Julinda “maskon” Arbrin
Click to view full size imageJulinda e “Big Brother 1” ka patur një fantazi të çmendur përsa i përket jo vetëm maskimit të vetes, me paruke të zeza dhe maskë ngjyrë floriri, por ajo ka dashur që të maskojë edhe mikun e saj, Arbrin, fituesin e “Big Brother 1”. Po si do të thoni ju? Duke e puthur në të gjthë fytyrën për t’i lënë kështu gjurmët e buzkuqit të saj në të gjithë fytyrën e tij. Kështu edhe Arbri ka mundur të jetë brenda të gjitha rregullave të një feste që e kërkon një maskë, paçka se në këtë rast përsëri ishte lehtësisht i identifikueshëm. Julinda, Arbri por edhe të tjerë pjesëmarrës të “Big Brother 1” kanë ditur ta ruajnë miqësinë që lindi mes tyre falë një reality show.
Ciljeta dhe Zhuljeta vishen ngjashem naten e Halloween-it
ciljeta bba3Ajo që mund të quhet si shaka e natyrës, duke bërë që dy vajza si Çiljeta Xhilaga dhe Zhuljeta Daci e “Big Brother 2” të ngjajnë si dy pika uji, kësaj here duket se ka vijuar me një tjetër surprizë. Në natën e Halloween-it, dy vajzat janë kapur nga paparaci ynë tek “Magic four” dhe siç e shikoni edhe vetë nga fotot që të dyja kishin zgjedhur djallin. Me brirët e kuq dhe me fustane të kuqe, Çiljeta dhe Zhuljeta kanë kuptuar se kishin pasur të njëjtën ide për t’u maskuar në atë natë feste të veçantë ku vihej në provë fantazia e gjithsecilit për të gjetur një personazh dhe për t’u futur në lëkurën e tij. Në fakt edhe në jetën normale Zhuljeta dhe Çiljeta kanë treguar që janë nga pak djall. Duke marrë pjesë në “Big Brother” Zhuljeta tregoi se di t’i kurdisë mirë disa plane në dhomën e rrëfimit duke vënë kështu në punë djallëzinë e saj. Ndërsa Çiljeta u tregua një djallushkë e vogël duke shfrytëzuar në maksimum hiret e saj prej ish-missi, për t’u hedhur në botën e muzikës e cila në ndryshim me atë të misit bën që të qëndrosh më gjatë. Gjatë festës Zhuljeta ishte e shoqëruar nga Elton Tozaj, edhe ai pjesëmarrës në “Big Brother 2” ndërsa Çiljeta nga mikeshat e saj, Skandinada Lalaj dhe të tjera.
Poli bëhet menaxher pub-i
Posted on Nov. 10th, 2009 by adm
Duket se fama e ish-banorëve të realit show-t “Big Brother” i tërheq pronarët e lokaleve dhe klubeve të natës për t’i punësuar si menaxherë, në mënyrë që të thithin sa më shumë klientelë. Kështu Pol Babi ka filluar punë si menaxher i “Cabalito del Mar”, ndërkohë që është i angazhuar me sfidën e së dielës, në garën e baletit në programin “E diell” në “Top Channel”. Siç shihet dhe në fotot që po publikojmë, klientët e përhershëm dhe më të shpeshtë janë ish-banorët e “Big Brother”, me shumë prej të cilëve Poli ruan miqësinë. Është kjo arsyeja pse shumë prej tyre kalojnë pothuaj çdo darkë në këtë lokal, jo vetëm në fundjavë por edhe në ditë të zakonshme. Ndërkohë nuk dihet se si vazhdon lidhja e tij me balerinën e “E diell”, të cilën e njohu gjatë provave në mjediset e këtij televizioni. Poli është parë gjithmonë në shoqërinë e vajzave të ndryshme të cilat kanë qenë në të shumtën e rasteve të bukura, edhe pse gjithmonë janë cilësuar si histori të shkurtra dhe që kanë përfunduar shumë shpejt. Panorama Plus
Adrian Gaxha do futet te “Big Brother Serbia”
Posted on Nov. 10th, 2009 by adm
Adrian Gaxha dhe Violeta Raleva ndërprenë lidhjen një javë përpara se vajza shkupiane të hyjë në shoun “Vëllai i madh”, i cili emetohet në Serbi. Shqiptari që ka qenë i dashuri i Violeta Ralevës, për të cilin shkruajnë mediat serbe është pikërisht këngëtari i mirënjohur Adrian Gaxha.
Para disa ditëve mediat serbe botuan disa fotografi në të cilat përfaqësuesja e Maqedonisë në këtë show mbante një kapele tipike tradicionale shqiptare (foto që po e publikojmë edhe ne). Ky set me këto fotografi ka bërë bujë të madhe nëpër mediat sllave duke u vënë në pikëpyetje nëse Violeta Raleva – Viki, mund të fitojë këtë show?
Më tej mediat komentojnë se nga mund të jenë bërë këto foto, duke u referuar një të kaluare të Vikit, ajo mund të ketë qenë në lidhje me ndonjë shqiptar. Atë që mediat serbe nuk e dinë se pikërisht Violeta Raleva dhe Kristina Raleva, janë pjesëmarrëse në klipin më të ri të kënëgëtarit Adrian Gaxha në këngën “Skandal”, dhe atëherë shumë u përfol se këto të dy janë në lidhje. Adriani në atë kohë tregoi se i pëlqenin të dy motrat të cilat janë edhe binjake dhe lidhja mes tyre ishte vetëm shoqërore. Fotot të cilat janë shpërndarë nëpër mediat serbe janë bërë pikërisht në studion e këngëtarit i cili kohë të gjatë kontaktonte me dy motrat. I kontaktuar, këngëtari Gaxha tregon: “ Unë vajzat i njoh para se ato të jenë pjesë e klipit tim, janë shumë Ok dhe nuk u intereson se çka thonë të tjerët, thjeshtë bëjnë atë që duan. E vërtetë se shoqërohesha shumë me Vikin dhe shumë njerëz kanë pasur mundësinë të më shohin bashkë nëpër lokale. Lidhje klasike ka kohë që nuk kam pasur dhe për këtë nuk mund të them se kam qenë në lidhje me këtë vajzë”, duke qeshur deklaron këngëtari. Ndoshta këto fotografi janë përhapur për shkak se Gaxha tashmë është shumë i njohur si në viset shqiptare ashtu edhe në disa vende sllave, ose ndoshta ka qenë pikërisht djaloshi me të cilin Violeta ka qenë në lidhjë të shkurtër, këngëtari nuk e pohoi por as nuk e mohoi lidhjen.
Blerand Rexhepi
Panorama Plus
Dashuria e Alban Skenderajt me Miriam Canin
Posted on Nov. 6th, 2009 by adm
miram cami dhe alban skenderaj
Gjashte vjet me pare, ai u shfaq shume modest ne skenen e festivalit te pare te muzikes alternative “Top Fest”, por me pas kenga e tij “Vetem ty” u be hit, ndersa ai: idhulli i vajzave.
Kenge dhe videoklipe, turne brenda dhe jashte Shqiperise, imazh televiziv ne reklama, plotesojne ne nje fare menyre profilin artistik te tij.
Pasioni per kengen, vec fames, i solli edhe dashurine. Mesojme se nga nje takim i rastesishem, ne stacionin qendror te trenit ne Zyrih, 27 vjecari takoi “shpirtin binjak” ose “gjysmen tjeter te zemres”, kengetaren e njohur Mirjam Camin.
“Me Mirjamin jam njohur ne mars te 2007-es, ka qene tek stacioni i trenit ne Zyrih te Zvicres. Qe aty filluam te njiheshim dhe pas kontakteve te ndryshme filluam te pelqeheshim”, shprehet Albani.
Nje dashuri qe lindi nga “muzika” dhe perfundon me zgjedhjen e te rinjve per te ndenjur bashke.
Prej 2 vjet e gjysme, ata ndajne, ne nje shtepi te vogel ne Mynih te Gjermanise, “te perditshmen e tyre” ate artistike dhe ate qe i paraprin jetes familjare.
“Per nje qe merret me muzike nuk ka nje te perditshme standarde. Miriami vazhdon punet e veta per sa i perket puneve qe ka ne Gjermani, merret me emisionet e saj. Zakonisht kur jam ne shtepi shkruaj kenge. Mundohemi te jemi te balancuar qe te gjejme kohen e duhur per te ndenjur bashke”, thote Albani.
Jeta prej artistesh, e ka ndihmuar ciftin simpatik, te pershtatet mjaf mire me jeten ne vend te huaj. Duke degjuar “te pathenat e tyre” na bejne te kuptojme se, ata jane kopja e njeri-tjetrit, deri ne kufijte e perfeksionit.
“Kemi pasur shume fat qe kemi gjetur njeri-tjetrin dhe ndajme te njejtin pasion ne te gjitha aspektet si ne pune dhe ne jeten private. Persa i perket jetes ne shtepi tashme jemi marre vesh pas shume kohe bashke”, shprehet Mirjami.
Kane ardhur ne Shqiperi “blic”, ne nje inkursion shume te shpejte, per te hedhur themelet e nje projekti te ri.
Do te jene perseri ata te dy dhe skena, e ndare midis dy vendeve, e ndare midis dy zemrave.
albani dhe miriami
alban skenderaj miraim cami
miram cami dhe alban skenderaj
A është në metro Zhaku?
Intervista/ Inida Gjata (Zhaku), rrëfen projektin e saj në Teatrin e Kukullave. Nostalgjia për të gjithë ata gjyshër që dikur kanë qenë fëmijë …. dhe pak histori.
Zhaku; na ishte një herë!
zhaku“Vajza me pata”, “Lejleku dhe dhelpra”…. ju kujtohen? Janë emra filmash për fëmijë që Zhaku ka menduar t’i rishfaqë për nostalgjikët e tyre. Një ide e veçantë ka nisur t’i japë jetë Tetarit të Kukullave në Tiranë. Inida Gjata (Zhaku) ka marrë përsipër të realizojë një ekspozitë dje dhe sot (31 dhe 1 Tetor). Një ekspozitë jo si gjithë të tjerat.
Ambientit të Tetarit të Fëmijëve i janë rishfaqur imazhet kur ai është projektuar, kur ka nisur të ndërtohet me fonde publike dhe shërbimi i parë i saj si godinë Parlamenti. Po ashtu, do të shfaqen dhe 30 filma të prodhuara ndër vite dhe që janë nxjerrë nga arkiva posaçërisht për ditën e edukimit të brezave (31 tetori).
Zhaku ishte nisur me një ide tjetër kur shkeli në atë teatër edhe pse kishte vite që nuk shkonte; të bënte një halloween party, por ja që sa po hyri aty shumë gjra kishin ndryshuar dhe ajo godinë nuk ishte më ajo që Zhaku mbante mend kur ishte fëmijë.
Me pak punë dhe ndihmën e njerëzve dashamirës, ajo arriti ta rikonstruktojë dhe ta vërë sot në dispozicion të të gjithë njerëzve me një ekspozitë krejt të veçantë. Ka për mision të tregojë momentet e para kur janë hedhur themelet e kësaj ndërtese, si është kthyer në teatër dhe punën e shumë mjeshtërve që sot janë të harruar.
Dokumente të nxjerra nga Arkivi i Shtetit, imazhe të kukullave që çdokush mund ta kujtojë fëmijërinë dhe foto të rralla. Aty do të gjeni, Qerosin dhe Katallanin, Mirukun, Bletën e vogël….dhe festën e Halloween-it. Zhaku na ka rrëfyer jo vetëm për këtë projekt, por dhe për himnin e saj të fundit; A je në metro ti?
Ke marrë përsipër të realizosh diçka të veçantë në Teatrin e Kukullave në Tiranë, na tregoni me çfarë ka të bëjë?
Kisha menduar ndryshe, por gjatë rrugës më ndryshoi forma e mendimit. Kisha një ide që nëpërmjet shoqërisë sime të realizoj një Halloween show. Duke e menduar që Halloween nuk është pjesë e kulturës sonë nuk ka fare kuptim këtu, mendova të realizoja një festë në një vend nostalgjik, ku të riktheheshin ato legjendat e dikurshme.
Shkova te Teatri i Kukullave se m’u duk vendi më i përshtatshëm. Kur kam qenë fëmijë, më ishin fiksuar pllakat e atij teatri, janë shumë të bukura dhe janë të viteve 1900. Është histori ajo. Kush nuk ka shkelur aty sepse ka qenë Parlament.
Ndërkohë, aty ishte shtruar një moket që para 15 vjetësh dhe nuk ishte hequr më. Muret ishin amortizuar, çatia po ashtu. Kur fola me drejtuesit e teatrit ishin shumë të gatshëm që unë të bëja çfarëdo aktiviteti që kisha në mendje.
Më pas më shkoi mendja te diçka tjetër dhe i propozova atyre që; po sikur unë të bëj diçka dhe të gjej sponsorë për të realizuar një rikonstruktim të asaj godine dhe ata ta hiqnin atë moketin e ndotur që të më dilnin ato pllakat. Dhe kështu u bë.
Si arritët ta kthenit në gjendje komode këtë teatër?
Fola me njerëzit e duhur që ishin të gatshëm menjëherë të më ndihmonin. Ngritën skelat dhe u bë një restaurim i mirë i teatrit, aq sa mund të na lejohej të ndërhynim.
U nis që u nis kjo puna, thashë, le të bëhet tamam, fillova shkrova projektin dhe të takoja njerëz që mund të më jepnin krah dhe të më mbështesnin. Jam konsultuar më njohës të mirë të historisë që mund të merrja edhe ndonjë këshillë. Mendova të realizoja një ekspozitë, më dokumente të godinës, projektin e saj, kohën kur ishte ndërtuar.
Gjithashtu, do të paraqes dhe historinë e saj të mëvonshme, realizimet e sa e sa teatrove të kukullave dhe filmave, të gjitha këto mendova t’i përmblidhja në një ekspozitë që do të zgjasë 28 orë. Personave më të cilët u konsultova iu duk iniciativë interesante. Shkova në Arkivin e Shtetit, fola me drejtuesen, tani kam marrë një flet hyrje dhe shkoj e shoh dokumentet që më duhen. Pastaj u interesova te Arkivi i Shtetit e i Filmit. I kërkova të transmetojë filmat vizatimorë, më pas shkova në Televizionin publik, e kështu.
Sa e pasur është arkiva e Teatrit të Kukullave, që kur kanë filluar xhirimet e këtyre shfaqjeve?
Për t’u xhiruar janë xhiruar të gjitha shfaqet e teatrit. Në vitin 1950 kjo godinë u shndërrua në teatër kukullash nga partia komuniste. U kthye në një vend për të përqeshur sistemin e mëparshëm dhe për këtë arsye u kthye edhe në një vend për të qeshur.
Do jenë të paktën 30 filma që do të shfaqen gjatë kohës që do të jetë hapur kjo ekspozitë. Të gjithë ata që mund t’i kenë parë këto para 20 apo 30 vjetësh do kenë mundësi t’i rikthehen fëmijërisë së tyre nëpërmjet filmave dhe imazheve.
Pse ke zgjedhur pikërisht 31 tetorin dhe 1 nëntorin për të realizuar këtë ekspozitë?
Një nga arsyet është se 31 tetori është dita e edukimit të brezave. Ekspozita do të zgjasë 28 orë, fillon në 10 paradite dhe vazhdon pa mbarim deri pasditen e ditës tjetër.
Në mbrëmjen e 31 tetorit kemi Halloween party brenda, ku hyrja është lirë. Ndërsa gjatë ditës do të paguhet një biletë modeste. Do të këtë dj jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Është e mundur që njerëzit të hyjnë dhe të dalin nga ambientet e teatrit kur dhe si të duan.
Pse e ke marrë këtë iniciativë, mos po e përdorini si një mënyrë fitimi për veten tuaj?
Jo absolutisht, unë kam mënyra të tjera për të fituar, gjithë këtë e bëj për respekt të atij brezi që ka punuar në kushte të vështira dhe me shumë pasion. Për t’u kujtuar të gjithëve se çfarë është bërë në këtë teatër, si ka qenë dhe si është kjo godinë. Kjo është e gjithë filozofia ime.
E para, duhet të kuptojmë vlerën e vendit tonë dhe të jemi të informuar se çfarë ka prodhuar e kaluara. Duhet të kuptojmë nga vijmë. Unë duke parë këta filma vizatimorë kam kuptuar se çfarë artistësh fantastikë janë këta që i kanë bërë.
Aty ka gjetje dhe koncepte pa fund. Në vitin 1978 Bujar Kapexhiu ka bërë një film me foto shop, me efekte speciale që nuk kishin mundësi të bëheshin pa teknologji të zhvilluar. Ata kanë gjetur mënyrën për të bërë. Janë njerëz që kanë punuar më shumë pasion dhe duhen vlerësuar, t’u rithuhet emri, t’u rishfaqen filmat dhe puna e tyre, vetëm kaq.
Nuk është qëllimi im të bëj lekë. Nuk kam punuar ndonjëherë për lek. Nuk jam misionare paqeje, pasi nuk bëj dot pa punuar. Në llojin e punës që bëj unë, ka dy alternativa, mund të bëhem miliarder, por mund të bëj edhe shumë vepra. Unë nuk e shndërroj punën time në mjet fitimi. Kjo më shërben sa për të vënë motorin në punë. Nuk kam për qëllim as të përfitojë dhe as të fshihen pas faturave false.
Cila është marrëdhënia juaj me kukullat apo edhe me teatrin?
Shumë normale. Me teatrin kam pasur më shumë marrëdhënie sesa me kukullat, pasi unë jam rritur në këto ambiente dhe sot më duket vetja sikur kam lindur aty. Kam ardhur shpesh, kam qenë dhe tip i pavarur, kur thosha do të shkoj, dhe shkoja, vetëm apo me shoqet. Ne na kanë pasur organizuar shumë.
Ke pasur ndonjë film apo kukull të preferuar?
Jo, nuk është se impresionohesha kollaj. Mbaj mënd shumë pak, disa skenarë të shfaqjeve të teatrove që jepeshin në televizorë të dielave dhe filmat vizatimorë shumë pak më kujtohen. Më kujtohet, “Vajza me pata”, “Lejleku dhe dhelpra”, “Kau me ujkun”. Filmi që më impresiononte shumë ka qenë; “Bletë e vogël ku je”?.
Si e kujton vetën fëmijë?
Unë e kujtojë veten fëmijë gjithmonë shumë të pavarur dhe në fakt ashtu ka qenë, pasi ashtu jam rritur. Kur shkoja në kopsht, zgjohesha në mëngjes vetë, bëja bukën vetë, sepse prindërit i kisha në punë dhe nuk kisha as motër e as vëlla. Nuk jam rritur me gjyshe e gjyshër. Prindërit më kanë rritur me shumë dashuri dhe jeta ime ka qenë shumë interesante. Krijoja rroba dhe vishesha sipas mendjes sime.
Mirëpo ajo që nuk do ta harroja kurrë, është se; kur shkoja te gjyshja nga mami dhe bëja rrugën Elbasan – Tiranë apo anasjelltas, hipja te motori i autobusit dhe filloja të këndoja. Gjithë rruga ishte koncert nga unë. Pavarësisht të qenit ndryshe nga të tjerët kjo gjë nuk më ka penguar. Unë gjithmonë ia dal dhe i bëj gjerat që kam në mendje.
Thatë se gjatë kësaj kohe keni kaluar kohë në arkiv duke shfletuar dokumente të godinës së Teatrit të Kukullave dhe historisë së tij. A ka pasur ndonjë gjë që të ka impresionuar?
Nuk jam habitur nga asgjë, sepse në realitetin në të cilin jetojmë nuk habitesh kollaj. Sensi i të habiturit ka fituar imunitet dhe duhet të ndodhin gjëra shumë më befasuese që të na impresionojnë.
Tani që po shoh e po lexoj nga arkiva, po kuptojë se si ka funksionuar shteti, kreditë e shtetit, në çdo epokë, ne kemi marrë lekë nga të huajt gjatë gjithë kohës. Dashuria e madhe e shtetarëve dhe pushtetarëve për të ndërtuar godina shtetërore. Pasioni për të ndërtuar rrugë.
Po të shikosh materialet nuk ndryshon farë nga realiteti i tanishëm. Çfarë shikon në lajme sot mund ta kishe parë edhe në 1925-ën. Të njëjtat problematika. Unë tani sa të lirohem, do të rri në arkiv të shpenzoj pak më shumë kohë, e të lexojë ka gjera shumë interesante.
Keni hequr dorë nga televizioni?
Jo, kam një projekt që pres ta filloj së shpejti. Tani jam producente në kompaninë time që kam ngritur që prej dy vjetësh. Projektin tim e kam shitur te sponsorët dhe blej hapësirën televizive.
Gjithashtu një këngë me një tekst të veçantë e të çuditshëm ka dal së fundi, e kënduar nga ju?
Ajo është himn i një momenti të caktuar. Nuk e kam trajtuar si këngë.
Kujt i drejtohesh me atë thirrje; A je në metro ti ?
Nuk i drejtohem njerëzve, me këtë besojë duhet të fillojë një analizë e përgjithshme kolektive. Dhe njerëzit nuk duhet të pyesin, a je në metro? po, A jam në metro?. Konkluzioni duhet të jetë, po unë jam në metro.
Po Zhaku vetë është në metro?
Patjetër që po. po mos të isha në metro nuk do ta bëja atë këngë. Unë jam e ndërgjegjshme për të gjitha gjerat që bëj, ndaj jam kjo që jam.
G.Shekulli!Kaq mendoj se jane te mjaftueshme per ti lexuar,nqs keni te tjera thashetheme mundet ti fusni me kanqesi me te madhe pres sugjermiet dhe postimet tuaja ju faleminderit:)