Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kurizitete te ndryshme

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Kurizitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Kurizitete te ndryshme   Kurizitete te ndryshme Icon_minitimeThu Oct 08, 2009 5:17 am

Shtatë-vjeçarja Jessica Gaude ndryshon nga fëmijet e tjerë,me 222 kilogram ajo është fëmija më e shëndosh në botë.Ajo ha rreth 10.000 kalori çdo ditë në 15 hamburgera të skuqur dhe disa kilogram çokollatë.Çfarë ajo ha në një ditë disa fëmijë hanë në gjysmë viti.Kur ajo vizitoj mjekun katër vjet më parë ajo kishte 110 kilogram. Në bazë të peshës trupore kockat e saj tashmë janë deformuar.Nëna e saj Carolyn i jep vajzës gjithçka që dëshiron ajo.


Në javën e parë pasi ajo ishte lindur, fëmija qante për shkak të dhimbjeve që kishte ne stomak, nëna e saj e ushqente atë me një shishe, sepse ajo mendonte se fëmija ishte i uritur.
"Unë i dhash asaj shishen dhe ajo donte më shumë e më shumë. Ajo nuk ishte e mjaftueshme për atë dhe ajo ishte vazhdimisht e uritur ", thotë nëna e Jessica.Mjekët paralajmërojnë se shëndeti i fëmijës është tashmë në rrezik dhe mund të vdes nëse nuk trajtohet. Për fat të keq,nena Jessica-es nuk e kupton mjeksin, fëmija e saj vazhdon të ushqehet me ëmbëlsirat e saj.

HOTMAIL---- Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë.

JAMES BOND 007---- Aktorët që kanë luajtur rolin e Xhejms Bondit deri më sot janë: Shon Koneri, Xhorxh Lezenbija, Roxher Mur, Timoti Dalton dhe Pirs Brosnan.

LUFTA KIMIKE---- Për herë të parë gjermanët e përdorën klorin (Cl) si helm luftarak kundër francezëve me 22 prill 1915, kjo konsiderohet si fillim i luftës kimike.

KAPAIBE---- Është dru që rritet në Brazil, i cili prodhon një lloj vaji që mundë të përdoret si lëndë djegse tek motoret dizel.

NOBEL---- Këtë çmim i pari e mori shkenctari Rendgen për zbulimin e rrezeve X (që njihen ndryshe edhe si rreze Rentgeni).

SHQIPËRIA---- zë vendin e shtatë në botë për përdorësit e duhanit. 800 mijë paketa shiten në ditë ose secili pi nga 19 cigare.

TUNELI---- më i madhë nën Detë është ai i Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

AEROPORTI---- më i madhë i botës është CHEK LAP KOK në Hong Kong me sipërfaqe 1248 ha.

TEMPERATURA---- më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ulta u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

NDËRTESA---- më e lartë prej 558 metrave është duke u ndërtuar në Xhakarta të Indonezisë.

BRENDA DITËS---- bëhen rreth 45000 fluturime ajrore duke transportuar mbi 3,5 miljonë udhëtarë.

NËSE DO TË---- mblidhet gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.

ÇDO DITË---- në botë kontrollohen rreth 3 miljonë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

EPIDEMITË--- "Murtaja e zezë" në Evrop dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 miljon të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 miljon të vdekur.

FLUTURA---- më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm.

KOSOVA---- me sipërfaqe prej 10897 km2 zotëron një potencial mineral të tillë që të krahasohet me provincat më të përmendura në Evrop si Ruhri, Silezio, Sudeto etj.

TITANIKU----është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

SHPEJTËSIA E DISA KAFSHËVE---- kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadal se njeriu. Breshka konsiderohet se ec ngadal por ajo arrin 0,37km/h. Maca ec me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

ELEFANTI AFRIKAN---- me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapoj me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

RACA---- Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

PALOS---- Është liman spanjoll (port) prej ku u nis Kristofer Kollombo (në pranveren e vitit 1492) për në Indi, në të vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë. Dhe kështu ai sot konsiderohet si zbulues i Amerikës.

29 SHKURTË---- Personat që kanë lindur në këtë datë, ditëlindjen e festojnë një her në çdo katër vite.

VIRXHINIA---- Është kolonia e parë e anglezeve në Amerikë.

SOFISTE---- Quheshin mësuesit udhetarë te helenet e vjetër.

BUDIZMI---- Emri i këtij besimi rrjedhë nga themeluesi i tij Gaudam Budi (580-460 p.e.s.).Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

LUFTA---- më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta.

OSAMA BIN LADEN---- Është djal i një biznismeni saudit, si dhe është kapo i organizatës Al Qaeda. Akuzohet nga amerikanët si kryeterroristi me i madhe islamik.

AUTOMOBILA---- Sot në të gjithë botën qarkullojne rreth 630 milion automobila dhe cdo dite ne bote prodhohen rreth 137 0000 automjete.

Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.


Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.


Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.

Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².

Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.

Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.

Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.

Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.

Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.

Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse

Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)

Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.

Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.

Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?

Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.

Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?

Sahara është më e madhe se Australia?

Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?


Kuriozitete : “Kirurgu ma vodhi njërën mollaqe”

Një vallëzuese orientale është ka marrë një dëmshpërblim prej 17.500 eurosh, pasi që gjatë një operacioni plastik, paqëllim, kirurgu ia humbi njërën nga mollaqet e saja.
Julia ‘Cleopatra’ Meyer, 38-vjeçare, nga Munihu, dëshiroi që të ketë kofshë më të holla, por në vend të kësaj, përfundoi pa gjysmën e prapanicës.
Gjykata mori vesh se gjatë operacionit, kirurgu i paemër, nga një klinikë private, kishte larguar dhjamin nga mollaqja e saj e djathtë, në vend të kofshës.
“Kam qenë e pakënaqur me hejbet e mia, me dhjamin e grumbulluar në pjesën e jashtme të kofshës. Për shkak se isha nën ndikimin e anestezionit lokal, nuk e kam ditur se çfarë ishte duke bërë ai”, ka thënë ajo.
“Kur e pashë më pas se gjysma e prapanicës sime po mungonte, gati më ra të fikët. E kishte larguar tërësisht”, ka shtuar Meyer.

Një këshilltar, në spitalin bamirës të Berlinit i thirrur të jep mendimin e tij në rolin e ekspertit tha se ky ishte një “gabim i rëndë në trajtim”.
Gjykatës iu sqarua që gruaja më nuk do të mund të vallëzojë. Ajo madje as nuk e ka guximin të shkojë në ndonjë pishinë sepse turpërohet nga mënyra se si duket tash.
Kirurgu është urdhëruar të paguajë 17.500 euro, dy herë më shumë sesa gruaja fatkeqe kishte kërkuar më parë.


Djali, baba edhe babagjyshi kurorëzohen në të njëjtën ditë!

Tri gjenerata të një familje rumune janë martuar në të njëjtën ditë.
Të parët që thanë “pranoj” ishte gjyshi, Gheorghe Ghinea, 60-vjeçar dhe nusja e tij, Elena 58-vjeçare, të cilët kanë qenë bashkë për 40 vjet.
Më pas janë kurorëzuar prindërit, Sinoris Ghinea dhe Rita, të cilët janë në të 40-at e tyre dhe kanë bashkë gjashtë fëmijë.
Dhe, së fundi, djali i tyre, Laurentiu Ghinea, 21-vjeçar, u martua me të dashurën e tij 20-vjeçare, Mariana.
Tri çiftet nga Targu Carbunesti i qarkut Gorj, thanë se nuk kishin pasur kohë më parë të shkojnë në zyrën e kurorëzimeve.
Por ata kanë pranuar se një ligj i ri në Rumani, sipas të cilit çiftet e sapomartuara marrin 200 euro, ka luajtur rolin e vet në këtë muhabet.
Lazar Nicolae, një punëtor në ofiqarinë e Targu Carbunestit, ka thënë se vetëm këtë vit ka pasur 27 kurorëzime.
“Po të mos ishin paratë nuk do të kishim kaq shumë martesa. Tash, brenda muajit, kemi numrin të cilën përpara e kishim në tre muaj”, ka thënë ai.

Shtatëvjeçarja thërret policinë, gjyshi e mashtronte në lojë.

Një vajzë shtatëvjeçare ka thirrur policinë sepse ka menduar se gjyshi i saj po e mashtronte, derisa po luanin një lojë me letra.

Zyrtarët e policisë kanë pranuar një thirrje telefonike nga një vajzë e re, e cila më pas e ka lëshuar telefonin.

Thirrja është lokalizuar në një shtëpi të qytetit Burnett, Wisconsin, raporton gazeta “Fond du Lac Reporter”.

Kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes për hulumtimin e rastit, ankesa e vajzës doli të ishte se ajo kishte menduar që babagjyshi i saj po e mashtronte në një lojë letrash.
Gjyshja e vajzës i ka treguar policisë se ajo rishtazi e kishte mësuar si të thërriste numrin e policisë (911) në rast të ndonjë rreziku.


1) Albumi i ri i Xheni fer Lopez qarkulloi ne daten 8 "Brave"

2) Bono i grupit U2 shkruajti nje kenge per Spice Girls

3) Personat me te shitur te Tv *sipas http://www.Forbes.com Ne nend te pare Xheni fer Aniston, ne te dytin Brand Pit ne te tretin Skarlet Johanson, pastaj Anxhelina Xholi etj

4) Xhorxhia Armani ben nje kontrate me Samsung per te nxjerre nje celular , nje celular sa nje karte banke, i cili do te dale ne shitje ne Nentor

5) Doli aroma e re e DIESEL "Fuel for Live" *pronar i te ciles eshte Renzo Rosso


Ne Amerike 3 femijet e nje familje e kane ditelindjen me nje date me nje muaj me vite te ndryshem

Një teleskop në kërkim të jashtëtokësorëve

Një teleskop që do të ketë si qëllim të kërkojë jetë jashtëtokësore është ndërtuar së fundmi. Projekti i iniciuar nga bashkëthemeluesi i Mikrosoftit, Pol Alen, ka gjashtë antena 350 metra të larta dhe do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në botë. Teleskopi do të jetë në gjendje të "gjurmojë" më shumë se një milion sisteme yjore, nëpërmjet sinjaleve radio të gjeneruara nga qeniet inteligjente. Krijuesit e tij shpresojnë se ai do të mund të kapë shenja të jetës jashtë tokësore, deri më 2025-ën. Në fakt, teleskopi pritet të ofrojë edhe më shumë informacione mbi fenomene të tilla si supernovat, vrimat e zeza apo objektet e ndryshme astronomike që janë parashikuar, por që nuk janë vëzhguar deri më sot. Teleskopi është ngritur në Kaliforni, rreth 470 kilometra në veri të San Fransiskos
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Kurizitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: next   Kurizitete te ndryshme Icon_minitimeThu Oct 08, 2009 5:22 am

A e dini se …


* *· Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik + 24o celcius dhe në janar +7o celcius. Në vit bie 1200 mm shi.

* *· Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

* *· Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

* *· Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

* *
* *1- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

* *

* * * * * * 2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka

* * * * * * qenë një kështjellë në shpat të malit të

* * * * * * Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e

* * * * * * kësaj *kështjelle të lashtë që daton fillimin

* * * * * * datonne fillimin e shekullit te pare para

* * * * * * lindjes se Krishtit, e cila mendohet te

* * * * * * kete qene keshtjella qe historiani

* * * * * * bizantin Prokop (shek. VI), e quan

* * * * * * keshtjella e Tirkanit

* *
* *3- Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.


* *4- Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)

* *· Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.

* *· Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.

* * * * * * · *Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi

* * * * * * Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe

* * * * * * u përfundua me ndihmat e familjeve të

* * * * * * pasura të Tiranës.

* *Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

* *·Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit ) daton në shekullin XVIII.

* *· Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.

* *· Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

* *· Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.

* *· Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

* *· Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.

* * * * * * · *Rruga e Durresit eshte hapur me

* * * * * * 1922 *dhe quhej « Nana Mbretereshe»

* * * * * * Per ndertimin e saj u prishen shume

* * * * * * shtepi e kopshte.

* *· Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

* *· Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

* *· Bulevardi « Dëshmorët e Kombit » është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.

* *· Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.

* * * * * * · Monumenti i Skenderbeut i ngritur

* * * * * * më 1968, është vepër e Odhise Paskalit

* * * * * * në bashkëpunim me Andrea Mano dhe

* * * * * * Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e

* * * * * * 500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar

* *· Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.

* *· Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

* *· Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

* *· Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në ballë të tij titullohet « Shqipëria ».

* *· Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. « Piramida » u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

* * * * * * · *Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000

* * * * * * banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë.

* * * * * * 1938 – 25.000 banorë.

* * * * * * 1945 – 40.000 banorë.

* * * * * * 1990 – 250.000 banorë.

* * * * * * Aktualisht, dyndja masive e banorëve

* * * * * * nga gjithë pjesët e tjera të vendit

* * * * * * drejt * Metropolit, e ka çuar popullsinë

* * * * * * e Tiranës mbi 700.000 banorë.

Në librin “Gines” se goditet dhe “fluturon” 36 metra

Mathew McKnight mban një rekord të rrezikshëm, të cilin madje as kokëkrisuri më guximtar nuk do guxonte ta thyente. Gjashtë vite më parë, zoti McKnight nga kontoja Fayette u godit nga një makinë ndërsa ajo udhëtonte me 112 km/orë në autostradën 376 në Monroeville, Pensilvani. Ai “fluturoi” 36 metra, pra sa lartësia e një ndërtese me 12 kate dhe jetoi të dëshmonte. Zoti McKnight u regjistrua në librin “Gines” të rekordeve në vitin 2003, dhe vetëm muajin e kaluar mori autorizimin. Botimi i vitit 2008 do të ketë edhe rekordin e tij. Ai nuk mban mend asgjë pas orëve të para të aksidentit. Kaloi javë në spitale dhe 80 ditë në qendrat e rehabilitimit. Hapin e parë pas aksidentit e hodhi vetëm në vitin 2002.

........

I lë trashëgim 20 milionë dollarë të panjohurve *

Familja e një pensionisti britanik ia ka lënë gjithë pasurinë pronarëve të një restoranti kinez, me të cilët nuk kishte asnjë lidhje. Nipërit dhe mbesat e Golda Bechal pohuan se nuk ishte normale që Kim Sing Man dhe gruaja e tij, Bee Lian Man të trashëgonin 20 milionë dollarë (13.9 milionë euro). Testamenti është bërë në vitin 1994 dhe hyri në fuqi në vitin 2004, kur Golda Bechal vdiq në moshën 99-vjeçare. “Sipas gjykimit tim, duke marrë parasysh kushtet, zonja Bechal ishte e aftë mendërisht t’ia linte testamentin kujt të donte. Ai do të zbatohet edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite”, thotë gjykatësi Donald Rattee. “Ajo e pëlqente shumë ushqimin kinez, dhe shkonte shpesh në atë restorant”, thotë avokati i saj.

........

Akuzohet se shet “Coca-Cola” të palicensuar

Autoritetet federale thonë se një person nga Warren, Detroit, nuk u ka shitur “Coca-Cola”-n e vërtetë restoranteve dhe bareve në të cilat tregtonte. Policia thotë Cecil Donald St. Pierre u ka ofruar një shurup të përgjithshëm, por me emërtimin e rremë të “Coca-Cola”-s. St. Pierre thotë për median “The Detroit News”, jashtë godinës së gjykatës, se kutitë me “Coca-Cola” nuk përmbanin pijen e vërtetë. 69-vjeçari është akuzuar për mashtrim dhe trafikim ushqimesh të pakontrollura. Përveç këtyre akuzave atij i janë shtuar akuzat e tjera të keqemërtimit të ushqimeve dhe funksionimit të një fabrike ushqimore pa regjistrim. Akuza e trafikimit është 10 vite burg.

........

Për shitje makina më e re futuriste “Fastline”

“TransFX”, një prodhues makinash nga Kalifornia është ndërtuesi i makinës më të re futuriste. Ai është ndërtuar dhe projektuar në studion “Universal Studios”. Automjeti quhet “Fastline” dhe është një ndërthurje e makinës së Batmanit, varkës dhe aeroplanit. Çudia e kësaj makine është se kushton vetëm 65 mijë dollarë. Nëse nuk keni aq para mund të blini vetëm pjesën e sipërme, e cila shitet me një çmim prej 14 mijë dollarësh. Edhe pse nga pamja e jashtme nuk ngjason fare me makinën e zakonshme, ndryshimi duket në pjesën e brendshme. Deri tani ky është modeli i parë dhe i vetëm dhe ndodhet në muzeun “Volo Auto”. *

Obesi 8-muajsh peshon 19 kilogram

Një djalë 8 muajsh në Jilin, Kinën veriore është shumë i rëndë për peshoren e foshnjave. Ai është i gjatë 78 centimetra dhe ka lindur në peshë normale, 3.3 kilogram, por tani ka peshën e pabesueshme prej 18.8 kilogramësh. Prindërit e tij thonë se ka filluar të shtojë në peshë kur ishte një muajsh. Ajo e ushqen më shumë se 20 herë në ditë, pasi shpesh ka uri.

Ekuador, kryebashkiaku emëron zëdhënës një papagall

Kryebashkiaku i qytetit më të madh të Ekuadorit ka gjetur zgjidhjen për pyetjet pa kuptim të gazetarëve të mërzitshëm. Në shenjë proteste për “pyetjet e padëshiruara”, Jaime Negot, Kryetari i Bashkisë së qytetit Guayaquil, ka emëruar një papagall si zëdhënësin e tij zyrtar. Zoti Negot, i cili është kritikuar nga shtypi dhe publiku për politikat e tij të sigurimeve shoqërore, prezantoi mikun e tij me pupla si punonjësin më të ri në një konferencë për shtyp. Duke shpjeguar emërimin e tij, ai thotë se papagalli ka përgjegjësi t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të padëshiruara, për të cilat ai nuk ka kohë të përgjigjet. “Disa njerëz flasin gjepura, prandaj papagalli do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Dua ta shfrytëzoj kohën për punë”, thotë ai. zoti Negot është zgjedhur në dy mandate si kryebashkiak dhe është kryetari i partisë më të madhe në vend, Kristianët Socialistë.

........

Hajduti paguan për grabitjet 15 vite më parë

Një hajdut turk i ka dërguar një letër pendese policisë për katër grabitje të kryera 15 vite më parë, së bashku me paratë e kasetofonave të vjedhur nga makinat në vitin 1992. Hajduti anonim ia dërgoi letrën rajonit në Kirikkale, Turqinë qendrore. “Me letrën përfshiu dhe 400 euro”, tha shefi i policisë, Salim Akca. Policia i dorëzoi nga 100 euro tre viktimave të grabitjeve, por ende s’e kanë gjetur të katërtin. *

........

Ueils, shefi i trafikut shkel rregullat e qarkullimit

Një gjykatë në Ueils ka pezulluar patentën e një prej shefave më të rëndësishëm të trafikut, pasi ka udhëtuar me 90 milje në orë në një zonë ku limiti ishte 60 milje në orë. Gjykata në Wrexham urdhëroi 42 ditë pezullim dhe një gjobë të konsiderueshme për Meredydd Hughe, kryeoficeri i policisë në South Yorkshire. Gjykata dëgjoi se Hughes dhe familja e tij ishin me pushime në Wales kur makina e tij u diktua nga radarët rrugorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
klejda
vip
vip
klejda


Numri i postimeve : 8
Pikè : 8
Reputacioni juaj : 0
Join date : 13/10/2009
Age : 35
Location : italy

Kurizitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: rekordi i nje hajduti   Kurizitete te ndryshme Icon_minitimeMon Oct 26, 2009 1:52 pm

sipa radio 105-ne milano nje hajdut hy ne nje vile ku nuk kishte njeri por pronaret e saj kishin lene kompiuterin te ndezur per te shkarkuar nje film,hajduti tendohet dhe hap internetin facebook per te pare nese i ka shkruar njeri...me kete veprim fatal le gjurmet e tije dhe denohet!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Sponsored content





Kurizitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: Kurizitete te ndryshme   Kurizitete te ndryshme Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kurizitete te ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi te ndryshme Dashurie?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Koha E Lire&Shoqeria :: Kuriozitete-
Kërce tek: