Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Klithmat e mishit te bardhe Thashetheme te verteta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Klithmat e mishit te bardhe  Thashetheme te verteta Empty
MesazhTitulli: Klithmat e mishit te bardhe Thashetheme te verteta   Klithmat e mishit te bardhe  Thashetheme te verteta Icon_minitimeTue Nov 17, 2009 2:50 am

THASHETHEME TË VËRTETA

Përtej shprehjes “Aty ku ka zë nuk është pa gjë“, mund të thuhet me gojën plot, se në këtë rrëfim ka një gjë të madhe, mjaft të vërtetë dhe të paskrupullt deri në maskarallëk.
Amela ishte një mësuese bukuroshe, topolake dhe buzagaze që po u afrohej të tridhjetave. Kishte kaluar vitet e një adoleshence dhe rinie me plot variacione argëtuese. E shoqëruar me shumë djem në shkollën e mesme, ajo njihej me epitetin “Beci i befotrofit.” Dhe liria e saj e pakufizuar, nga mungesa e familjes, kishte bërë që dy vitet e fundit të shkollës, ajo të kolaudonte kalibrat e disa djemve çapkënë të qytetit të nxënësve. Të cilët i ndërronte njësoj si të mbathurat e saj. Në fund i mbeti në duar Seferit të shkollës së kulturës, nga fshatrat e kësaj treve. Kolaudimi i të cilit u bë me mjaft vështirësi dhe ai u detyrua të martohej me të e ta sillte në këtë qytet. Tani Amela lodhej mjaft me nxënësit e fillores dhe bënte një jetë të mbyllur shkollë-shtëpi. Njëherësh duhej të përballonte edhe kujdesjet e rëndomta për dy fëmijët e vegjël. Por atë që bën nganjëherë rastësia shpëtimtare, nuk e bën asnjë përkrahje emancipuese për gruan.
Gratë e mprehta kanë nga natyra një shqisë të përsosur për të dalluar burrat feministë. Një nuhatje kjo, që ia kalon edhe asaj të qenit më të stërvitur të kufirit. S’dihet se si asaj i kishte rënë në sy që shoku Milto i kishte qejf gratë e bukura. Ndoshta diku vështrimi i tij kishte ngecur mbi të diçka më tepër se zakonisht. “Kur eci rrugës s’ka njeri që s’e kthen kokën nga unë, edhe ai e ka kthyer…”, tha Amela me vete dhe në trurin e saj prej femre të re me trille të guximshme, modeloi një mendim aventuroz: Do të bënte një përçapje provokative dhe do t’i kërkonte zgjerim shtëpie. Shkoi zuri radhë te paradhoma e sekretarit të parë të komitetit të partisë të rrethit ditën e pritjes. Te kolltuku ku qe ulur, kaloi dorën disa herë për të kontrolluar flokët e krehur bukur e të llakuar në pjesët e shtruara. Drejtoi gjinjtë e rrumbullt brënda reçipetit. Tërhoqi çorapet e xhamit në këmbët e mbushura e të zbulura deri sipër gjurit dhe drejtoi tegelat. Mandej hapi çantën disa herë për të parë në pasqyrë dy petalet e ngjyrosura prej buzëkuqit me varak të trandafiltë. Duken përgatitje mjetesh të thjeshta, pa rëndësi, por këto janë arsenali luftarak, me të cilin gratë pushtojnë edhe fortesat burrërore më të pathyeshme.
Dhe ja, rradha i erdhi shpejt. Trokiti dhe hyri në zyrë me një buzagaz, të dridhshëm e dhëmbëzbulues të tillë, sikur të shihte aty princin e të gjitha ëndrrave të saj të parealizuara. Dhe jo një burrë që i kishte lënë të pesëdhjetat, me pamje avdalli, kockëdalë te xigomatikët e te kyçet e duarve. Të cilit, vërtetë i kishte ndritur fati në jetë, por i qe plakur gruaja para kohë nga poliartriti. Ndoshta fakti i fundit, kishte qënë edhe shkëndia që ia kishte ndezur dëshirën Amelës. Duke qenë e bindur, se zotëronte mirë artin e rafinuar të joshjes, do të provonte fuqinë e saj magnetike te ky burrë i konsumuar, por me pushtet të fuqishëm.
-Urdhëroni, uluni! -i tha shoku Milto, duke ia ngjitur sytë te ato buzët e saj, që çuditërisht nuk reshtnin së përhapuri andje gazmore nëpër të gjithë zyrën e heshtur.
-Oh, shumë faleminderit! –gazmoi Amela duke e mbajtur gjithnjë të mbërthyer me shigjetat e mprehta, që lëshonte parreshtur nga sytë dhe buzët. Dhe u ul pranë, krejt përballë, duke i lënë dy gjunjtë e rrumbullt pakëz të hapur, si dy pragje mermeri para derës së një thesari. Pastaj u përkul paksa për të krijuar lirshmërinë e dekoltesë, që të shquhej disi thellësia e gjinjve të saj si dy mollë të bardha. Dy kontraste të tmerrshme këto për shokun Milto, krahasuar me ato mishrat e varura e të labërguara të gruas së tij, së cilës tashmë kishin filluar t’i rralloheshin edhe flokët.
-Po hë, ç’hall të detyroi të vish deri tek unë? -e pyeti ai duke u ndjerë paksa i eksituar, jo vetëm nga paraqitja marramendëse e kësaj gruaje të re, por edhe nga parfumi i saj që e godiste direkt në flegrat e hundës dhe i shpeshtonte frymëmarrjen.
-Shoku Milto, po u shprehem me shumë sinqeritet, se ndjej respektin më të thellë për ju dhe mezi e kam pritur këtë takim… -ia nisi ajo duke sajuar me mjeshtëri një zë femëror drithmues të atillë, që dukej sikur vinte valë-valë direkt nga parajsa. -Kisha përgatitur një kërkesë, nga ato që ju i keni dëgjuar shpesh. Por tani, duke parë respektin me të cilin më pritët, me thënë të drejtën, më vjen shumë zor t’ju marr kohën, aq të shtrenjtë për problemet e mëdha të këtij rrethi…
-Nga jeni ju? –kureshti shoku Milto.
-Nga Memaliaj …
-E, pra, se po më bëni përshtypje me këtë druajtje, kur disa nga shoqet e tua vijnë e qajnë këtu, aq sa bëhen të mërzitshme. Po hë, ma thoni problemin që keni, se për ju jam plotësisht i gatshëm ta zgjidh! – e nxiti ai dhe sytë e tij gri, me vizime të errëta si dy vezë laraske, ranë befas në folenë e ngrohtë midis gjinjve të saj.
Këtë hutim të tij mbi gjoksin e saj, ajo e vuri re menjëherë dhe bëri me shpinat e duarve një ngritje të gjinjve lart. Sakaq mendoi të kalojë në rolin e mackës lozonjare. Ta mundonte pak këtë miush plak me lajkat që ajo zotëronte mjeshtërisht, para se ta kullufiste të tërin.
-Faleminderit, njëqind herë faleminderit, por sot më vjen shumë zor. Do të vij një ditë tjetër! –tha me zë nanuritës, finokja në zgjedhjen e karemit për peshkimin e burrave dhe u bë gati të çohej.
-Sot, ma thuaj sot, se herë tjetër s’dihet kur bëj pritje, kam për të lëvizur…
-Do ta gjej unë rastin! –tha ajo e ngritur në këmbë. Dhe instiktivisht hodhi një vështrim mbi divanin përballë, që mbanin zakonisht në zyrë titullarët e që kthehej shpejt në shtrat. “Ky nuk është aq budalla sa ta përdorë atë në orarin e punës,” mendoi ajo me mungesë dëshire për të shkuar deri aty.
-Ulu e ma thuaj, se me këtë përjashtim që bën ti nga të tjerat, po nxitem të merrem posaçërisht me çështjen tënde! -ngulmoi shoku Milto.
Amela i hodhi edhe një vështrim përthithës, sikur t’i drejtonte furçën thithëse të fshesës së korentit, asaj fytyrës së tij me plehrurina pleqërie në lëkurë.
-Mirë, atëherë dhe ju lutem të më falni që po e shtroj këtë kërkesë tek ju, kur e di që me strehimin merret komiteti i qytetit. Jam në një hyrje me një dhomë e kuzhinë të ngushtë. Mbase mund të bëhej gjë për ndonjë zgjerim, në kushtet kur ata të qytetit kanë mjaft kërkesa…
Shoku Milto u step një grimë. E kundroi sërish me mjaft ngrohtësi gruan e re, që aq shpejt ishte dhënë shpirtërisht para tij. Dhe iu kujtua thënia, se kur një grua të shikon me sy të ndezur, të ka përgatitur edhe urën për të kaluar në pronat e saj në dukje të pashkelshme. Sakaq në zemrën e tij sa vinte e rritej një farë ngazëllimi.
-Ka raste të veçanta që edhe ne merremi me strehimin. Por para se të gjej një zgjidhje për ju, më thoni cili është yt shoq?
-Seferi, ai që i bie fazarmonikës në shtëpinë e pionierit…- pohoi Amela me një druajtje të lehtë, që iu krijua atë çast për burrin e saj pa ndonjë peshë shoqërore.
Shoku Milto u mendua sërish. Fillimisht rrudhi pakëz buzët, mandej i lëshoi deri në zgjerim të plotë, sikur të kishte zbuluar diçka tepër të rëndësishme. Befas surrati iu bë krejt rrudhanjoz, sytë iu ndriçuan, dhe drejtoi mbi gruan bebëzat e tij me një shkëlqim gri.
-Më lindi një ide ! -tha ai befas. -Po realizimi i saj varet kryesisht nga ti…
-Jam e gatshme për çdo ide që mendoni ju, shoku Milto. Sepse sot që u pashë nga afër, krijova një besim të shkëlqyer tek ju dhe simpati të veçantë…
Tashmë u kuptua qartë, se një grua që i flet me këtë gjuhë një burri të huaj, tregon se ndërkaq hapi i parë është bërë prej saj. Shoku Milto u ndie tejet i kënaqur dhe lëshoi mbi të një vështrim mjaft përkëdhelës.
-Mirë, pra, shko sot dhe do të të thërres shpejt, pasi ta kem vënë punën në vijë!…
Amela u ngrit dhe i dha dorën. Kontakti i dorës së saj ishte më i butë se pambuku. Dhe befas ajo u përkul në të dy anët e fytyrës së tij me një përqafim erëkëndshëm. Faqet e saj të mëndafshta u mbështetën tërësisht mbi faqet e tij si lëvore lisi. Pastaj u kthye me një ecje të lehtë, gjatë së cilës, takat e saj të holla krijonin vetëm vrima të përkohëshme mbi moketin e trashë.
Duke kundruar lëvizjet ritmike të vitheve të saj vogëlane, në beben e syrit larosh të shokut Milto u ndez tani një vështrim i paduruar, plot epsh. Ai e ndoqi me sy përpirës të gjithë lëvizjen e saj të ndritshme, gati meteorike, deri sa ajo u shua jashtë derës së zyrës. Shkulmi i gjakut që zemra i çoi atë çast në tru, e bëri të mendojë shumë gjëra. Por kryesorja ishte, se kjo grua e çuditshme e kishte eksituar si asnjë tjetër. Prej trupit të saj çlirohej një feminitet që e tërboi, aq sa mezi u përmbajt pa e mbështjellur një herë në krahët e tij eshtrorë. Por jo, ai nuk kërkonte një kënaqësi aq të vogël dhe sidomos në zyrën e rrezikuar. Nuk ishte kjo që i duhej një burri të atrofizuar seksualisht prej një “plake” në shtratin e vet, pasi ka zbuluar një zogëz të tillë. Ai s’donte prej saj kurrësesi një meze të çastit, po një gjellë të vërtetë. Duhej bërë diçka që të siguronte tërësinë e qëndrueshme të afrimit të saj në krahët e tij.
U mendua një copë herë dhe së fundi e gjeti. Do t’i jepte asaj hyrjen përballë tij, për ta patur gruan numër dy…Mirëpo kjo do të krijonte dyshime të menjëhershme dhe do të përgojohej në opinionin e qytetit…Ç’kërkonte aty një mësuese fillorje, sidomos e re dhe e bukur?… Atëherë, për të arritur deri aty pa u dëmtuar në opinion, duhej bërë diçka tjetër. Ajo topolake me sytë prush e tërë gaz femëror, që të mos vinte pranë tij nga poshtë, nga zeroja, së pari duhej ngritur lart. Në një nivel barazimi, për të qëndruar si këmba e dytë në platformën solide të marrëdhënieve të tyre të ardhshme. Dhe vendosi që me anën e levave të veta ta bënte kryetare të komitetit ekzekutiv të qytetit. Më pas ajo të vinte në hyrjen përballë si titullare, që duhej të banonte në apartamentin e kuadrove drejtues. Kjo ishte një zgjidhje ideale, e shkëlqyeshme dhe e mrekullueshme… Djallit mund të mos i shkonte në mendje një superlojë kaq e tërthortë, por jo një beqari me grua në shtrat, siç ishte katandisur shoku Milto.
Të nesërmen ai e thirri Amelën në zyrë. Porositi nëpunësin e paradhomës që ta fuste menjëherë pa e lënë të priste.
Çastet e takimit të dytë ishin përfytyruar me plot fantazi dhe ishin përgatitur fraza pasionante nga të dy. Por momenti sjell të papritura. Sapo ajo la derën e mbështjellur me sfungjer zhurmëshues pas krahëve të saj, shoku Milto doli nga vendi i zakonshëm. Dhe e priti me të dy duart të zgjatura, atë dorën e saj vogëlane, që humbi mes panxhave të tij. Por krejt ndryshe nga ç’e mendonte ai, dora e saj e shtrëngoi fort dorën e tij të djathtë dhe me një dridhje të pazakonshme e afroi me dashuri mbi gjoksin e saj. Ky gjest femëror e bëri më të sigurt ecjen e mëtejshme të tij në rrugën e nisur.
-Të thashë që do të të thërres sapo të vë punën në vijë dhe e vura në një kohë rekord. Po më përpara dua të marr edhe mendimin tënd. –ia nisi ai tejet i prekur shpirtërisht nga sjellja e saj dhe mjaft i trazuar në ndjesitë e veta. Pastaj me solemnitetin e njeriut që ka marrë një vendim absolut i deklaroi: -Kam menduar që përpara se ti të marrësh shtëpinë në apartamentin përballë meje, të emërohesh kryetare e komitetit ekzekutiv të qytetit. Dhe kjo do të bëhet brënda javës së ardhshme, që është mbledhja e byrosë, ku do të vendosim për ty. Por të lutem, asnjë fjalë deri atë ditë… Di të mbash sekret ti ?...
-Fjalët e tua vdesin bashkë me mua ! – u shpreh Amela e emocionuar dhe u gëzua aq shumë, sa, duke mos e frenuar dot veten, e puthi me afsh në të dy faqet.
Atëherë ai i ktheu puthjen në faqe e më pas fare pranë buzëve. Por ajo i afroi vet buzët te të tijat. Dhe për pak çaste ata u thithën me pasion të shfrenuar. Sidomos shoku Milto po e rrufiste me një dridhje të ethshme, sikur do ta kapërdinte të tërën brënda vetes. Pati një dëshirë përvëluese, të papërballueshme që ta shtrinte qysh atë çast e në djall le të shkonte edhe autoriteti. Por sakaq, duke parë divanin aty pranë, ajo i tha me zë çuçuritës:
-Të lutem jo këtu te divani, jo këtu!…
-Jo, jo në asnjë mënyrë, -e përmblodhi veten ai duke u shkëputur me keqardhje dhe nxorri shaminë nga xhepi për të fshirë laparosjen nga buzëkuqi i shpërndarë në fytyrat e të dyve.
Nxorri edhe ajo shaminë nga çanta dhe pasi ia fshiu të parit atij, u fshi edhe vet me ndihmën e pasqyrës. Shoku Milto krejt i skuqur në fytyrë ndjeu atë çast, se ishte me organin të forcuar në mënyrë çuditërisht të dukshme, sa gati po i shpërthente nga pantallonat. Dhe me kujdesin e një kopuku shkoi u ul te kolltuku i tij, duke e vështruar Amelën ngultaz, me sy hamshori të skuqur nga epshi përvëlues.
Ditët erdhën shpejt dhe punët u mbaruan po aq shpejt. Kur je me pushtet të fuqishëm, duhet që dëshira vetëm sa të të buisi në tru, se pastaj realizimi i saj bëhet shigjetë që arrin menjëherë te objektivi i caktuar. Komshiut veteran i dhanë shtëpi me tri dhoma në pallat të ri dhe shoqja Amela katapultoi në sfera ëndrrash.
Kësisoj shoku Milto u bë me një grua të dytë, mjaft të këndshme dhe shumë trazimtare për dëshirat e tij të riaktivizuara me sukses, pas avarive seksuale me të shoqen. Nuk u besonte dot syve, kur shihte se mbante të ngjitur te prehëri, një topçe të vogël lakuriq, me të cilën nuk ndjente të ngopur. Në prani të saj ai po rinohej, duke ndjerë rikthimin e dikurshëm të krenarisë mashkullore. Ajo u bë për të një univers i ri, i hapur mrekullisht dhe në mënyrë kaq magjepsëse.
I uritur prej vitesh dhe me dëshirën për ta patur në seks vetëm për vete Amelën topolake, ai vendosi që Seferin e saj ta çojë për një vit larg, në Tiranë. Në kursin njëvjeçar të Shkollës së Partisë. Dhe ashtu u bë. Tani Seferi vinte në shtëpi një herë në dy javë të shtunave dhe ikte të hënën në mëngjes herët. Gjithë javën shoku Milto bënte ç’bënte, hapte derën përballë me çelësin e tij dhe lëshohej mbi Amelën si mbi mallin e vet të shtrenjtë, duke u elektrizuar me eliksirin aq epshndjellës të atij trupi femëror.
Pas aktit të shkrehjes që sjell jeta banale e shtratit, në një çast dobësie, ai u ndie fajtor që kishte abuzuar me detyrën si një kodosh i shkathët. Që autoriteti i tij i ngrefosur ishte zhgërryer tërësisht në shtratin e mëkatit, duke zbuluar para një femre pak nga pak krejt bërthamën e fshehur të qenies së tij të vërtetë prej horri. Që e kishte hedhur rolin e sekretarit të parë, sikur të ishte një maskë dhe ishte bërë kopuk i vërtetë femrash. Që po shkelte të gjitha rregullat për të shfrytëzuar trupin e kësaj “vogëlushje” të popullit në atë farë feje. Aq sa, për të kënaqur pasionin e shfrenuar të natyrës disi hiperbolike të epshit të tij, e mbante peshë në duar duke e bërë sa një grusht. Mendoi kështu dhe për një çast ekuilibri i tij i brendshëm u trondit… Po fundja, ai s’kishte ardhur në këtë botë për të mbajtur peshë vetëm idealin e partisë dhe për të bërë grushtin e nderimit…Kur një burrë ka hequr dorë nga detyrimet e veta mashkullore, a nuk është njësoj sikur të ketë vdekur? E përse duhej të sprapsej prej saj? Për të vdekur përfundimisht si burrë?!... Sakaq e zbrazi kokën paksa nga brerjet e ndërgjegjes dhe i rrëzëlliti në tru, se në këtë hapësirë të madhe rrethi, ai ishte sovran i pushtetshëm, zot i plofuqishëm. Dhe në këta dhjetra mijëra njerëz që ishin vënë nën urdhërat e tij, duhet të kishte edhe nga ato që viheshin nën dëshirat e epsheve të tij prej burri. Dhe kjo ishte Amela, me të cilën jetonte parajsën epshore dhe ia vlente të sakrifikohej për të…
Kështu pak nga pak ai e vuri plotësisht nën sundimin e vet. Por edhe ajo e vuri pothuaj tërësisht nën pushtetin e saj. Vagina e Amelës, veç funksioneve natyrale, mori tashmë edhe funksione administrative. U kthye në një dosje të fshehtë, brënda kapakëve të artë të së cilës shoku Milto firmoste herë pas here emërimet, strehimet dhe ngritjet në përgjegjësi që i diktonte e zonja.
Mirëpo, duke vënë re afrimet e shpeshta të tyre edhe në veprimtari të jashtme, filloi të qarkullonte murmurima, se punët shkonin për dreq, për shkak se partia ia hipte pushtetit si pa të keq. Megjithatë, në vlerësim të fundit, këto fjalë merreshin si thashetheme të një vendbanimi provincial.
Por ndodhi një e papritur që i ktheu të gjitha hamendjet në të vërteta. Shoku Milto dhe shoqja Amela ishin ftuar në mbrëmjen e kolektivit të shëndetësisë. Sikur të mos e ndienin, se mbi ta ishin drejtuar të gjitha shikimet, rreth orës njëmbëdhjetë e gjysmë, teksa mbrëmja vazhdonte dhe qyteti kishte rënë në gjumë, ata u shkëputën të dy njëherësh. Shkuan te dopjoshtrati i Seferit, për të kaluar pjesën tjetër të natës. Dhe pikërisht atë mesnatë, kur ata zhgërryheshin në shtratin e tij të martesës, dhe shoku Milto i shfryu koqet mirë e mirë, Seferit iu tek të vinte në shtëpi në mes të javës. Trokiti gjatë te dera. Thirri disa herë: “Amela, hape moj, hape se jam unë, Seferi!“ Por ata nuk mund ta hapnin kurrësesi…Kati i tretë ishte tejet i lartë dhe shoku Milto nuk ishte i stërvitur për kërcime akrobatike të tilla. Seferi doli jashtë dhe thirri në drejtim të dritares, sa u zgjuan disa nga komshinjtë. Ata diçka kuptuan, por nuk ua mbante të hynin në atë lojë nate, kur ajo bënte sikur s’dëgjonte. Më pas Seferi shkoi në hotel dhe zgjoi sportelistin. I habitur pa masë, ky e strehoi në një dhomë dhe të nesërmen u tregoi nën zë miqve të ngushtë “xhevahirin” e asaj nate. Dhe lajmi sensacional shkoi gojë pas goje te të gjithë. Këtë të keqe e ka qyteti i vogël.
Të nesërmen para dite shoku Milto dërgoi nëpunësin e paradhomës dhe e thirri Seferin në zyrë.
-Pse vjen në mes të natës dhe ngre pallatin në këmbë, more njeri i çuditshëm, ç’borxh ta kemi? -e priti me këmbët e para.
-Më fal shoku Milto, po u prish makina në Kërrabë dhe shoferi mezi e rregulloi…
-Pavarësisht, ti duhej ta kishe gjetur që në fillim rrugën e hotelit, jo të trokisje aq vonë sa të alarmohej i tërë qyteti. Shko tani dhe mos e përsërit herë tjetër!
-Si urdhëron, shoku Sekretar dhe ju lutem të më falni, kjo nuk do të ndodhë më kurrë…
Për atë “gabim të pafalshëm”, që bëri burri butaforik i Amelës, kur mbaroi kursin, u caktua instruktor partie në zonën më të largët të rrethit, për t’u kthyer vetëm të shtunave në shtëpi. Ndërkohë, shoku Milto vijoi të shijonte kënaqësinë e madhe të thesarit të Amelës, pa bërë fare llogari, se çdo ditë humbte në mënyrë fatale vetveten, duke përfunduar në lolo. Aq sa njerëzve u dukej tani si një gjel i rjepur me zë të ngjirur.
Dhe thonë pastaj se në vendbanimet provinciale ka thashetheme…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
Universal

Universal


Numri i postimeve : 166
Pikè : 299
Reputacioni juaj : 2
Join date : 10/09/2009
Age : 35
Location : Tirane

Klithmat e mishit te bardhe  Thashetheme te verteta Empty
MesazhTitulli: Thashetheme vip gossip   Klithmat e mishit te bardhe  Thashetheme te verteta Icon_minitimeTue Nov 17, 2009 3:13 am

N. Scherzinger: Kam qene e turpshme:Duke perfituar nga koha e kendshme, Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj Lewis Hamilton jane pare duke dale per qejf dje ne Santa Monica.

Bukuroshja e Pussycat Dolls dhe piloti i Formula 1 dukeshin shume te lumtur se bashku nderkohe qe kalonin ca kohe tek Ivy Shore.

Ne disa intervista, Nicole eshte shprehur se pavaresisht titullit te saj si sex symbol, ne periudhen e adoleshences ajo e konsideronte veten me pak se te deshirueshme.

"Duke u rritur une kam qene jashtezakonisht e turpshme. E shemtuar. Gjithmone mendoja se isha "rosaku i shemtuar". Por gjithshka u rregullua ne fund."

"E di qe bashkimi me grupin me ka ndihmuar te gjej veten time. Dhe e adhuroj mesazhin qe cdo femer mund te jete e forte, me vetebesim, dhe seksi."


D. Beckham nderron look:Ne tashme jemi mesuar me ndryshime look-u te familjes Beckham.

David Beckham ka nderruar serish look.

Ne fakt ai eshte cilesuar si nje kameleon persa i perket stilit te tij.

Pra edhe kesaj rradhe ai ka bere nje ndryshim ne prerjen e flokeve, te rruara anash dhe me nje tufe ne maje te kokes, shkurt stil Mohikani.

Nuk dime cfare te themi per kete model te ri te David Beckham. Pak i cuditshem? Pa gusto?

Gjithshka varet nga preferencat e gjithesecilit por akomaeshte i panjohur motivi qe e ka shtyre David-in tebeje nje prerje te tille.

J. Garner, kohe me vajzat:

Duke bere ate qe ajo adhuron me shume, Jennifer Garner eshte pare duke kaluar kohe me vajzat e saj Violet dhe Seraphina diten e Diel.

Me ndihmen e nje dadoje, vajzat shkuan ne nje Cafe per dreke ne Los Angeles.

Dje, aktorja e "13 going on 30", eshte pare duke bere pazar tek dyqani i madh i lodrave JennyBec ne Santa Monica, per te pare lodrat e fundit te dala ne treg per vajzat e saj 3 vjecare dhe 10 muajshe.

Pas disa blerjeve, ajo u largua per te marre Violet-en nga shkolla.

Mama shembullore.

H. Montag fton A. Jolie:Heidi Montag dhe Spencer Pratt demostruan dashurine e tyre para fotografeve diten e Diel ne Aeroportin LAX ne Los Angeles.

Bashke aktoret tek "Hills", treguan me krenari librin e tyre te ri "How to be famous", nderkohe qe putheshin me njeri tjetrin duke kaluar tek pika e kontrollit e aeroportit.

Ata gjithashtu folen per Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe per presionin e shtypit ndaj tyre.

Haidi tha: "Ne fakt nuk do te donim te nevrikosnim Angelina-n dhe Brad-in. Ajo mund te me vjedhe Spencer-in!!! Ju e dini, ajo vjedh burrat e te tjereve!!!"

"Por vertet qe do kishim deshire te uleshim njehere me ta dhe te diskutonim per famen." vazhdoi ajo.

"Konsiderojeni kete nje ftese formale Brangelina. Dalim ndonjehere bashke. Do te jemi SpeidiLina."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://embelsira.forumsq.net
 
Klithmat e mishit te bardhe Thashetheme te verteta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E verteta e krijimit & evolucioni
» Thashethemet e fundit nga Big Brotheri
» Disa informacione dhe thashetheme te fundit qe qarkullojne keto kohe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Zona E Argetimit :: Thashetheme-
Kërce tek: