Embelsira online |
|
| Guzhina Tradicioanle Shqipetare | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Network Webmaster
Numri i postimeve : 174 Pikè : 228 Reputacioni juaj : 4 Join date : 10/09/2009 Age : 38 Location : italy
| Titulli: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Thu Oct 08, 2009 3:50 am | |
| Byrek me spinaq Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. | |
| | | Network Webmaster
Numri i postimeve : 174 Pikè : 228 Reputacioni juaj : 4 Join date : 10/09/2009 Age : 38 Location : italy
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Thu Oct 08, 2009 3:52 am | |
| Fërgesë Tirane
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
Për 4-5 persona duhen: Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës | |
| | | Universal
Numri i postimeve : 166 Pikè : 299 Reputacioni juaj : 2 Join date : 10/09/2009 Age : 35 Location : Tirane
| Titulli: Vazhdim Thu Oct 08, 2009 4:16 am | |
| Mishe i bardhe me majdanoz
1Kg copa mishi i bardhe 4 luge vaj ulliri 2 thelpinje hudher te grire 2 luge majdanoz i grire piper i bluar, i fresket kripe 1 gote qumesht 1/2 gote leng mishi ose koncentrat
Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.
Fileto mishi me kerpudha
6 Luge vaj ulliri 500gr fileto mishi kripe e piper i bluar, i fresket 300 gr kerpudha pylli te perziera 2 thelpinje hudher e grire holle 2 luge majdanoz e grire holle 125 ml.vere e bardhe
Nxehni 2 luge vaje ne nje tigan te gjere ne zjarr te forte .Skuqni mishin derisa te krijoje kore ne siperfaqe .Hidhni kripe e piper.Zijeni per 10 min. duke bere qe mishi te mberet i kuq nw qender .Hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane.Nxehni vajin e mbetur ne tigan ,fergoni kerpudhate pastruara mire dhe te prera ne copa , hudhren dhe majdanozin per 8-10 min. ose derisa kerpudhat te zbuten .Hidhni veren dhe zijeni derisa ajo te avulloj .Hidhni kripe e piper sipas deshires .Mishin dhe salcen e kerpudhave sherbejeni se bashku.
Mish qengji me domate
4 luge vaj ulliri 1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle 2 thelpinje hudher te grire holle 1 luge spec djeges i grimcuar 120 gr pershut e prere ne kube 1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa kripe e piper i zi sipas deshires 150 ml.vere e bardhe 1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa
Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte , nese salca eshte therre shume . Sherbejeni te nxehte
Tave kosi
Për 4-5 persona duhen: Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë. Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë. Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
Ju befte mire
Tav kosi
Atehere Per 4 vete ; MIsh QIngji Ose keci me mire qingji 500 gr kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;veze 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...
Pergatitja :
Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne nje tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet per 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.nderkohe ne nje tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mire shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo mase vihet ne tave ,perzihet mire qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet serish ne furre per rreth 15 min...
Tarator
Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet . 1 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..
Pergatitja :
Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ... Serviret gjithmone e ftohte.
Paçe vici
Per 5 vete : 1 kg plendes vici ;500 gr tul domateje ;20 gr gjalpe1 kokerr qepe disa thelpinj hudher 1 deges rozmarine . 1 gjethe dafine ;1 gote vere te bardhe pak miell . vaj kripe
Pergatitja :
Pastrohet mire Plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa . Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte .grijme qepen e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendesin e prere Hudhrat rozmarinen dafinen dhe kripen. E leme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht . Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohen komplet hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar. e leme te zihet derisa te valoje mire Pasticja
Merr 500 Gr makarona te qe mund te jene spageti te thjeshta, ose edhe nga ato pak me te trasha me vrime ne mes, do t'i ziesh sic zihen normalisht kur gatuhen por te mos i lesh te behen, pra do i besh gjysem te ziera, kulloji dhe leri ne kullesen e makaronave.
Nderkohe merr 1 L qumesht dhe ne te hidh 4-6 kokrra veze dhe nja 1/2 kg djathe te bardhe te therrmuar mire (therrmoje me duar), preferohet djathe me shije te forte dhe madje i kripur si djathe deleje apo edhe djathe lope po nga ai i forti.Keto te gjitha perzieji mire e mire bashke, nderkohe qe i perzien shtoji dhe ca gjalpe, le te themi rreth 200 gr.(nga masat une s'marr vesh fare se i bej me sy confused :rolleyes: ).
Merr nje tepsi me madhesi mesatare dhe lyeje fundin me gjalpe me nje furrce apo nese jo, merr ca copa hidhi ne tepsi lere te shkrije pakez ne furren qe po ngrohet dhe pastaj rrotulloje tepsine derisa te lyhet tere siperfaqja e saj.Kujdes mos digjesh
Aty ne tepsi hidh makaronat dhe me pas masen me qumesht, veze e djathe.Shperndaji ne menyre te njetrajtshme ne gjithe siperfaqen e tepsise, futi ne furre dhe me zjarr 200G leri te piqet derisa te krijohet ajo cipa e kuqe dhe me pas hiqe nga furra.
Sarmate
Merren gjethet e rrushit dhe sic jane te palosura njera mbi tjetren zihen ne nje ene me uje me pakez fare kripe per rreth 15 min le te themi.Me pas nxirrini dhe lerini ne kullojne ne nje kullese.
Dolmat behen me ose pa mish te grire, une preferoj ato pa mish te grire ne fakt, tani une po e ve receten dhe per mishin bejeni sipas deshires.
Ne nje tenxhere hidhni vaj ulliri (mos harroni vaji ullirit eshte me i miri per gatimin e recetave te ballkanit) dhe hidhni qepe te grire me pare holle fare, le te themi 4 kokrra qepe te madhesise se zakonshme.Skuqini si zakonisht dhe shtoni pak kripe, kripa ndihmon qepen te shkrije me mire, kush i do me mish te grire shton edhe 250 Gr mish te grire ne momentin e skuqjes, me pas merren disa kokrra domate (pak domate pasi nuk duhet te dominoje le te themi dy kokrra domate madhesi mesatare ose edhe tre) dhe i grijme holle fare dhe ia shtojme mases qe po skuqet (domateve hiquni lekuren me pare).Me pas marrim dy tufa majdanoz dhe dy tufa koper (keto jane shija e japrakut ne fakt) dhe i grijme imet dhe ia shtojme mases, nderkohe ulim zjarrin ku po gatuajme dhe marrim dhe oriz dhe e shtojme ne masen qe po skuqet ne zjarrmine minimale.Orizin shtojeni sipas deshires por une me grushta hedh nja 3-4 le te themi.E perziejme masen shtojme pak piper te zi dhe ndalojme kavurdisjen.
Nderkohe marrim nje tenxhere te gjere, zgjidhni nje tenxhere me kapak te qelqte qe te kontrolloni me mire zierjen pa pasur nevoje ta hapni kapakun.Hidhni pak vaj ulliri ne fund te saj dhe mbi te vini nje shtrese me gjethe rrushi te shtrira mbi njera tjetren ,le te themi nja dy-tre shtresa gjethe.Nderkohe merrni kete tenxheren me te brendshmen e dollmave te pregatitur, ate enen me gjethe rrushi dhe ate ku do behet zierja dhe uluni ne shesh apo ne tavoline se dun 1 sahat me u mbledh ato dreqe dollmashe dhe te del shpirti ne kome se mblidh e mblidh nuku mbarojne kurre , me duket se e ka fajin urizi qe kom hudh shume .
Mire ulemi, marrim nje gjethe rrushi dhe mu ne mes te saj me maje luge hedhim nje mase nga e brendshmja e pregatitur sa gjysem luge le te themi (luge gjelle, nese i doni te medha edhe nje luge te mbushur jo me maje.E palosim gjethen nga ana e bishtit nje here nja dy gisht me pas palosim anesoret dhe ne fund pjesen e majes se gjethes.Mbeshtjellja mund te behet ne menyre katrore, kubi dmth, ose ne forme te rrumbullaket si cilinder, qe eshte dhe me e kendshme.Kujdes te perdorni te njejten mase per te gjitha qe te dalin e njejta forme e te jene edhe te kendshme estetikisht.
E keshtu mbeshtill e mbeshtill per nja dy ore te mira deri sa te mbaroje gjella e gjitha .Vendosini me kujdes mbi njera tjetren ne tenxheren ku do ziejne dhe kur te keni mbaruar vendosi disa shtresa me gjethe te tjera rrushi mbi dollmate.Me pas vini nje peshe mbi to qe t'i ruaje gjate zierjes te mos shprishen format, le te themi nje pjate te rende apo ndonje nga ato pllocat e gurit qe perdorni per te bere turshi (nese beni ), nje pjate mjafton.Me pas mbulojini me uje deri ne nivelin qe kane zene ne tenxhere dhe zijeni me zjarr te avashte derisa te avulloje uji qe i keni hedhur.Kur te jeni siguruar qe uji ka avulluar, provoni te hapni nje prej tyre dhe ta shihni nese ka zier.Une keshilloj qe ta lini tenxheren te mbyllur pasi avulli i mbetur nga zierja eshte mjaftushem per ta bere orizin te jete i zier sac duhet.
Seviren te ftohta. Lengje fruta/perimesh
Lëng rrushi
Zgjidhet rrushi i superpjek dhe i embel; merren kokrrat lahen, shpelahen me uje te nxehte, shtrydhen dhe kullohen ne napë. Hidhi sheqer po pati nevoje, domethene cdo gje mbetet ne dore te rrushit !!!
Leng karrote
Karrotat lahen mire, shpelahen me uje te nxehte, grihen me rende, kalohen ne napë me dysh. lengu jepet sic eshte ose mund te bashkohet me shurup sheqeri, atehre kur karrotat nuk kane sheqerin e duhur. Prape sheqi ne dore te karotes !!!
Leng molle
Mollet zgjidhen te pademtuara, lahen, shpelahen me uje te nxehte, grihen me rende te pa qeruara, shtrydhen ne nape me dysh, vihen ne gote ose ene porcelani (mazallah alumini ), i hidhet shurup sheqeri dhe konsumohet ne CAST - ska dengla !!!! PAtellxhana 6 7 cope mesatare
Speca te kuq 2 3 cope
Mish te grire gjysem kile ... Qepe Salce Domate ose domate te fresket kripe Piper majdanoz Merren Patellxhanat dhe lahen mire pastaj cahen dhe hiqen farat e brendshme dhe lihen vetem me lekuren dmth germohen nga pak brenda ose mund ti presesh feta feta te holla per se gjati . Priten specat ne fije te vogla ose copa te vogla Ne nje Tigan me vaj i skuq pak patellxhanat nese do i besh te tera . Ne Nje Tigan tjeter ose Tenxhere te vogel hedh pak vaj hedh qepet e grira holle te skuqen dhe kur kane marre ngjyre te arte hedh specat dhe mishin e grire i kaverdis mire e mire dhe derisa te skuqen mire hedh dhe pak salce ose domate te grire Pak majdanoz kripe dhe piper . Ndizet Furra me temperature 189 Grade. Ne Nje tepsi tjeter E lyejme pak me vaj dhe vendosim patellxhanet nese do i vesh komplet ahere brenda i mbushim me mishin e grire te pergatitur pak me pare ndersa nese do i vendosesh te prera feta feta shtrohen fetat dhe hidhet siper mishi i grire i shperndare njesoj . Futet ne furre dhe siper i hedh pak kripe dhe piper tjeter dhe majdanoz te grire dhe pak salce damotesh . I fut ne furre dhe i le te piqen per rreth 1 ore duke e kontrolluar here pas here
Përbërësit oriz 3 filxhane caji kallamare 1 pako karkaleca 1 grusht majdanoz 2 tufa hudher 7-8 thelpinj vere e bardhe 1/2 gote uje 6 filxhane caji vaj ulliri
Udhëzime per pregatitje Presim imtesisht majdanozin dhe hudhrat dhe i kavardisim ne vajin e ullirit, shtojme kallamaret e prere dhe karkalecat dhe i shuajme me veren e bardhe dhe shtojme edhe pak uje sa te ziejne. Me pas hedhim orizin dhe ujin dhe e leme derisa orizi te jete ziere plotesisht.
Smiley Smiley Grin Grin Grin Kiss Kiss Kiss Kiss
Peshk Zgare
--------------------------------------------------------------------------------
Perberesit per 4-5 persona
1 kg peshk 4-5 luge gjelle vaj kripe, piper 1 koker limon ose 1/2 luge kafeje limontos
Pergatitja
peshku i vogel (200-250 gr.) pastrohet, lahet, i cahet lekura ne disa vende dhe marinohet me leng limoni ose limontos, vaj, kripe e piper. Nese peshku i skares eshte i madh, ndahet ne fileta dhe ndiqet po e njejta procedure.
Lihet keshtu per 15-20 minuta dhe piqet mbi skare ose prush.
Kjo lloj gjelle mund te jete si meze e nxehte dhe shoqrohet me sallate te stines, ose si gjelle e nxehte me patate te ferguara. | |
| | | Network Webmaster
Numri i postimeve : 174 Pikè : 228 Reputacioni juaj : 4 Join date : 10/09/2009 Age : 38 Location : italy
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Thu Oct 08, 2009 4:22 am | |
| Lum ajo Gru qe do te mori ty | |
| | | Universal
Numri i postimeve : 166 Pikè : 299 Reputacioni juaj : 2 Join date : 10/09/2009 Age : 35 Location : Tirane
| Titulli: next Thu Oct 08, 2009 4:52 am | |
| Torte me kos!
Per 8 persona:
* 1 gote kos * 2 gota sheqer * 3 gota miell * 1 gote vaj ose gjalp i shkrire * 3 veze * 16 gr maja * vanilie (doza sipas deshires) * 1/2 gote quesht * 1 lekur limoni te grire
1. Ne fillim perzieni te verdhen e vezeve me sheqerin, pastaj shtoni kosin, vajin dhe lekuren e limonit. 2. rrahni te pardhen e vezeve mire e mire, shtoni miellin, majan (kjo e fundit duhet te jet shkrir ne qumesht) dhe vanilien. 3. tepsine lyeni me gjalp dhe miell pastaj shtrini te gjith masen. Piqet ne 180° per 40 min.
"Tiramisu verore" Esht emblesira qe kam me qef une
Produktet e nevojshme :
1.Pak qumesht 2.Biskota pavesini 3.Panna vegetale (duhet ta rrahesh me rrahse vezesh, qe te behet e trashe) 4.Marmellata me fruta pylli 5.Pluhur koko (cocco) ose ferrarello Atehere, duhet ti merrni biskotat pavesini dhe ti hidhni pak tek qumshti, por jo ti besh qullse, sa te lagen pak , dhe pastaj shtrojini tek pjata/ aty ku do e beni torten dmth duke formuar keshtu nje shtrese me biskota. pastaj hidhini pannen siper pasi e keni rrahur dhe siper pannes hidhini marmellaten.pastaj perseri nje shtrese biskota-panna-dhe marmellate, kurse tek shtresa fundit biskota-panna dhe polvere di koko ose raffaello!!
Futeni ne frigorifer dhe shijojeni te ftohte/te fresket!!
Koha e pergatitjes35 min Per 4 persona, perberesit: 500 gr maskarpone''(ose majsa e qumeshtit'') 150 gr biskota pavesini 4 kokrra veze 4 luge sheqer 3 filxhane kafe ekspres te perzier pak me uje per te mos qene e forte 200 gr kakao Pergatitja: Marrim te bardhen e vezeve dhe e rrahim per disa min,pastaj e perzijme me te kuqendhefillojme te njejten proçes rrahjen.Me pas perziejme maskarponen dhe fillojme ti perziejme per disa min,ne fund hedhim sheqerin i perziejme sa me mire qe kremi te dale i shijshem e pa kokrra. Marrim nje tepsi mesatare hedhim kremin,pastaj siper veme biskotat maskarpone te lyera me kafene,pastaj fillojme te njejtin proçes kremin e me pas biskotat....Max deri ne 4 shtresa.Pasi ti kemi vene 4 shtresat ne fund i hedhim kakao dhe e leme per 1 ore min ne frigorifer
Sheqerpare Për 25 copë duhen: Për brumin: Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji. Për shërbetin duhen: 2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë. Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.
Karkaleca te skares karkalecat e pastruar marinohen me vaj ulliri , leng limoni,piper te zi,flet dafine dhe ne kohen kur sherbehen hidhet krip e piqen ne skar . sherbehn me sallat te gjelber e feta limoni ose patate te skuqura e feta limoni . ne rast se karkalecat jan te fresket sa po te dal nga deti mund ti hani dhe te gjall pjesen e poshtme dhe jan te mrekullushem .receta per 4 5 persona per karkalecat e skares karkaleca 1.5kg,limon 1 koker mesatare, vaj ulliri 3-4luge gjelle,krip,piper,dafin 2 gjethe, granitur sipas deshires
karkaleca ferguar me veze. karkalecat e pastruar zihen , kullohen , u hidhet krip,leng limoni, lyen me miell, vez te rahura dhe skuqen, sherbehen me sallat te stines ose patate te skuqura e feta limoni. per 4 persona karkaleca 1 kg, limon 1 koker mesatare, krip,miell 2 3 luge gjelle, veze 2 kokrra,lyre 2 filxhan kafeje, garnitur sipas deshires
ngjalat meq jan gjithmon te dhjamura gatuhen te skuqura ose te pjekura , por ato me te shijshmet mund te bhen dhe me oriz , ngjala pastroet nga te brendshemet dhe nga lekura . duke filluar nga koka behet prerja e lekures , reth e qark, mbahet me pecet ose lyet me miell , i hiqet lekura dhe pritet me copa racioni, qepa skuqet ne lyre , hidhen domate ose salc krip piper majdanoz dhe pak ujedhe lihet te zbutet, ne tav hidht oriz , e salca e pergatitur vihen racionet e ngjales dhe hidhet uje i nxehte ne raport me orizin 1. 3 . piqet ne fur por pilafi duet te jet me i qullet se ai i zakonshmi .per 4 5 persona ngjala 4_ 5 racione, vaj 3_4luge , qep1 koker mesatare domate 2-3 kokera ose salse 1 lug gjelle, krip , piper,majdanoz,oriz 2 filxhane caji | |
| | | candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Mon Oct 12, 2009 3:59 am | |
| Pije Molle ose Dardhe (Juice)
Përshkrimi
pije e bere me uje Përbërësit
* nje qese me pluhur te molles apo ..... dikujt tjeter e kerkoni ne dyqan * 2 litra uje
Udhëzime per pregatitje
Marim nje shishe me nje gryk me te gjer ose bakall per uje se sdi si te them mbusheni me uje 2 litra dhe mbi uje hidheni pluhurin perzijeni shummmmmmmmmmmmmmm shummmmmmmmmmmmmm dhe pregatitja behet
Shënime
Eshte e shpejt dhe e mir por nese e keni blere qesen me pluhur te dardhes mer ngjyr te kuqe nese te dardhes mer ngjyr te verdhe ...ju befte mir kjo qese kushton shum lire ne kosov 20 ose me se shumti 30 cent por nuk ma merr mendja se eshte 30cent ju pershendes dhe ju befte mire | |
| | | Network Webmaster
Numri i postimeve : 174 Pikè : 228 Reputacioni juaj : 4 Join date : 10/09/2009 Age : 38 Location : italy
| | | | candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| | | | Network Webmaster
Numri i postimeve : 174 Pikè : 228 Reputacioni juaj : 4 Join date : 10/09/2009 Age : 38 Location : italy
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Tue Oct 13, 2009 2:16 pm | |
| ishalla jom une | |
| | | candy Admin
Numri i postimeve : 108 Pikè : 170 Reputacioni juaj : 3 Join date : 01/10/2009 Age : 30 Location : Ku te me teket
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Wed Oct 14, 2009 1:33 am | |
| | |
| | | Network Webmaster
Numri i postimeve : 174 Pikè : 228 Reputacioni juaj : 4 Join date : 10/09/2009 Age : 38 Location : italy
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare Wed Oct 14, 2009 2:14 am | |
| Afer qoft Kemi dal nga tema Gjyveç me patateMishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë. Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanoz të grirë hollë. Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë, kripë, piper i zi, spec i kuq, majdanoz. | |
| | | klejda vip
Numri i postimeve : 8 Pikè : 8 Reputacioni juaj : 0 Join date : 13/10/2009 Age : 35 Location : italy
| Titulli: budino kosi Mon Oct 26, 2009 10:06 am | |
| 3.5 dl kos intetero 80gr sheqer 4veze 1 limon 60 luge me sheqer vanilia 3 luge kafje amidon 400 gr qershia 5 luge rum,gjalp
perzini kosin me 60 gr sheqer me te kuqet e vezeve dhe me levoren (vetem te verdhen ...pasi e bardha eshte e hidhur)e l'amidon. nxehni stufen 180grade lyeni me gjalpin stampo t e embelsires dhe hidhni sheqer siper-hidhni composton e bere me pare me kosin vezet etj,mbulojeni me nje flete alomini guzhine.futini ne furren qe keni ngrohur 180 grade i lini per 50 minuta. nxirrni nga forno i lini te ftohen dhe i futni ne frigorifer per 2 ore. sherbejeni ne nje piete me qershiat dhe me sherbetin qe beni duke bashkuar sheqerin me rumin (nese eshte e mundshme sheqer vanilja) | |
| | | klejda vip
Numri i postimeve : 8 Pikè : 8 Reputacioni juaj : 0 Join date : 13/10/2009 Age : 35 Location : italy
| Titulli: torte ciokollate Mon Oct 26, 2009 10:20 am | |
| 150gr ciokollate fondente 6 veze 50 gr miell 150 gr sheqer 50gr gjalp i bustina vanilja 5dl qumesht sheqer velo
grini imet ciokollaten dhe shkrijeni me banjo maria me 2 luge uije shkini gjalpin e hidhni millin e perzijeni me kujdes qe mos te formohen grumuj,shtoni 3/4 e qumshtit perzieni vazhdimisht dhe shtojni qumshtin e ngelur here pas here. pasi te jete mpiksur bashkoni ciokollaten e shkrire dhe sheqerin ndani te verdhat e vezeve e i bashkoni me ciokollaten ,ndersa te bardhat i rrihni ne nje ene celqi kur te keni rrahur mire te bardhate vezeve bashkojeni me komposton...duke i perzier nga poshte lart per te mos prere te bardhat e sapo rrahura.vendosni composton ne nje forme embelsirash qe keni lyer me pak gjalp qe mos te ngjitet piqeni ne furre me 180 grade per 40 minuta e mos e hapni furren per 30 minutata e para. ne fund hidhini siper sheqerin velo
e ju befte mire | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Guzhina Tradicioanle Shqipetare | |
| |
| | | | Guzhina Tradicioanle Shqipetare | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|