i përkujdesur. Jini të ngrohta dhe fine, silluni me kujdes, në mënyrë amënore, dëgjojini me vëmendje problemet e tij /kujdes ndonjëherë në këtë drejtim di ta teprojnë!/. Në rast se dashurohet në ju, atij nuk i duhet shumë që të ta thotë “po”-në vendimtare.

L U A N I

Si të dërgohet një mbret para altarit? Mos ia thoni këtë haptas… sepse është AI që pushton! Ai është njëmend mashkull i vërtetë… 1OO%! Krenohuni me të. Luani ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes. Duhet t’i bëni lajka, madje shumë… Dorën në zemër, ai këtë e meriton. Luani sundohet nga Dielli, ai veçohet me ngrohtësinë dhe energjinë pozitive edhe atëherë kur hidhërohet. Ky njeri i guximshëm dhe i fortë është përplot entuziazëm, i tillë që krenarinë dhe vetëbesimin e tij i shpreh me fare pak përpjekje. Ecën me një dinjitet mbretëror, me graciozitet, vetëbesim, shkujdesje, paksa me mendjemadhësi, sikurse tigri nëpër xhungël... Dhe nuk është çudi pse të gjitha femrat përfundojnë në të… Dojeni! Ai nuk do asgjë në shumë në këtë botë sesa të jetë i dashuruar…Para se t’ia ofroni zemrën tuaj për gjithnjë, lavdërojini aftësitë e tij për një sjellje të përgjegjshme dhe bindeni se si në sytë tuaj është një burrë i përkryer… Nëse ia dilni ta bindni se një mashkull të tillë si ai kurrë s’e keni takuar, përgjithmonë do të jetë pranë jush.


V I R G J Ë R E S H A

Mashkulli i shenjës së virgjëreshës është i lumtur edhe pa jetën martesore. Ai është vetmitar që nga fëmijëria dhe është i orientuar në rregull dhe disiplinë. Ndoshta dobia qëndron në faktin se meshkuj të vetmuar ka pikërisht më së shumti në shenjën e virgjëreshës. Nëse e doni mu këtë mashkull, ja si mund t’ju ndihmojmë: duhet të jeni shumë inteligjente, e arsimuar, e kulturuar, veç kësaj edhe e suksesshme në biznes, njëkohësisht emocionale dhe e përmbajtur, atakuese dhe diskrete, e vendosur por edhe e gatshme për kompromis dhe mbi të gjitha e gatshme që t’i përballoni të gjitha tentimet e tij që t’ju largojë nga vetja. Tingëllon çuditshëm, por ai mund të jetë shumë i pakëndshëm pikërisht kur është shumë i interesuar… Nëse e gjen një femër të tillë, veçmas nëse akordohet me të në nivelin intelektual, qëndrimet e tij ndryshojnë dhe fillon të mendojë për martesën. Për ta sjellë para altari ju duhet ta bëni hapin e parë, sepse, në të vërtetë, turpërohet shumë… Thojini se i besoni dhe se do të sakrifikonit gjithçka që ai të jetë juaji…

P E S H O R J A
Mashkulli me shenjën e peshores me kënaqësi do të hynte në lojën e joshjes dhe flirtit, sepse kjo është natyra e tij e vërtetë… Shumë mirë gjendet në të, i njeh të gjitha rregullat dhe finesat. Me gëzim dhe me kënaqësi ju dorëzohet, bën lojë të ndershme dhe të njëjtën e gjë e kërkon edhe nga ju. Në mënyrë që të jeni partner i denjë i tij duhet të jeni joshëse, e kulturuar, e rafinuar, subtile. Është estet i madh dhe nuk i duron vulgaritetin dhe vrazhdësinë. Gruaja të cilën ai e do duhet të jetë DAMË. Ai vërtet ka manire zotërinjsh dhe është xhentëlmen i madh. E ha me romantikë dhe me fjalë të ëmbla… Sa i përket martesës, në kuadër të kësaj shenje ekzistojnë dy lloje meshkujsh. I pari martohet herët dhe përshtatet mirë në skemën e jetës martesore. Tipi i dytë shpreh frikë nga martesa… Ai di të jetë aq i trishtuar /peshoret janë tepër të lëndueshme dhe të ndjeshme/ në rast se ndodh mosmarrëveshja dhe më parë zgjedh të presë, duke thënë se po e pret të vërtetën … Që ju të jeni ajo "e vërteta" bëhuni në mënyrë të magjishme tërheqëse, gjithnjë maksimalisht e zbukuruar, e butë, por paksa e paarritshme… Megjithatë, bëjani disi me dije se pa të do të ishit shumë e palumtur…

A K R E P I

Ja edhe një mjeshtër i strategjisë së dashurisë, veçse ky është shumë më i rrezikshëm dhe shumë i fortë. Karizmi i një akrepi është tejet i madh dhe vështirë është t’i kundërvihesh, madje edhe kur sillet në mënyrë të vrazhdë, çnjerëzore dhe arrogante, gjë që ngjet shpesh. Nga ana tjetër akrepi nuk është gjah i lehtë, të paktën jo sa i përket zemrës së tij. Bëhuni e fortë, misterioze, e paarritshme, e thellë dhe thjesht - e ndryshme. Qëndrimi i tij ndaj femrave nuk orientohet nga martesa, por nga mbetja në të. Akrepi e di se jeta e përbashkët është e vështirë dhe nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë mënyrën e tij të jetës për shkak të dikujt tjetër … Megjithatë, martesën e ka të domosdoshme për shkak të ndjenjave të forta, ngase ka nevojë për siguri emocionale. Ka shumë lidhje dashurie dhe aventura para martesës, në rend të parë për shkak të prirjes së theksuar seksuale, por bëhet vërtet i lumtur kur e gjen një grua shpirtërisht të fortë e intuitive, e cila është në gjendje që të depërtojë në shpirtin e tij, sepse nën fasadën e tij të vrazhdë fshihet një zemër tepër e butë …, e lehtë, e lëndueshme. Nëse e doni me adhurim pikërisht atë, bëhuni e papërballueshme në aspektin erotik, largojeni padurimin e tij dhe pastaj ai do ta ngrejë flamurin e bardhë!

S H I G J E T A R I

Ai është i guximshëm, i hapur, i drejtpërdrejtë, spirituoz, joshës, Don Zhuan…Vardiset me aq shumë shpirt, me aq përulje sa nuk e dini nëse është serioz, apo po tallet. Këtë nuk do ta kuptoni edhe kur të jeni në lidhje me të… Ai do t’ju mbulojë me margaritarë të vërtetë, por edhe me margaritarin vezullues të sinqeritetit dhe ndershmërisë. Ai do të jetë hulumtues i botëve dhe i ideve të reja dhe do të luajë gjithë atë që ju e dëshironi, por… gjithnjë do të ndahet ndërmjet jush dhe lirisë personale… Atë është vështirë ta kesh në lidhje, qoftë edhe kur është marrëzisht i dashuruar… Më së lehti do ta pushtoni dhe do ta mbani për vete në rast se lini përshtypjen se mund të jetoni edhe pa të… Veç kësaj, mos harroni që të informoheni për temat e sportit e politikës dhe ta vërtetoni nëse e keni pasaportën në rregull. Për çdo rast… ai gjithnjë është i gatshëm për të udhëtuar. Ka nevojë për një grua inteligjente, e cila do t’i ndante me të interesimet për filozofi dhe shkencë. Shigjetari gjithnjë me xhelozi do ta ruajë lirinë e tij, por edhe jeta familjare për të përbën një nxitje të madhe. Është në gjendje që mbi vete të marrë barrën e madhe të obligimeve, madje edhe rreth fëmijës dhe në këtë di të gjejë kënaqësinë. Provokojeni…

B R I C J A P I

Nëse jeni plotësisht të sigurt se bricjapi është ai që doni po jua japim disa këshilla. E para është – mos u mashtroni nga e ashtuquajtura ftohtësi dhe nga toni shpërfillës me të cilin ndonjëherë ju drejtohet. E dyta – shmangni temat pa lidhje, barsoletat dhe çdolloj sipërfaqësie. E treta – jini të gatshëm që çdo mendim ta arsyetoni me argumente të forta. Jini e kujdesshme, diskrete dhe me manire të mira … Ai nuk e fal zemrën e tij përderisa nuk bindet se dikush vlen dhe derisa nuk është i sigurt se ajo është "e vërteta". Ka nevojë për një grua që do t’i sjellë freski dhe e cila matanë mureve të larta të seriozitetit do ta shoh djaloshin dhe zemrën e tij të artë …
Jini e dashur, e butë dhe e përkushtuar dhe ai do t’ju dojë për gjithë jetën. Nëse një herë ju pranon dhe ju dashuron, do të jetë së tepërmi i përkushtuar ndaj jush dhe çdo vit vijues me të do të jetë më i bukur e më i bukur. Te bricjapët, me kalimin e kohës, dashuria bëhet më e fortë, natyrisht nëse është fjala për atë "të vërtetën"… Nëse vërtet e dëshironi për vete, atëherë thjesht ju duhet të jini "e vërteta"!

U J O R I

Kini kujdes, me ujorin mashtrohen edhe ata që kanë shumë përvojë… Transparenca e tyre dhe mungesa e distancës së rëndomtë shpesh interpretohet gabimisht sikur sinjali që shënon kalimin e lirë. Duhet t’ua tërheqim vëmendjen të gjithë atyre që “kanë rënë në rrjetën” e ujorit… Ai është mashkull i cili kontrollohet jashtëzakonisht mirë dhe nuk lidhet gjithaq lehtë. Nëse jeni diçka e veçantë, të themi ultramoderne ose me një koeficient të inteligjencës mbi mesatare – kushedi, ndoshta edhe mund të na demantoni…
Në qoftë se ndonjë femër e tërheq, ajo do ta vërejë se gjithë vëmendjen e tij do ta orientojë drejt saj. Ai është idealist, koncepti intelektual dhe humanist i të cilit e kërkon për vete gjysmën tjetër që do të jetë e njëjtë me të. Në qoftë se ju je pikërisht ajo vajzë, mos e lejoni që menjëherë t’ju njohë. Zbulohuni ngadalë dhe hiqni ngadalë "mbështjellësit"… Do ta argëtojë fakti se, nëpërmjet inteligjencës gjeniale, do të depërtojë në natyrën tuaj. Jini gjithnjë e re dhe disi e ndryshme, por, megjithatë, mjaft energjike dhe e fortë që t’i kundërviheni kur kjo është e nevojshme.

P E S H Q I T

Nëse jeni dashuruar në të, pothuajse nuk keni nevojë për strategji të veçantë që t’ia kumtoni dashurinë. Domethënë, mashkulli i juaj i shenjës së peshqve këtë e ka kuptuar ndoshta edhe para jush… Peshqit janë shenja më intuitive e Zodiakut dhe e kanë talentin që t’i zbërthejnë emocionet dhe mendimet e të tjerëve. Edhe diçka: në fillim të lidhje peshqit nuk e dinë çka duan, ose të paktën ashtu duken, ashtu që pa ngurrim do të tentojnë t’ju ikin pikërisht në momentin kur kujtoni se i keni në dorë. Jini të durueshëm dhe të vendosur, ndërsa më e rëndësishmja është të dini të lexoni ndërmjet rreshtave! Me ta asgjë nuk është ashtu sikurse duket… Karizmatik, i pakapshëm, shpesh i pakuptueshëm, zihet në kujdes dhe dashuri… Jini ekstra sensitive dhe mbi të gjitha jini e gatshme që t’i ofroni pa kushte ndikim qetësues të dashurisë. Nuk është nga ata që me qejf martohen. Për të dashuria janë yjet dhe qielli i paanë … dhe ju nga kjo duhet të bëni një kulm mbi kokën e tij. Në fillim të lidhjes është i pakapshëm, por nëse ndodh që të dashurohet në ju fatalisht, besoni se do ta keni të vështirë që ta hiqni qafe…

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë I
Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II
Marketing

Shenjat astrologjike

Astrologji kineze

Ashendenti, ose shenja hyrëse

Horoskopi i të famshëmve: Hitler, Presley, Clinton dhe Gates

Elementet astrologjike

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Planetët

Astro orët gjatë një dite

Tipat themelorë astrologjikë/numerologjikë

Fuqia e gurit dhe Zodiaku

Shenjat astrologjike, faktorë të rëndësishëm në trafik

Numerologjia – numrat dhe fati

Astrologjia dhe shëndeti

Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!

Astrologjia dhe mjekësia

Ora e lindjes e përcakton karakterin

Kurorëshkelësit sipas Zodiakut

Çfarë ushqimi për secilën shenjë

Sharmi i dashurisë i shenjave të horoskopit

Sportet sipas shenjave të horoskopit

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës

Si ta çoni mashkullin para altarit:)

Shpresoj qe tju pelqejne keto gjona interesante qe ne shume pak minuta i gjeta, ju faleminderit te gjitheve:)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: Re: Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes:   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitimeMon Oct 12, 2009 4:54 am

Pse i beson kto gjojna ti er daku Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Starlight

Starlight


Numri i postimeve : 61
Pikè : 66
Reputacioni juaj : 1
Join date : 24/10/2009

Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: Re: Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes:   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitimeMon Oct 26, 2009 9:41 am

..interesante..por asnjera nuk perputhej me mua.. Evil or Very Mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Empty
MesazhTitulli: Re: Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes:   Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes: Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si fillim po jap disa te dhena per horskopin sipas muajve te lindjes:
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Po jap disa te dhena duke u munduar qe tju sjell edhe keshilla te vleshme flm!!
» Te dhena per jeten e vipave Shiqptar
» Zgerdhihuni, po kujdes dhomet me qafshi
» 300 keshilla per Shendetin
» Disa Keshilla te shkurtera mbi shendetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Zona E Argetimit :: Horoskop-
Kërce tek: