Vesa Luma:
Këngëtarja serbe vjedh këngën e Vesa Lumës:
Kohët të fundit serbët janë vënë në gjah pas melosit shqiptar. Dihet botërisht çfarë urrejtje kanë ata për popullin shqiptar, por duke u bazuar në thënien “kultura nuk njeh kufijë” atëherë ndoshta edhe u lejohet të bëjnë një gjë të tillë. Kësaj radhe viktima e huazimit është këngëtarja Vesa Luma, e cila akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë vjedhje. Hiti më i madh i saj “Jemi dhe s’jemi” me të cilën ajo edhe u bë e njohur për publikun e gjerë, huazohet nga këngëtarja sërbe Djina Stoeva e cila e titullon këngën “Zasrami se”. Ky nuk është as rasti i parë e as i fundit që kalon pa u ndëshkuar nga organet të cilat merren me të drejtat e autorit. Ndoshta për shkakun se tashmë këngëtaret shqipëtare po garojnë me ata të huajat se kush do huazojë më shumë. Jina Stoeva në Serbi njihet si një këngëtare me përvojë të madhe në skenën muzikore por ja që i ka pëlqyer shumë kënga e Vesës, të cilën ka vendosur të marrë dhe ta realizojë edhe me videoklip, gjithashtu e përfshirë në albumin e saj më të fundit të titulluar po ashtu me titullin “Zasrami se”. Ndërsa Vesa mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera për momentin e cila së fundmi ka sjellë shumë hite në skenën muzikore por që punën e saj e vazhdon akoma më me shumë intensitet. Pas përfundimit të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje edhe festoi 1-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo tashmë ka filluar përgatitjet për koncerte në diasporën shqiptare, por duke punuar gjithashtu edhe këngë dhe klipe të reja si befasi për fansat e saj.
Vesa Luma: “Te jesh seksi eshte plus per nje femer”:
Vera e ketij viti e ka gjetur shume prane publikut shqiptar. Jo vetem me turnete e koncerteve ne te gjithe vendin, por edhe fale dy kengeve te reja, qe Vesa Luma ka lancuar. “Ik kur te le une” dhe “Eja”, ndonese me dy tituj qe sjellin kuptime krejt te ndryshme, e prezantojne Vesa Lumen energjike, te gjalle dhe plot risi. Sigurisht nje pjese e ketij suksesi veror i dedikohet edhe bashkepunimit te fundit me Turin, e “Produkt 28”.
Kenga e fundit, qe ke lancuar eshte “Eja”, nje bashkepunim me Turin e “Produkt 28”. Si lindi iedja per kete duet?
Ishte ftesa e Turit, e cila me beri shume pershtypje, sepse gjithmone me kane pelqyer kenget e “Produkt 28”, por Turin e kam njohur edhe me heret, ndaj e pranova me shume kenaqesi.
A eshte kjo kenge nje menyre per te bere me shume fansa ne Shqiperi?
Une faktikisht e kam filluar karrieren muzikore ne Shqiperi dhe kjo kenge them, qe me shume eshte nje bashkepunim i shendoshe mes dy kengetareve, qe jetojne ne vende te ndryshme, por me publik te njejte.
Sa e gjen veten ne rrymen e ketij krijimi?
Posa kam degjuar kengen kam rene ne dashuri me te, sepse me te vertete eshte nje kenge, qe edhe po ta degjosh qindra here gjate dites, nuk merzitesh. Nuk e kam problem te adaptohem ne cfaredo rryme muzikore, aq me pak ne kete rast, kur kam bashkepunuar me nje djale te talentuar si Turi, apo me nje orkestures dhe profesionist te njohur si Shpetim Saraci. Jam shume e kenaqur si me kengen edhe me klipin e mrekullueshem, qe me te vertete ka dale si nje ”drame e koherave moderne”.
Kete vere ke qene shpesh me koncerte ne Shqiperi. Si te duket pritja e publikut?
Cdo fundjave, qe nga fillimi i veres e kam te pronotuar ne bregdetin e bukur te Shqiperise. Jam me fat dhe shume e privilegjuar, qe kendoj para nje publiku te mrekullueshem sic eshte publiku mbareshqiptar.
Ke miq kur vjen ne Tirane?
Kam shume miq, jo vetem ne Tirane por ne cdo vend te Shqiperise, edhe pse jo gjithmone kam kohe t’i takoj. Por jam shume e lumtur, qe ndjehem po aq e lire me miq, sa edhe ne Kosove.
Cfare projektesh te tjera ka Vesa gjate kesaj vere?
Sapo kam lancuar edhe nje kenge timen te re, shoqeruar nga nje klip, kenge e cila ne Kosove tashme eshte shnderruar ne nje hit te vertete. Eshte kenge ritmike, ashtu sic e kerkon vera. Besoj, se kam qene mjaft aktive kete vere me projekte.
Sa rendesi ka muzika ne jeten tende ne raport me gazetarine dhe angazhimet e tjera?
Eshte pjese e pandashme e jetes sime sime, por gjithmone duke e koordinuar edhe me profesionin tim te gazetarise, edhe pse nuk mund te mohoj qe kohet e fundit muzika ma ka marre pakez anen.
Vesa, fansat gjithmone jane te interesuar te meosjne me shume edhe per jeten private te personave publike. Eshte folur, se ti po jeton nje lidhje serioze, sa e vertete eshte kjo dhe sa seriozisht e ke marre ti kete marredhenie?
Kur kam folur per jeten private shume shpesh e kane keqperdorur dhe jam ndjere shume keq per kete fakt. Megjithate nuk e mohoj, qe jam e dashuruar seriozisht.
Mendon se je ne nje moshe kur vertet duhet menduar per nje lidhje serioze?
Nuk eshte pune moshe, eshte pune ndjenje. Njeriut i duhet te kete dike ku mund te mbeshtetet, ta doje, thjesht te ndihet i mbushur shpriterisht.
Mund te na tregosh dicka me shume per djalin, qe te ka bere ta dashurosh seriozisht?
Eshte njeri i mrekullueshem…
Cfare ke vleresuar me shume tek ai?
Respektin ndaj meje, mbeshtetjen, kupton punen time, gjithcka.
Sa e rendesishme eshte dashuria per ty?
Eshte ushqimi i shpirtit, cdo njeri ka nevoje te ndihet i dashuruar.
Sipas mendimit tend, cfare e ben nje mashkull te dashurohet me Vesen?
Nuk ndihem mire te flas per veten, por nese duhet patjeter t’i pergjigjem kesaj pyetjeje, atehere origjinalliteti dhe pozitiviteti i qendrimit tim, ndoshta i afron me shume me mua.
Je zhgenjyer ndonjehere nga ndonje mashkull apo nga dashuria?
Nuk kam pasur rast..
Si mendon ti, me mire te jesh nje femer e bukur, apo seksi?
Femra eshte krijuar si nje qenie e bukur, nderkohe te jesh seksi eshte nje plus per nje femer, ndaj mund te ndihesh e privilegjuar ose ne disa raste jo edhe aq kur shpeshhere ky term keqkuptohet.
Mendon se je nje femer seksi, qe fiton fansa jo vetem me zerin, por edhe me pamjen tende?
Eshte e padiskutueshme qe pervec zerit investoj edhe ne pamjen e jashtme, pse jo, por nuk flas per investim material. Mjafton te ndjehem seksi apo te ndjehem rehat ne rrobat qe vesh, apo ne levizjet qe bej dhe te kompletohem ndoshta si artiste. Por zeri eshte dhuntia e Zotit, ndaj mbetet pasuria ime ne te cilen gjiithmone do te investoj.
“Me floke te erret nuk njihja veten”
Kur per here te pare eshte prezantuar ne Shqiperi si kengetare, gjate konkursit “Ethet”, Vesa Luma ka qene nje bionde shume terheqese, qe me zerin e vecante dhe dialektin kosovar arriti te bente shume fansa per vete. Dhe pavaresisht ndryshimeve qe mund te pesonte look-u i Veses duket, se floket e verdha mbeteshin identifikues per te. Por perpara pak kohesh kengetarja vendosi te luante edhe me kete pjese dhe u shfaq me floke te erret. Nje imazh tjeter, qe edhe ate vete nuk e ka bindur shume. “Ndoshta sepse jam mesuar ta shoh veten gjithmone bjonde, nuk munda ta perballoj dot ndryshimin me floke me te erret. Me dukej sikur nuk isha Vesa”, shprehet ajo, qe tashme sic e keni pare eshte kthyer perseri tek “dashuria e pare”.
Koha Jone
Vesa Luma, vajza me pantallona të shkurtra:
I ka ndodhur të dalë edhe në skenë e veshur me to, edhe të pozojë për aparatin. Sepse për Vesa Lumën, pantallonat e shkurtra dhe minifundi janë veshja e preferuar. Kështu na ka rrëfyer “para pasqyrës” dhe na ka zbuluar edhe disa sekrete të vogla…
Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?
Nuk mund të them se nuk kam ndryshuar, duke pasur parasysh se gjatë shfaqjeve të para isha më e koncentruar në këndim apo në atë çfarë bëja para kamerës. Ndërkohë, duke u shpeshtuar paraqitjet e mia, duke u pjekur profesionalisht, kam parë se fiziku zë një pjesë goxha të rëndësishme në skenë, andaj kam filluar t’i kushtoj më shumë kohë paraqitjeve të mia skenike, apo të kaloj më shumë kohë para pasqyrës.
Çfarë lexon përgjithësisht?
Me shumë keqardhje për veten time them se kohëve të fundit kam pasur jo shumë kohë për të lexuar, duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur kohën e lirë e kaloja duke lexuar romane apo ndonjë enciklopedi. Tashmë më kanë mbetur vetëm gazetat ditore, të cilat i lexoj çdo ditë duke pirë kafen e mëngjesit.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?
Nëse pajtohemi se bukuria buron nga shpirti, atëherë do ta zgjidhja.
Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?
Së pari, duke vazhduar të kem energji pozitive për gjërat që më ndodhin në jetë, që lidhet me pyetjen e mëparshme, sepse vazhdoj të besoj se bukuria rrjedh nga shpirti dhe nga mendja e njeriut. Dhe së dyti, duke mbajtur trupin dhe fytyrën e freskët me produkte që janë të shëndetshme dhe jo artificiale.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.
Sikurse çdo femër tjetër, edhe unë kam jo një, por disa sekrete të pamjes sime. Ajo çka më bën përshtypje tek pamja ime, por që nuk më shqetëson edhe aq shumë, është shëndoshja dhe dobësimi për një kohë shumë të shkurtër. Më ndodh shumë shpesh që për një javë të shëndoshem, ndërkohë javën tjetër humbas dy herë më shumë kilogramë.
Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?
Përveçse e vizitoj pothuajse çdo dy ditë parukieren, bëj trajtime të ndryshme fytyre, solar, sauna etj., por nuk jam shumë e fiksuar pas salloneve të bukurisë.
Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e…
Edhe pse ende mendoj se jam në fazën e shijimit të gjërave, për mua ka mbaruar periudha e piercing-eve të shumta që kam pasur në trup, duke pasur dëshirë të jem në qendër vëmendjes. Më ka mbaruar periudha e obsesionit ndaj aksesorëve, ndërkohë që tani më shumë më pëlqen një gjë e lehtë me shije dhe e vogël e varur në qafë.
Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?
Jam adhuruese e minifundeve apo e pantallonave të shkurtra, sidomos në këtë sezon, si dhe një bluzë seksi.
“Uniforma” e përditshme për në punë?
Xhinse dhe atlete apo këpucë të rrafshëta, sepse puna ime e kërkon veshjen e rehatshme, duke përjashtuar ditët kur kam takime të ndryshme dhe ku mundohem të jem sa më elegante.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Përgjithësisht xhinse dhe atlete, përveç skenës, ku jam tërësisht e transformuar.
Të brendshmet e preferuara?
Jam e apasionuar pas veshjeve të brendshme dhe mund të them se këpucët dhe të brendshmet janë pikat e mia të dobëta. Preferoj modelet e Victoria’s Secret apo Frederick’s of Hollywood.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Sikurse çdo femër tjetër, edhe unë ka momente kur ndjehem seksi. Por edhe në ato momente kur dua të ndjehem më seksi nuk e teproj…
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Gjithçka, duke filluar nga kremi i duarve, parfumi, diçka nga grimi, stilolaps patjetër, CD, Usb, Ipod etj., etj.
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?
Meqenëse makinën nuk e ngas dot pa muzikë, gjithmonë shoqërohem nga muzika e momentit. Nëse jashtë është atmosferë me diell, preferoj hitet verore, ndërsa nëse jam më e qetë, më shoqëron muzika e lehtë e vendit apo e huaja.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Kam shëtitur shumë vende dhe përfundimisht nuk do të më pëlqente të jetoja larg vendit tim.
Zgjedhjet për stinën e verës?
Ngjyra shumë të hapura, e verdhë, jeshile dhe e bardhë. Fustane të gjatë të lëshuar, me shumë ngjyra apo pantallona shumë të gjera, gjithmonë me ngjyra të lehta
Parfumi i preferuar
BVLGARI OMNIA
Celulari që mban
Nokia 7373
Çanta e preferuar
Ngjyrë ari apo ngjyrë e zezë e kombinuar, jo ndonjë markë e posaçme
Këpucët e preferuara
Miss Sixty, ngjyra të ndryshme
Linja e produkteve të flokëve
Londa
Disku i preferuar
India Arie
Revista Jeta
Vesa Luma Lidhja ime 2-vjeçare me vëllain e Arta Dobroshit:
Këngëtarja, Vesa Luma, rrëfen për herë të parë për “Panorama Plus”, historinë e saj të dashurisë me administratorin e një agjencie marketingu në Prishtinë, Genc Dobroshi, dhe miqësinë e veçantë që ka me motrën e tij, aktoren e njohur, Arta Dobroshi.
Ajo ishte vetëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve te “Netët e Klipit”, në Tiranë, por natyrisht jo e vetmuar.Edhe pse priste ndonjë çmim për klipin e saj “Exrelax”, mendjen i rrinte diku tjetër, pikërisht tek Festivali i Kanës, ku aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi, po atë natë konkurronte përkrah Angelina Jolie. Dhe Genc Dobroshi, një regjisor në profesion nuk mund ta humbiste atë rast, për të qenë kësaj here pranë së motrës, Arta, ku ishte përqendruar vëmendja e të gjithë shqiptarëve. Vesës natyrisht nuk do t’i ngelej qejfi aspak, sepse Arta është mikja e saj më e mirë. “Ndoshta u desh ky eveniment, që Vesa të pohonte lidhjen me Gencin, një djalë rreth të tridhjetave, që ka vendosur t’i ndjekë hap pas hapi në karrierë të dyja, si Artën ashtu dhe Vesën. I DASHURI IM BRUN Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar.
Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që s’e lënë rehat. “Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm 1 vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi, por e rëndësishme është që ndihemi mirë”. Dikur ai punonte në televizion të Prishtinës si regjisor, tashmë drejton një agjenci marketingu në Kosovë, dhe këshillat që i jep Vesës janë:“Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar”.
GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. “Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë”, tregon Vesa. Dhe natyrisht. Të dyja presin këshilla dhe ide, nga ai sidomos për mënyrën se si të marketojnë veten me profesionalizëm.“Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën.Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. “Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh”, shprehet Vesa.
VESA NË TIRANË E shohim shumë shpesh të vijë në Tiranë. Mesa duket ajo nuk lë aktivitet dhe koncert pa qenë e pranishme.“Ç’është e vërteta jam më shumë këtu e pranishme sesa në Prishtinë”. Miqësia që ka krijuar, është e konsoliduar që nga pjesëmarrja në “Ethet e së Premtes”.
ME MUZIKËS DHE GAZETARISË
Mes muzikës dhe gazetarisë, vështirë të qëndrojnë këto dy profesione bashkë. Ajo pohon se, “është e vërtetë, që vazhdon ta bëjë punën e gazetares në Radio Televizionin e Kosovës. Do të jem prezente në ekran me një emision show televiziv me të ftuar, që do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.
Regjisori i rrëmben zemrën Vesa Lumës:E ëmbël, lozonjare dhe mjaft e talentuar këngëtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma shprehet se ndihet mirë që ndodhet në këtë prag fundviti në Shqipëri ku si shprehet vetë ajo në vendin që e zbuloi talentin e saj. Ditët e ftohta të këtij dimri, që sapo ka nisur e kanë gjetur mes shumë impenjimesh këngëtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka përfunduar vidioklipin e këngës “Ex relax”, me të cilin do të lançojë albumin e saj të ri. Këtë herë në këtë këngë ajo nuk do të jetë vetëm, por me Genc Prelvukaj, liderin e grupit tashmë të njohur edhe në Shqipëri, “Etno Engjujt”.Por, ardhja e saj në Shqipëri në këto ditë të ftohta lidhet edhe me një tjetër ngjarje, që sipas saj është shumë e rëndësishme, pjesëmarrja në Festivalin e 46 të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Ndërsa një vit më parë ajo u shfaq në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, si prezantuese në krah të Adi Krastës, së bashku me aktoren Ermela Teli, këtë herë ajo do të vijë të konkurrojë me një këngë, e cila e ngjit atë në skenën e Festivalit denjësisht dhe pse jo edhe për të pretenduar për ndonjë çmim. Gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Tiranë ajo dha një intervistë për gazetën “Sot”, ku përveçse aktivitetit të saj të përditshëm ajo na rrëfeu edhe disa të fshehta të jetës së saj.
-Keni pak ditë që keni ardhur në Tiranë, por dimë që ju së shpejti do të nxirrni në treg albumin tuaj më të fundit. Si titullohet, çfarë këngësh përmban dhe cilët janë bashkëpunëtorët tuaj për realizimin e albumit?
Unë aktualisht në Kosovë punoj në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe jam gazetare përpunuese, pra jo e terrenit. Por, ajo që për mua është më e rëndësishme dhe po e them për herë të parë këtu në Shqipëri është se sapo kam përfunduar albumin tim më të fundit, im cili titullohet “Të kam dashur shumë”. Ky album përmban 10 këngë dhe kam bashkëpunuar me emrat më të talentuar të muzikës shqiptare si :Flori Mumajesi, Florent Boshjaku si dhe me shumë kompozitorë të tjerë po aq të njohur në muzikën shqiptare. Tekstet e këngëve janë shumë të arrira, por njëkohësisht janë dy tekste këngësh që janë të bëra nga unë.
- Cilat janë rrymat muzikore që përfshihen në albumin tuaj më të fundit?
Në albumin tim përfshihen rryma nga më të ndryshmet. Aty nuk është e thënë që ta gjejë veten vetëm një njeri, por shumë të njerëz. Në këtë album ka këngë me muzikë pop, R&B, balada, një këngë të përzier me muzikë rrok si dhe shumë të tjera.
-Sa kohë keni punuar për albumin, i cili do të lançohet së shpejti në treg?
Unë kam punuar shumë për këtë album, i cili në pjesën më të madhe të tij do të ketë këngë të reja. Nuk kam mujtur me gjetë momentin e përshtatshëm me e publikuar sepse ka qenë shumë e vështirë duke marrë parasysh piraterinë, tregun si dhe shumë gjëra të tjera që po ndodhin tani në Kosovë dhe në Shqipëri. Por, gjithsesi më vjen mirë që kam punuar kaq gjatë dhe me shije dhe nuk kam lënë që të më ikë asnjë detaj i albumit.
-Juve do të ngjiteni ( mbrëmë) në skenën e Festivalit të 46 të Këngës por kësaj radhe jo si një prezantuese por si një konkurrente. Si ndihet Vesa në këtë konkurrim kur vetëm një vit më parë provoi një tjetër performacë atë të prezantimit?
Jam shumë e lumtur që jam pjesëmarrëse si konkurrente në këtë festival. Vërtetë vjet isha prezantuese dhe për mua ishte një eksperiencë e bukur, por edhe si konkurrente ndihem shumë mirë. Kënga që unë prezantoj në festival, është si ajo këngë me atë performacë që është mësuar publiku me mua në skenë. Ajo titullohet “Një natë për mua” dhe është një këngë ritmike, është një këngë, e cila i afrohet shumë këngëve të tjera dhe jam e sigurt që do të pëlqehet nga publiku. Është një kompozim nga Florent Boshjaku dhe me tekst të bërë nga Memli Krasniqi dhe unë. Tjetër gjë, kënga ime ka një performancë interesante duke filluar që në veshje, e cila do të jetë elegante me ngjyrë blu. Kjo është pjesëmarrja ime e tretë ku pjesëmarrja ime e parë ka qenë me këngën “Flakaresha” në vitin 2004 dhe sivjet jam konkurrente në festival ku shpresoj që do të fitojë një këngë që ja vlen me të vërtetë ta fitoj vendin e parë. Konkurrimi live për mua është diçka e mirë dhe mendoj se kjo është edhe më e veçanta e këtij festivali.
-Jeni shprehur se Shqipëria ju zbuloi si këngëtare, por si ndiheni që jeni pjesë e kësaj skene, e cila ju zbuloi për të ecur drejt rrugës artistike?
Publiku shqiptar është shumë i mrekullueshëm. Shqipëria më ka zbuluar dhe është shumë interesante sepse kur vij në aeroport më thonë, ‘Ç’ka don ti tek shtetasit e huaj, eja tek pasaportat shqiptare’. Por,unë i them që jam nga Kosova dhe çuditen. Pra, ka shumë njerëz, që mbase nuk e dinë që jam nga Kosova, që për mua do të thotë që unë jam e pranishme në Shqipëri. Gjithmonë sa herë kam ardhur jam munduar që të paraqitem sa më denjësisht dhe publikun shqiptar e adhuroj.
-Folëm deri tani për krijimtarinë tuaj artistike, por si e kalon Vesa Luma kohën e lirë duke pasur parasysh që jeni akoma në shkollë, punoni gazetare si dhe nuk i ndaheni asnjë moment këngës?
Për fat të keq unë nuk kam shumë kohë të lirë, pasi kam edhe 3 provime për të dhënë për të mbaruar Fakultetin e Gazetarisë. Jam shumë e zënë, por atë kohë të lirë që unë kam mundohem që ta shfrytëzoj duke ndenjur me familjen time si dhe duke kaluar disa momente edhe me të afërmit e mi. Kur kam kohë të lirë mbase edhe ndonjë kafe me shoqërinë.
-Familja juaj është ajo që ju mbështet në gjithë aktivitetin tuaj, por a ka pasur raste kur ju kanë kundërshtar në lidhje me ndonjë projekt tuajin?
Për sa i përket familjes sime ajo është shumë e veçantë për mua. Unë jetoj me nënën dhe dy motrat. Njëra është më e madhe se unë dhe quhet Mjellma, e cila kujdeset shumë për mua. Po mos kishte qenë ajo unë nuk di si do t’ia kish dalë. Kur harroj ndonjë gjë apo CD, ajo ma kujton gjithmonë. Ajo që është më e rëndësishmja është se familja ime më mbështete shumë për gjithçka, por më mbështet shumë edhe moralisht.
-Artistët nuk tregojnë shumë për jetën private, por a është e dashuruar Vesa Luma?
(Qesh). Nuk është se dua që të kem ndonjë sekret, por nuk më pëlqen të flas shumë për këtë. Por, po ju them se jam e dashuruar, kam rreth 1 vit e gjysmë që e njoh. Ai në profesion është regjisor. Më parë ka punuar në televizion ndërsa tani punon vetë privatisht. Nuk mund të them se kam në plan gjëra të tjera pasi është akoma shumë shpejt dhe jeta të ofron shumë të papritura. Përpara se të flas për projekte konkrete dua që të jem e sigurt. Por, deri tani për mua gjithçka është në rregull.
-Pas përfundimit të festivalit, cilat janë disa nga projektet tuaja në vazhdim të aktivitetit artistik?
Vitin e kaluar unë kam qenë gjatë gjithë kësaj periudhe në Shqipëri, pasi kam pasur shumë koncerte për rreth dy muaj. Gati çdo natë kam pasur koncerte ia kam kaluar mirë dhe besoj se edhe vitin e ardhshëm, pse jo do të jem përsëri në Shqipëri.
-Jemi në prag festash, por a ka menduar Vesa se ku do t’i kalojë festat?
Për pushimet akoma nuk kam menduar, mendoj se është akoma shpejt. Them se do të jem edhe në ndonjë koncert, por gjithsesi besoj se do t’i kaloj shumë mirë.
-Keni gjithmonë një performancë të re në skenë. Por, sa kohë i kushton Vesa Luma lookut të saj?
Nuk është se i kushtoj shumë kohë aq sa ta teproj. Por, unë kam dëshirë që të jem gjithmonë në formë dhe të kem një paraqitje sa më të mirë në skenë. Për këtë mundohen që të zgjedh gjithmonë veshje, që i përshtaten sa më shumë shijeve të mia. Por, të gjitha këto unë i ndërthur edhe me spektaklin ku do të prezantohem dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.
-Shumë emra të njohur të skenës dhe ekranit mbajnë dietë për të qenë sa më në formë. Ju e aplikoni diçka të tillë?
Jo, unë nuk mbaj dietë, por kam një organizëm shumë interesant. Unë për një javë mund të shëndoshem dhe të shtoj disa kile, por për një javë mund të bie përsëri nga pesha. Megjithatë unë nuk kam probleme me linjat, ndonëse organizmi im ka këtë lloj natyre.
-Në një darkë me miqtë, cila do të ishte pjata juaj e preferuar?
Në një darkë mua do të më pëlqente që të haja një pjatë me makarona, që më pëlqejnë shumë gjithashtu më shijojnë shumë edhe peshqit, madje më pëlqen shumë që t’i shijoj me verë të kuqe ose të bardhë. Kjo do të ishte darka ime e preferuar dhe mbase do të kisha ndenjur duke ngrënë gjatë gjithë jetës time peshq, pasi më pëlqejnë shumë.
-Dhe në fund të kësaj interviste, cilat janë planet tuaja për vitin 2008?
Kuptohet që së shpejti unë do të lançoj albumin tim. Pas kësaj vijnë provimet si dhe diplomimi. Por, këtu do të përfshihen edhe pjesëmarrja në disa koncerte.
Inis Gjoni:
Inis Gjoni shfaqet më shpesh në festa:
Gjithmonë dhe më serioze po prezantohet Inis Gjoni në sy të publikut, ndërkohë që nuk mungon në festat që organizohen në Tiranë. Ajo duket në formë të mirë në këtë foto, ndërsa ka qenë duke pirë me miq në bar “Metropolitan”. Kohët e fundit ajo ka rifilluar të frekuentojë festat që organizohen nga miq të saj të ngushtë. Ndërkohë, që rrethi i miqve tashmë është ai i maturuar. Çdo javë në studion e saj në “TV Alsat” intervistohen nga ajo artistë dhe personalitete të njohur. Vetë Inisi e ka pohuar se ka gjetur një format që i pëlqen, ndërkohë që do të provojë sërish me regjinë.
Jonida Maliqi:
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja Jonida Maliqi celebroi martesën e saj me dy dasma super luksoze fundjavën e kaluar.
E para u zhvillua të enjten e kaluar tek hotel “Tirana”, ku u bë edhe lidhja zyrtare në martesë. Të ftuar ishin të afërm dhe miq të Jonidës dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa e dyta, ajo që ishte tamam një festë, u zhvillu në hotel “Sheraton”. Një ceremoni me rreth 300 të ftuar, ku çdo gjë ishte kuruar deri në detaje.Tavolinat ishin shtruar tek ambientet brenda me një menu jashtëzakonisht të pasur, aq sa të ftuarit tregojnë se nuk arritën as t’i provonin pjatat se për t’i mbaruar as që bëhej fjalë. Dhe pjesa spektakolare u zhvillua jashtë. Nga ora dy e natës të gjithë dolën jashtë, në oborrin e hotel “Sheraton” dhe kuzhinieri italian solli tortën gjigande.Më pas në momentin që do pritej torta dhe do hapej shampanja, të gjithë hodhën fishekzjarrë, duke krijuar një ambient festiv, siç e kërkon një rast i tillë.
Çifti më pas ka këmbyer puthjen tradicionale të ekzaltuar nga ai ambient i krijuar vetëm për ata, për ditën e tyre më të lumtur.Jonida kësaj radhe kishte ndërruar fustanin, duke preferuar stilin klasik të nuseve edhe pse disa të ftuar tregojnë se flokët portokalli nuk e jepnin edhe aq shumë idenë e klasit në krahasim me flokët e errëta me të cilat, sipas tyre, Jonida dukej më bukur. Gjithsesi ne e dimë se Jonida ka për t’i ndryshuar shumë shpejt ngjyrën dhe modelin e flokëve, pasi ajo shquhet për kujdesin për pamjen dhe ndryshimet e vazhdueshme.
Jonida Maliqi, prezantuese televizive:
Ekzigjencat dhe performancat e saj si këngëtare këtë radhë Jonida Maliqi i ka lënë mënjanë. Ajo do të provojë tashmë si prezantuese.Ndonëse pranon, që prezantimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i arritjeve të saj artistike,këngëtarja vjen tek publiku edhe në këtë mënyrë. Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që nisi transmetimin te djelen në mbrëmje në ekranin e TVSH-së.
normal_jonida-maliqi1.jpg
Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”. Por cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të provojë me prezantimin? Sigurisht nuk kanë qenë motive financiare dhe as synimi për t’u afirmuar. Sepse ajo i ka të dyja. Ka qenë më tepër një dëshirë për të provuar diçka ndryshe, por gjithsesi pa dalë nga muzika.
Dhe duke qenë se tashmë xhirimi i puntatës së parë të emisionit është realizuar këngëtarja nuk ndjehet aspak e zhgënjyer nga kjo përvojë. “Prezantimi tek unë nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete. Asyeja, që pranova të jem në këtë emision si drejtuese është sërish muzika. Bëhet fjalë për një emision, që ka në qendër muzikën dhe është ky profesioni im, fusha në të cilën mund të flas më mirë”, tregon këngëtarja duke buzëqeshur.Nga ana tjetër, duke nxjerrë edhe një herë natyrën e saj ekzibicioniste dhe të pavarur Jonida dëshiron të vërë në dukje një tjetër aspekt të rëndësishëm të emisionit.“Ndjehem mirë aty, sepse nuk jam e detyruar t’i qëndroj strikte një skenari të caktuar, por jam e lirë të jap gjithçka nga vetja, sigurisht duke qenë në koherencë me Gjergjin”, shton ajo. Duket se pas xhirimeve të para gjithçka ka shkuar mirë gjë, që natyrisht e ka motivuar këngëtaren për puntatat në vazhdim. Por duhet thënë se ky angazhim në prezantim nuk e ka shkëputur Jonidën aspak nga muzika. Përveç bisedave dhe temës së emisionit, që do të vazhdojnë të kenë në qendër muzikën nuk perjashtohet mundësia, që ajo të ritregojë edhe aty vlerat e saj vokale. Nga ana tjetër duke qenë, se publiku është mësuar tashmë me performancat e veçanta të Jonidës në skenë, jemi të sigurt se edhe si prezantuese televizive ajo nuk do të bëjëndryshojë në këtë drejtim.Jonida do të dijë të jetë gjithmonë origjinale dhe në mënyrat e saj të eksperimentimit. Nuk dimë nëse këngëtarja do të vazhdojë gjithashtu të luajë me ngjyrat e flokëve gjatë puntatave të ndryshme të xhirimit të emisionit.Për momentin, vazhdon të jetë me flokë të kuqe.Por duke njohur karakterin e saj dhe dëshirën për të na surprizuar, themi se nga Jonida duhet të presim shumë.
Elvana Gjata:
Elvana Gjata përgatit një këngë në anglisht:
Edhe pse kanë kaluar fare pak ditë që kur ka lançuar këngën e saj më të re, pritet që Elvana të materializojë një tjetër projekt, i cili synon tregun ndërkombëtar muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re në anglisht, të cilën Elvana është duke e punuar dhe synon që të prezantohet edhe në ekranet më prestigjioze muzikore.”Po punohet për një këngë në anglisht, që do të jetë në albumin e ardhshëm, kaq mund të them për momentin”, ka thënë këngëtarja, duke mbajtur surprizë gjithë projektin e saj.
Ndërkohë, ajo ka mohuar të gjitha zërat se mes saj dhe Ermal Fejzullahut do të ketë një duet të mundshëm, madje ka theksuar se gjëja e fundit që ka dëgjuar për të ishte se po flitej se ishte i dashuruar seriozisht me një vajzë, por nuk e di nëse lajmi është i vërtetë.
Gazeta Panorama
Fotografi nga Elvana Gjata
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.htmlElvana Gjata, më sensuale se kurrë
Posted on Jul. 3rd, 2008 by admin
Njëra nga këngëtaret më simpatike të skenave shqiptare sapo ka publikuar videoklipin e ri muzikor. “Vetes” titullohet kënga më e fundit, ku Elvana Gjata shfaqet në një stil të ri, më sensuale dhe me ritme më të ndjera. Ajo ka sjellë për fansat e saj surprizën e radhës, por jo vetëm!
Asnjëherë e njëjtë dhe gjithmonë ndryshe! Duket se kjo është motoja që këngëtarja e njohur Elvana Gjata ndjek në karrierën e saj artistike. Për të mbetur më gjatë në mendjet e njerëzve, ajo zgjedh një taktikë të rafinuar, që e sjellë më pranë fansave të saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në videoklipin e fundit me titull “Vetes”, i cili është publikuar para pak ditësh në stacionet muzikore shqiptare. Më shumë emocion, një muzikë e ndjerë dhe një luk interesant: vetëm kështu mund të përkufizohet hiti i ri i këngëtares. Një version i ri i Elvanës, që nuk ngjason kurrsesi me herën e fundit kur ajo këndoi “Mamës”; tek e fundit ky ishte edhe qëllimi i saj që në momentin kur dëgjoi për herë të parë muzikën e kësaj kënge. “Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”, thotë ajo për gazetën “Korrieri.
Që në momentin e parë që ka dëgjuar muzikën e “Vetes”, e kishte vendosur që tekstin ta krijojë vetë. Sigurisht që me këtë nuk do t’i vërë titullin “Poete” vetvetes, por është një ndjesi e veçantë, që Elvana nuk e kishte provuar kurrë më parë. “Ishte një muzikë e ndjerë, tepër e bukur dhe që më bëri për vete që në momentin e parë kur e dëgjova. Për këtë motiv doja me çdo kusht që të krijoja një tekst interesant, që me sa kam konstatuar, është pëlqyer shumë, përpos klipit sigurisht”, vijon ajo.
E gjithë videoja është xhiruar në bregdetin e Vlorës, një gjetje jo krejt rastësore kjo nga studioja e produksionit “Pixels”. Me temperatura gjithnjë në rritje dhe me tendencën e njerëzve për t’u zhveshur sa më shumë, këngëtarja nuk mund të bënte përjashtim nga rregulli, prandaj u zgjodh një performancë verore, buzë detit, madje e veshur edhe me kostum banje. Lidhur me këtë, Elvana nuk mendon se është shfaqur më e zhveshur se herët e tjera, por ka ardhur në koherencë njëherësh me stinën e nxehtë dhe me stilin e këngës. “Nuk mendoj se kam zbuluar trupin tim, por jam shfaqur krejt normale, siç dal edhe në plazh. Stilistja Jona Muça ka bërë një punë të shkëlqyer me veshjet e mia, pasi përveç fustanit të bardhë, ajo ka stiluar edhe veshjen me motive leopardi. Gjithçka është përshtatur me natyrën e klipit dhe personalisht kam mbetur e kënaqur”, shpjegon Elvana.
Por gjithë këtë sukses të këngëtares duket se po e zbeh pak mania e faqeve rozë të gazetave në vend, të cilat ditët e fundit kanë folur për gjithëçfarë lidhjesh dashurore të saj me meshkuj të njohur. Një lidhje me Florin, me Getoar Selimin e së fundi me aktorin e humorit, Besmir Kallakun. Megjithëse ka preferuar që t’i kalojë me indiferencë, edhe për këtë pikë Elvana e ka një përgjigje. “Më vjen vërtet habi, që ditët e fundit media të ndryshme më lidhin me çdo mashkull që ekziston në këtë vend. Më vjen vërtet keq për këtë gjë, pasi asnjëherë nuk kam dashur që mediat të merren me jetën time private, pasi unë kam plot gjëra të tjera interesante për të cilat ka interes edhe publiku”, pohon ajo.
Risi është edhe shfaqja që ajo ka ngjitur në skenën e Akademisë së Arteve, në kuadrin e promovimit në fakultet. Në cilësinë e regjisores, ajo ka punuar për shfaqjen me titull “Çdo të hënë në orën 13:30”, një pjesë që është pritur mjaft mirë nga spektatori dhe që është vlerësuar maksimalisht nga pedagogët. “Regjisura është një tjetër pjesë e dashur për jetën time, prandaj gjithmonë kam insistuar që të jem më e mira. Edhe në shfaqjen e fundit ia kam dalë mbanë shumë mirë, por si regjisore e ardhshme nuk kam dashur që të fus hundët në klipet e mia sa i takon këtij aspekti, pasi gjithnjë kam pasur njerëz profesionistë me të cilët kam punuar”, përfundon Elvana Gjata. E ndërsa po shijon suksesin e “Vetes”, këngëtarja po mendon seriozisht edhe për pushimet verore. E ndarë mes Turqisë e Malit të Zi, ajo ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: pas kaq shumë impenjimesh profesionale, disa ditë pushimesh për të janë një nevojë e domosdoshme.
“Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”.
Gazeta Korrieri
Fotografi nga Elvana Gjata
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.htmlElvana Gjata – Vetes teksti i kenges
Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal
Me thoje zemër te kam
Për ty njësoj jam
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal
Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal
Me thoje zemër te kam
Për ty njësoj jam
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadal
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal
Shiko sa pranë
buzes tënde jam
mos më ler te pres me gjatë
puthme për te fundit nate
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do të ishte me mirë
te me thuash një here me fal
Tekste kengesh shqip
http://www.zeriyt.com/tekste-kengesh-shqip/tekste-kengesh-shqip-t1623.0.html;msg658418#newElvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?
Posted on Jun. 24th, 2008 by admin
Gjithmonë miqësia e tyre është komentuar si diçka më tepër se kaq. Përgjigjja e të dyve ka qenë gjithmonë; “miqë si”. Një miqësi që lindi si rezultat i bashkëpunimit mes një kompozitori dhe një këngëtareje. Deri këtu çdo gjë duket më se normale. Por askush prej tyre nuk e pohon se gjërat mes tyre kanë avancuar. Madje përpiqen me çdo kusht ta mbajnë të fshehtë. E në fakt, ne kemi arritur të mësojmë të vërtetën.
Mes këngëtares më të pëlqyer të momentit, Elvana Gjata dhe kompozitorit Florian Mumajesi ka lindur diçka. Ata janë parë së bashku dy javë më parë në Vlorë. Motivi ka qenë celebrimi i një diskoje verore ku këngëtarja ka qenë e ftuar. Një ditë më pas Flori dhe Elvana janë ndarë nga grupi i miqve me të cilët ishin në festë dhe kanë qenë në plazh. Edhe pse janë përpjekur të sillen si miq, pasioni për njëri-tjetrin i ka tradhtuar. Kështu, disa ledhatime ndërsa ishin shtrirë të dy në shezlong, kanë rënë menjëherë në sytë e njerëzve që kanë qenë aty. Edhe pse janë munduar të jenë të përmbajtur, çdo tentativë e tyre intimiteti ka tërhequr vëmendjen e syve kureshtarë.
Dyshimi
Gjithmonë ka ekzistuar një dyshim për një lidhje mes tyre, kjo e nxitur nga shoqëria e tyre. Por në fakt, deri para pak kohësh për të qenë realist, ajo ka qenë tërësisht një miqësi e sinqertë. Madje për Elvanën, të vetmet thashetheme që ekzistonin ishin ato që e lidhnin me këngëtarin kosovar, liderin e grupit “Tingulli 3″, Getoar Selimin. Megjithatë, këto ngelën në kuadrin e supozimeve. Vetë këngëtarja e mohoi se kishte diçka me Getoarin, ndërsa Getoari nga ana tjetër, u shfaq në shtyp me një të dashur tjetër nga Kosova.
Bashkëpunimi
Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe grupi i ENG Radio, kanë një miqësi prej vitesh. Gjithçka ka lindur me këngën. Ka qenë Flori ai që ka bërë kompozimet e para të këngëtares e që ky bashkëpunim ka vazhduar më tej me këngë e suksese të vazhdueshme. Përmendim këtu këngë si; “Vetëm ty të kam”, “Të dy”, “Mamës”, “Ku jeton dashuria ime”, etj. Më e fundit është klipi i promovuar në Prishtinë, “Vetes”. Por mesa duket tashmë nuk është vetëm bashkëpunim mes dy artistësh, por shumë më tepër. Një miqësi, tërheqje dhe ndoshta pas gjithë kësaj, fshihet një dashuri e vërtetë mes të dyve…
Flori për Elvanën
Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Gazeta Shqiptare”, Flori Mumajesi do t’i cilësonte bashkëpunimet me Elvanën si një hap më para në muzikën shqiptare, jo thjesht si një produkt komercial apo një këngë më tepër në treg. “Për mua si Flori, mes shumë bashkëpunimeve me artistë të ndryshëm, Elvana qëndron në krye. Kjo, sepse edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë, e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio”.
Elvana për Florin
Promovimi i këngës së fundit të Elvanës ka qenë një rast i mirë për të shprehur dhe vlerësuar konsideratën që dy artistët kanë për njëri-tjetrin. Ajo ka prezantuar në Prishtinë ditët e fundit singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Gjithnjë e qeshur, Elvana ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po kthehen në hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels”, me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, – ka pohuar Elvana, duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. “Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jashtë punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunim, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera”, – është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime.
Përtej këngës
Në fakt, Elvana nuk ka qenë vetëm këngëtarja e preferuar e kompozitorit. Përveç zërit të saj, Flori sigurisht ka vlerësuar edhe bukurinë e vajzës, që u zbulua tek “Ethet e së Premtes mbrëma”. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Flori e zgjodhi Elvanën për të qenë imazh i butikut të tij, “Taxi Mapo”. Nëse do të kalosh në Unazën e Tiranës së Re, fotot e Elvanës të tërheqin patjetër vëmendjen. Pasi ajo zë një faqe të mirë të butikut të Florit. Mbi një vit më parë, kur edhe Flori u bë biznesmen, ashtu sikurse ai i bënte reklamë dyqanit të tij, do t’i bënte edhe Elvanës, që e kishte imazhin e “Taxi Mapo”. Fotot e saj me veshjet e butikut qarkulluan në të gjitha gazetat në atë kohë.
Lidhja me Sonin
Vetëm pak kohë më parë, Flori i dha fund lidhjes së tij të dashurisë me këngëtaren e mrekullueshme, Soni Malaj. Një histori dashurie që qysh në krye të herës tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike, publikimi i së cilës u shoqërua edhe me cilësime si “Çifti i Vitit”. E jo vetëm kaq, kjo histori u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshëm mes dy artistëve, si kënga ritmike “Zig-Zag”. Apo më i fundit ishte paraqitja në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Fluturimi 3470″, që u vlerësuan edhe me çmimin e dytë. E megjithatë, tashmë nga ajo histori duket se kanë ngelur vetëm këngët. Pas ndarjes, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë reagim, apo motiv për arsyet e ndarjes. Gjithsesi, lidhja me këngëtaren e re, Elvana Gjata na bën të hamendësojmë se mund të ketë qenë, pse jo një shkak…
Zbulohet i dashuri i Elvana Gjates
Posted on Dec. 1st, 2007 by admin
elvana gjata
Një zë i thellë në një fytyrë të ëmbël dhe të dashur. Elvana Gjata është nga ato këngëtare, që di t’i fitojë zemrat e publikut për zërin e saj, po aq sa edhe për pamjen tërheqëse.
Sepse nëse nuk do të ishte kështu, çmimi i diskografisë nuk do të shkonte tek ajo. Duket se albumi i fundit i këngëtares “Mamës”, i prezantuar edhe me foto dhe një videoklip shumë interesant, është shitur mjaft mirë nga shtëpia diskografike “Supersonic”, që atribuoi edhe këtë çmim. Ndërkohë, e përfolur edhe për jetën e saj private duket se Elvana zgjedh të përgjigjet shkurt për këtë pikë. Por ne kemi zbuluar se kush i ka fituar zemrën vajzës bukuroshe.
i dashuri i elvanes rogertielvanagjata4.jpgnormal_elvanametedashurin1.jpg
Një ditë pas festivalit “Kënga magjike” telefoni yt ka qenë i mbyllur. Si ka qenë kjo ditë për ty? E gjitha relaks?
Relaks total! Kisha kaluar tri ditë të mbushura me ankth, stres, kënaqësi, lumturi, frikë, një miks ndjenjash që kërkonin një ristart. Kam shijuar atë krevatin tim, me macen afër në maksimum. (qesh).
Një çmim në festival, që u shoqërua edhe me vendin e tretë në renditje. Kujt ia dedikon këtë sukses?
Ia dedikoj Florit, sepse ishte ai me muzikën e tij të mrekullueshme, që solli gjithë suksesin e këngës. Falënderoj shumë dhe kolegët, të cilët vlerësuan dhe votuan këngën time. Iu jam shumë mirënjohëse. Pa diskutim dhe familjen time, që më ka qëndruar pranë.
Shumë interesante ishte edhe pamja jote gjatë netëve të festivalit. Mua madje më ka kujtuar Xhenifer Lopezin në filmin “Dashuri në Manhatan”. Ishte ideja jote të prezantoheshe me atë luk?
Kam frikë se s’ka lidhje fare me atë luk. Flokët e kapura janë tendencë e vitit 2007. Fustani i bardhë ishte zgjedhja ime dhe këtë veshje nuk e ka pasur vetëm ajo. Më duket shume banal kur patjetër duhet të krahasohesh me një artiste tjetër.
Çfarë do të bësh, tani që impenjimi i festivalit mori fund?
Tani do të merrem me familjen, shoqërinë, miqtë e zemrës dhe me shkollën, që e kam lënë pas dore.
Si po ecën me studimet? Të tundon më shumë regjisura apo muzika?
Nuk më dëmton asnjëra, por secila do impenjim. Deri tani ja kam dalë më së miri dhe shpresoj të vazhdoj me këto ritme.
Prej vitesh vazhdon të menaxhohesh nga Flori Mumajesi. Ke menduar ndonjëherë të shkëputesh prej tij?
Kurrë… Dhe mendoj që nuk ka për të ndodhur asnjëherë! Jam shumë e kënaqur me muzikën e tij dhe me faktin që është një nga producentët më të mirë dhe më të suksesshëm në Shqipëri.
Çfarë përparësish ka një artiste, që drejtohet nga një menaxher?
Përparësitë, që nuk duhet të flasë me të gjithë njerëzit që të lidh puna në telefon. E mban ai axhendën e koncerteve, ai i rregullon të gjitha datat sipas interesit të këngëtares dhe shumë arsye të tjera.
Elvana, gjithmonë je përpjekur ta mbash larg mediave jetën tënde private. Megjithatë je përfolur shpesh. Të vjen keq për këtë fakt?
Jam përpjekur ta mbaj larg mediave jetën private. Më vjen keq për aludimet, që kanë krijuar gazetarë të ndryshëm në momentet që unë kam refuzuar të flas për këtë pjesë. Megjithatë në momentin, që kam pranuar të futem në show-biznes, i pranoj edhe të tilla komente.
Do të na zbulosh diçka më shumë për jetën tënde private tani, sepse publiku gjithmonë është i interesuar të mësojë rreth jetës private të artistëve. Tani je aq e rritur, për të pasur një partner…
Fakti që jam e rritur nuk do të thotë, që domosdoshmërisht duhet të kesh partner. Megjithatë publikut i interesojnë më tepër gjëra të tjera që kanë lidhje me mua sesa jeta ime private. Por unë do vazhdoj ta mbaj të tillë dhe jo ta bëj publike.
Ndjehesh e dashuruar?
Ndjehem shumë e lumtur.
E thua shpesh fjalën të dua?
Kam një familje dhe njerëz të mrekullueshëm pranë vetes dhe ua them shpesh atyre.
Sa e rëndësishme është për ty dashuria në jetë?
Pa dashuri nuk do kishte jetë.
Çfarë vlerëson Elvana tek një mashkull?
Çdo gjë të vërtetë.
Çfarë nuk pëlqen te një mashkull?
Çdo gjë jo të vërtetë.
Je ndjerë ndonjëherë e zhgënjyer nga ndjenjat?
Jo.
Çfarë vlerëson te një lidhje?
Respektin reciprok.
Kohët e fundit, kemi dëgjuar në disa rrethe artistike, që Elvana është e lidhur me një djalë, student në Universitetin e New Yorku-ut. Mund të na thuash diçka më tepër rreth këtij fakti?
Për momentin unë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private.
Kush është Rogerti, i dashuri i Elvana Gjatës
Një lidhje që zgjat tre vjet mes Rogertit dhe Elvanës. Një dashuri të cilën këngëtarja e mban të fshehur, por që ekziston prej kohësh në zemrën e saj. Djaloshi në foto është pikërisht ai që ka pushtuar zemrën e këngëtares simpatike. Kjo foto është realizuar vetëm një javë më parë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, gjatë festivalit “Kënga magjike”. Mësojmë se djali është në vit të pestë për Administrim Biznes si dhe punon si dizajner tek studioja e të atit. Njerëz pranë Gertit tregojnë se ai dhe Elvana kanë një lidhje relativisht të gjatë, ndonëse nuk është bërë publike në media. E ndoshta kjo është një arsye më shumë, për të cilën Gerti e ka ndjekur festivalin si një spektator i thjeshtë dhe nuk ka kontaktuar në asnjë moment me këngëtaren.
Ingrid Gjoni:
Ingrid Gjoni: “Do të këndoj për partinë që më ofron më shumë”
Posted on May. 1st, 2009 by Berni
Intervista/ Flet Ingrid Gjoni: Ju rrëfej surpizat e mia për summer 2009
Në prag të finales së një prej festivaleve më të rëndësishëm të muzikës moderne në Shqipëri, Ingrid Gjoni rrëfehet ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”. Pjesëmarrëse në TOP- Fest 6 me këngën “Ekstrem” ajo na zbulon se surpriza më e madhe për publikun do të jetë gjatë natës finale të Top Fest më datë 10 maj. As Ingridi nuk ka mundur dot të anashkalojë edhe “sezonin” elektoral. Sipas Ingridit, ajo do të këndojë për atë parti që do t’i ofrojë më shumë. Në një intervistë për “Telegraf” ajo zbulon të rejat e sezonit dhe të fshehtat e marrëdhënies me Çiljetën.
Si nis një ditë për Ingrid Gjonin?
Një ditë e imja nuk është e njëjtë me ditët e tjera, pasi unë vetë nuk kam një punë stabël. Çdo ditë është e ndryshme dhe e larmishme, por unë mundohem vazhdimisht që në ditët që nuk kam shumë impenjime të krijoj mundësi për takime pune apo për çaste dëfrimi.
Si i keni marrëdhëniet me këngëtaret e tjera dhe pse keni zgjedhur Çiljetën për të pasur më shumë afërsi?
Unë me të tëra këngëtaret dhe artistet e tjera kam marrëdhënie shumë të mira, madje të mrekullueshme. Por unë nuk mund të kem me të gjitha miqësi të ngushtë, kështu që unë kam zgjedhur Çiljetën si shoqen time më të ngushtë.
Meqenëse jemi në prag të fillimit të sezonit veror 2009, cilat janë surprizat që keni rezervuar për publikun?
Surpriza e parë do të jetë gjatë natës finale të TOP Fest 6 më datë 10 maj, ndërsa më vonë unë do të dal me një videoklip të ri, i cili do të bëjë bujë.
Meqenëse jemi dhe në çelje të fushatës elektorale, për kë parti do të këndoni më shumë?
Unë do të këndoj më shumë për atë parti që do të më ofrojë më shumë të ardhura.
Ingrit Gjoni, lamtumirë Baby Angel…
Posted on Jul. 15th, 2008 by admin
Pas 10 vitesh në karrierën e show biz-it, e vogla Gjoni vazhdon të ruajë titullin jozyrtar sex symbol. Por, nga Baby Angel, për meritë të disa kileve të shtuara rrufeshëm, ajo u shndërrua në Ingritin Boom Boom
Elda Laze
Shumë fansa të Ingrit Gjonit mund të ndihen të tradhtuar nga ndryshimet e rrufeshme të look-ut të saj. Sepse fansat më të mirë Ingriti i mblodhi rreth vetes në sajë të pamjes: tipareve delikate të fytyrës dhe siluetës hollake. Sot, falë ca kileve të shtuara, megjithëse ruan statusin e sex symbol-it, ka ndryshuar kryekëput. Vetë modelja e shndërruar në këngëtare deklaron se ndihet mirë me Ingritin e re. Fansat ndihen të mashtruar dhe dëshirojnë ethshëm Ingritin e vjetër, atë të moshës më të re.
Më kot rreken të gjejnë imazhin e 10 viteve të shkuara, që sot ka mbetur veçse një vegim. Këngëtarja i ka dhënë njëherë e mirë lamtumirën Baby Angel. Tani e ka radhën Ingriti Boom Boom.
15 vjeç… Baby Angel
Kështu flitej lart e poshtë për të voglën e motrave Gjoni. Për herë të parë në skenë (në një nga konkurset e shumta të gjimnazeve të Tiranës), Ingrit Gjoni u prezantua si balerinë, jo me një talent të spikatur, por me një bukuri marramendëse. Dhe çfarë bukurie! “Sikur ta ketë bërë Zoti me dorë”, thuhej për të.
Një vajzë e hajthme, me linja trupore si të Marilyn Monroe-së; forma të rrumbullakosura mirë, por edhe me një brishtësi fëminore. E gjithçka e lezetuar nga fytyra perfekte, me një bukuri klasike dhe të pamëkatë. Sy të mëdhenj e të gjelbër, hijeshuar nga qerpikë të gjatë dhe vetulla si të pikturuara, harmonizuar me një hundë të vockël e një gojë po aq të vockël, me dhëmbë të bukur e të bardhë qelibar. Një bukuri si e saja ishte zilia e femrave dhe pështjellimi i meshkujve, që tronditeshin nga hiret e 15-vjeçares.
Si modele
Të shfletosh fotot (gjysmë) nudo të Ingrit Gjonit, tani nuk bën më ndonjë efekt të madh. Sot foto të tilla nuk konsiderohen as si tepër të guximshme dhe as tamam nudo.
Por Ingriti pati guximin të ishte e para që të pozonte gjysmë e zhveshur.
Në një intervistë, show girl-i është shprehur se realizimi i kalendarit ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të saj e që nuk do të përsëritet më.
Gabim? Mëkat ndoshta! Sepse lakuriqësia e fshehur nën petkat e lagura nga uji përcjell imazhe të forta erotike e që nxisin fantazinë. E të mendosh se modelja ishte vetëm 15 vjeç, ende fëmijë, ndonëse shumë e bukur. Aq e bukur sa, megjithëse e patrukuar, duke pozuar në foto të paedituara, përcjell një bukuri marramendës.
Dhe po të kishte vazhduar të ruante të njëjtën freski dhe pafajësi, Ingritin tonë do ta kishin seleksionuar në ikonat klasike të bukurisë, e denjë për të konkurruar me Brigitte Bardot, Audrey Hepburn apo vetë Marilyn Monroe. Por këto krahasime do të zgjasin vetëm pak, sepse shumë shpejt Ingriti i dha lamtumirën Baby Angel.
Bye Bye Angel…
(e ka radhën Barbie Silikon)
Për faj të abuzimeve me ushqimin, këngëtarja i jep shpejt lamtumirën linjave delikate dhe shndërrohet në një Barbie Silikon. Jo sepse iu nënshtrua ndonjë operacioni për të rritur artificialisht asetet (siç kanë bërë pjesa më e madhe e kolegeve të saj). Ingritit fryrja i erdhi në mënyrë natyrale dhe tejet të rrufeshme. Nga një gjë e vockël e hajthme, u shndërrua në një femër sex-bombë, me forma bujare, për të mos thënë bujare të ekzagjeruara.
E megjithëse me ca kile më tepër, Ingriti di të nxjerrë në pah më të mirën e vetes.
Në Top Fest 2, veshur me një palë pantallona lëkure të zezë, kombinuar me një kanotierë të zezë dhe një gjerdan me gurë në qafë, Ingriti ia doli mbanë për të treguar një siluetë të holluar. Ndërsa gjerdani, përveçse si askesor, kishte një qëllim tjetër: mbulonte në mënyrë perfekte rrumbullakësinë e qafës.
Veç kileve, te Ingriti ishte shtuar edhe ambicia dhe dëshira për t’u bërë këngëtare. Pas daljeve të ndryshme në emisione televizive, ku ajo arrin të mbulojë shëndetin, u vjen radha xhirimeve të videoklipeve të para. “Përse me mua”, “Jek e Jek” dhe “Barbie Silikon” e “Vitamina” janë klipet që forcuan statusin e saj si këngëtare, ndërkohë edhe bindjen se Ingriti i kishte thënë “bye bye” fytyrës engjëllore. Ishte radha për Ingritin Boom Boom.
Po Ingriti Style?
Është si “Kinder Sorpresa”. Të çudit gjithmonë.
Por nëse duhet bërë patjetër një klasifikim, atëherë stili i Ingritit ndahet në dy linja kryesore. Në të parën bën pjesë minifundi dhe në të dytën gjithçka tjetër; mjafton që të bjerë në sy.
Minifundi ka qenë pjesë e pandarë e gardërobës. Moda e veshjeve shkon e vjen, gardëroba zbrazet e mbushet, por Ingriti nuk ka hequr dorë kurrë nga fundet e shkurtra.
Nuk ka rëndësi nëse vesh fustane lëkure të zinj apo fustane me ngjyra të ëmbla pranverore; rëndësi ka që të jenë mini. Të paktën kështu e kemi parë në skenë, ku fustanet mezi arrijnë t’i mbulojnë vetëm pjesën e të pasmeve.
Gjithçka tjetër preferon të veshë Ingriti në ditë të zakonshme. Ndodh të vishet krejt sport ose dhe, në mos qoftë kështu, zgjedh veshje që bien në sy.
Pantallona lëkure të zeza, kombinuar me bluza tyli të zeza, nuk janë krijimet artistike të John Galliano-s, por një pjesë e gardërobës së show girl-it.
Me raste, i kthen sytë edhe te stili femëror i Valentino-s, teksa zgjedh veshje koktejesh: fustane me viza alla franceze, kombinuar me kapelë në formë republike me streha të mëdha… dhe me një gotë shampanje në dorë.
Herë të tjera, ndërron stil prej 180 gradësh. Në mënyrë të paparashikueshme, sjell stilin e të veshurit të punonjëseve të bankës kur vesh kostume serioze, por të kuq flakë. Zgjedhja e ngjyrës së kuqe me siguri e ka burimin te dëshira e madhe për të tërhequr vëmendjen. E sidomos kur në krah të saj është edhe Çiljeta: mikesha e saj e ngushtë, nuk ka sesi të mos bjerë në sy.
Na ishte dikur…
Një look gjithmonë ndryshe të bën të mendosh se Ingriti është bërë një estetiste eksperte, të paktën e vetes së saj. I ka provuar të gjitha. Kremra nxirës, vajra, shkëlqime, xixa, flokë të drejta, kaçurrela, flokë të kuq, të verdhë, platin, të zi, kafe, extension, manikyr, pedikyr… Edhe paruke nuk la pa provuar.
Sa keq, ama! Vetëm si vetja e saj, por ajo e 10 viteve të shkuara, nuk kthehet dot më: në atë 15-vjeçaren 100% natyrale, që tronditi e solli pështjellim, jo vetëm të instikteve mashkullore…
Revista Jeta
Fotografi nga Ingrit Gjoni
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-179.htmlZbuloni Ingrid Gjonin
Posted on Dec. 22nd, 2007 by admin
gjoni.jpgCila është historia e unazës që nuk e heq asnjëherë nga gishti? Kur ka rënë në dashuri për herë të pare? Cili është mashkulli më seksi për të?Pijet e ushqimet më të preferuata… Ingrit Gjoni i zbulon të gjitha në këtë pyetësor
Le ta nisim nga bukuria.Ti e ke ndonjë recetë sekrete?
Jo, nuk kam asnjë recetë.Madje nuk jam shumë e rregullt as në vendosjen e kremit të ditës e të natës. Një ditë e përdor, ndërsa ditën tjetër e harroj.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Kujtohem për të gjithë njerëzit.
Po më i keqi?
Nevrikosem shumë shpejt.
Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Pa pluhurin e verdhë tek sytë e pa rimelin.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Pa unazën, që mbaj gjithmonë në gisht.
Cilat janë ikonat e tua të modës?
Kam shumë. Nuk fiksohem vetëm pas një firme.
Cilaeshte modelja juaj e preferuar?
Femra që më pëlqen mua nuk është modele, por do të doja shumë ta shikoja mbi pasarela. Ajo është Ana Falchi.
Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e keni marrë kurrë?
Çdo gjë ndryshon në trupin e çdokujt.
Cila është fraza që ju duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?
Po, po, po.
Nëse do të kishe qenë ngjyre, cila ngjyre do te preferoje te ishe?
E verdha.
Po nëse do të kishe qenë këngë?
“Parajsa”.
Një gur i çmuar?
Brilant.
Një stinë?
Verë, sigurisht.
Një pije?
Tekila.
Një veshje?
Një xhakete, një fund i shkurtër ose treçerekësh ose një palë sandale shumë të larta.
Një gjendje shpirtërore?
Lumturi.
Një mbiemër?
Gjoni.
Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?
Kam pasur shumë. Unë i bëj vetë ditët e lumtura dhe po vetë i prish.
Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?
Zgjimin s’e kam asnjehërë njësoj. Njëherë ha diçka sapo zgjohem, njëherë tjetër lahem…
Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?
Celulari,pultet e televizorit,cigaret dhe çelësat e shtëpisë.
Cili është ushqimi yt i preferuar?
Filetot e paskuqura mirë, si të gjakosura.
Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?
Do doja të shkoja, bashkë me 15 shoqe të miat, në Dubai për pushime të gjata.
Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?
S’më kujtohet. Duhet të kem qenë shumë e vogël.
A ke frikë nga plakja?
Për momentin jo, se nuk e konceptoj dot.
Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?
Dhuratën më të bukur ma ka bërë mami, një shtëpi të gjithën për mua.
Cili është shkrimtari yt i preferuar?
Çehovi.
Cila eshte banda muzikore që pëlqen më shumë?
S’më pëlqejnë grupet.Preferoj vetëm këngëtarë solo.
Po skuadra jote e zemrës cila është?
Milani.
Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?
Teatrin, një bebe dhe një pleqëri të fisme e të qetë.
Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh,edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?
Elvis Presley.
Nëse do te kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?
Këtë kohë që po jetoj.
Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?
Asnjëherë.
Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?
Më duket sikur ka shumë meshkuj seksi, por po veçoj Brad
Pitt.
Cili është defekti më i shëmtuar për një mashkull sipas teje?
Mënyra e keqe e komunikmit dhe gënjeshtrat.