Embelsira online |
|
| Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token | |
| | Autori | Mesazh |
---|
candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| Titulli: Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token Sun Oct 25, 2009 12:34 pm | |
| Pika Interesante: ○ Planeti gjendet 120 trilion milje larg sistemit tone diellor ○ Planeti eshte pese here me i rende se Toka, me nje force rendese 1.6 here me te forte ○ Nuk dihet nese planeti eshte i akullt apo i gurte (si Toka). Nese eshte i gurte, diametri i tij do te jete 5.5 here me i madh se i Tokes. Nese eshte i akullt, do te jete shume here me i madh ○ Teorkisht, ne baze te ketyre rezultateve, planeti duhet te kete nje atmosfere ○ Jeta ne kete planet eshte besueshmerisht e mundur ○ Zbulimi konsiderohet nje hap domethenes per zbulimin e mundshem te jetes ne univers ○ Planeti, i mbiquajtur 581c, ecen ne orbite rreth 'xhuxhit te kuq' Gliese 581 ○ Nje vit ne kete planet eshte ekuivalent me 13 dite tokesore ○ Shkencetaret besojne se planeti eshte i mbushur me uje te rrjedhshem ○ Temperatura eshte e mundur te jete njelloj si ne Toke ○ Zbulimi paraqet nje stimul tjeter per t'i dhene pergjigje pyetjes "A jemi vetem?" Zbulohet "kloni" i Tokës
Astronomët kanë vrojtuar në thellësi të kozmosit një planet të ngjashëm me tonin, që mund të ketë shenja jeta
15 vjet kanë kaluar qëkurse u krye zbulimi i planetit të parë jashtë sistemit tonë diellor. Por tashmë astronomët me ç‘duket kanë arritur para kohe objektivin që i kishin vënë vetes, pra gjetjen e një planeti ekstrasolar: zbulimi i një bote të re të ngjashme me Tokën, që me shumë gjasa mund të stimulonte edhe jetën.
Shkencëtarët që punojnë nën drejtimin e Stephane Udry dhe Michel Mayor të Observatorit të Gjenevës, të cilët qysh në vitin 1992 kishin zbuluar të parët eksoplanetë (planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor), e gjetën planetin në rrugën e yjësisë 581. Para dy vjetësh, i njëjti ekip kishte zbuluar një tjetër planet të përmasave të Neptunit në orbitë, që ndodhej rreth yllit të vogël në ngjyrë të kuqe. Ka madje edhe dëshmi se yjësia 581- me një distancë prej 20,5 vitesh dritë, njëri ndër 100 yjet e tjera të Tokës -është një sistem që përbëhet nga e pakta tre planetë.
Që astronomët kanë zbuluar tashmë një planet të ngjashëm me Tokën, kjo është plotësisht mbresëlënëse e sensacionale. Pasi ai nga pesha, madhësia e përmasat i përngjason më shumë Tokës, në krahasim me mbi 200 eksoplanetët e zbuluar dhe njohur deri më tani. "Unë kisha llogaritur se në këtë zbulim ne do të vinim pas tri ose pesë vjetësh", thotë eksperti amerikan i planetëve e hapësirës, Sean Raymond i Universitetit të Kolorados. Ai flet pa mëdyshje për një "zbulim sensacional".
Temperatura nga 0 në 40 gradë celsius
Planeti i ri i zbuluar së fundmi është 50 për qind më i madh se Toka dhe thuajse pesë herë më i rëndë se planeti ynë. "Sipas vlerësimeve tona, temperatura mesatare në sipërfaqen e tij shkon në kufijtë mes 0 e 40 gradë celsius", thotë ndërkohë Udry, njëri nga shkencëtarët e grupit, që bëri të mundur edhe zbulimin. "Përveç kësaj, modelet parashikojnë se planeti në sipërfaqen e tij ose mund të jetë i mbushur me shkëmbinj, ose me oqeane".
Të tilla të dhëna duket se i kanë elektrizuar shkencëtarët. Ekzistenca e ujit të pijshëm në temperatura të moderuara vlerësohet si njëra ndër kushtet bazë për lindjen e stimulimin e jetës. "Natyrisht që duhet të dëshmohet se ekzistojnë edhe elementë të tjerë si karboni e nitrogjeni, që me shumë gjasa edhe mund të jenë prezentë atje", deklaron ndërkohë Forveille. "Më pas do të nevojitet edhe një "mekanizëm i shkrepjes", në mënyrë që të lindë jeta, për të cilin askush nuk di të thotë se si duhej të ishte".
Xavier Delfosse, njëri ndër kërkuesit e përfshirë në këtë zbulim shkencor, shkon madje shumë larg kur thotë se ëndërron për një mision kërkimor të instaluar në atë planet, pasi ai dëshmon disa kushte e rrethana minimale për jetesë dhe është relativisht më i afërti si natyrë me Tokën. "Në një hartë imagjinare thesaresh të universit, ky planet do të shënohej me shenjën X". Vetëm dy javë më parë, shkencëtarët kishin dëshmuar gjetjen e ujit në atmosferën e një eksoplaneti (një planeti pra që gjendet jashtë sistemit tonë diellor). Në maj të vitit 2006, shkencëtarët gjetën një planet me madhësinë e Neptunit, që rrethon yllin e tij në të ashtuquajturën "zona e gjelbër" dhe për këtë arsye mund edhe të zotëronte ujë të rrjedhshëm (të pijshëm).
Vëzhgimet direkte do ta vërtetojnë zbulimin
Udry dhe kolegët e tij kanë përdorur një instrument të konstruktuar pikërisht për të gjuajtur planetët jashtë sistemit tonë diellor, një teleskop të tipit "Harps" 3,6 metra të gjatë, të vendosur në pikëvëzhgimin planetar evropian ("Eso") në lokalitetin kilian të La Silla-s. Shkencëtarët e kërkuesit pritet që shumë shpejt ta botojnë të plotë studimin e zbulimin e tyre (të pretenduar) në faqet e revistës së specializuar "Astronomy & Astrophysics". "Eso" gjithsesi, mësohet se e ka hedhur paraprakisht e para njoftimin dhe studimin e tyre thuajse të plotë në faqen e saj zyrtare në internet.
Nëse ata me të vërtetë kanë zbuluar një planet që mund të stimulonte jetën, kjo nuk është akoma 100% e sigurt. Vetëm spektri i dritës së një planeti mund ta dëshmonte përbërjen kimike të atmosferës së tij dhe të jepte më pas shpjegim nëse jeta do të ishte apo jo e mundur. Por për këtë më parë duhej vëzhguar nga pranë një planet, gjë e cila me teknikën e sotme thuajse është plotësisht e pamundur. Vetëm gjatë gjeneratës së dytë të instrumenteve të vëzhgimit hapësinor- sikurse është për shembull teleskopi amerikan "James-Webb", apo dhe sateliti evropian i hedhur kohët e fundit në hapësirë me emrin "Corot" -do të ishin ndoshta në gjendje ta kryenin këtë në një fazë të mëvonshme.
Të dhënat e deritanishme mbi planetët e rinj mund të shijohen me të njëjtën vëmendje. "Vlerësimet tona mbi përmasat dhe peshën e tij kanë marrë parasysh këtu edhe vlerësimet që vijnë nga grupime të tjera shkencëtarësh e vëzhguesish", tha Udry, bashkautor me Thierry Forveille në prononcimet e tij të para për mediat.
Lisa Kaltenegger e "Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics" në Kembrixh (shteti amerikan i Massachusetts), beson se kolegët e saj nga Gjeneva kanë bërë një zbulim sensacional. "Ne kemi stimuluar atmosferën e planetëve të kësaj madhësie", thotë ndërkohë shkencëtarja gjermane. Rezultati: planeti në fjalë mund të ishte i banueshëm. Gjithsesi, stimulimet në atmosferë duhej të përputheshin më saktësisht edhe me zonën e kuqe të yjeve të vegjël, siç është yjësia 851.
Kritikat dhe dyshimet
"Pesë herë sa pesha e tokës dhe një gjysmë here më i madh se ajo nga përmasat, kjo tingëllon shumë e këndshme", deklaroi ndërkohë edhe Ralph Neuhaeuser nga qendra gjermane për eksoplanetët në Jena. Por nuk duhet të harrojmë se metoda Wobble e përdorur në këtë rast nga shkencëtarët e studiuesit nga Gjeneva, jep vetëm një masë minimale besimi. Në rastet e tjera që janë përdorur për rreth 200 planetët e tjerë të zbuluar deri më tani jashtë sistemit tonë diellor, vetëm 17 prej tyre janë verifikuar me metoda alternative. Nga ana tjetër, Forveille thotë se "ne nuk e dimë me saktësi nëse ekziston apo jo ujë i pijshëm në këtë planet, e kështu që nuk duam të spekulojmë në këtë drejtim. H2O është sigurisht një molekulë që në hapësirë haset shpesh. Porse sigurinë absolute për këtë mund ta japë vetëm vëzhgimi direkt". | |
| | | candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| Titulli: Re: Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token Sun Oct 25, 2009 12:35 pm | |
| Zbulohen 28 planete të reja
Këto planete janë ndër 37 objektet e vështruara në orbitat e yjeve të largëta nga ekipi i SHBA-së dhe ekipi anglo-australian, vitin e kaluar. Objekte të tjera të raportuara nga grupi në takimin në Honolulu të Shoqërisë Astronomike Amerikane, kanë përfshirë dhe 5 yje të fikura të njohur si ‘xhuxhë të kaftë’.Këto zbulime rrisin numrin e planeteve të jashtme në 236, shumica e të cilëve janë gjetur nga ky ekip. ”Sa më shumë që kërkojmë, aq më shumë planete gjejmë”, tha prof. Tinney nga Universiteti i Walesit të Ri Jugor, drejtues i pjesës anglo-australiane të Kërkimit të Planeteve. Ndër zbulimet janë së paku katër sisteme me planete të shumta. Planetet e tjera janë të ashtuquajtura gjigantë gazi, të ngjashme me Jupiterin, pa sipërfaqe solide. “10 deri në 15 për qind e yjeve kanë në orbitat e tyre gjigantë gazi”, tha prof. Tinney. ”Një fraksion i madh yjesh mund të ketë planete tepër të vegjël për t’u zbuluar.”
Super Toka
Ndër to mund të përfshihen objekte me përmasat e Tokës, në të cilat mund të ketë jetë. Planeti i jashtëm më i vogël është zbuluar në orbitën përreth Gliese 581. Më herët këtë vit, shkencëtarët duke përdorur teleskopin me madhësi 3.6 m të Observatorit Evropian Jugor (ESO) në Kili, zbuluan planetin e jashtëm më tëvogël – siç i quajnë shkencëtarët planetet në orbitat rreth yjeve te ndryshëm nga dielli. ”Super Toka” është në orbitën rreth Gliese 581, 20.5 vjet dritë larg, në yllësinë Libra. Radiusi i planetit është 1.5 herë më i madh se i Tokës.Intriguese është e dhëna se planeti mund të përmbajë ujë në formë likuide, elementi kyç i jetës. Zbulimi u bë nëpërmjet një pajisjeje të ndjeshme që mund të matë ndryshimet në shpejtësinë e yjeve nën influencën e tërheqjes nga gravitacioni i planeteve në afërsi. E njëjta metodë është përdorur për zbulimin e fundit të tufës të planeteve jashtë sistemit diellor.Këto teknika lejojnë shkencëtarët të vërejnë ndryshime në lëvizjen e yjeve deri në një metër për sekondë. Astronomët janë të bllokuar në këto metoda indirekte të zbulimit për arsye se teknologjia e teleskopëve dështon në pasqyrimin e objekteve, sidomos kur kanë orbitë në afërsi të shkëlqimit të një ylli.
Planeti i akullt
Planeti i akullt Zbulimi i 28 planeteve të reja u ka dhënë astronomëve objekte të reja për të studiuar në hollësi.Në prezantimin e zbulimeve, prof. Geoff Marcy veçoi një planettë zbuluar para dy vitesh, nga i cili, tashmë është përfituar informacion jashtëzakonisht “i pasur”. Në orbitë përreth Gliese 436, 30 vjet drite nga Toka, është një planet gjigant akulli, i cili sipas llogarive të shkencëtarëve zviceranë dhe belgë, ka përmasa 22 herë më të mëdha se të Tokës, që do të thotë pak më i madh se planeti Neptun. ”Duhet të jetë 50 % shkëmb dhe 50 % ujë, me ndoshta sasi të vogla hidrogjeni dhe heliumi”, tha prof.Marcy. Sidoqoftë, nuk është e thënë që ky planet të ketë kushte për jetë. BBC | |
| | | candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| Titulli: Re: Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token Sun Oct 25, 2009 12:36 pm | |
| U zbuluan edh dy planete të tipit të Jupiteri tdhe Saturnit: Në sistemin diellorë, në largësi mijëra vite - dritë, rreth një ylli më të vogël se Dielli jonë rrotullohen dy planete të verzionit të Jupiterit dhe Saturnit. Ky është rasti i parë që në zbulimin e planetëve shkenctarët përdorën teknikë të re të njohur si " microlensing " gravitacional, i cili mundëson që drita e trupave të largët qellorë të rritet madje edhe për 500 herë.Agjecioni për hulumtimin e gjithësisë NASA publikoi 59 fotografi me rezolucion të lartë me rastin e kremtimit të 18 vjetorit të teleskopit Hubble. Në fotografi shifen "ndeshjet" e galaktikave në gjithësi, disa nga ato galaktika mund të gjenden në atllaset e galaktikave të çuditëshme, të publikuara në vitet 60. Hubble ka zbuluar se dukuritë në fjalë janë rezultat i fuqive gravituese mes bashkësive të mëdha yjore.Supernova është eksplozion - pëlcitje - shpërthim që prodhon objektin më të ndritëshëm të përbërë nga plazma, pashmëria e të cilit bie graduslisht. Supernova për një kohë të shkurtër errtësot tërë galaktikën e vet me ndriçimin e vet të madh. Diellit tonë do ti duheshin 10 miliardë vite që të prodhojë energji dalëse të sasisë së një supernove mesatare të tipit II. Dielli jonë është i vogël që ndonjëherë të bëhet supernova. Ekzistojnë tipa të ndryshme të supervoave, por edhe dy mënyra të krijimit të tyre. Ylli masiv mund të prodhojë energji me fusion nuklearë në qendët të vet, dhe përjetojë kolaps nga ndikimi i forcës së gravitetit të vet, në fund mund të krijohet si ydhë neutronikë ( pulsar ) ose njollë e zezë ( vrimë e zezë ). Mekanizmi alternativ do të ishte që shkurtabiqi i bardhë do të akumuloi material deri në një limit të caktuar dhe kështu do të përjetojë fusion të pakontrolluar në brendi dhe do të shpartallohej. Tipi i dytë i supernovës është i ndryshëm nga shpërthimi sipërfaqësorë termonuklearë në shkurtabiqët e bardhë, që quhet nova. Tek të dy tipat e supernovës, shpërthimi përhapë pjesën më të madhe apo tërë materialin yllorë me forcë të madhe. Shpërthimi dërgon valë goditëse në hapsirën përreth, duke krijuar mbeturinat e supernovës. "Nova" është term latine që do të thotë " i ri " ka të bëjë me yllin që shkelqen në kupën qëllore. Prefiksi " super "veçon apo dallon supernovën nga nova e thjeshtë - yllë që shpejt rrit shkëlqimin e vet, por ma vëllim më të vogël dhe me një mekanizëm tjetër. | |
| | | candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| Titulli: Re: Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token Sun Oct 25, 2009 12:39 pm | |
| Zbulime të reja në gjithësi: Astronomët në Ohio State Universty zbuluan dy sisteme yjësh të tipit të ri. Shkencëtarët së pari hetuan në largësinë rreth 13 milion vitë dritë përbërjen nga dy yjë të verdhë me masë 15 - 20 herë më të madhe se Dielli jonë, duket se është fjala për paraardhësit e " supernovës " së verdhë. Pas zbulimeve të para, astronomët rastësisht vërenë edhe një "përbërje" të ngjashme, që ndodhet në Renë e Vogël të Magelanit veç 230 mijë vite dritë larg Tokës dhe se kjo "përbërje" së bashku me galaktikën shkurtabiqe rrotullohet rreth " Rrugës së Qumështit " Galaktikat e dikurshme ishin më të dendura.
Astronomët të cilët hulumtojnë yjët e largët kanë zbuluar nëntë galaktika të reja, të cilat janë më masive se Dielli jonë për 200 miliardë herë. Ato galaktika janë shumë kompakte dhe kanë shtrirje rreth 5000 vite dritë. Në krahasim me Rrugën e Qumështit janë shumë të vogla përnga hapsira që zanë. Pasiqë galaktikat janë shumë larg nga njëna tjetra, shkenctarët mendojnë se gjendje e tillë ka mbretruar para 11 miliardë vitesh, dhe se galaktikat që nga atëherë kanë ndryshuar shumë dhe janë rritur madje për pesë herë.
Vdekja e yllit masiv shkaktoi shkëlqimin më të madh në kosmos: Shkëlqimet e gama rrezeve janë shpërthimet më të fuqishme në kosmos të cilan ngjajnë në galaktikat e largëta, shpesh edhe nuk hetohen. Shpërthimin që e hetoi sateliti Swift ka mundur të shifet pa ndihmën teleskopëve, shkëlqimi ishte aq i fuqishëm saqë mund të shifej me syrin e lirë. Sasia e madhe e energisë së liruar ka ndriçuar gjithësinë më tepër se pesë milionë herë yjët e Rrugës së Qumështit. Shpërthimi pati si pasojë vdekjen e yllit masiv i cili krijoi njollën e zezë, shpërthimi ndodhi në 20 miliardë vite dritë larg Tokës.
U zbulua vrima ( njolla ) më e vogël e zezë në gjithësi: Hulumtuesit e NASA-s zbuluan deri tani vrimën më të vogël të zezë , katër herë më të vogël se Dielli jonë. Njolla e zezë në fjalë është e njohur si J1650, posedon forcë rënduese më të madhe se disa vrima më të mëdha të zeza të zbuluara në qendër të galaktikës. Kjo është krijuar nga ylli i cili është shuar si viktimë e gravitetit të vet. Kjo u zbulua me ndihmën e satelitit të NASA-s RossiX-ray Timing Explorer, me ndihmën e metodës e cila konstatoi madhësinë e njollës së zezë. Njolla në fjalë gjendet në konstelacionin Ara në galaktikën Rruga e Qumështit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token | |
| |
| | | | Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|