Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Horoskopi per muajin Maj 2010

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Horoskopi per muajin Maj 2010 Empty
MesazhTitulli: Horoskopi per muajin Maj 2010   Horoskopi per muajin Maj 2010 Icon_minitimeTue Jun 01, 2010 7:30 am

Dashi

Karriera: Dëshironi që të shpërbleheni për angazhimin tuaj – nuk doni të hyni në garë më të tjerët por doni të avancoheni falë punës që bëni. Këtë lehtë mund ta arrini, sidomos personat e lindur në dekadën e parë dhe të dytë, mirëpo duhet ta keni të qartë se nuk është një fazë e ngritjes së menjëhershme në karrierë por avancimet do t’ju vijnë hap pas hapi.

Partneri: Dëshironi që gjatë këtij muaji partneri juaj t’ju falë shumë momente të bukura dhe romantike – por mos prisni që partneri t’ju lexojë mendimet por merreni iniciativën dhe kështu do të kaloni shumë net të bukura bashkëshortore. Ata që pretendojnë të fitojnë zemrën e personave të lindur në shigjetën e dashit, gjatë këtij muaji duhet të jenë shumë romantikë.


Demi

Karriera: Përfundoni obligimet tuaja të përditshme ashtu siç kërkohet, mirëpo mos prisni ndonjë avancim në karrierë – pasi që nga ana astrologjie nuk shiheni kriza as pozitive as negative. Pra, pranojeni këtë muaj pa ndonjë ndryshim në karrierë dhe kushtoni më shumë kohë jetës private e sidomos lidhjes bashkëshortore.

Partneri: Do të jeni shumë konfuz në raport me partnerin – shumë shpesh e mundoni veten me pyetje se sa përshtateni me partnerin? Sa do të zgjasë lidhja juaj? Këto pyetje vetëm sa ju ngarkojnë psiqikisht dhe e mundoni veten pa nevojë - andaj kushtoni më shumë kohë partnerit dhe mundohuni ta kuptoni më mirë. Për personat e lirë koha ideale për të gjetur partnerin e përshtatshëm është mesi i muajit maj.


Binjakët

Karriera: Në planin profesional duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe më të angazhuar që ëndrra e juaj e kamotshme të bëhet realitet. Për fat të mirë Jupiteri së bashku me Merkurin ju mundëson që nga data 10 deri më 18 maj të keni fat në planin financiar – mund t’ju ndodhin befasi që as nuk i keni ëndërruar, pra mos e humbisni këtë moment, largoni dyshimet dhe shkoni drejt suksesit.

Partneri: Edhe bashkëjetesa më e mirë ndonjëherë kërkon freskim, pra në muajin maj ekziston një recent i thjeshtë, mos e kaloni tërë kohën me partnerin por dilni me shoqëri më shpesh. Edhe lidhja do të bëhet më atraktive. Personat e lirë do të ishte mirë të dalin më shumë në vende publike.


Gaforrja

Karriera: Në planin profesional mund t’ju shfaqen vështirësi gjatë muajit maj, pasi që gjërat i merrni shumë afër zemrës – mendoni se ju bëhen padrejtësi dhe menjëherë protestoni pa i matur fjalët. Punëdhënësit nuk do t’i pëlqejë kjo sjellje andaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe të punoni në mënyrë diplomatike.

Partneri: Temperamenti i juaj gjatë majit do t’ju sjellë momente shumë të mira edhe pse ndonjëherë mund të jenë edhe negative, mirëpo mbajeni ritmin se falë këtij temperamenti impulsiv mund të sqaroni shumë dilema në marrëdhëniet bashkëshortore. Personat e lirë me kohë do ta kuptojnë se miku më i mirë do të jetë edhe partneri më i përshtatshëm për ju.


Luani

Karriera: Paraqitja juaj pozitive ju bën që të takoni persona të përshtatshëm dhe kujdeseni për një atmosferë të mirë në punë. Pra, yjet janë në anën tuaj që të bëni një karrierë të suksesshme, mirëpo personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë do të ballafaqohen me probleme të papritura – është e mundshme që jeni lidhur me persona, për të cilët nuk keni besuar se mund t’ju sjellin probleme. Pra, angazhohuni në përmirësimin e gabimeve dhe padyshim që në fund do të shpërbleheni.

Partneri: Dëshira më e madhe e personave të lindur në këtë shigjetë është që të jenë në qendër të vëmendjes – mirëpo duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’ia sqarojnë partnerit se ai është numër një për ju. Personat e lirë e kanë periudhën adekuate që ta gjejnë partnerin jetës.


Virgjëresha

Karriera: Jeta profesionale nuk varet nga fjalët por nga puna dhe angazhimi juaj. Do të keni një ndryshim të madh në karrierë duke filluar nga rritja e pagës, ose ndonjë projekt madhor por edhe riskant. Mirëpo, para se të filloni ndonjë projekti madhor merreni edhe mendimin e shoqërisë dhe njerëzve që e dini se nuk do t’ju tradhtojnë. Pra me një planifikim te mirë të punëve asgjë nuk do të dështojë.

Partneri: Për ju primare është që të siguroni dashurinë e partnerit – mirëpo duhet ta respektoni partnerin dhe durimin e tij, pasi që disa persona vështirë ju adaptohen ndryshimeve. Personat e lirë nga data 7 deri më 13 maj duhet të jenë më të hapur për njoftime.


Peshorja

Karriera: Gjatë këtij muaji duhet të jeni më të ashpër ndaj kolegëve, të cilët dinë të bëhen të dashur me ju vetëm për interesa profesionale – andaj këtyre dukurive duhet t’ju thuani stop njëherë e përgjithmonë, dhe ndiheni të palumtur pasi që nuk dëshironi të bëheni vegël e të tjerëve. Mirëpo mos u brengosni shumë se muaji maj do t’ju sjell shumë avancime në punën profesionale.

Partneri: Do të jeni shumë të qartë në raport me partnerin – nga ai pritni që të bashkëpunoni, t’ju besojë dhe të formoni një bazë të fortë të marrëdhënies suaj në mënyrë që të ndiheni mirë së bashku. Për personat e lirë është një periudhë e shkëlqyer për të gjetur partner të përshtatshëm.


Akrepi

Karriera: Ju propozohet që në planin profesional ta ruani energjinë, pasi që sipas parashikimeve astrologjie nuk jeni në anën e suksesit ku mund të nevrikoseni po qe se investoni energji në karrierë të pasuksesshme. Po ashtu tentoni të bashkëpunoni me njerëz të papërshtatshëm të cilët pengojnë karrierën tuaj. Andaj mos ndërmerrni asgjë gjatë këtij muaji por përgatitni projektet për muajin qershor kur edhe yjet ju rekomandojnë që ti vini në funksion.

Partneri: Nuk do të jetë e lehtë që partneri ta kalojë mirë këtë muaj me ju, gjë që do ta vërteton edhe vet partneri – andaj merruni me ndonjë sport relaksues qoftë ai meditim apo joga që të ktheheni në rrugën e drejtë. Personat e lirë duhet të presin periudha më të përshtatshme për ta gjetur partnerin ideal.


Shigjetari

Karriera: Mund të thuhet se muaji maj nuk është ideal për një karrierë të suksesshme, mirëpo bashkëpunimi ndërkolegial dhe harmonia në vendin e punës do të jetë një bazë e fortë për të punuar më tutje. Keni nevojë për një pushim të shkurtër në mënyrë që të pushoni psiqikisht dhe vetëm kështu mund të koncentroheni në projektet dhe planet që ia keni parashtruar vetes.

Partneri: Të lumtur do të jenë të lindurit në dekadën e parë të cilët do të ridashurohen në partnerin e tyre, ndërsa për të lindurit në dekadën e dytë dhe të tretë kërkohet që t’i qartësojnë raportet bashkëshortore. Për personat e lirë, ekziston mundësia të bashkohen me njeriun i cili për një kohë të gjatë ju ka në shënjestër.


Bricjapi

Karriera: Jeni të kënaqur me suksesin e arritur deri më tani dhe nuk kërkoni që të avancoheni në punë momentalisht. Punën e merrni me sinqeritet të madh dhe me profesionalizëm, mirëpo nuk dëshironi të bëni hapa të ngutshëm.


Partneri: Edhe të lindurit në shigjetën e bricjapit dinë të bëhen romantikë, gjë që mund t’ia sjell partnerit një fazë shumë të lumtur dhe do të njohë më mirë edhe anën e butë të bricjapit – por prapë se prapë duhen te jeni të kujdesshëm se bricjapi muajin tjetër përsëri mund ta ndërroj qëndrimin. Personat e lirë në këtë periudhë do të kenë mundësi të shumta që lehtë të vijnë gjerë tek partneri i ri.


Ujori

Karriera: Përparësia e juaj profesionale është kreativiteti spontan që ju lind – jeni përplot ide dhe kjo ju bën që punëdhënësi t’ju ngrit në pozitë. Andaj yjet ju këshillojnë që të dilni hapur dhe ti paraqitni qartë idetë tuaja origjinale, sigurisht që në fund të muajit do të përfitoni bonuse ose edhe ngritje të pagës.

Partneri: Kreativiteti juaj do ta freskojë edhe jetën bashkëshortore – ju do të prezantoni çdo ditë diçka të re përmes aktiviteteve dhe bashkëpunimit dhe nuk do të lejoni që të ketë monotoni me partnerin tuaj. Personi që do ta kthejë buzëqeshjen, ai do ta fitojë po ashtu edhe zemrën tuaj.


Peshqit

Karriera: Keni nevojë për një ambient të qetë dhe mirëkuptimi ndër-kolegial, edhe pse do të keni një periudhë shumë të tensionuar dhe bashkëpunëtorë do ta kenë problem të punojnë me ju. Provoni të jeni më stabil dhe tregoni vlerat e vërteta që i posedoni. Do të keni të ardhura të mira financiare, sidomos nda 20 maji, ku edhe mund të bëni investime kapitale dhe te rrezikshme.

Partneri: Në këtë periudhë do të keni nevojë për ngrohtësinë e partnerit, edhe pse në fillim të muajit do të jeni pak të tensionuar dhe provokues, me kalimin e kohës do të bindeni se afërsia e partnerit është balsami i shpirtit. Personat e lirë duhen të jenë të kujdesshëm se mund të lëndohen keq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Horoskopi per muajin Maj 2010 Empty
MesazhTitulli: horoskopi per muajin Qershor 2010   Horoskopi per muajin Maj 2010 Icon_minitimeTue Jun 01, 2010 7:33 am

Dashi

Karriera: Në vend të punës, gjatë këtij muaji do ta preferonit pushimin vjetor. Mungesa e motivit në punë, mund të ndikojë që të bëni gabime të pafalshme në punë. Pra, gjatë qershorit duhet të jeni më të disiplinuar në punë – në mënyrë që të shmangeni nga gabimet eventuale që mund t’i bëni. Megjithatë, mos mendoni se problemi qëndron vetëm të ju, sepse gjërat nganjëherë komplikohen vetvetiu. Zgjidhja për këtë është durimi. Sidoqoftë, në aspektin financiar nuk do të qëndroni keq – por nuk duhet të investoni.

Partneri: Nëse në punë gjërat komplikohen, në dashuri do të këndohet një tjetër këngë. Problemi i vetëm që mund të lindë është se do të kërkoni perfeksionizëm. Por, nëse i pranoni gabimet tuaja dhe ato të të tjerëve, atëherë çdo gjë do të ecën mirë. Personat e lirë do të kërkojnë partner, por edhe do të kënaqen me lirinë që kanë si beqar.

Binjakët

Karriera: Nuk e keni problem të punoni me njerëz të rinj, dhe as t’ju jepni dorë atyre që ju nevojitet ndihma – por gjithsesi do të kërkoni që ta udhëhiqni punën – së paku në mënyrë të tërthortë. Prej datës 11 deri më 26 qershor do t’ju mungojë vullneti për punë. Në këtë periudhë vullnetin do të zëvendësoni me disiplinë dhe në këtë mënyrë do të dilni sërish të suksesshëm. Sidoqoftë, qershori nuk do t’ju sjellë ndryshime të mëdha në karrierë – por nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju lënë pas dore.

Partneri: Gjatë këtij muaji do të jeni të bindur se jeta juaj bashkëshortore po funksionon për mrekulli – por kjo do të ndodhë vetëm nëse arrini që ta mbani optimizmin në jetë dhe t’i plotësoni dëshirat e partnerit, ose t’i kuptoni ato. Personat e lirë të kësaj shenje me shpejt do të gjejnë një shok/shoqe sesa një partner - por kjo shoqëri dikur mund të shndërrohet në dashuri.

Luani

Karriera: Përkundër vapës dhe kohës së pushimeve do të gjeni mjaft motivim për t’u angazhuar në punë. Edhe në kolektiv do të gjeni mirëkuptim – në fakt, mirëkuptimi do të jetë shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin që do t’ua ofroni kolegëve tuaj. Nëse keni ndonjë plan në kokë, një projekt të ri, atëherë është koha e duhur për ta shpalosur atë. Nëse dini ta shfrytëzoni momentin, atëherë, ju pret një muaji i suksesshëm në karrierë. Edhe në aspektin financiar ju pret një fazë e lumtur, sidomos prej 9 deri më 17 qershor.

Partneri: Të relaksuar do të arrini të kaloni një muaj të këndshëm me partnerin. Pra, edhe në dashuri duhet të ofroni bashkëpunim – i cili do t’ju shpaguhet me përkushtimin që do ta tregojë partneri ndaj jush. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të koncentruar dhe përplot mirëkuptim – gjë që mund të sjellë në jetën e tyre personin e ëndrrave.

Peshorja

Karriera: Gjatë këtij muaji mund t’ju mungojë motivi për punë, megjithatë, nuk duhet të lejoni t’i humbisni të gjitha ato që i keni krijuar, respektivisht reputacionin që keni krijuar në kolektiv. Duke i injoruar obligimet tuaja, duke i kryer punët shkel e shko, vetëm sa mund t’i dëshmoni kolektivit se ju nuk e meritoni atë vend-pune. Për këtë shkak, duhet të tregoheni më të sinqertë me vetveten, sepse kjo periudhë e vështirë nuk do të zgjasë shumë – prej datës 19 qershor e tutje, çdo gjë do të kthehet në normale.

Partneri: Qershori për ju do të sjellë disa të papritura, por të gjitha telashet do t’i zgjidhni me lehtësi. Po ashtu duhet të shfrytëzoni kohën e lirë, për të qëndruar më afër partnerit. Këtë fazë të lumturisë do ta keni deri më 21 qershor. Personat e lirë mund të kërkojnë partnerin e jetës prej datës 4 deri më 21 qershor.

Shigjetari

Karriera: Falë bashkëpunimit të mirë në kolektiv dhe angazhimit të duhur, në këtë periudhë mund të llogaritni në befasi të këndshme në punë, nga të cilat nuk duhet të frikësoheni. Ju veproni krye në vete kur bëhet fjalë për ndryshime, dhe është më mirë kështu, sepse njëherë i dëgjoni të tjerët pastaj vendosni për atë që ju përshtatet. Megjithatë, mund të këtë telashe financiare, sepse tentoni t’i blini gjërat që nuk ju nevojiten. Para se të blini ndonjë gjë, ndaluni dhe mendoni – nëse vërtetë ju duhet.

Partneri: Momentalisht, planeti i Venerës ju mbështet në aspektin e dashurisë. Pra, gjatë qershorit do të keni mjaft befasi nga ana e partnerit. Sidoqoftë, mos u mundoni t’i kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni fleksibël ndaj këtyre befasive. Personat e lirë të kësaj shenje i pret një muaj përplot befasi dhe fat – e ndoshta edhe një dashuri e re e planifikuar.

Ujori

Karriera: Frustrimi në punë mund të lindë atëherë kur të tjerët nuk do të reagojnë njësoj si ju, kur bëhet fjalë për kryerjen e obligimeve. Sidoqoftë, do të ishte mirë sikur të mos bëheni cikërrimtar dhe të përpiqeni të bashkëpunoni me kolegët tuaj. Pra, ndihmoni dhe mos kritikoni. Megjithatë, përpiquni që, në mënyrë indirekte, t’i dëshmoni shefit sa vleni në të vërtetë. Po ashtu muaji qershor është ideal që ju të filloni një biznes të ri, ose dhe t’i shpalosni idetë që keni në kokë – vetëm gjeni njerëz të duhur për t’ju dëgjuar.

Partneri: Gjatë këtij muaji dukja e partnerit nuk do të jetë shumë e rëndësishme për ju, por thjesht mençuria e tij. Me një fjalë, do të kërkoni më shumë bisedë, më shumë kohë të kaluar së bashku, qoftë edhe nëpërmjet aktiviteteve kulturore apo gjëra të ngjashme. Personat e lirë të kësaj shenje mund të takojnë personin e ëndrrave në vende publike.

Demi

Karriera: Në punë do të jeni promotor i suksesit të firmës. Një punëtor sikur ju do të dëshironte secili shef. Pra, gjatë qershorit do të përfitoni mjaft bonuse tek eprorët tuaj, megjithatë, duhet të jeni edhe të kujdesshëm, sepse mund t’i ngatërroni prioritetet. Nuk duhet të përpiqeni t’i zbatoni një mijë ide përnjëherësh – por t’i kryeni obligimet një nga një. Sidoqoftë, në përgjithësi mund të thuhet se ky muaj do t’ju sjellë suksese në punë, respektivisht në karrierë. Sukses mund të kenë edhe ata që janë në kërkim të punës.

Partneri: Gjatë këtij muaji do të përpiqeni të sillni gjallëri në jetën tuaj bashkëshortore. Do të keni elan të mjaftueshëm për ndryshime, dhe për ta thyer monotoninë. Pra, kreativiteti juaj mund të bëjë që bashkë me partnerin të kaloni çaste shumë të lumtura. Personat e lirë duhet të koncentrohen tek një person dhe jo të shpërndahen në të katër anët.

Gaforrja

Karriera: Kjo do të jetë një periudhë kur do t’ju mungojë koncentrimi në punë dhe do të jeni të detyruar të shpenzoni dyfishin e energjisë për t’i mbajtur gjërat nën kontroll. Pra, ju pret një ritëm i ngadalshëm në punë, që mund t’ju bëjë të dyshoni se diçka nuk është duke funksionuar siç duhet. Megjithatë, nëse tregoheni të durueshëm, atëherë karriera juaj do të marrë përpjetën dhe do të hyni në një fazë më të relaksuar në karrierë. Nga kjo gjendje mund të shmangeni duke iu përkushtuar më shumë dashurisë.

Partneri: Qershori do të sjellë një tjetër motiv në jetën tuaj bashkëshortore. Përpiquni që gjatë këtij muaji të shmangeni nga problemet dhe t’i përkushtoheni partnerit – në këtë mënyrë do të përjetoni një muaj përplot lumturi. Personat e lirë të kësaj shenje, do të jenë të pritur të mbyllen në vetmi, ndërsa duhet të veprojnë krejtësisht ndryshe.

Virgjëresha

Karriera: Perfeksionizmi juaj në punë është i paparë, mirëpo kjo mund të mos kuptohet mirë nga kolegët tuaj në punë. Kjo nevrikosje e bashkëpunëtorëve do t’ju bëjë të ndjeheni fajtor dhe njëkohësisht edhe të ngarkuar. Sidoqoftë, do të arrini t’ua bëni të qartë gjithëve se ju nuk jeni superhero, apo një njeri perfekt – por një person i përpiktë, që nuk u frikësohet trillimeve. Pra, duhet të ballafaqoheni me “konkurrencë” por duke pritur momentin tuaj.

Partneri: Edhe në dashuri do ta kërkoni perfeksionimin – madje, do të jeni mjaft kritik edhe ndaj partnerit. Nëse kjo është e panevojshme, atëherë lidhja tuaj vetëm sa do të zbehet pa nevojë. Pra, jepni fund këtyre kritikave, përcjelljeve dhe perfeksionimit – dhe kthehuni kah realiteti. Personat e lirë do të rrëmbehen nga dashuria e gjinisë së kundërt.

Akrepi

Karriera: Nëse gjatë gjithë muajit angazhoni 100% të energjisë tuaj, atëherë, në fund të muajit do të jeni krenar me sukseset që do t’i arrini. Për kah natyra jeni gjeni, të sigurt në vetvete si dhe i kuptoni përparësitë dhe prioritetet. Kjo ju jep mundësi të dini ku të investoni mundin tuaj. Po ashtu, bisedat e ndryshme dhe shpalosja e ideve që keni në kokë mund t’ju shpijnë në ujërat tjetër fare të biznesit, që po ashtu do t’ju sjellin sukses të konsiderueshëm. Nuk do mend se kjo është edhe mënyra më e mirë për të përmirësuar pozitën tuaj financiare, në këto ditë vape.

Partneri: Nga ju në qershor mund të pritet shumë. Thjesht, nuk jeni një person i cili fut duart në xhepa dhe pret se çfarë do të ndodhë. Ju dëshironi që çdo gjë të përjetoni dhe e dini si të bëheni aktiv në jetën tuaj bashkëshortore. Po ashtu, mos i kurseni komplimentet për partnerin tuaj. Personat e lirë, duhet t’i heqin qafe partnerët potencialë që nuk janë të dëgjueshëm.

Bricjapi

Karriera: Synimi juaj për të arritur përparim në karrierë ose avancim në punë, mund të mos jetë i suksesshëm këtë muaj, sepse yjet ju japin një mbështetje mesatare. Pra, mos prisni që në qershor t’ju ndodhë diçka e madhe në karrierën tuaj. Durimi dhe përkushtimi në punë është çelësi i suksesit tuaj. Dhe përderisa për shigjetat të tjera astrologjie, një ritëm i tillë i jetës do të sillte hidhërim dhe nervozë, juve kjo gjë ju kalitë dhe ju sjellë dobi – por edhe lumturi, sepse kënaqeni kur arrini diçka me djersen tuaj.

Partneri: Po që se edhe këtë mua vazhdoni të jetoni në iluzione, atëherë, nuk do të mund të ndryshoni asgjë. Vetëm me bisedë të shtruar dhe sinqeritet do të mund të arrini të kuptoni realitetin – por edhe ta shijoni lumturinë e duhur. Personat e lirë të kësaj shenje gjatë muajit qershor më shumë do të jetojnë në ëndrra sesa në realitet.

Peshqit

Karriera: Gjatë muajit qershor duhet të keni kujdes të shtuar sepse mund të bini në telashe me eprorët tuaj në punë. Prirja juaj për t’u rebeluar dhe për t’i marrë punët në duart tuaja, kësaj radhe mos të mos pi ujë. Megjithatë, kur nuk ia arrini qëllimit, ju dorëzoheni, dhe mu për këtë shkak vështirë se mund të mbërrini diçka të vërejtshme në karrierë gjatë këtij muaji. Përpiquni ta frenoni temperamentin tuaj, ndërsa nga data 4 deri më 17 qershor ju pre një periudhë e mirë financiare.

Partneri: Do të gjendeni në një situatë delikate, sepse herë do të gjeni përplot lumturi dhe herë-herë edhe hidhërime. Edhe në dashuri përpiquni ta kontrolloni temperamentin tuaj dhe në këtë mënyrë do të arrini më shumë. Personat e lirë të kësaj shenje, nuk e kanë momentin e duhur për ta kërkuar partnerin e jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
 
Horoskopi per muajin Maj 2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Zona E Argetimit :: Horoskop-
Kërce tek: