Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:05 am

Një ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite me pare, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë.

Dr Edgan Mitchell, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut.

77 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si “njerëz të vegjël të çuditshëm për ne”, por asnjehere nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token.

Dr Mitchell ka thënë për Radio Kerrang se teknologjia njerëzore nuk “është aq e sofistikuar” si e Alieneve dhe nëse ata do të ishin armiqësor “ne nuk do të jetonim më”.

Ai tha: “Nuk është ndonjë çudi që të besojmë se nuk jemi të vetëm në univers. Unë jam mëse i sigurt për këtë, dhe s'ka si te ndodhe ndryshe. UFO-t ekzistojne” .

“A mund ti identifikojmë ku janë këto UFO dhe keto planete të tjerë me jetë? Jo, sigurisht, pasi nuk janë në sistemin tonë Diellor, por ne kemi arritur të identifikojmë një numër të madh planetësh që mund të kenë jetë ashtu si edhe ne Toke.

“Mendoj se jemi të privilegjuar që jemi një planet i vizituar nga këto qenie jashtetokesore dhe se fenomeni UFO është shumë real”.

“Unë kam qenë pjesë e qarqeve ushtarake dhe inteligjente, të cilët e dinë shumë mirë se ne jemi vizituar nga UFO-t por nuk e kanë publikuar këtë gjë. Kohët e fundit po shoh disa përpjekje për publikim, megjithese shume te vakta”.

Dr Mitchell, së bashku me komandantin e Apollo 14 Alan Shepard, mbajnë rekordin për udhëtimin më të gjatë në hënë prej 9 orësh e 17 minutash, qe ka pasur misionin e vitit 1971 ne Hene.

Zyrtarë nga NASA, i hodhën poshtë komentet e tij sa i perket vizites se UFO-ve ne Toke.

Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudotjetër në univers”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Dielli nuk eshte shkaktar i ndryshimeve Klimatike!   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:06 am

Një studim i ri shkencor konkludoi se ndryshimet në fuqinë e diellit nuk mund të jenë shkaktarë të ndryshimeve klimatike të ditëve të sotshme.Studimi tregon se fuqia e diellit ka rënë 20 vitet e fundit,megjithatë temperaturat në tokë janë rritur.Ai tregon gjithashtu se tempeaturat e ditëve të sotshme nuk janë të përcaktuara nga efekti idiellit në rrezet kozmike, siç është pretenduar më herët.

Sipas studimit, rrezet kozmikekanë pasur ndikim në temperaturat tokësore në të kaluarën, por jo tani. Appleton Laboratory, i cili bëri analizën, së bashku me Claus Froehlich nga World Radiation Center në Zvicër.

Dr Lockwood filloi studimet pjesërisht si përgjigje ndaj dokumentarit televiziv 'Mashtrimi ingrohjes globale', i emetuar në televizionin Channel Four në Britani, më herët këtë vit, në të cilinu paraqit hipoteza e rrezeve kozmike. "Të gjithë grafikët që ata na treguan kanë vlejtur deri rrethvitit 1980 dhe arsyeja është se gjërat kanë ndryshuar pas kësaj",tha ai për faqen e internetit të BBCNews. "Nuk mundesh thjesht të injorosh pjesë të informacionit që nuk të pëlqejnë", tha Lockwood.

Tendenca e ngrohjes

Rruga të cilën e kanë ndjekur shkencëtarët në këtë analizë është e thjeshtë: të shikojnë intensitetin e energjisë diellore dhe rrezeve kozmike gjatë 30-40 viteve të fundit dhe t'i krahasojnë ato tendenca me grafikët e temperaturës mesatare të sipërfaqes globale, të cilat janë rritur me 0.4 C gjatë kësaj kohe.
Dielli ndryshon në një cikël prej rreth 11 vitesh midis periodave të aktivitetit të lartë dhe të ulët.

Por ky cikël kryeson tendenca më afatgjata; dhe pjesa më e madhe e shekullit 20 ka parë rritje të dobëta, por të qëndrueshme të energjisë diellore.Por rreth vitit 1985, kjo tendencë me sa duket është kthyer në drejtim të kundërt, në rënie të energjisë diellore.

Sidoqoftë, kjo periudhë ka pasur rritje të temperaturave, nëse jo më shpejt se çdo periudhë e100 viteve të fundit."Kjo teori përforcon faktin se ngrohja në 20-40 vitet e fundit nuk mund të jetë shkaktuar nga aktiviteti diellor",tha Dr Piers Forster nga Universiteti i Leedsit, kontribuuesi me i madh në diskutimin e sivjetshëm mbi shkencën klimatike në Grupin Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Dallimi kozmik

Raporti përmbledhës i IPCC-së në shkurt, ra në konkluzionin se gazrat serrë janë rreth 13 herë më shumë përgjegjëse për rritjen e temperaturave globale se ndryshimet diellore.

Por organizata u kritikua në disa drejtime për mosmarrjen parasysh të hipotezës të rrezeve kozmike, e zhvilluar ndër të tjerë dhe nga Henrik Svensmark dhe Eigil Friis-Christensen, të Qendrës Nacionale Daneze të Hapësirës.

Teoria e tyre mbështetet në faktin se rrezet kozmike ndihmojnë për krijimin e reve, duke formuar grimca të vogla rreth të cilave avulli i ujit mund të kondensojë dhe ky proces mund të ftohë tokën.

Gjatë periodave të aktivitetit të lartë diellor, rrezet kozmike janë pjesërisht të bllokuara nga fusha më intensive magnetike e diellit.Formimi i reve pakësohet dhe toka ngrohet.

Analizat e Mike Lockwood, siç duket, kanë vënë dorë, ndoshta dhe në mënyrë fatale, mbi këtë hipotezë intriguese dhe elegante.

Ai tha: "Nuk mendoj se ka efekt të rrezeve kozmike mbi shtresën e reve. Ajo funksionon në ajër të pastër detar, ku nuk ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëj avulli i ujit përveç se të kondensojë. Mund të ketë pasur ndikim në kohën para industrializimit, por nuk mund ta marrësh parasysh në këtë çfarë po shohim ne tani, se këtu po flasim për tjetër lloj loje."
BBC
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Nje planet i ri jasht Sistemit tone Diellor!   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:08 am

“Gati sa nuk pësova një atak në zemër kur pashë përpara meje fotografinë e parë të një planeti jashtë sistemit diellor”. Paul Kalas, shkencëtar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, e ka të vështirë të përmbajë entuziazmin për zbulimin historik falë teleskopit Hubble të Nasës. Imazhi i pari, ai që do të mbetet në libra, është i planetit “Fomalhaut b” në orbitë, përreth yjeve Fomalhaut në konstelacionin “peshku austral”. Një yll pranë tokës (25 vjet dritë larg) shumë i ri, vetëm 200 milionë vjet dhe 16 herë më i shndritshëm se dielli.

Historia e ka zanafillën në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar, kur sateliti Iras regjistroi prezencën e një materiale që rrethonte yllin. Ky ishte dhe spuntoja e parë nga e cila Kalas, atëherë ende student nis studimin e tij me bindjen se mund të ketë diçka më interesante sesa një re me pluhur. Në 2001 Kalas dhe 6 astronomë të tjerë bashkuan forcat dhe drejtuan Hubble në drejtim të Fomalhaut, me shpresën për të parë më qartë se cfarë ndodhte. Qindra fotografi analizoheshin dhe dëshmonin një botë tashmë të organizuar mirë. Por surpriza arrin pas një krahasimi mes një fotografie të bërë në 2004 dhe një tjetre në 2006. Një pikë e vogël e verdhë që për një sy joekspert dukej si një nga qindra pikat rreth yllit ishte në të vërtetë një trup konsintent: Kjo është fotograma e parë e një planeti jashtë sistemit diellor.

Kohë më parë një informacion i tillë përflitej por më pas hidhej poshtëë me mendimin se kjo pikë e vogël e verdhë ishte vetëm një yll i vogël pak i ndrycuar. Deri tani me teknika të ndryshme në qiell janë gjetur deri në 300 planete jashtë sistemit diellor, por asnjë nuk është parë ndodnjëherë. Prezenca e tyre certifikohej në mënyrë indirekte për ngjashmëritë në sjelljen e yllit mëmë ose për një vegim të ndriçimit të saj.

Me ndihmën e teleskopit Hubble shkencëtarët kanë arritur të paralajmërojnë profilin e Fomalhaut në diskun me pluhur dhe trupave të akullt që rrethojnë yllin mëmë analog, sipas Kuper, me Tokën tonë ku gjendet Eris dhe Plutoni. “Fomalhaut b” është një planet i nxehtë dhe i ngjashëm me Jupiterin tonë por me një madhësi tre herë më të madhe dhe ka unazat si Saturni.

Për të folur që tani për mundësi jetë është e pamundur, të paktën nëse nuk vërtetohen se ka forma biologjike të çuditshme siç kishte ëndërruar Karl Sagan. Për të realizuar një xhiro përreth planetit duhen 872 vite tokë (për Tokën duhen 365 ditë) ndërsa pozicionin i saj është në bordin e brendshëm të një disku me material të lëngshëm rreth 17. 6 miliardë kilometra nga sipërfqja e yjeve. Pikërisht kjo distancë e largët e ka lejuar Hubble ta shikojë dhe ta ndjekë: Nëse do të klishte qenë më afër, atëhere do të kishte qenë i pamundur vëzhgimi i tij. Por karakteristikat e ambientit të tregojnë se ky kërkim është vetëm një hap i projektuar drejt prezencës së planetëve të tjera.

“Besojmë se në hapërisë mes trupit të ri dhe yllit nënë ka ende objekte të tjera që janë të ngjashme me tokën por për të arritur për ti dalluar duhet të presim lëshimin e pasardhësit të Hubble, teleskopin James Ëebb Space Telescope i cili do të niset në hapësirë në 2013” thotë Mark Clampin, i qendrës Goddard të Nasas një ndër autorët e këtij studimi dhe koordinator i projektit të teleskopit të ri. Zbulimi i papritur rindez ende mundësinë se në hapësirë mund të ketë një planet binjak me tokën tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Zanafilla e ligjeve të natyrës   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:09 am

Në gjithësi ka forca që me gjithë kërkimet e bëra nuk arrimë t’i kuptojmë. E si t’i biesh në gjurmë një energjie për të cilën s’dimë gjë, nga se përbëhet ajo dhe si funksionon?

Në Institutin kërkimor CERN për herë të parë po bëhen përpjekje, që nëpërmjet një eksperimenti t’i jepet përgjigje pyetjes së orëlindjes së Universit dhe nga çfarë përbëhet Energjia e Errët. Në një përshënjtues të grimcave i gjatë 27 km duan që Rolf Landua dhe kolegët e tij shkencëtarë të riprodhojnë Shpërthimin e Madh. Për të zbuluar se çka ngjau gjatë krijimit të Kozmosit ata do të përplasin në këtë unazë, me një vrull deri më tani të paparë, bërthamat e atomit të hidrogjenit. Kjo provë është eksperimenti më i madh që ka zhvilluar ndonjëherë njerëzimi.

Rolf Landua:
Përfytyrimi jonë për Universin është, se në fillim, energjia e tij ka qenë e përqendruar në një pikë e vetme të imët. Kjo pikë filloi të zgjerohet, dhe kjo, nuk ishte një shpërthim në kohë dhe hapësirë, por prej kohës dhe hapësirës. Pra koha dhe hapësira u krijuan pikërisht në këtë kohë. Në këtë proces u krijua dhe e gjithë materia, të gjithë grimcat që ne i shohim sot. Për ne është me rëndësi të kuptojmë se si nga nji gjendje fillestare krejtësisht e pastrukturuar u krijuan forma kaq komplekse, ndoshta edhe jeta. Zanafillën e ligjeve të natyrës, këtë duam të zbulojmë.
Shkencëtarët do të simulojnë në katër prova të ndryshme të parat pjesëza të sekondës pas Shpërthimit të Madh. Për këtë në katër vende të përshpejtuesit janë vënë instrumente gjigante, ku do të ndodhin dhe analizohen kolisionet e grimcave. Këto makina gjigante shkencëtarët i kanë ndërtuar për të zbardhur vetëm një pyetje të vetme: Si shndërrohet energjia në materie? Të gjithë detektorët janë mbushur përplot me materiale të ndryshme, të cilët kanë vetëm një detyrë: për të regjistruar flurrudhën e grimcave të reja, që do të krijohen gjatë kolisioneve. Materia shndërrohet në energji për një kohë të shkurtër dhe pastaj sërish kthehet në materie. Shkencëtarët shpresojnë që në këtë proces të zbulojnë grimca deri më tani të panjohura: supersimetrikën, e cila do të dëshmonte ekzistencën e Materies së Errët si dhe të Grimcës-Higgs, pikërisht asaj grimce misterioze, falë së cilës grimcat tjera marrin masë.
Është edhe një pyetje tjetër të cilës shkencëtarët duan t’i japin një përgjigje: Pse jemi ne në të vërtetë këtu? Pse edhe pas gjithë këtyre proceseve ka mbetur pikërisht kjo Materie që ne njohim?

Rolf Landua:
Një nga sekretet më të mëdha është se pse në të vërtetë Universi përmban materie. Në fund të fundit, ajo çka dimë është se në fillim energjia është shndërruar barasvlefshëm në materie dhe antimaterie, do të thotë fifty-fifty. Por tani shikojmë vetëm materien. Nga u firos antimateria?
Në fabrikën gjigante të antimateries në CERN Rolf Landuas i shkoi njëherë për dore të krijojë antimaterie. Ai pati sukses të krijojë rreth 1000 atome antimaterie. Por kjo antimaterie u shkërrmoq pas disa nanosekondave, u anihilua me materien.
Tash shkencëtarët do ta simulojë në ato agregate gjigante pikërisht atë moment kur për herë të parë u krijua materia dhe antimateria. Në një tub prej Beriliumi, një metal skajshmërisht i rrallë dhe tepër i helmueshëm, ata do ta studiojnë në një kohë të shkurtër ekzistencën e materies. A do të arrinë ta kapin momentin kur materia mbisundon kundrejt antimateries?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Shkencëtarët besimtarë dhe tezat e tyre për Krijimin e Botës   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:11 am

“Shkencëtarët nuk besojnë. Shkenca nuk e pranon fenë”. Kjo është një thashethemnajë me të cilën na bie të takohemi jo rrallë. Por, a është e vërtetë, që shkencëtarët janë ateistë dhe se mendimi shkencor të largon nga besimi? Faktet e sjella më poshtë dëshmojnë se besimi nuk është karakteristikë e njerëzve të sipërfaqshëm e që nuk njohin thelbin e sendeve, që nuk thellohen tek fenomenet. Emrat e dijetarëve më të mëdhenj që kanë bërë historinë e teorive më të mëdha në lëmenjtë e shkencës, pa llogaritur dyzinën e studiuesve e hulumtuesve që kanë jetuar në të gjitha kohët, natyrisht pa mohuar faktin se të tjerë emra të mëdhenj kanë qenë ateistë, së paku të bën të mendosh se rrugët e besimit dhe të shpikjeve nuk janë të ndara. Ndoshta besimi, më tepër se çështje inteligjence, duhet parë si një prirje e brendshme e gjithësecilit…Edhe teologjia në vetvete është filozofi, pra, një lloj shkence dhe krahas të gjitha disiplinave synon t i japër përgjigje “pse”-ve të mëdha. Por këtu nuk bëhet fjalë aspak për teologji, por për teori të mirëfillta shkencore me autorë besimtarë.
Frensis Bekon (1561-1626)
“Shkenca, kundër supersticionit”
Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm. Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është “pas fjalës së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja më e aprovuar e fesë.”
Galileo Galilei (1564-1642)
“Zoti, autori i gjithë të vërtetave”
Galileo Galilei është personi i parë që ka përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei pranonte se Toka është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e Hënës. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave. 86)
Johan Baptista fon Helmont (1579-1644)
Themelues i kimisë pneumatike dhe i fiziologjisë kimike, Helmont shpiku termometrin dhe barometrin. Uolltër Peixhëls, i cili shkroi një libër mbi aspektet fetare të shkencës së fon Helmontit, tha se ai në kërkimet e tij frymëzohej nga besimi i tij fetar. 90)
Bleiz Paskal (1623-1662)
Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë, Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.
Një figurë e shquar në historinë e shkencës, Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, që nga matematika e deri te rregulli i elementëve.
Robert Bojll (1627-1691)
Njeriu që zbuloi hapësirat boshe mes thërrmijave
I vlerësuar si babai i kimisë moderne, Bojlli bëri shumë zbulime shkencore revolucionare. Ai përcaktoi lidhjet mes ndryshimeve të presionit të ushtruar ndaj ajrit dhe vëllimit që ajri zë, i cili njihet sot si “Ligji i Bojllit për gazet”. Shpikjet e tjera të tij përfshijnë një lloj letre lakmuesi dhe një frigorifer të thjeshtë. Ai demonstroi se uji bymehet kur ai ngrin. Përkufizimi i sotëm i “elementit” u dha prej tij. Gjithashtu ai kontribuoi dhe në teorinë e atomizmit ku diskutonte se nëse ajri ngjeshet duhet të ketë hapsira boshe mes thërrmijave të tij. Ndërsa ishte përgjegjës për zbulime kaq të mëdha shkencore, Bojlli ishte një besimtar mjaft i devotshëm. Ai besonte se ka një modelim inteligjent në natyrë që është krijuar nga një Krijues të Githëfuqishëm. Bojll shpjegonte në leksionet dhe shkrimet e tij se shkenca dhe besimi në Zot duhet të qëndrojnë krah për krah. Në një leksion të mbajtur, ai tha: “Kujto t i japësh lavdi atij që ishte autori i natyrës… Përdor dijen për t i bërë mirë njerëzimit.” Në një vend tjetër ai komentonte se përsosmëria e gjallesave tregon haptazi ekzistencën e Zotit: Projektimi i përkryer i këtij sistemi të madh të botës dhe sidomos struktura kurioze e trupave të kafshëve dhe përdorimet e tyre të shqisave dhe pjesëve të tjera, kanë qenë motivet madhore që kanë nxitur filozofët e çdo kohe dhe kombi të pranojnë një Hyjni si autor i këtyre strukturave të mrekullueshme.
Antoni fon Lojvenhëk (1632-1723)
Zbuluesi i baktereve
Ishte Lojvenhëk ai që zbuloi bakteret. Lojvenhëk mësoi të mprehë lentet e veta zmadhuese për të ekzaminuar indet. I tërhequr nga ajo që shikonte, ai filloi të prodhonte zmadhues të tjerë – dhe u bë kështu njeriu i parë që pa dhe përshkoi bakteret me anë të një mikroskopi. Qëllimi i tij për të hedhur poshtë idenë e gjenerimit spontan, pa një Krijues, e çoi drejt kryerjes së studimeve të rëndësishme shkencore. Për këtë arsye ai studioi sistemet ushqyese të bimëve dhe kafshëve, ekzaminoi spematozoidët, transportimin e lëndëve ushqyese tek bimët dhe strukturat dhe funksionet e pjesëvet të ndryshme të bimëve. Objekt tjetër i vëzhgimeve të tij u bënë qelizat e gjakut. Ishte i pari që studioi kapilarët dhe që pa qelizat e gjakut të kalojnë në to. Përpara Lojvenhëk asnjë nuk kishte kuptuar se muskujt përbëhen nga fijet.

Roxher Bekon (1220-1292), I mbiquajtur “Doktori i Mrekullive” që parashikoi makinat e avionët
Bekon: Shkenca, mjeti më i mirë për t i bërë njerëzit të besojnë

Njeriu që parashikoi teknologjinë e së ardhmes
I quajtur “Doktori i Mrekullive” nga bashkëkohësit e tij, Roxher Bekon ishte një shkencëtar dhe teolog britanik i cili la gjurmë të thella në metodën eksperimentale dhe i dha fund shumë zakoneve arkaike të praktikuara në shkencën e asaj kohe. Bekon parashikoi një numër shpikjesh teknologjike, që do të vinin qindra vjet më vonë dhe ishte vështirë të imagjinoheshin në atë kohë. Anije, trena, makina, aeroplanë dhe ura lëvizëse janë disa këto nga të rejat që ai përmendi në shekullin e 13-të. Në një letër drejtuar një mikut të tij, Bekon shkroi: Së pari, mund të ketë mjete lundrimi pa pasur nevojë të voziten nga njeriu, si dhe anije të mëdha që çajnë detet me vetëm një njeri në drejtim dhe që do lundrojnë larg më shpejt se po të ishin plot me njerëz; gjithashtu edhe karroca që do lëvizin me forcë të papërshkrueshme pa pasur ndonjë që t i drejtojë. Duke besuar se drita u krijua nga Zoti për t i mundësuar njerëve shikimin, Bekon bëri vëzhgime në këtë fushë. Ai përcaktoi karakterisikën zmadhuese të lenteve optike dhe vendpërdorimet e tyre. Ai ishte i pari që tha se drita e emetuar nga yjet nuk e arrin Tokën në të njëjtën kohë. Së fundmi, Bekon pranoi se Toka nuk ishte e sheshtë por rrumbullake gati 200 vjet përpara Kristofor Kolombit dhe se India mund të arrihej duke udhëtuar në perëndim të Europës. Duke besuar se përfundimet në të cilat arriti nga vëzhgimet e tij ishin të dobishme për njerëzit që besonin, Bekon tha: Kjo shkencë, që kujdeset për mirëqënien e besimtarëve, është e vlefshme, siç e pamë në dijet e saj të veçanta të së ardhmes, tashmes dhe të shkuarës”. Bekon, si shkencëtar, pohoi se shkenca nuk kundërshtonte fenë, por madje mund të shërbente si një mjet i rëndësishëm për të bindur mosbesimtarët. Ai tha se “kjo shkencë është avantazhi më i madh në nxitjen e njerëzve në pranimin e fesë”

Johan Kepler (1571-1630)
“Ne astronomët jemi priftërinjtë e Zotit”
“Meqë ne, astronomët jemi priftërinj të Zotit të Lartësuar në lidhje me librin e natyrës, na përket ne të jemi mendimplotë, jo të lavdisë së mendjeve tona, por në të vërtetë mbi të gjitha të lavdisë së Zotit”. Kepleri, themeluesi i astronomisë moderne, zbuloi lëvizjen eliptike të planeteve, përcaktoi një formulë që lidh periodën orbitale të planetit në lidhje me distancën e tij mesatare nga dielli, dhe kompletoi tabelat astronomike që lejonin llogaritjet e pozicioneve planetare në çdo kohë, në të shkuarën ose në të ardhmen.
Si shkencëtar, Kepleri gjithashtu besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues. Kur u pyet pse ai praktikonte shkencën, tha: “Kisha ndërmend të bëhesha teolog, por tani nga endjet e mia shoh se si Zoti madhërohet në astronomi, pasi qiejt deklarojnë madhështinë e Zotit ”
Jeta e Keplerit, i cili besonte se lavdia e Zotit manifestohej në çdo gjë që Ai kishte krijuar, është një shembull se sa i suksesshëm dhe mendjegjerë mund të jetë një shkencëtar që pranon se ka një arsye hyjnore në natyrë. “Kush i çoi arinjtë e bardhë dhe ujqit e bardhë në zonat me dëborë të veriut; po ushqimin për arinjtë, balenat, ujqërit?” pyeti Kepleri dhe pastaj u përgjigj po vetë: “I Madh është Zoti ynë dhe e madhe është mirësia e Tij dhe nga urtësia e Tij nuk ka kufi: adhurojeni”

Xhon Rei (1627-1705)
Shkenca dhe Feja takohen në shumë rrugë
Botanisti britanik me reputacion Xhon Rei ishte besimtar. Ai ndjente se, nëse njeriu është sjellë mbi tokë për t i pasqyruar Zotit lavdinë e të gjithë veprave të Tij, atëherë ai duhet të vërente çdo gjë, që Ai krijoi. Në rininë e tij, i nxitur nga kjo pikëpamje, Rei u mobilizua në kërkimin shkencor. Ai gëzonte autoritetin më të lartë si në botanikë edhe në zoologji. Shkroi një libër të mirëpritur: “Urtësia e Zotit në Krijim”. Në këtë libër, ku Rei prezantoi mijëra bimë, insekte, zogj, lloje peshqish, etj, ai raportoi se natyra zbulon ekzistencën e një Krijuesi. Veprat krijuese të Zotit, tha ai, ishin “vepra të krijuara nga Zoti në fillim dhe të ruajtura po prej Tij deri në këtë ditë, në të njëjtat gjëndje dhe kushte siç ishin krijuar në fillim. Rei, i cili i dha një kontribut të konsiderueshëm botanikës, gjithmonë theksonte se shkenca dhe feja takohen në shumë rrugë. Qëndrimi i tij kuptohet më mirë nga fjalët e tij: “Nuk ka punë më të vlefshme dhe të kënaqshme për një njeri të lirë, sesa të shohë veprat e bukura të natyrës dhe të nderojë urtësinë dhe mirësinë e pafund të Zotit.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Njuton: “Krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:15 am

Isak Njuton (1642-1727: I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Ai shtoi konceptin e masës në lidhjen mes forcës dhe nxitimit; prezantoi ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe parashtroi tezën se një trup në lëvizje do vazhdojë të lëvizë në vijë të drejtë me shpejtësi konstante, përsa kohë që mbi të nuk vepron një forcë. Ligjet e lëvizjes së Njutonit u përdorën për 4 shekuj që nga llogaritjet e thjeshta inxhinjerike deri tek projektet teknologjike më komplekse. Kontributet e Njutonit nuk ngelen vetëm tek graviteti por zgjerohen në fushat e optikës dhe mekanikës. Si zbulues i shtatë ngjyrave të dritës, Njutoni hodhi kështu themelet e një disipline të re të quajtur optikë. Përveç zbulimeve të tij shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje të Krijimit. Ai mbështeste idenë se “krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”. Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë, në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm dhe të urtë.
Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira e tij për t iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij e famshme Principia Mathematica (Matematika Elementare):
…Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai drejton çdo gjë dhe di të gjitha gjërat, që janë apo që mund të bëhen. …ai përbën kohën dhe hapsirën. Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave”
Xhon Flamstid (1646-1719)
Ai ishte themeluesi i observatorit të famshëm të Grinuiçit dhe astronomi i parë mbretëror i Anglisë. Flamstid, i cili pas vëzhgimeve të panumërta, krijoi hartën e parë të madhe yjore në kohën e shpikjes së teleskopit, ishte gjithashtu një klerik i devotshëm. Xhon Uduord (1665-1728)
Uduord ishte një nga themeluesit e mëdhenj të shkencës së gjeologjisë. Një nga kontributet më të vlefshme të tij ishte ndërtimi i një muzeu të rëndësishëm paleontologjik në Kembrixh dhe hapja e degës së gjeologjisë atje.
Karolus Lineus (1707-1778)
Lineus, një shkencëtar mjaft i devotshëm, kreu studime të rëndësishme në botanikë. Ai provoi se bimët riprodhohen seksualisht dhe i prezantoi shkencës nocionin e “taksonomisë biologjike”.
Zhan Deluk (1727-1817)
Deluk ishte një fizikant zvicerian i cili formoi termin “gjeologji”. Ai dhe babai i tij zhvilluan termometrin e sotëm me mërkur dhe higrometrin (aparat për matjen e lagështisë së ajrit). Ai njihet për besimin e tij në Krijimin dhe për sfidën e tij ndaj idesë se universi dhe jeta erdhën rastësisht.
Sër Uilliam Hershel (1738-1822)
Hershel ishte një nga astronomët më të kompletuar të shekullit të 18-të. Hershël, i cili ndërtoi teleskopët pasqyrues më të avancuar të kohës së tij dhe që katalogoi dhe studioi mjegullnajat dhe galaksitë si askush më parë, ishte një shkencëtar besimtar. Ishte Hershel ai që tha: “Astronomi jo i devotshëm duhet të jetë i çmendur”, duke theksuar se është e habitshme, që një shkencëtar që studion astronominë dhe është dëshmitar i rregullit të përkryer në univers, të mos besojë në Zot.



Uilliam Peili (1743-1805)
Peili ishte një shkencëtar që besonte në krijimin. Vepra e tij “Teologjia Natyrore” ishte një nga librat më të shitur të kohës së tij. Peili ndjente se “nëse veprat e artit janë prodhim i njeriut, atëherë gjallesat duhet të jenë prodhim i një qënieje shumë më superiore se njeriu”. Sipas Peilit, fakti se të gjitha gjallesat janë të pajisura me të gjitha veçoritë e nevojshme për të jetuar në mjedisin e tyre është një “shenjë modelimi dhe e një Krijuesi modelues.” 99)
Zhorzh Kuviè (1769-1832)
Kuviè ishte një nga anatomistët dhe paleontologët më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion.
Hamfri Deivi (1778-1829)
I njohur si njeri i fesë, Deivi ishte një nga kimistët më të mëdhenj të kohës së tij, nxënës i të cilit ishte Faradei. Ai ishte i pari që veçoi shumë elementë të rëndësishëm kimikë, zhvilloi teorinë lëvizëse të nxehtësisë, shpiku llampën e sigurisë, vërtetoi se diamantët janë prej karboni si dhe shumë ndihmesa të tjera të rëndësishme.
Adam Seguik (1785-1873)
Një nga gjeologët kryesorë të Anglisë së shekullit të 19-të, Seguik është veçanërisht i famshëm për identiikimin dhe emërtimin e sistemeve kryesorë shkëmborë të njohur si Kambrianë dhe Devonianë. Ai ishte gjithashtu klerik dhe, edhe pse mik i Çarls Darvin, ka kundërshtuar gjithmonë idetë e tij evolucionare.
Majkëll Faradei (1791-1867)
I njohur botërisht si një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Faradei ka qenë veçanërisht i talentuar në zhvillimin e shkencave të reja të elektricitetit dhe magnetizmit. Ai dha gjithashtu ndihmesë kyçe në fushën e kimisë. Faradei ishte një shkencëtar që besonte në ekzistenën e një Krijuesi dhe se shkenca e feja janë në harmoni. Meqë një Zot krijoi botën, besonte ai, e gjithë natyra duhet të jetë e ndërlidhur si një e vetme. Në bazë të kësaj ideje ai arriti në përfundimin se elektriciteti dhe magnetizmi duhet të jenë në relacion.
Samuel Mors (1791-1872)
Mors ishte një shkencëtar i njohur për shpikjen e telegrafit. Ai gjithashtu ndërtoi aparatin e parë fotografik në Amerikë. Mors besonte në ekzistencën e një Krijuesi i cili krijoi çdogjë për një shkak të caktuar. Ai ndjente se bota materiale dhe ajo shpirtërore vepronin në harmoni. Vetëm katër vjet para se të vdiste Mors shkroi: “Sa më shumë t i afrohem fundit të pelegrinazhit tim, vlerësohet më shumë madhështia dhe sublimiteti i kurës së Zotit ndaj njeriut gabimtar dhe e ardhmja ndriçohet me shpresë dhe gëzim.”
Xhozef Henri (1797-1878)
Fizikanti dhe shkencëtari i devotshëm amerikan Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim hyjnor.
Luis Agasiz (1807-1873)
Agasiz, i njohur gjerësisht si biologu më i madh amerikan, ishte një kundërshtar i vendosur i evolucionizmit. Agasiz e shihte planin hyjnor të Zotit kudo në natyrë dhe nuk mund të pajtohej dot me një teori ku nuk njihej rregulli. Si shkroi edhe ai vetë në Esse mbi Klasifikimin: Kombinimi në kohë dhe hapsirë i gjithë këtyre koncepteve të llogjikshme shfaq jo vetëm mendim, tregon gjithashtu paracaktim, fuqi, urtësi, madhështi, gjithëdije, maturi. Me një fjalë, të gjithë këto fakte në lidhjen e tyre natyrale thërrasin me zë të lartë Zotin e Vetëm, të cilin njerëzit mund të njohin, adhurojnë dhe duan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Lindja e Universit   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:17 am

New Jersey, Bell Labs, maj i vitit 1965. Dy fizikanët Arno Penzias dhe Robert Wilson duan me detektorin e tyre gjigant të mikrovalëve të regjistrojnë radio-sinjale të largëta nga gjithësia. Por siç duket aparati i tyre shfaq një defekt. Nga detektori dëgjohet një gumëzhimë e pandërprerë. Një zhurmë e pamëshirshme dhe e papërcaktuar që duket sikur vjen nga të gjitha anët e qiellit, ditë e natë. Penzias und Wilsoni provojnë gjithçka për ta gjetur shkakun. Kontrollojnë qarkun elektrik, shtrëngojnë vidhat, fshinë dhe pastrojnë antenën e lugët. Pa sukses. Gumëzhima mbetet e pandryshueshme.
Teksa pas një viti ata do ta kuptojnë se ç’kanë zbuluar: rrezatimin kozmik të sfondit, dritën më të vjetër të Universit, e cila në kohë dhe distancë është shndërruar në mikrovalë. Jehona e Big Bangut – Bumit të Madh.

Harald Lesch:
Sikur mos të ishte zbuluar rrezatimi kozmik i sfondit, askush nuk do të fliste më për Bumin e Madh. Në fakt ky është boshti kurrizor i teorisë modernë mbi Bumin e Madh. Sikur mos ta kishim këtë rrezatim, tani do të kishim një kozmologji krejtësisht tjetër.
Ky Univers gjigant e i nxehtë u zgjerua brenda një sekonde dhe rrëmbimthi u ftoh. Temperatura e tij u ul nga disa bilionë në disa miliardë gradë. Ai përbëhej kryesisht nga protone, neutrone dhe elektrone, të gjitha duket notuar në një det drite. Brenda disa minutave të ardhshme u formuan grimca të imëta. Raporti hidrogjen-helium u përcaktua në minutat e para, gjë që përkon me raportin e kohës së sotme.
Rrezatimi kozmik u krijua 380.000 vjet pas Shpërthimit. Temperatura e Universit kishte rënë deri në disa mijë gradë. Formohen atomet e para dhe kështu shfaqet një Univers transparent. Drita tashmë mund të shpërndahet e papenguar. Ende sot satelitët mund të masin jehonën Bumit të Madh – prova për teorinë e Big Bangut.

Në Garching pranë Institutit për astrofizikë Max-Planck shkencëtarët po përpiqen të simulojnë evoluimin e Kozmosit. Për këtë ata kanë nevojë për 60 miliardë shifra. Këto shifra ata i marrin nga satelitët që masin jehonën e Shpërthimit të Madh, gumëzhimën kozmike. Astrofizikanët kanë teorinë se si do të duhej të dukej Universi i hershëm. Tani ata duan të vërtetojnë saktësinë e Teorisë.Në kompjuter ata japin gjendjen fillestare teorike dhe këtë gjendje e procedojnë sipas ligjeve të sotme fizike. Me këtë duan të krahasojnë gjendjen fundore të simuluar me gjendjen aktuale të Universit.

Simon White:
Jam pothuajse i hutuar, se sa kompleks që është dhe, në fund, përsëri mund të gjejmë rend në kaos. Ma merr mendja, që në fakt, kjo është gjeja më e habitshme në botën e fizikës. Megjithëse kaq e komplikuar dhe kaotike prapëseprapë mund të gjejmë parime rendi. E njëjta vlen edhe për përllogaritjet tona: në fund konstatojmë diçka tepër të thjeshtë.
Me ndihmën e njërit nga supër kompjuterët më të mëdhej të botës shkencëtarët e Garchinger ia dolën që të realizojnë simulimin më të madh bërë ndonjëherë sesi u zhvillua Universi. Simulacioni fillon 400.000 vjet pas Shpërthimit të Madh. Emri i tij: Aquarius. Aquariusi tregon saktë se si janë krijuar strukturat kozmike, se si nga njëshmëria kozmike u formuan yjet e para e më pas, nën ndikimin e rëndesës, u formuan dhe galaktikat e para. Me gjithë se ky animacion është shumë mbresëlënës ai në shumë pjesë nuk përkon më realitetin aktual.

Volker Springel:
Problemi që na shfaqet tani është se modelet tona teorike parashikojnë shumë më tepër galaktika të vogla, por të cilat ama nuk mund t’i vëzhgojmë. Ekziston pra një diskrepancë ndërmjet numrit të dhënë të galaktikave që mund t’i vëzhgojmë dhe galaktikave që i parashikon simulacioni ynë. Dhe ajo çka përpiqemi të kuptojmë është se, a ka të bëjë kjo me supozimet tona mbi këtë model kozmologjik, psh. a mos duhet ta ndërrojmë modelin e Materies së Errët e të ftohtë, apo ka të bëjë me efektet astrofizike që nuk i kemi përllogaritur saktësisht.

Kjo Materie e Errët e ftohtë po ua merr shpirtin astrofizikanëve. Në mbarë gjithësinë shkencëtarët hasin pasojat e kësaj force plot fshehtësi. Kjo forcë është aq e fuqishme saqë përthyen dritën në gjithësi dhe shtrembëron pamjet e një galaktike të tërë. Se nga çfarë përbëhet ajo këtë shkencëtarët nuk e gjejnë dot. Por ajo medoemos duhet të jetë aty, sepse është ajo që mban galaktikat tona. Pa të, galaktikat do të largoheshin nga njëra-tjetra.
Sipas forcës së shtrembërimit astronomët mund të shquajnë se sa shumë Matereie të Errët përmbajnë galaktikat. Ka llahtar shumë. 85 përqind e Universit tonë u përbëka nga Materia e Errët. Edhe një tjetër zbulim po i habit kozmologët. Gjatë matjeve të Universit ata vijnë në përfundim se Universi po zgjerohet gjithnjë e më shpejtë. Ekpansioni i Kozmosit po e rrit shpejtësinë në vend që të tkurret ngadalë.
Është në vitin 1998 që Saul Perlmutter së bashku me shkencëtarët e tjerë zbulon për herë të parë këtë materie misterioze. Me gjithë studimet e bëra shkencëtarët më kot janë rrekur të zbulojnë përbërjen e saj. Prandaj e kanë pagëzuar si Energjia e Errët.

Saul Perlmutter:
Duket sikur Universi vërtetë, dikur para 5 apo 6 miliardë vitesh, në vend të „frenojë“ ai po i „jep gaz“. Për momentin qëndron risia, se Universi po zgjerohet me shpejtësi. Me gjithë se nuk e dimë pse. Mund të jetë, që shkaku për këtë është një energji që mbush të gjithë hapësirën. Në qoftë se kjo është e saktë, atëherë mund të përpiqemi të mësojmë më shumë rreth kësaj energjie duke studiuar historinë e Universit: kur ndaloi të zgjerohet ngadalë dhe kur nisi të zgjerohet shpejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Pitagora   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:22 am

Pythagoras (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht 592 p.e.s.; vdiq 486 p.e.s.. Ka qenë një matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shum i njohur me teoremëm e tij në matematikë që njihet si "Teorema e Pitagorës" e cila është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore.


Teorema e Pitagorës thotë
Te çdo trekëndësh këndrejt shuma e katrorëve të ndërtuar mbi kateta është e barabartë me katrorin e ndërtuar mbi hipotenuzë.
c^2 = a^2 + b^2
Përgjithësimi i teoremës së Pitagorës quhet teorema e kosinusit ose teorema e AL-KASSHIT kjo teoremë mësohet në shkollimin e mesëm, dhe zbatimi i saj është i konsiderueshëm në gjeodezi.

Trekendeshi Kenddrejt

Trekëndëshi i cili njërin nga tre këndet e ka të drejtë ose 90 shkallë quhet trekëndësh këndrejt. Historikisht është i njohur trekëndëshi i ashtuquajtur indian i cili dy brinjët më të vogla të tij (quhen kateta) i ka të barabarta njërën me 3 dhe tjetrën me 4 ndërsa brinja më e madhe (hipotenuza) e tij është e barabartë me 5.

3^2 + 4^2 = 5^2

Për numrat natyral 3, 4, 5 ndryshe themi se ata formojnë një treshe të Pitagorës. Ekzistojnë pafund shumë treshe të tilla,


Teorema e kosinusit

Teorema e kosinusit përdoret për zgjidhjen e trekëndëshit të ç'farëdoshëm. Ajo është përgjithësim i teoremës së famshme të Pitagorës e cila vlen për trekëndëshin këndrejt. Teorema e kosinusit njihet edhe me emrin ,,Teorema e Al-Kashit dhe me fjalë ajo mund të formulohet si vijon:

Te çdo trekëndësh katrori i çdo brinje është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve tjera i zvogëluar për dyfishin e prodhimit të tyre me kosinusin e këndit përballë asaj brinje.

a^2 = b^2 + c2^ − 2abccosα

b^2 = a^2 + c^2 − 2accosβ

c^2 = a^2 + b^2 − 2abcosγ

Pitagora mendonte se zoti i krijoi numrat e plote sepse ai i adhuronte numrat e plote edhe nuk pranonte asnje numer dhjetor.
ne pamundesi te letrave, Pitagora i mesonte nxenesit e tij ne reren e plazhit te ishullit Samos duke shkruar me shkop. nje kuriozitet thote se kur njeri nga nxenesit e tij i tha se ne bote kishte edhe numra jo te plote, Pitagora u irritua tmerresisht edhe dha urdher qe ta mbysnin nxenesin ne det. edhe keshtu ndodhi.

arsyeja pse Pitagora i adhuronte numrat e plote mendohet te jete nje eksperiment qe ai ka bere (eksperimenti i pare i dokumentuar ne histori ne mos gaboj). ne nje fije peri me gjatesi te ndryshme ai varte disa pesha te ndryshme. edhe vereu se kur raporti i peshes me gjatesine (apo i anasjelli se sjam i sigurte shume) ishte numer i plote atehere tingujt qe dilnin nga fija e tendosur e perit ishin harmonike edhe te pelqyeshem.

Nje ide e bukur qe Pitagora nxori ishte se ai dinte te gjente siperfaqet e cdo shumekendeshi te crregullt me metoden e "transformimit te siperfaqes"

psh siperfaqja e nje 17 kendeshi eshte e barabarte me siperfaqen e nje 16 kendeshi duke e modifikuar pak, kjo e fundit mund te barazohet me nje siperfaqe te nje 15 kendeshi e keshtu me radhe deri tek siperfaqja e barasvlefshme e nje trekendeshi.

transformimi eshte pak i veshtire per tu pershkruar me fjale por eshte teper i thjeshte. ka te beje me barazim trekendeshash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Trekendeshi!   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:23 am

Trekendeshi është një shumekenesh qe ka tre brinje, tre kulme, tre lartesi (gjatesia e pingules e hequr nga një kulm i trekendeshit mbi brinjen përballë), tre mesore (segmenti qe bashkon kulmin e trekendeshit me mesin brinjes përballë), tre vija te mesme (segmenti qe bashkon meset dy brinjeve te trekendeshit.)
Trekendeshat në lidhje me kendet emertohen: kendngushte (kur te tre kendet e tij janë te ngushtë), kendrejte(kur një kend i tij është i drejtë, se s’mund te jenë dy te tillë), kendgjere (kur një kend i tij është i gjerë).
Trekendeshat në lidhje me brinjet emertohen: cfardo, dybrinjenjeshem (dy brinje te barabarta), barabrinjes(tre brinje te barabarta). Trekendeshi kendrejte dybrinjeshem i ka katetet te barabarte.
Këndi i bashkembeshtetur me kendin e trekendeshit quhet kend i jashtem i trekendeshit (ose kendi qe ka një brinje te kendit dhe tjtren zgjatimin e fqinjes). Masa e kendit te jashtem te një trekendeshi është sa shuma e dy kendeve te brendeshme jo te bashkembeshtetur me te.
Shuma e masave te kendeve te brendeshme te një trekendeshi cfardo është 180º.
Ne një trekendesh kendrejte katrori i hipotenuzes është i bararte me shumen e katroreve te kateteve(c²=a²+b²)Ne një trekendesh kendrejte kateti përballë kendit 30º është sa gjysma e hipotenuzes.
Dy trekendesha quhen te barabarte kur mbivendosen te mund te puthiten, nga rrjedh pohimiDy trekendesha janë te barabrte kur kanë brinjet dhe kendet homologe ( brinje përballë kendeve te barabarte) te barabarte.
Dy trekendesha quhen te ngjashem kur kanë kende te barabarte dhe brinjet homologe te perpjeseshme(d.m.th.. raporti i një brinje te trekendeshit të parë me brinjen homologe te trekendeshit te dytë është i barabarte me raportin e brinjes se dytë te trekendeshit të parë me brinjen homologe te trekendeshit te dytë, e kështu me radhe.)
Katerkendeshi (është shumekendesh) mund te ndahet ne dy trekendesha, qe nga del kollaj qe shuma e kendeve te brendeshme te katerkendeshit është 360º.

Trekëndeshi barabrinjes:
Nese simetralet e kendeve të brendshme të trekendeshit formojnë formojn kende të njejta,atëher trekëndëshi i dhënë është barabrinjës.Vërtetoni.

nese me simetrale ti nenkupton pergjysmore atehere eshte e sakte fjalia.

si fillim duhet te themi qe dy trekendesha te cfaredoshem jane te barabarte nese ata i kane te treja kendet e barabarta edhe nje brinje te barabarte (eshte nje nga kushtet e barazise se trekendeshave se ka edhe te tjera). per ta vertetuar kete fakt eshte shume e lehte, mjaftojne dy teorema sinusi mbi brinjet e panjohura edhe del vete rezultati.

ketu po pandehim se nuk duhet te vertetojme qe pergjysmoret e nje trekendeshi te cfaredoshem priten ne nje pike (nese nje gje e tille duhet te vertetohet atehere kerkohet pak me teper pune por nuk eshte e pamundur. thjesht nderto nje sistem koordinativ edhe shprehi te gjitha drejtezat me ekuacione ne vecanti drejtezat e pergjysmoreve edhe do shikosh qe ata priten ne nje pike te vetme duke zgjidhur tre sisteme lineare etj etj.)

nejse.

jepet trekendeshi ABC edhe pergjysmoret tij priten ne piken O.
jepet edhe dicka tjeter, kendet AOB = BOC = BOC.
Meqenese kendi AOA = 360 = AOB+BOC+BOC atehere AOB = BOC = BOC = 120.

nga ana tjeter perderisa OA, OB, OC jane pergjysmore ato i ndajne kendet A, B, C ne dy kende te barabarta. perfundimisht do arrihet ne perfundimin se trekendeshat AOC, AOB, BOC jane me kende te barabarta.

nga ana tjeter psh trekendeshat AOC dhe AOB kane brinjen OA te perbashket. ne kontekstin e cka u tha ne fillim fare, keta trekendesha jane te barabarte. po keshtu vijon arsyetimi me trekendeshin BOC.

tani kemi thene se trekendeshat AOC, AOB, BOC jane te barabarte. nga ky fakt mund te ekstraktojme informacionin se AC = BC = AB.

por kjo do te thote se trekendeshi ABC eshte barabrinjes apo jo. (bej nje teoreme kosinusi edhe del qe njeri nga kendet do te jete patjeter 60. pastaj ose bej teoreme sinusi ose thjesht perdor faktin se ABC eshte dybrinjenjeshem per te treguar se edhe kendet e tjera jane nga 60 secili).

nje figure do ishe e preferuar sepse ky problem kerkon pak argumentim vizual, por besoj se ideja eshte e qarte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Gjeometri   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:25 am

D.1.Nese trekendeshi ABC(AB=BC) eshte AC=10cm.Nga pika D e mesit te segmentit AB eshte hequr normalja DE ne brinjen AB, e cila e pret brinjen BC ne piken A.Perimetri i trekendeshit ABC eshte 40cm.Gjeni perimetrin e trekendeshit AEC.\

nje korrigjim do beja une tek kerkesa jote,
"Nga pika D e mesit te segmentit AB eshte hequr normalja DE ne brinjen AB, e cila e pret brinjen BC ne piken A."
mos doje te thoje "ne piken E." dhe jo "ne piken A." sepse jane kontradiktore konditat qe ti parashtron ne kerkese.

nese eshte keshtu atehere kerkesa ka kuptim edhe zgjidhja vijon si me poshte:

trekendeshi ABC eshte dybrinjenjeshem me baze AC = 10 cm me AB = BC.
perimetri i trekendeshit ABC eshte 40 cm.

nga keto fakte mund te gjejme gjatesite e brinjeve AB edhe BC shume lehte:

AB = BC = (40 - 10)/2 = 15 cm

rrjedhimisht, BD = AD = 1/2 * 15 = 7.5 cm

le te zbatojme teoremen e kosinusit per trekendeshin ABC duke gjetur kendin B (me sakte na nevojitet kosinusi i tij):

10^2 = 15^2 + 15^2 - 2*15*15 * cosB => cos B = 7/9

Tani, trekendeshat BED edhe AED jane te barabarte sepse jane trekendesha kenddrejte edhe kane dy katete te barabarte (perkatesisht BD = AD edhe DE eshte e perbashket). nese nuk je i kenaqur me kete fakt atehere thjesht mund te thuash se hipotenuzat jane te barabarta nga teorema e pitagores. pastaj nje teoreme kosinusi per keta trekendesha do te vertetonte se kendet jane te barabarte ndermjet tyre. megjithate kjo gje eshte sekondare.


Atehere nga cka u tha me lart, BE = AE = DB / cos B = 7.5 / (7/9) = 135/14 cm

EC = BC - BE = 15 - 135/14 = 75/14 cm

AC = 10 cm

Atehere perimetri i trekendeshit AEC eshte:

AC + EC + AE = 10 + 75/14 + 135/14 = 25 cm

nje figure do ishte e pershtatshme per te kuptuar ecurine e problemit, por eshte shume e lehte sepse kerkesa eshte me se e qarte (me ate verejtjen e vockel )

mbase nuk do te nevojitet fare kjo zgjidhje, sepse po e shoh qe postimi qenka shume i hershem. thjesht mora perpjekjen duke menduar se do u vije ne ndihme edhe te tjereve. me vjen keq qe barazimet nuk jane te shkruara ne formen matematike por besoj kuptohen.

gjithe te mirat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: si mund te llogaritni ne menyr me te shpejt vleren: 101*99=?   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:31 am

është fjala se mund ta llogarisni pa ndihmën e fletores d.m.th. për 5 sekonda e gjeni rezultatin ndërsa për ata qe se din matematikën duhet ma tepër koh...

101 mund te shkruhet edhe si (100+1) dhe 99 mund te zevendesohet me (100-1),,,,tani nuk duhet gje tjeter,pervec te dish te mbledhesh,zbresesh dhe shumezosh :


101 * 99 =
(100 + 1) * 99 =
100 * 99 + 1 * 99 =
9900 + 99 =
9999

Ose:
101 * 99 =
101 * (100 - 1) =
101 * 100 - 101 * 1 =
10100 - 101 =
10101 - 101 - 1 =
9999

Bukuria e Matematikës


1 x 8 + 1 = 9
12 x 8 + 2 = 98
123 x 8 + 3 = 987
1234 x 8 + 4 = 9876
12345 x 8 + 5 = 98765
123456 x 8 + 6 = 987654
1234567 x 8 + 7 = 9876543
12345678 x 8 + 8 = 98765432
123456789 x 8 + 9 = 987654321

1 x 9 + 2 = 11
12 x 9 + 3 = 111
123 x 9 + 4 = 1111
1234 x 9 + 5 = 11111
12345 x 9 + 6 = 111111
123456 x 9 + 7 = 1111111
1234567 x 9 + 8 = 11111111
12345678 x 9 + 9 = 111111111
123456789 x 9 +10= 1111111111

9 x 9 + 7 = 88
98 x 9 + 6 = 888
987 x 9 + 5 = 8888
9876 x 9 + 4 = 88888
98765 x 9 + 3 = 888888
987654 x 9 + 2 = 8888888
9876543 x 9 + 1 = 88888888
98765432 x 9 + 0 = 888888888


1 x 1 = 1
11 x 11 = 121
111 x 111 = 12321
1111 x 1111 = 1234321
11111 x 11111 = 123454321
111111 x 111111 = 12345654321
1111111 x 1111111 = 1234567654321
11111111 x 11111111 = 123456787654321
111111111 x 111111111 = 12345678987654321
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Zgjidhet Matrica 248 dimensionale   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:37 am

Struktura është përshkruar të jetë në formën e një matrice të madhe e të gjerë

Një staf ndërkombëtar matematikanësh ka detajuar një strukturë të madhe kompleksi numerik, që është zbuluar më shumë se një shekull më parë. Hartimi i një strukture 248 dimensionale, e quajtur E8, ka marrë katër vite pune, sipas studiuesve. E8 përshkruan objekte simetrike. Grupi që është marrë me prodhimin dhe zgjidhjen e kësaj matrice shprehet se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë fushat e fizikës, në të cilat përdoren më shumë se katër dimensione, siç është Teoria e Vijës së Drejtë. Kjo matricë gjigante futet në të ashtuquajturat “Lie Goup”, duke përshkruar objektet simetrike për nder të matematikanit norvegjez Sophus Lie, që bëri këtë zbulim në shekullin e 19-të. Strukturat e njohura si rruzujt dhe konet kanë simetri në tre dimensione dhe ato përshkruhen në grupin “Lie”. E8 është shumë herë më e madhe. "Ajo që të tërheq më shumë në studimin E8 është se ajo është po aq e komplikuar sa ç’është edhe simetrike”, shprehet David Vogan, nga Instituti i Teknologjisë të Massachussetts (MIT) në US. Ai, gjithashtu, po prezanton rezultatet e (MIT) në leksionet e tij të titulluara “Tabelat e karaktereve për E8” ose “Si u shkrua dhe u zgjidh matrica 453,060 x 453,060”. Konceptualizimi, stilimi dhe kalkulimi u krye në sajë të një stafi prej 19 matematikanësh për katër vite. Kompjuterizimi final u krye për më shumë se tre ditë me anë të një super-kompjuteri Sage.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Madhesite Fizike   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:38 am

Madhësitë fizike janë ato madhësi me anë të të cilave krahasohen dimensionet, vetit, etj. fizike të objekteve me studimi e të cilave mirret fizika. Gjatë historis së zhvillmit të fizikës si shkencë, futja në përdorim e një sistemi të këtyre madhësive ka pasur një rolë të veqantë. Kështu janë bërë disa përpjekje për një sistem të tillë, këto përpjekje janë kurorzuar me sistemin e tashem që përdoret në Fizik. Sistemi i tashem që përdoret në Fizikën botërore është sistemi ndërkombëtarë SI.



Sistemi SI
Sistemi SI ka 7 madhësi themelore me njësit matëse.

Madhësia simboli Njësia simboli përkufizimi
Gjatësia l metri m Një metër është rruga që kalonë rrezja e dritës në vakum breda kohës 299.792.458 -ën pjesë të një sekunde (1/299 792 458)s.
Masa m kilogrami kg Masa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris.
Koha t sekonda s Intervali kohorë i cili nevojitet për saktësishtë për 9 192 631 770 perioda, për kalimin e atomit të elementit kimik 133Cs nga një nivel në tjetrin.
Inteziteti i rrymës elektrike I amperi A 1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy drejtpërquesve paraler me distanc në mes tyre prej një metre, me gjatësi të pakufizuar që gjenden në vakum.
Temperatura T kelvini K Një kelvini është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirejs së Ujit.
Sasia e materies n moli mol Një mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjegjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër12C.
Intesiteti i dritës lV kandela cd Një kandelë është intesiteti i dritës një një drejtim të caktuar , që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe inteziteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Albert Ainshtain   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:41 am

Në vitin 1905, Albert Ainshtain ishte 26
vjeç dhe akoma nuk e kishte mbaruar
doktoraturën. Por gjithsesi, me kreativitetin
e tij ai po shqyrtonte tezat e hiperbolës,
zgjidhjes, çështjet fondamentale të fizikës në atë
epokë, duke formuluar teorinë e relativitetit, të
cilën do ta përfundonte në vitin 1916, duke
hedhur më vonë edhe bazat e mekanikës së
kuanteve. Historianët e shkencës e konsiderojnë
vitin 1905 si vitin kur shkenca u revolucionarizua
dhe për këtë kanë të drejtë, sepse
gjatë gjithë viteve 900 fizikanët kanë punuar dhe
vazhdojnë të punojnë për verifikimin e asaj çfarë
Ainshtain kuptoi 100 vjet më parë. Fronti i kërkimeve
të fizikës teorike dhe eksperimentale bazohet
në idetë e tij, që nga studimet e teletransportimit
kuantitiv, deri tek "astronomia e re" për
valët gravitacionale.
Pa artikujt e vitit 1905, idetë tona mbi
natyrën dhe universin do të kishin qenë totalisht
ndryshe nga ç‘janë aktualisht. Nuk ekziston
ndonjë copëz e kërkimeve shkencore dhe e
të gjitha ideve moderne, që nuk është influencuar
nga ato ide. Por gjithashtu nuk do të kishte
ekzistuar një seri teknologjie, që tashmë janë
bërë baza e jetës tonë të përditshme. Marrim një
shembull të thjeshtë. Fotoqelizat që bëjnë të
mundur hapjen automatike të dyerve të supermarketeve,
ose laseri që lexon DVD-të, janë një
rrjedhojë e artikullit që Ainshtain publikoi në vitin
1905 mbi efektin e fotoqelizës, madje për të cilin
në vitin 1921 mori çmimin "Nobel". Pa teorinë e
relativitetit (të themi më mirë, korrigjimin e efekteve
të tij), tashmë nuk do t‘i kishim sistemet navigues
të bazuar në satelitë, te të cilët ora shënon
disi ndryshe nga ajo në Tokë. Por mbi të gjitha nuk
do ta kishim ditur se hapësira dhe koha nuk janë
entitete të ndara dhe që masa dhe energjia mund
të transformohen në njëra-tjetrën. Lista e detyrimeve
tona kundrejt Ainshtainit është tepër e
gjatë dhe do të kemi shumë kohë në dispozicion
për ta kujtuar. Ne duhet t‘i jemi mirënjohës atij
dhe duhet të dimë mirë se si ta shfrytëzojmë
trashëgiminë e jashtëzakonshme që ai na la.




Shpikësi paqësor i atomikes
Një nga ikonat tona më të fam
shme të historisë botërore është
imazhi i Albert Ainshtain. Tek ai
shohim një njeri që nuk nguron të
shprehet lirshëm, të thotë të
vërtetën, edhe pse mund të jetë jo
komode për të më shumë se për të
tjerët. Për shembull, "për të qenë
komponenti i papërlyer i një kopeje,
në radhë të parë duhet të jesh një
dele", ose "manifestimi më i keq i
jetës kolektive është militantizmi".
Janë dy mendime gjithmonë të
hijshme për t‘u shprehur, për t‘u
bërë publike, mbi të gjitha në Shqipërinë
e këtyre ditëve.
Është një ironi tragjike e fatit se,
në vend të socializmit pacifist, i cili
ishte "flamuri" i tij, emri i Ainshtain
sot i përshtatet shërbimit më të keq
që fizika moderne i ka dhuruar
njerëzimit: bomba atomike, teoria e
së cilës bazohet në ekuivalentin
ndërmjet masës dhe energjisë, e
përshkruar nga një formulë e paharrueshme
e Ainshtain, të cilën e
publikoi në tri faqe në vitin 1905 dhe
praktikimi i së cilës detyroi gjeniun
të shkruajë dy letra drejt presidencës
amerikane në vitet 1939 dhe
1940 (president i asaj kohe ishte
Rusvelt). Dhe pas holokaustit
japonez, Albert Ainshtain deklaroi:
"Ky ishte gabimi më i madh i jetës
time". Pak më tragjik është fakti,
edhe pse ironik, i bindjes së atyre që
nuk punojnë, se Ainshtain ka thënë
që "gjithçka është relative", ndërsa
teoria e relativitetit konfirmon krejt
të kundërtën, pra që ligjet e fizikës
mund të shkruhen në mënyrë absolute.
Ainshtain arriti ta bëjë këtë
gjë në vitin 1915 për gravitetin dhe
kërkoi së koti për gjithë jetën e tij të
bënte të prekshme rezultatet e
forcave të tjera si: "unifikimi i madh",
që vetëm sot është bërë i realizueshëm
me anë të teorisë së "zinxhirit".
Ainshtain revolucionoi jo vetëm fizikën,
por edhe filozofinë. Ai që sot flet
për hapësirën, kohën, materialin
dhe energjinë dhe nuk i kupton ato,
atëherë do të bënte figurën e "idiotit".
Si në rastin e Bergson, për të cilin
Ainshtain tha: "Zoti e faltë"! Referimi
i Zotit, i zakonshëm në fjalimet e
gjeniut, nuk do të thotë aspak se ai
besonte në Zot. Në fakt, për të kishte
një Zot, por ai ishte vetë Natyra.
Besimi i tij ishte kozmik. Edhe pse
kishte dy prejardhje, hebre dhe gjerman,
ai nuk ka pasur kurrë një atdhe.
Politika që ai besonte ishte internacionalizmi
dhe testament i tij
shpirtëror ishte deklarata që i drejtohej
Presidentit të Amerikës, Rusvelt,
kundër pasurimit nuklear, të
cilën e firmosi një javë përpara se të
ndërronte jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Rrufeja   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:44 am

Rrufeja eshte shkarkim atmosferik shoqëruar me energji elektrike, e cila zakonisht ndodh gjatë furtuna me bubullimë, dhe nganjëherë gjatë pluhurit vullkanik . [1] Ne nje shkarkim te rrufese ,një vetëtimë mund të udhëtoje me shpejtësinë prej 60,000 m / s (220.000 km / h), dhe mund të arrij temperaturen qe i afrohet 30.000 ° C (54000 ° F), mjaftueshem e nxehtë per shkrirje te rërës silice në gotë i njohur si fulgurites kanaleve të cilat janë të futura dhe zakonisht mund të zgjasë me distancë në terren. Jane rreth 16 milione stuhi me rrufe ne vit

Rrufeja gjithashtu mund të ndodhin brenda hirit vullkanik prej reve, apo mund të jetë shkaktuar nga zjarret e pyjeve të dhunshme që gjenerojnë mjaftueshem pluhur per te ngarkuar rrufe.

Si rrufe fillimisht forma është ende një çështje e debatit: [6] Shkencëtarët kanë studiuar shkaqe që variojnë nga turbullimet atmosferike (era, lagështia, fërkime, dhe presioni atmosferik) me ndikimin e erës diellore [4] Akulli brenda një reje është menduar të jetë një element i rëndësishëm në zhvillimin e rrufese, dhe mund të shkaktojë një ndarje me forcë e pozitive dhe negative brenda rese , duke ndihmuar kështu në formimin e rrufese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Materia e errët   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:47 am

Materia e errët në Gjithësi

Materia e errët është një nga gjëegjëzat më të mëdha të astrofizikës së sotme me të cilën merren shumë dijetarë të lëmenjve të ndryshme të fizikës. Kjo lëndë e errët tërhoqi vëmendjen e astrofizikantëve kur u bë e mundur matja e lëvizjes së ndarjeve të masave përbrenda grumbujve galaktikë me boshllëqe të mëdha mes tyre.

Doli se lëvizja e tyre mund të shpjegohej vetëm duke futur një masë shtesë, e cila nuk është e pranishme në yjet e vëzhgueshme. Por nga se duhej të ishte e përbërë kjo lëndë e panjohur, e cila me sa duket përbën më tepër se 90 përqind të masës së përgjithshme të Gjithësisë, e cila e rrëfen veten përmes forcës së vet gravitacionale, dhe përveç kësaj nuk hyn në ndikim të ndërsjelltë me dritën apo materie tjetër ?

Propozimet dhe shenjat na i jep fizika e grimcave elementare, e cila merret me ndikimin e ndërsjelltë të grimcave dhe shkëmbimin e forcave. Kështu në përputhje me teoritë ekzistuese, mund të bëhej fjala për grimca të shumta në numër të cilat komunikojnë vetëm shumë dobët me pjesën tjetër të botës.

Këtoj lloj grimcash njihen si grimca WIMP (weakly interacting massive particles). Fizikantët kanë gjetur edhe grimca që sillen si neutrino (Grimcë elementare pa ngarkesë dhe pa masë). Mirëpo neutrino është tepër e lehtë kështu që kjo nuk mund të jetë vetë përgjegjëse për "lëndën e errët". Një mënyrë për t''''u rënë në gjurmë grimcave WIMP qëndron në ndikimin e ndërsjelltë me kundëgrimcat e tyre, qenien e të cilave e lejon fizika e grimcave elementare dhe të cilat gjinden për të gjitha grimcat elementare të njohura deri më tani.

Kështu antiprotoni është kundërgrimca e protonit ose pozitroni (Simboli: e+
Grimcë elementare e lehtë e ngarkuar pozitivisht, e cila është kundërgrimca e elektronit me një masë të barabartë me të. Kur këto dy grimca vijnë pranë njëra-tjetrës, masat e tyre shndërrohen në energji. Procese të këtij lloji shfrytëzohen sot në përdorime tepër praktike si në diagnostikimet mjekësore) kundërgrimca e elektronit.

Kur këto dy grimca vijnë pranë njëra-tjetrës, masat e tyre shndërrohen në energji. Procese të këtij lloji shfrytëzohen sot në përdorime tepër praktike si në diagnostikimet mjekësore. Kur grimca WIMP do të prekë kundërgrimcën e vet atëherë do të priteshin procese të tilla të ngjashme. Pasoja do të ishte midis të tjerash prodhimi i antiprotoneve si dhe pozitroneve, të cilat duhet të gjindeshin të shumëfishuara në rrezatimin galaktik grimcash (Rrezatim i përbërë nga grimca të vogla si p.sh. jone, atome, neutrone, elektrone).

Kur grimca WIMP do të prekë kundërgrimcën e vet atëherë masat e tyre shndërrohen në energji. Pasoja do të ishte midis të tjerash prodhimi i antiprotoneve si dhe pozitroneve, të cilat duhet të gjindeshin të shumëfishuara në rrezatimin galaktik grimcash.
Materia e erret, eshte nje pjese e teorise se krijimit te universit nepermjet Big Bangut, ekzistenca e se ciles nuk ka qene e mundur te vertetohej deri me sot ne menyre direkte, edhe pse matje te ndryshme te nivelit te energjise ne univers mbeshtesin kete ekzistence....Sipas teorise, lenda e erret eshte e perbere nga therrmija hipotetike te prodhuara nga Big Bangu dhe te perhapura me pas ne gjithe universin, te cilat edhe pse permbajne nje energji te madhe, kane nje bashkeveprim jashtezakonisht te dobet me materien (sidoqofte te pamatshem ne menyre te drejtperdrejte nga aparaturat e sotme).Per te vertetuar prezencen e kesaj lende ne univers eksperimente te ndryshme, jane zhvilluar qysh prej momentit te hipotetizimit te ekzistences se saj. Pas vitesh kerkimesh, me sa duket Laboratoret e Shkembit te Madh (Laboratori del Gran Sasso) kane arritur te observojne fenomene te lidhura ne menyre te drejtperdrejte me pranine e lendes se erret.

Eksperimenti qe ka mundesuar zbulim e jashtezakonshem quhet DAMA, dhe perdor aparatura super te ndjeshme te cilat jane ne gjendje te shfaqin nje “flash”, nje fije drite, sapo nje prej therrmijave te lendes se erret, te quajtura ndyshe edhe WIMP (weakly interacting massive particles), hyn ne bashkeveprim me nje atom. Edhe pse “flash”-e te tilla jane shfaqur qysh ne fillimet e venies ne pune te eksperimentit me 1996, deri me sot nuk ka qene e mundur te vertetohej nderhyrja e lendes se erret ne prodhimin e ketyre shkendijave (edhe nderveprimet ndermjet atomeve mund te clirojne elektrone dhe shkendija drite te kapshme nga aparati). Zbulimi i bere nga grupi italo-kinez, i drejtuar nga Rita Bernabei e Universitetit te Romes, qendron ne faktin se dendesia e ketyre shkendijave ndryshon gjate stineve te vitit. Keshtu gjate qershorit eshte verejtur nje numer me i madh shkendijash ndersa gjate dhjetorit numerohet numri minimal i tyre. Duke qene se laboratoret jane ndertuar ne nentoken e nje mali shkembor, prej nga emri, per te qene sa me te izoluar, perjashtohet mundesia e nderhyrjeve te jashtme atmosferike tokesore. Ky ndryshim shpjegohet me ciklet e rrotullimit te Diellit rreth vetes, te cilat gjate muajve te veres sjellin nje “ere” therrmijash te lendes se erret mbi planetin tone. Ky eshte hapi i pare i matjes se drejtperdrejte te nderveprimit te dobet (nevojiten mbi 100 kg iodur-calciumi qe te mund te verehet nje numer minimal shkendijash) midis lendes se erret dhe materies.
Pervec faktit se mbetet per momentin teoria me e logjikshme dhe e besueshme per krijimin e universit, teoria e Big Bangut po vertetohet nen shume aspekte te saj nga eksperimente te kryera ne menyre te pavarur nga laboratoret e gjithe botes.

Fotografim eshte nje fjale ndoshta e papershtatshme per nje lende hipotizimi i te ciles vetem para pak vitesh bente pjese ne ate vijen e holle qe ndante shkencen me fantashkencen. Tanime kemi provat qe ajo cka pak vite me pare ishte dicka e pa perkufizuar mire, ekziston dhe per me teper efektet e saj jane te dukshme, dhe me ndihmen e kompiuterave edhe te “fotografueshme”.

Konceptit te lendes se erret iu kushtua rendesi rreth viteve 60 (edhe pse hamendje ishin hedhur qysh me 1930) pasi u verejt se masa e universit te dukshem nuk ishte ne gjendje te shpjegonte faktin e nje universi te qendrueshem. Faktikisht masa e yjeve dhe galaksive qe ne shohim nuk permban nje force gravitacionale aq te madhe sa te beje te mundur mosshkaterrimin e universit, neqofte se do te ekzistonte vetem kjo lende galaksite do te shperndaheshin ne drejtime te ndryshme njera nga tjetra. Megjithate kjo nuk ndodh dhe per kete arsye u hodh koncepti i lendes se erret, masa e te ciles do te formonte sipas teorive rreth 80% te mases se universit, ndoshta dhe me shume. Megjithate nje nga karakteristikat e kesaj lende ishte fakti se ishte e pamundur te shihej.

Tani fale teknikave te terthorta eshte arritur te fotografohen efektet e kesaj materie duke krahasuar fotot e nje perplasjeje midis dy grumbuj galaksish te marra nga teleskopet Hubble dhe Chandra.

Per te arritur ne kete rezultat kerkuesit kane shfrytezuar tekniken e lentes gravitacionale. Kjo teknike konsiston ne faktin se nje objekt me mase te madhe (psh. nje vrime e zeze) deformon rrezet e drites tamam si nje lente, pikerisht sic tregohet ne figure. Duke verejtur fotot e marra nga teleskopet eshte arritur te verehet se ka nje ndryshim te lehte por te dukshem ne keto foto qe shpjegohet ne baze te principit te lentes gravitacionale. Duke qene se ne grumbujt e galaksive nuk ndodhen vrima te zeza te nje madhesie te tille sa per te shpjeguar devijimin e madh te drites (ekzistenca e nje vrime te zeze te tille do te sillte orbitimin rreth saj te galaksive), eshte materia e erret ajo qe eshte shkaketare per kete proces. Keshtu duke llogaritur forcen gravitacionale te nevojshme per efektin e madh te lentes u zbulua se masa e dobet yjeve nuk eshte ne gjendje ta beje kete gje. Eshte vetem terheqja gravitacionale e lendes se erret qe shpjegon perthyerjen e madhe te rrezeve te drites.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Nanoteknologjia   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:48 am

Popularizimi i fjales Nanoteknologji ka filluar qe ne vitin 1980 nga K Eric Drexler, ideja e te cilit ishe ndertimi i makinerive ne shkalle molekulare, motoreve me gjeresi vetem pak nanometra. [Nanometer: Shume me i vogel se nje mikron.1e bilionta e metrit, apo perafersisht gjeresia e 3 deri ne 6 atome te radhitura pas njeri tjetrit, apo gjeresia e nje DNA'je te vetme] ndertimin e kraheve robotike, madje ndertimin e komjutrave me madhesi teper me te vogel se nje cell.Drexler ka konsumuar rreth 10 vite duke analizuar dhe pershkruar keto mjete te te mrekullueshme dhe duke u pergjigjur akuzave per Sci-Fiction.

Shume nga krijimet e diteve te sotme qe mbajne emrin "Nanoteknologji" nuk eshte ne fakt Nanoteknologji nga burimi origjinal i kuptimit te tij. Kuptimi tradicional i fjales Nanoteknologji eshte ndertimi i objekteve fund e krye ne baze te nje precizioni atomik! Kjo mundesi teorike eshte hedhur qe ne vitin 1959 nga fizikanti Richard Feynman.

Une dua te ndertoj biliona fabrika te vogla, modele te njera tjetres, te cilat prodhojne pambarismisht. Ligjet e fizikes, me c'fare shikoj....nuk flasin kundra mundesise se manovrimit te gjerave atom me atom! Nuk eshte perpjekje per te shkelur ndonje ligj: eshte dicka qe ne baze te ligjeve te fizikes mund te behet, por ne praktike nuk eshte bere pasi ne jemi teper te medhenj ------- Richard Feynman, fitues i qmimit Nobel ne fizike.

Tekologji e synimit te pergjithsem

Nanoteknologji shpeshhere referohet si teknologji e synimit te pergjithshem.Kjo per arsye se vete forma e saj e avancuar do kete nje impakt te rendesishem ne pothuajse te gjitha industrite dhe fushat e jetes. Do ofroje struktura te ndertuara me mire, me jetegjate, me te pastra, me te sigurta, me te avancuara, per shtepi, transport, komunikim, medikamente, agrokulture dhe industri te pergjitheshme.

Imagjino nje aparature medikale qe deperton ne mbrendesi te trupit te njeriut per te kerkuar dhe shkaterruar formimet e vogla te qelizave kanceroze perpara sesa te perhapen neper trup!Apo perberje jo me te madhe se nje kubik sheqeri qe permban nje librari te tere me informacione!

Teknologji e dyfishte!

Ashtu si elektriciteti apo kumpjuterat me perpara, nanoteknologjia do ofroje nje dobi me te madhe dhe te permiresuar ne te gjitha aspektet e jetes.Por si teknologji e synimit te pergjithshem, do kete perdorimte dyfishte...duke nenkuptuar se do kete perdorime nga ana komerciale e po ashtu nga ana ushtarake duke krijuar arme jashtezakonisht shume me te forta dhe me te sofistikuara. Kjo prezanton jo vetem nje dobi te jashtezakonte per njerezimin, por gjithashtu dhe nje kercenim te jashtezakonte!!

Qelesi per te kuptuar me mire nanoteknologjine eshte se....jo vetem se mundeson prodhimin e produkteve me te mira, por gjithashtu thjeshtezon dhe permireson menyren e prodhimit te ketyre produkteve. Mund te jete vetem qeshtje e nje kohe te shkurter deri kur krijimi i prdukteve do kete nje kosto po aq sa nje fotokopje!Ky eshte kuptimi i vertete i nanoteknologjise.

Nga gjykimi im personal, nanoteknologjia ka potencial per ta ndryshuar Ameriken nje nje shkalle te njejte, per mos te thene me te madhe se revolucioni kompjuterik — U.S. Senator Ron Wyden
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Drita   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:49 am

Drita (lat. lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një gjatësi valore që është e dukshme për sytë ( syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780 nanometra) tanë (drita e dukshme) ose me një përkufizim shkencor dhe teknik : Drita është rrezatim elektromagnetik i valëve që studiohen në fushën e optikës. Tre përmasat themelore të dritës (të të gjitha rrezatimeve elektromagnetike) janë:

* Dendësia (apo gjerësia), që ka të bëjë me rrokjen njerëzore të ndriçueshmërisë së dritës,
* Gjatësia e valës, që kapet nga njerëzit si ngjyra e dritës dhe,
* Polarizimi ( ose këndi i dridhjes), që në rrethana të rëndomta është i pakapshëm nga njerëzit.

Emërtimi dritë vlen për tërë spektrin e valëve elektromagnetike. Për shkak të dualitetit (dyzimit) të përhajes së valës si grimcë e lëndës, drita shfaq njëkohësisht vetitë si të valës dhe si të grimcës. Natyra e saktë e dritës është një nga çështjet kryesore të fizikës moderne.

Drita si dukuri në të kaluarën ka qenë si është edhe sot, një dukuri tërheqëse e studiuesve. Për krijimin e dritës që në ato kohëra ka pasur mendime interesante. Kështu p.sh dijetarët e Greqisë së Lashtë, Demokriti dhe Epikuri e kuptonin dritën si jashtëqitje të trupave. Shpejtësia e dritës është 299,792,458 km/sek. Në të kaluarën shumë fizikanë kane provuar të matin shpejtësinë e dritës. Në mesin e këtyre ishte edhe Galileo Galilei. Ai e llogariti shpejtësinë e dritës dhe përfundimi i doli qe shpejtësia e dritës është e barabarte me 227,000,000 km/sek. Një fizikanë tjetër ka qene Hipolytte Fizeau të cilit përfundimi i doli 313,000,000 km/sek. Por me mjetet e sotme është llogaritur shpejtësia më e saktë e dritës d.m.th 229,729.458 km/sek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Përmes Gjithësisë me shpejtësi më të madhe se të dritës(Krimbvrimat)   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:49 am

Llogaritjet më të reja të bëra sugjerojnë se mund të ketë vërtetë të ashtuquajtura krimbvrima aq të gjëra dhe të qëndrueshme sa mund të shfrytëzoheshin për udhëtime ndërgalaktike.

Krimbvrimë quhet ai kanal kohor që mund lidhë dy pika të Gjithësisë. Për ta kuptuar më mirë këtë parim duhet përfytyruar Gjithësia si një top. Dritës i duhet të shkojë përgjatë sipërfaqes së topit për të arritur në pikën tjetër, ndërsa krimbvrima do të ishte vrima mes përmes topit. Kështu mund të ia kalohet dritës dhe të jipet përshtypja e një udhëtimi me shpejtësi më të madhe se të saj.

Që në 1935 Einstein dhe Nathan Rosen treguan sesi sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit mund të jetë e mundur prania e të ashtuquajturave ura kohore, të cilat teorikisht mund të të kthenin prapa në të kaluarën por praktikisht kjo gjë nuk mund të ishte e mundur sepse ato do të mbylleshin sapo t´u afrohej një anije kozmike.

Modelet e deritanishme sugjeronin se mund të ketë vetëm vrima të tilla të përmasave të kokrrizave të vockla të ngarkuara.

Këto vrima mbahen të hapura nga një lloj mbushje energjie negative që njihet si "lëndë e huaj"(exotic matter). Kjo mbushje është tepër e vështirë të prodhohet prandaj dhe gjërësia e krimbvrimës është ajo e madhësisë së atomeve.

Tani shkenctari rus Sergei Krasnikov i institutit Vëzhguesi Pulkovo të Shën Petersburgut ka dalur me disa formula - të bazuara po në teorinë e Einstein-it - që llogarisin një krimbvrimë të gjërë, të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjet e fizikës. Kjo vrimë është në gjendje të prodhojë vetë lëndën e huaj që i nevojitet. Kjo lëndë e huaj është e panjohur por sipas teorisë së shkenctarit rus ajo mund të krijohet nga asgjëja kur hapësira dhe koha puthiten ashtu si duhet. Kështu "vrima e krimbit" mund të ishte aq e madhe dhe të rrinte e hapur aq gjatë sa të përdorej nga njerëzit për transport.

Një krimbvrimë e tillë nuk mund të krijohet akoma me teknologjinë e sotme.

Sidoqoftë, ka mundësi që krimbvrima të tilla të mund të kenë mbetur që nga koha e Bumit të Madh (Big Bang) dhe nëse do të gjehej një e tillë do të bënte të mundur udhëtimin ndëryjor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Elektromagnetizmi   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:54 am

Elektromagnetizmi është degë e fizikës që studion valët elektromagnetike, dukuritë e fushave elektrike magnetike, fuqitë e grimcave dhe trupave të ngarkuar me elektricitet.

Fusha magnetike krijohet nga lëvizja e ngarkesave elektrike në një magnet. Një fushë magnetike e ndryshueshme krijon rrymë elektrike. Po ashtu, një fushë e ndryshueshme elektrike krijon një fushë magnetike. Për shkak të kësaj ndërvarjeje të fushës magnetike dhe elektrike, është e kuptueshme njohja e tyre si një qenie e njëjtë që quhet fushë elektromagnetike.

Fusha magnetike ushtron forcën e saj në të gjitha sendet që kanë një ngarkesë elektrike, dhe ndikon të gjithë hapësirën.
Si fillesë të elektromagnetizmit mund të quajme ngjarjen që i ndodhi Profesorit Hans Ersted. Me 21 Prill të 1829 Erstedi po përgatitej për një leksion kur ai vuri re se gjilpëra e kompasit përkulej nga Veriu magnetik kur ai hapte ose mbyllte celsin e një baterie që kishte mbi tavolinë. Kjo zhvendosje e gjilpëres e bindi atë se fusha magnetike shperhapej nga të gjitha anët e telit elektrik të qarkut që ai kishte mbi tavolinë.

Forca qe fusha elektromagnetike ushtron mbi therrmija te ngarkuara elektrikisht, quhet forca elektromagnetike, dhe eshte nje nga kater foract themelore. Forcat e tjera themelore jane forac nukleare e forte (e cila mban berthamat atomike se bashku), forca e dobet berthamore (e cila eshte pergjegjese per shkatimin e disa formave te dekompozimit radioaktiv), dhe forca gravitacionale. Te gjitha forcat e tjera jane te derivueshme nga keto kater forca themelore.

Forca elektromagnetike eshte ajo e cila eshte pergjegjese praktikisht per te gjiths fenomenet qe hasen ne jeten e perditshme , me perjashtim te gravitetit. Te gjitha forcat qe perfshihen ne bashkeveprimin midis atomeve mund te gjurmohen tek forca elektromagnetike qe vepron ne protonet dhe elektronet brend atomeve. Kjo perfshin edhe forcat ne eksperiencen e perditshme si ato "shtytese" apo "terheqese" ne objektet materiale, te cilat vine nga forcat intermolekulare midis molekulave individuale netrupat tone dhe atyre te objekteve. Ajo gjithashtu perfshinIt te gjitha format e fenomeneve kimike, te cilat lindin nga bashkeveprimi midis orbitaleve elektronike.Termi elektrodinamikë ndonjëherë përdoret për tju referuar kombinimit të elektromagnetizmit me mekanikën, e cila merret me studimin e efekteve të fushave elektromagnetike në sjelljen dinamike te thërrmijave të ngarkuara elektrikisht.]
Njesite elektromagnetike jane pjese e sistemit te njesive elektrike te bazuara paresisht ne vetite magnetike dhe korrentet elektrike, njesia themelore ne sitemin cgs eshte amperi. Njesite janee:

* amperi (korrenti)
* kulomb (ngarkesa)
* farad (kapacitanca)
* henri (induktiviteti)
* ohm (rezistenca)
* volt (potenciali elektrik)
* wat (fuqia)

Ne sistemin elektromagnetik cgs, korrenti elektrik eshte njesia themelore e percaktuar nga ligji i Amperit ne te cilin permiabiliteti merret si nje madhesi pa dimensione (permiabiliteti relativ) vlera e te cilit ne vakum eshte njesi. Si rrjedhoje e kesaj,katrori i shpejtesise se drites shfaqet ne menyre eksplicite ne disa ekuacione qe lidhin madhesite e ketij sistemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Astronomia   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:57 am

Universi nga nje pike e vetme qe ishte shpertheu nga temperatura shum e lart dhe u shpernda neper hapesire me nje preçizion te mahniteshem te fushes gravitacionale.duke u shperndare neper hapesire u krijuan galaktikat. sistemi une diellor leviz me 14000 milje ne sekond rreth qendres se galaktikes sone.
Toka u formua rreth 4.5 miliard vjet perpara. kjo ndodhi si rezultal i shperthimit te nje ylli shum te madh.
nga ai shperthim gjithe lenda e yllit u shpernda dhe berthama e tij si rezultat i forces magnetike gjithe lenden qe shpertheu e solli rreth vetes.
lenda duke e larguar nga ylli nisi te ftohej dhe te grumbullohej ne masa gjigande lende. keto duke u sjelle rreth diellit te ri nisen te perplasen duke krijuar planetet ne madhesi te ndryshme.
HENA qe mund te themi me plot gojen se eshte bija e tokes u krijua si rezultat i perplasjes se nje meteori me token i cili shperndau nje pjese te lendes ne hapesire. fusha gravitacionale e tokes e terhoqi ate lende rreth vetes. masat e lendes duke u sjelle rreth toke me shpejtesi te ndryshme (e cila varet nga masa e lendes dhe energjia qe moren gjate perplasjes) u perplasen me njera tjetren duke formuar satelitin natyrore te tokes dhe duke e bere rob te saj per miliarda vjet. sipas matese digital te vendosur ne hene dhe ne toke rezulton se hena largohet 3 cm ne vit nga toka.kjo do te sillte deme shum te medha per token.


Hena ose me sakte orbitimi i saj perreth Tokes eshte duke u bere me i larget me nje distance 3.8 cm cdo vit. (Vete orbita e Henes ka nje radius prej 384,000 km).
Te gjitha masat ushtrojne nje force graviteti dhe 'mufatja' e batica ne Toke ushtrojne nje ndikim gravitacional ne Hene. Pasi Toka rrotullohet me shpejt (cdo 24 ore) sesa orbita e Henes (nje here ne 27.3 dite) 'mufatja' perpiqet te 'pershpjetoje' Henen the te ndikoje ate me shume ne orbiten e saj. Po ashtu Hena eshte duke ndikuar ne 'mufatjen' batices se Tokes duke ngadalesuar rrotullimin e Tokes.
Friksioni baticor i shkaktuar nga levizja e mufatjes se batices perreth Tokes e merr energjine nga Toka dhe e sposton ate ne orbiten e henes, merr energjine e Tokes dhe e vendos ate ne orbiten e Henes duke shkaktuar keshtu rritjen e orbites se Henes.

Si rezultat rretullimi i Tokes eshte duke u ngadalsuar. Nje qind vjet nga tani dita do jete 2 milisekonda me e gjate se tani.

Pra eshte ky fenomen qe po shkakton largimin e Henes nga Toka ose me sakte zmadhimin e orbites se saj.

aksi i Tokes nuk eshte 36° po 23.5°.
Dhe nuk ka lidhje me Henen por me terheqjen gravitacionale te Diellit qe ushtrohet mbi Token dhe qe ndikon direkt ne polet e saj. Kjo jo vetem i jep Tokes nje forme paksa eliptike ne vend te nje sfere perfekte por shkakton dhe aksin e saj te jete nga normal ne eliptikp, pra 23.5°.

A ka edhe gjetiu jetë në gjithësi????
Astronomët nga observatori në Puero Rico, me instrumemnte shumë të ndieshme dhe precize siç është radioteleskopi kanë zbuluar molekulat të cilat formojnë një aminoacidë shumë të rëndësishëm për formimin e qenieve të gjalla. Krijimi i një substance të tillë është zbuluar në galaktikën Arp 220 larg nesh 250 milion vitë dritë. Komponimi i krijuar nga molekulat e hidrogjen cianidit dhe metaniminit me ujin japin aminoacidin më të thjeshtë por themelorë të të gjitha qenieve të gjalla, ai aminoacid quhet glicina. Pra e mundshme është ekzistenca e ndonjë jete tjetëe në kosmos???????

Ku fshehen “ Jashttoksorët “ ?????????
Redaksia e magazinit Wired hartoi listën e trupa qëllorë në të cilët ndoshta mund të fshehen “ Jashttoksorët “. Hëna e Saturnit Enceleadus i përngjan mjedisit ku mund të ketë jetë jasht Tokës. Hëna e Jupiterit Europa gjithashtu ka mundësi të ketë kushte për jetë, pasiqë në të janë hetuar prania e ujit dhe e aktiviteteve vullkanike. Marsi është i pari në listën e trupave qëllorë mbas Tokës ku mund të fshihet jeta. Hëna më e madhe e Saturnit Titani arriti në listën e trupave qëllorë të banuar, duket se atmosfera e dendur e tij është e pasur me materie të ndryshme. Hëna e Jupiterit Io është nga trupat e rrallë qëllorë në sistemin tonë Diellorë që posedon atmosferën e cila përmban të gjitha elementet e nevojshme për krijimin e jetës.

Ku fshehen “ Jashttoksorët “ ?????????
sipas Shkences ato nuk eksistojn ne systemin diellor nuk ka qasa apak se vetem toka gjindet ne zonen jetesore krahas me diellin sa i perket vizitat jashte tokesore jam shum rende galaktika me e afert Adromeda 2.5 milion vjet drite eshte shum galaktike e Re nuk ka kohe per nji zhvillim te tille kurse gallaktikat tjera jan aq large sa qe jashte tokesore eshte deshte te lindin apo te egsistoj para se me u krijua universi.
keto foneme qe shohim sot jane vetem JINNde me nji fjale popullore Hixhine.
nese analozojm foto e pijatave floturuese nga viti 1940 duke me nji model shum te vjeter ne krahasim me kohen e sotme nuk mund ato te shkojn teknikisht paralel me ne.
njerezit na mashtrojn apo xhindet paraqiten ashtu si qe na duken neve me interesant All-llahu e di me mire.
sa i perket qiellnave tjere pervech qiellit me te afert i cili eshyte zbukuruar me yje ato vertete kane jete
ne Islam nuk kemi problem per te besuar jetrat tjere ne qiellna por ajo nuk do te thote se ka te njejtat ligje fizike atmosferike etj .
clear skies Refet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Fizika atomike, molekulare, dhe optike   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:58 am

Fizika atomike, molekulare, dhe optike (AMO) është studimi i bashkëveprimeve lëndë-lëndë dhe dritë-lëndë në shkallën e një atomi të vetëm ose për disa struktura që përmbajnë vetëm pak atome. Të treja deget janë të grupuara së bashku për shkak të ndërlidhjeve, ngjashmërise së metodave që përdoren dhe shkalleve të ngjashme të energjisë. Të treja zonat përfshijnë trajtime klasike ose kuantike; siç dihet analizimi i sistemit bëhet nga një këndvështrim mikrosokpik (në kontrast me analizimin makroskopik).

Fizika atomike studjon çatinë elektronike të atomeve. Fusha kërkimore në kohët tona po fokusohet në kontrollin kuantik, ftohjen dhe zënien në grackë të atomeve dhe ioneve, në përplasjet dinamike në temperaturë të ulta si dhe në sjelljen e gazeve që bashkëveprojnë në mënyrë të dobët (Kondensatet Bose-Ajnshtajn si dhe sistemet e holluara Fermionike të degjeneruara),në matjen me preçision të konstanteve themelore si dhe në efektet e korrelacioneve të elektroneve në strukturën dhe dinamikën e sistemeve. Fizika atomike është e infulencuar nga bërthama (shiko, për shembull, ndarjen e niveleve energjitike), kurse fenomene intra-bërthamore si fisioni dhe fuzioni konsiderohen pjesë të fizikës bërthmore.

Fizika molekulare fokusohet në struktura multi-atomike si dhe në bashkëveprimin e tyre të brendshëm ose të jashtëm me lëndën dhe dritën. Fizika optike është e veçantë nga optika sepse ajo nuk tenton që të fokusohet në kontrollimin e fushave klasike të dritës nga objektet makroskopike, por në vetitë themelore të fushave optike dhe bashkëveprimit të tyre me dritën në botën mikroskopike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Mekanika Kuantike   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 3:59 am

Mekanika kuantike është dega e fizikës që trajton sistemet atomike dhe nënatomike si dhe bashkëveprimin e tyre me rrezatimin në terma të madhësive të observueshme. Ajo bazohet mbi faktin që të gjitha format e energjisë lëshohen në njësi diskrete të quajtura "kuante". Duhet theksuar se, teoria kuantike lejon vetëm përdorimin e llogaritjeve probabilistike ose statistike mbi tiparet e thërrmijave nënatomike, të dhëna nëpërmjet funksionit valor. Ekuacioni i Shrodingerit në mekanikën kuantike luan rolin analog që ligjet e Njutonit dhe ligji i konservimit të energjisë luajnë në mekanikën klasike — pra, ai parashikon sjelljen e sistemeve dinamike në të ardhmen— ky funksion është një ekuacion vale i dhënë në terma të funksionit valor i cili parashikon në një mënyrë analitike dhe preçise probabilitetin e ngjarjeve dhe rezultateve.

Sipas teorive të vjetra të fizikës klasike, energjia trajtohet si një fenomen i vazhdueshëm, kurse lënda mendohet si diçka që zë një vend në hapësire dhe lëviz në mënyrë të vazhdueshme. Sipas teorisë kuantike, energjia emetohet dhe absorbohet në njësi të vogla, diskrete. Një copë individuale ose paketë energjie, quhet një kuant (shumës. kuante), kështu që në disa raste ajo sillet tamam si një grimcë lënde; të gjitha thërrmijat shfaqin veti valore kur janë në lëvizje kështu që në mekanikën kuantike lënda nuk mendohet si e lokalizuar në një vend por si e shpërndarë në një farë mënyre.Për shembull, drita, ose rrezatimi elektromagnetik, që lëshohet ose absorbohet nga një atom ka vetëm frekuenca (ose gjatësi valësh) të caktuara, siç mund të shihet nga vijat spektrale që i korrespondojnë elementit të atij atomi. Teoria kuantike tregon se keto frekuenca i korrespondojnë energjive të përcaktuara të kuanteve të dritës, ose fotoneve, kjo del nga fakti qe elektronet në një atom lejohen të marrin vetem vlera të caktuara të energjisë, ose e thënë ndryshe elektronet mund të ekzistojne vetëm në nivele të caktuara energjitike, një kuant energjie emetohet ose absorbohet kur frekuenca është në proporcion të drejtë me diferencën e energjisë me dy niveleve.

Formalizmi i mekanikes kuantike u zhvillua gjatë 1920-ve. Në 1924, Luiz de Brojli propozoi se valët dritore nuk janë të vetmet të cilat shfaqin një karaker dual, pra vala sillet si thërmije siç ndodh në efektin fotoelektrik dhe në spektrat atomike, edhe thërrmijat grimcore shfaqin dukuri valore. Sugjerimi i de Brojlit dha dy formulime të ndryshme të mekanikës kuantike. Mekanika valore e Ervin Shrodingerit (1926) përfshin përdorimin e një koncepti matematik, funksionit valor, i cili është i lidhur me probabilitetin e gjëndjes së një thërrmije në një pikë të hapësirës. Mekanika e matricave e Uerner Hajzenbergut (1925) nuk e përmend fare konceptin e funksionit valor ose koncepte të ngjashme, e megjithatë ajo u tregua se ishte komplet ekuivalente me teorinë e Shrodingerit. Një zbulim shume i rëndësishëm në teorine kuantike është parimi i papërcaktueshmërisë, i enunciuar për herë të parë nga Hajzenbergu në 1927, i cili vendos një limit absolut teorik në saktësinë që mund të arrihet në disa matje; si rezultat i kesaj, mendimi i disa shkencetareve se gjendja fizike e nje sistemi mund të matet në menyre ekzakte për tu përdorur në parashikimin e gjendjes së sistemit në të ardhmen duhet të braktisej. Mekanika kuantike u kombinua me teorinë e relativitetit në formulimin e P. A. M. Dirakut (1928), e cila, përveç të tjerash, parashikoi ekzistencën e anti-thërrmijave. Zhvillime të tjera të teorisë përfshinë statistikën kuantike, të prezantuar në një formë nga Ajnshtajni dhe S. N. Bose (statistika Bose-Ajnshtajn) dhe në një formë tjetër nga Diraku dhe Enriko Fermi ( statistika Fermi-Dirak); Elektrodinamika kuantike, merret me bashkeveprimin midis thërrmijave të ngarkuara dhe fushës elektromagnetike; përgjithësimi i saj jepet nga, teoria kuantike e fushës; dhe elektronika kuantike. Zbulimi i mekanikës kuantike në fillimin e shekullit të 20-të revolucionoi fizikën, sic shihet mekanika kuantike është një nga degët më themelore në pothuajse të gjitha fushat kontemporare të kerkimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Univers,parashikohet perplasja e 4 galaktikave   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 4:05 am

astronomet kane identifikuar nje fenomen qe deri tani nuk ishte vene re asnjehere. 4 galaktika te ndryshme do perplasen me njera-tjetren, cka pritet te shkaktoje nje shperthim shume te madh ne Univers.

duke perdorur fotografite e teleskopit te NASA-s, “Chandra” qe ndodhet ne Hubble, astrologet kane vene re kete fenomen ne nje largesi prej 5.4 miliarde vite drite larg, nje zone e pasur me shume galaktika. “MACSJ0717.5+3745” quhet zona e pasur me galaktika qe rrezikon zhdukjen pas kesaj perplasje qe pritet te ndodhe.

pa kete teknologji do ta kishim te pamundur te informoheshim me mire rreth ketij fenomeni ku galaktikat ngaterrohen mes tyre, sepse ngjarja ndodh shume miliarda vite vrite larg nesh, shpjegon shkencetari Harald Ebeling.

me interesant eshte fakti se me kete zbulim vertetohen edhe perllogaritjet matematike te bera me pare, cka do te thote se metodat teorike mund te perdoren edhe per pjese te tjera te Universit.

perplasja do te shkaktohet nga rrip galaktikash, gazi, dhe lende te erret me nje gjatesi prej 13 milion vite drite, i njohur ndryshe si filament. Ne figure shihet drejtimi i levizjes se galaktikave dhe shpejtesia e 3 prej tyre e simbolizuar nga gjatesia e shigjetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Shfaqja e nje supernove drejtpersedrejti   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitimeSun Nov 01, 2009 4:09 am

Nje nga fenomenet me interesante te Universit (ndoshta me interesanti pas Big Bangut), ka ndodhur me 9 janar te ketij viti, dhe kesaj rradhe shkencetaret nga e gjithe bota kane qene ne “llozhen qendrore” per te pare fenomenin ne fjale.
Teksa po shihnin nje yll te vjeter ne galaksine spirale NGC 2770, Alisia Soderberg dhe Edo Berger, te Carnegie Observatories of Princeton University, dhe koleget e tyre te Penn State University kane asistuar ne shfaqjen ne kohe reale te nje supernove.
Supernova, qe eshte teresia e fenomeneve qe ndodhin gjate shperthimit te nje ylli, eshte nje proces i cili eshte teorizuar per nje kohe te gjate. Megjithate deri me sot nuk eshte arritur te observohet drejtpersedrejti ky fenomen.
“U ndodhem ne vendin e duhur ne momentin e duhur”, shpjegon Soderberg “ishim duke kerkuar nje supernove me te vjeter ne galaksine ne fjale, kur e ashtu quajtura SN 2008D, u shfaq, dhe fale shkelqimit te saj nen rrezet X, mbuloi gjithe radiacionin e galaksise ne fjale. Me siguri do te kishim humbur kete eveniment, neqoftese nuk do te kishim nen dispozicion aftesine observuese te teleskopit Swift.”
Supernova arrihet kur masa e nje ylli eshte rreth 8 here me e madhe se ajo e Diellit, dhe kur ai mbaron karburantin e tij te perbere kryesisht nga hidrogjeni. Nen trysnin e foces gravitacionale rrezatimi i dobesuar nuk mund te rezistoje dhe keshtu ylli ne fjale fundoset ne vetvete, duke i lene vendin nje spektakli te mrekullueshem. Brenda pak milisekondash e gjithe masa e yllit zhutet ne qender te tij, gjithnje e me shpejt, gjithnje e me fort. Temperatura rritet per shkak te trysnise te larte, dhe nje rrezatim X jashtezakonisht i fuqishem sa mund te fshehe gjithe galaksine shfaqet. Shtresat e jashtme qe kane arritur te shpetojne perhapen me shpejtesi ne drejtim te kundert, duke cliruar vale gazi teper te fuqishme ne mjedisin perreth. Nje vale drite perhapet kudo ne univers aq sa nga Toka mund te shihet me sy te lire si shfaqja e nje ylli te ri. Per te perfunduar ne qender te yllit te zhdukur shfaqet nje yll neutronesh, ose nje vrime e zeze nese masa eshte e mjaftueshme.
Per te perfituar sa me shume nga ky fenomen i rralle per tu pare ne kohe reale, Alisia Soderbergs ka leshuar menjehere nje thirrje te gjere nderkombetare dhe teleskopet me te rendesishem jane drejtuar nga ylli ne fjale. Hubble, observatori i rrezeve X Chandra, teleskopi VLA (Very Large Array), North Gemini dhe Keck 1 ne Hauai, Shmidt me nje rreze prej 1,5 metersh, dhe teleskopet 6 metersh, jane vetem disa nga me kryesoret e teleskopeve te perdorur per te observuar fenomenin. Asnje nuk donte ta humbiste nje eveniment te tille.
Pas me shume se 4 muajsh studimesh, Soderbers dhe 38 bashkepunetoret e saj kane vertetuar se procesi i perhapjes se rrezeve X dhe i gjithe fenomeni i vezhguar ishte ne perputhje te plote me teorine e ndertuar 40 vitet e fundit.
Me poshte edhe imazhi i marre nga NASA qe pershkruan supernoven ne fjale, dhe lidhjet per animacionin qe tregon simulimin e shperthimit te nje ylli:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Sponsored content





Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Empty
MesazhTitulli: Re: Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret   Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Fizike&Matematike :: Fizike&Matematike-
Kërce tek: