Universal & Network
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Embelsira online
 
ForumFaqa StartueseGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 E verteta e krijimit & evolucioni

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:25 pm

Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike. Evolucion i themi zhvillimit nga e thjeshta , te e përbëra, nga një cilësi më e ulët në një cilësi të re më të lartë. Në fillim, teoria mbi prejardhjen dhe zhvillimin e qenieve të gjalla u quajt darvinizëm, pastaj për ta emërtuar atë, nisi të përdorej fjala e ardhur nga latinishtja evolucion. Në ditët tona, fjala evolucion përdoret në kuptimin zhvillim dhe përkryerje duke kaluar nga një etapë në tjetrën si dhe, në kuptimin e ngushtë dhe teknik, jo për të emërtuar darvinizmin, por mutacionet dhe transformimet në botën e gjallë si pasojë e ndikimeve të brendshme e të jashtme. Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu:

"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur". (El Hixhr, 14-15)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:26 pm

Siç vërehet në versetin e cituar më lartë një prej arsyeve pse njerëzit nuk mund
të shohin realitetin e ekzistencës së tyre është një lloj "magjie", që i pengon
ata të arsyetojnë. Është e njëjta "magji" që përhap në të gjithë botën pranimin
e teorisë së evolucionit. Kjo "magji", ndodh për shkak të indoktrinimit.
Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi mu kaq intensiv për saktësinë e
teorisë së evolucionit sa që ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që
ekzistojnë. Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe e bën të paaftë
aftësinë e gjykimit. Kështu, truri si organ më subtil duke qenë nën një
indoktrinim konstant fillon ta perceptojë realitetin, jo siç është, por ashtu
siç indoktrinohet. Ky fenomen mund të vërehet me shembuj të tjerë. P.sh., nëse
dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai është shtrirë është një
makinë, ai fillon ta perceptojë krevatin si makinëAi mendon se kjo gjë është
shumë logjike dhe racionale sepse ai me të vërtetë e percepton në atë mënyrë dhe
nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj.



Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin dhe fuqinë e mekanizmit të
indoktrinimit, janë realitete shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca
të shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi të teksteve të
psikologjisë e psikiatrisë. Teoria e evolucionit dhe pikëpamja materialiste që
bazohet mbi të i janë imponuar masës, me anë të këtyre metodave të
indoktrinimit. Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin e evolucionit
në media, burime akademike dhe platforma "shkencore", nuk arrijnë të kuptojnë se
pranimi i kësaj teorie është në fakt në kundërshtim me principet bazë të arsyes.
Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre, adoptojnë pikëpamje
materialiste, gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo
"magji", shumë shkencëtar evolucionistë vazhdojnë të kërkojnë prova për
konfirmimin e thënieve iracionale dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX,
të cilat janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga provat shkencore.
Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë që i detyrojnë shkencëtarët të
jenë evolucionistë dhe materialist. Në disa vende një shkencëtar duhet të
plotësojë disa kushte në mënyrë që të përkrahet, të arrijë njohjen akademike.
Pranimi i evolucionit është kushti numër një.



Ky sistem i qon këta shkencëtarë kaq larg, sa që harxhojnë gjithë jetën dhe
karrierën e tyre shkencore për hir të një dogme. Ky është realiteti që fshihet
pas pohimit "evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencës". Evolucioni mbahet
gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse është detyrim ideologjik. Rrënjët
e mendimit evolucionist, si besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e
krijimit, shtrihet deri në lashtësi. Shumica e filozofëve pagan të Greqisë së
lashtë mbronin idenë e evolucionit. Teoria e evolucionit është rezultat i
filozofisë materialiste që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta
materialiste dhe u bë mjaftë e përhapin në shekullin XIX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:27 pm

Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit ishte një natyralist
amator anglez Charles Robert Darwin i cili kurrë nuk pati rastin të merrte një
edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe
gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë në një ekspozitë me anijen
Bigël që u nis nga Anglia në vitin 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të
botës për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e
specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemik) që pa në
ishujt Galapagos. Sipas Darvinit llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në mënyrë
të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët dhe kishin
ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri si rezultat i kushteve natyrore. Hipotezat e
Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment. Gjatë
zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët
evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez Lamark. Sipas
Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një
gjeneratë në tjetrën e kështu evoluuan. P.sh. gjirafat evoluuan nga antilopat si
kafshë që shtrinin qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë,
duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e
përdori "tezën e kalimit të veçorive të fituara", të propozuar nga Lamarku, si
faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë.



Për të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të
studiohej vetëm me teknologji primitive. Fushat e shkencës si gjenetika dhe
biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre mbështeteshin
krejtësisht në fuqinë e imagjinatës. Një prej aspekteve më të rëndësishme të
jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit janë pikëpamjet raciste të tij.
Darvini u referohet evropianëve të bardhë si më të zhvilluarit ndër të gjitha
racat njerëzore. Kur Darvini merr guximin të thotë se njeriu evoluoj nga krijesa
të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca u zhvilluan më shumë se të
tjerat dhe se ato më të prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh.
Në librin e tij The Descent of Man, Darvini pretendon se zezakët dhe aborigjenët
australianë janë në të njëjtin nivel me gorillat dhe pastaj nxjerri përfundimin
se ata do të eliminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara. Këto ide
boshe të Darvinit nuk mbeten vetëm në teori, ato shërbejnë për të siguruar bazën
më të rëndësishme "shkencore" të racizmit.



Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin
Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në vitin 1865. Ky zbulim shënoi
lindjen e shkencës së gjenetikës. Zbulimi në vitin 1950 i ADN-së, e cila mbanë
informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të
thellë. Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t'i mbesin besnik
Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën së bashku në një takim
të organizuar nga "George Society of America", në vitin 1941. Gjenetistët
G.Ledyard Stebbins dhe Theodosins Dobzhansky, zoologët Ernst Mayr dhe Julian
Huxlej, paleontologët George Gaylord Simpson dhe Glen L.Jepsen dhe gjenetistët
matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas diskutimesh të gjata më në fund
ranë dakord për mënyrën se si të "meremetohej", Darvinizmi.



Tani ideja ishte "mutacione të rastësishme". Ata e emërtuan këtë teori: "Teoria
Moderne Përmbledhëse Evolucioniste", e cila u formulua duke i shtuar tezave të
seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit. Kjo teori u njoh me
emrin "Neo-Darvinizëm". Në dekadat vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara
për të provuar vërtetësinë e neo-darvinizmit. Tashmë dihej se mutacionet që
ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë ishin gjithmonë të dëmshme e kështu
neo-darvinizmi u përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat
"mutacione të dobishme", duke bërë qindra eksperimente mutacioni. Të gjitha
përpjekjet e tyre dështuan plotësisht. Të gjitha eksperimentet që kërkonin të
provonin se jeta kishte gjeneruar nga rastësia dështuan. Llogaritjet e
probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme (njësia bazë e
ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet nga rastësia. Qeliza, që sipas
evolucionistëve u formua rastësisht në kushte fillestare dhe të pa kontrolluara
nuk arriti të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar të shekullit XX.



Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet fosile. Asnjë formë
kalimtare, të cilat sipas neo-darvinizmit se mund të provonin evolucionin
gradual të gjallesave nga më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar
ndonjë herë në botë. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat e shfaqura vetvetiu
apo rastësisht mund ta sigurojnë energjinë e nevojshme për jetën nga dielli ose
reaksionet kimike. Veçanërisht pretendojnë se mund të ushqehen si ameba ose
t'i formojnë vetë lëndët ushqyese që u duhen. Ata përpiqen t'i mbështesin
pretendimet e tyre me tezat e ushqyerjes autotrofe (vetushqyese) edhe
heterotrofe (ushqyerje nga jashtë). Ushqyerja autotrofe sot nuk pranohet.
Reaksionet kimike që formojnë ushqim, si fotosinteza, janë dukuri shumë të
komplikuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:28 pm

Evolucionistët janë nxënë ngushtë nga fakti që një sistem i tillë i përsosur
është formuar menjëherë në kushtet e para tokësore, sepse bie në kundërshtim me
pretendimet e tyre evolucioniste. Reaksione të tilla komplekse mund të
përfitohen vetëm në mekanizma komplekse që duhet të jenë shfaqur menjëherë së
bashku me gjallesat në mënyrë që ato të mund të prodhonin ushqimin e duhur.
Mirëpo kjo është e kundërt në themel me darvinizmin, sepse sipas darvinizmit
është krejt e pamundur që një mekanizëm kompleks të shfaqet menjëherë. Mendimi
evolucionist e kërkon që të gjitha këto të formohen gradualisht, dalëngadalë dhe
një nga një. Kurse sipas tezës së ushqyerjes heterotrofe për gjallesën nuk ka
ushqim të gatshëm, gjallesa nuk mund ta bëjë atë vet, prandaj duhet ta marr nga
jashtë. Por edhe kjo e bën të domosdoshme ekzistencën e mekanizmave që do të
bënin të mundur zhvillimin e reaksioneve shumë të komplikuara.



Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet pamjen e njeriut-majmun, i
cili reklamohet në mënyrë të pandërprerë nga mediat dhe qarqet akademike
evolucioniste. Një tjetër qorrsokak i thënieve evolucioniste është se ecja mbi
dy këmbë nuk i shërben modelit të zhvillimit gradual të darvinizmit. Duke
përdorur edhe stimulime kompjuterike, paleo-antropologu anglez Robin Crompton,
në vitin 1996 arriti të tregoj se një mënyrë e tillë ecjeje ishte e pamundur.
Crompton arriti në këtë konkluzion. Një gjallesë mund të ecë ose drejt ose me
katër gjymtyrët. Studimet e fundit kanë treguar se është e pamundur për skeletin
e përulur të majmunit, i përshtatur për ecjen me katër këmbë të evoluojnë në
skeletin e drejtë të njeriut i përshtatur për ecjen me dy këmbë. Por, humnera e
jashtëzakonshme midis njeriut dhe majmunit nuk është e kufizuar vetëm me ecjen
mbi dy këmbë. Ka edhe shumë probleme të tjera që mbeten të pashpjeguara si
p.sh. kapaciteti i trurit, aftësia e të folurit, etj. Elen Morgan një
paleo-antropologe evolucioniste ka thënë:



Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut janë:



E para- Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?



E dyta- Përse kanë humbur gëzofin?



E treta- Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?



E katërta- Përse mësuan të flasin?



Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë:



E para – Nuk e dimë



E dyta – Nuk e dimë



E treta - Nuk e dimë



E katërta - Nuk e dimë



Lista e pyetjeve mund të zgjatet sa të duash, pa ndikuar në ndryshimin e
përgjigjes " Nuk e dimë".



Sipas Lordit Sally Zuckerman i cili është një prej shkencëtarëve më të famshëm
dhe më të respektuar në Angli, evolucioni është një dogmë anti shkencore.
Atëherë cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtar të jenë të lidhur me
kaq kokëfortësi me këtë dogmë? Pse janë munduar kaq shumë të mbajnë gjallë
teorinë e tyre, duke u detyruar të pranojnë shumë kontradikta dhe të hedhin
poshtë shumë argumente bindëse? Përgjigjja e vetme është frika e braktisjes së
teorisë së evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojmë që njeriu është krijuar
nga Zoti! Për këtë arsye, ata mashtrojnë veten duke përdorur media me të cilat
bashkëpunojnë. Kur ata nuk i gjejnë fosilet që duhen, i fabrikojnë ato në formën
e pikturave imagjinare, të modeleve të trilluara dhe përpiqen të japin
përshtypjen se me të vërtetë ekzistojnë fosile që vërtetojnë evolucionin. Një
pjesë e mediave që kanë të njëjtat pikëpamje materialiste, gjithashtu përpiqen
të mashtrojnë publikun, duke ngulitur në subkoshiencën e njeriut përrallën e
evolucionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:29 pm

QORRSOKAKU MOLEKULAR I EVOLUCIONIT



Gjëja që e bën këtë teori pa kuptim që në fillim është pyetja se si jeta u shfaq
në fillim në Tokë? Kur shtrohet kjo pyetje, evolucionistët përgjigjen se jeta
filloi me një qelizë të formuar nga rastësia. Sipas saj, 4 miliardë vjet më parë
disa komponente organike pësuan një reaksion në atmosferën primitive të tokësnë
të cilën nën efektin e shkreptimave dhe presionit, formuan qelizën e parë të
gjallë. Gjëja e parë që duhet theksuar është se thënia se materialet inorganike
mund të bashkohen për të formuar jetën është diçka antishkencore që nuk është
vërtetuar deri më sot nga ndonjë eksperiment apo observim. Jeta buron vetëm nga
jeta. Çdo qelizë është e formuar nga riprodhimi i një qelize tjetër. Askush
ndonjëherë nuk ka arritur të formojë një qelizë të gjallë me anë të bashkimit të
materialeve inorganike, bile as edhe në laboratorët më të sofistikuar.





Përralla e "qelizës së prodhuar rastësisht"



Nëse besojmë se qeliza mund të vijë në ekzistencë rastësisht, atëherë nuk ka pse
të mos besojmë historinë që do ta tregojmë tani. Ajo është historia e një
qyteti:



Një ditë, një copë plisi e shtypur midis dy shkëmbinjve në një tokë shterpe u
lag nga shiu. Plisi u thâ dhe u forcua kur doli dielli pastaj u bë rrezistent
dhe mori formë. Pastaj shkëmbinjtë që i dhanë formë u copëtuan dhe mbeti një
tullë e fortë me formë të rregullt. Kjo tullë priti në të njëjtat kushte
natyrore për vite me radhë derisa të formohej një tullë tjetër si ajo. Kjo
pritje zgjati për qindra mijëra vjet dhe tulla të tjera me të njëjtën formë u
formuan në të njëjtin vend. Asnjë tullë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u dëmtua
rastësisht. Megjithëse ishin të ekspozuara ndaj stuhive, shiut, erës, diellit
përvëlues dhe acarit për mijëra vjet, asnjë tullë nuk u kris, nuk u thye apo
lëvizi nga vendi. Ato qëndruan atje duke pritur në të njëjtin vend me durim
formimin e tullave të tjera.Kur numri i tullave u bë i mjaftueshëm ato ngritën
një ndërtesë , duke u vendosur mbi njëra tjetrën në mur nën efektin e
rastësishëm e kushteve natyrore si era, stuhitë apo ciklonet. Ndërkaq materialet
tjera si çimentoja dhe rëra të përziera nën efektin e kushteve natyrore u futën
në mënyrë përfekte midis tullave për të lidhur ato me njëra-tjetrën. Ndërsa
ndodhte e gjithë kjo, nën tokë pikërisht në vendin ku tullat ishin vendosur
sipër njëra tjetrës minerali i hekurit nën efektet e natyrës formoi një skelet
metalik, i cili, gjithmonë nën veprimin e kushteve të natyrës, së bashku me
betonin formuan themelin e ndërtesës. Më pas u ngrit e gjithë ndërtesa me të
gjitha gjërat e nevojshme.



Ndërtesa sigurisht që nuk ka vetëm tulla, llaç e themele, atëherë si u siguruan
materialet tjera? Përgjigjja është e thjeshtë: silikoni për xhamat, plastika për
kabllot elektrike, hekuri, tubat e ujit, etj. Të gjitha ndodhen në Tokë në sasi
të mjaftueshme. Duhet vetëm mjeshtëria e faktorëve natyror për t'i dhënë këtyre
materialeve formën e duhur dhe për t'i vendosur në vendin e tyre në ndërtesë.
Çdo gjë është e rregulluar kaq mirë, saqë tullat janë vendosur në mënyrë të
tillë që kanë lënë vendin e duhur për dritare, sikur ta dinin se diçka e quajtur
xham do të formohej më vonë nga faktorët natyror. Gjithashtu faktorët natyror
nuk kanë harruar të lënë vend për instalimin e ujit, korrentit, ujërave të zeza,
ngrohjes që do të sigurohet më vonë nga kondicionerët e formuar nga faktorët
natyror.




Të gjitha këto janë bërë rastësisht.



Gjithçka ka shkuar kaq mirë saqë "rastësia" dhe "faktorët natyror" ia kanë dalë
të bëjnë diçka të përsosur. Në qoftë se e besoni këtë, ju s'keni vështirësi të
besoni ndërtimin e rrugëve, lulishteve, kopshteve, hekurudhave, metrove,
aeroporteve, sistemeve të komunikacionit, etj. Në të njëjtën mënyrë, siç u
ndërtua edhe ndërtesa e parë.Teoria e evolucionit deklaron se jeta erdhi
rastësisht. Kjo nuk është më pak absurde se sa historia e treguar më lart, sepse
me të gjitha sistemet e saja operative , të komunikimit, transportit dhe
drejtimit, qeliza nuk është më pak e komplikuar se një qytet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:30 pm

MREKULLIA E QELIZËS DHE FUNDI I EVOLUCIONIT



Qeliza është sistemi më kompleks dhe më elegant që mund të ekzistojë.




Profesori i biologjisë, Michael Denton në librin e tij "Evolucioni – një teori
në krizë", e shpjegon këtë kompleksitet duke dhënë këtë shembull:



"Për të kuptuar realitetin e jetës , ashtu siç na referohet nga Biologjia
Molekulare do të na duhej ta zmadhonim qelizën një miliard herë, derisa diametri
i saj të bëhet 20 km dhe të jetë e ngjashme me aeroplanmbajtëse gjigande. Ajo që
do të shohim është një kompleksitet i pakrahasueshëm dhe një ndërtim i
papërsëritshëm. Në sipërfaqen e qelizës do të gjejmë miliona vrima të ngjashme
me dyer e një anije të madhe kozmike të cilat hapen dhe mbyllen me një kod të
veçantë për të lejuar hyrjen dhe daljen e vazhdueshme të materieve. Nëse do të
kishim mundësi të hynim brenda në një prej këtyre vrimave, do të gjenin veten në
një botë me një super teknologji dhe me një kompleksitet të habitshëm, i cili
nuk mund të arrihet nga kapaciteti ynë krijues. Ky realitet është në antitezë
me rastësinë dhe lë shumë prapa çdo gjë të prodhuar nga inteligjenca e njeriut".
Kaq e ndërlikuar është çështja e qelizës sa që evolucioni dështon që në
shpjegimin e formimit të elementeve bazë të qelizës. Formimi i një proteine të
vetme, nën kushtet e natyrës, nga mijëra proteina komplekse që ndërtojnë
qelizën, është i pamundur. Robert Shapiro, profesor kimie në Universitetin e Nju
Jorkut dhe ekspert i ADN-së, ka llogaritur probabilitetin e formimit të
rastësishëm të dy mijë lloje proteinash të gjendura në një baktere të vetme.
(Ndërsa në qelizën njerëzore ka 200 mijë lloje të ndryshme proteinash).




Numri i nxjerrë nga llogaritja është 1040 000 (Një numër i paimagjinueshëm, 1 me
40 000 zero nga prapa. Profesoresha e matematikës së aplikuar dhe astronomisë
nga Universiteti Kolixh, Uells, Chandra Wickramasinghe bën këtë koment:




Mundësia e formimit të jetës nga materia e pajetë është 1 herë në 10 40 000
raste. Ky numër është i mjaftueshëm për ta varrosur Darvinin dhe të gjithë
teorinë e evolucionit. Probabiliteti që proteina të formohet nga rastësia është
zero. Probabiliteti i formimit të një proteine mesatare me 500 aminoacide është:




10 950 Ne mund ta shkruajmë këtë numër duke shtuar 950 zero pas njëshit.



Ekzaminimet molekulare kanë treguar qartë se çështja e formimit të aminoacideve
nuk është e ndriçuar aspak nga evolucionistët. Në vitin 1955, puna e dy
shkencëtarëve James Watson dhe Francis Crick, mbi ADN-në hapi faqe të re në
biologji. Molekula e quajtur ADN, gjë gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion
qelizave të trupit tonë, përbën të gjithë informacionin strukturor të trupit të
njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi,
që nga pamja e jashtme deri në strukturën e organeve të brendshme është i
regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi. Të gjitha
informacionet për qenien e gjallë ruhen në molekulën e ADN-së. Vetëm kjo metodë
kaq efikase e ruajtjes së informacionit është një provë e mjaftueshme për faktin
se jeta nuk erdhi në ekzistencë rastësisht, por është e krijuar në një mënyrë të
mrekullueshme nga Krijuesi i Plotfuqishëm. Edhe ligji i dytë i Termodinamikës e
hedh poshtë evolucionin. Ky ligj njihet me emrin "ligji i Entropisë". Entropia
është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik. Ligji i Entropisë tregon se i
gjithë universi shkon në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit! Vërtetësia e
Ligjit të Dytë të Termodinamikës është vërtetuar teorikisht dhe me eksperiment.
Albert Anjshtajni, shkencëtari më i madh i kohës sonë ka thënë se ky është "ligj
primar i gjithë shkencës". Artur Edington, gjithashtu i referohet këtij ligji si
"ligj suprem metafizik i gjithë universit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:31 pm

Pengesa më e madhe e evolucionit: Mendja.



Ka shumë specie në botë që ngjasojnë me njëra tjetrën. Në fakt ngjashmëria
sipërfaqësore midis njeriut dhe majmunit nuk do të thotë asgjë. Në qoftë se
marrim për bazë inteligjencën, atëherë bletët që ndërtojnë strukturën e
mrekullueshme gjeometrike të hojeve apo merimanga që ndërton mrekullinë
inxhinierike të rrjetës së saj, mund të thuhet se janë më afër njeriut. Bile në
disa aspekte ato janë më superiore se vet njeriu.Ka diferencë të madhe midis
majmunit dhe njeriut. Majmuni është kafshë dhe nuk ndryshon nga kali apo qeni
në lidhje me nivelin e ndërgjegjes. Njeriu është i dëgjueshëm, krijesë me
vullnet të fortë që mendon, flet, kupton, vendosë dhe gjykon. Mendja është
diferenca më e madhe midis njeriut dhe kafshëve.Realiteti është qartë dhe i
dukshëm. E gjithë jeta është produkt i një projektimi perfekt. Kjo siguron prova
konkrete për ekzistencën e Krijuesit i Cili është i Gjithdijshëm e i
Plotpushtetshëm. Ky Krijues është Allahu, Zoti i Tokës, i qiejve dhe i
gjithçkaje midis tyre. Udhëtimin tonë mund ta vazhdojmë edhe në botën e
sëmundjeve, shëndetit, ilaçeve, mjekimit, imunitetit, mikrobeve. Në të vërtetë,
edhe ato qenie mikroskopike që ne u themi "mikrobe", e që i luftojmë me
antibiotikë dhe ilaçe tjerë, janë krijuar në dobi të njeriut dhe gjallesave të
tjera dhe për një ekuilibër. Po, këto gjallesa mikroskopike që s'i shohim dot me
sy; vrapojmë në ndihmë të njeriut. Teoritë e materialistëve mbi ekzistencën dhe
jetën që kanë gënjyer dhe mashtruar shumë njerëz gjer më sot, janë hulumtuar e
kontrolluar hollësisht nga shumë e shumë mendimtarë e shkencëtar të mirëfilltë,
janë kritikuar e me metoda të ndryshme në përfundim është kuptuar se as
pretendimet që ia kanë ofruar botës shkencore, as teoritë e tyre mbi jetën që i
kanë parashtruar duke i popullarizuar me një zhurmë të madhe propagandistike nuk
janë të vërteta ashtu siç pandehet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:32 pm

E VËRTETA E KRIJIMIT NË KUR'AN



Të gjitha fetë, të gjithë profetët, të gjithë librat e shenjtë, duke ia mbyllur
të gjitha dyert evolucionit, e shprehin hapur se çdo gjë, përfshi edhe njeriun,
është krijuar nga Zoti!



Ja disa versete nga Kurani fisnik:



" O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju
bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete,...." (El Huxhurat, 13)




" E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani
lirisht nga frutat e tij kah të doni,...." (El Bekare, 35)



" E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve),..." (El Bekare, 31)




" Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur..." (Et Tin, 4)



" Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).



Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).



Lexo! Se Zoti yt është më bujari!Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte". (El Alak, 1-5) " Pasha Atë që krijoi
mashkullin e femrën..." (El Lejl, 2)"Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e
krijimin e njeriut e filloi nga balta.



Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët



Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt
atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e
pak send është ajo që ju falënderoni...” (Es Sexhde, 7-9)



"Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë
hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i
lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam..." (El Isra, 70)




"All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të
ktheheni..." (Er Rrum, 11)


"Dhe nga faktet (e
madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj
palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri
dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.


Nga argumentet e Tij
është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja.
Edhe në këtë ka argumente për njerëz..." (Er Rrum, 21-22)


"O ti njeri, po ç'të
mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë ? I cili të krijoi, të
përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!" (El Infitar, 6-



"Dhe Ai ju dha
gjithat që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i
numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në
numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës". (Ibrahim, 34)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:33 pm

Marre Nga Libri e verteta e krijimit dhe evolucioni
Harun Jahja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:36 pm

Nje Udhetim I Shkurter ne Boten e Jashtme dhe Brenda Vetes Tone


Çdo qenie e madhe ose e vogël në gjithësi e vazhdon ekzistencën e
saj në një ekuilibër të tillë të hollë e marramendës, saqë është e
pamundur ta shohësh këtë gjendje të përgjithshme të përbërë nga
margaritarët e urtësisë, përfitimit dhe harmonisë, të mos e mendosh
Krijuesin e të mos thuash "Allah"!Në lidhje me këtë, është e
mjaftueshme t'i lësh të gjitha të tjerat e të shohësh vetëm brenda
vetes tënde. Të gjitha veprimtaritë e trupit tonë paraqesin një sistem
të mrekullueshëm të rregulluar me anë të mekanizmave hormonale e
nervore shumë të ndjeshme e të lidhura me njëra-tjetrën dhe që
funksionon në harmoni. Të gjitha organet, indet dhe qelizat
funksionojnë në harmoni dhe përsosmëri pa e cënuar aspak detyrën që u
bie sipër, të orientuar sipas një qëllimi dhe përfitimi krejt të qartë
dhe duke mos u shkaktuar as dëmin më të vogël ndërtimit të trupit,
rregullit të tij të përgjithshëm, madje funksionit të një pjese fare të
vogël. Meqë edhe ora më e thjeshtë nuk do të mund të mendohej pa
artizanin e saj, të mendosh se nuk është dikush që i vë në punë dhe
rregullon funksionet jetësore të trupit të njeriut që janë miliona herë
më komplekse se të një ore mekanike, që i sheh dhe kontrollon
marrëdhëniet mes veprimtarisë dhe rezultateve, duhet të jetë mungesa më
e madhe e respektit ndaj të menduarit.Sidomos ndjeshmëria në
qeniet e gjalla, përsosmëria në organet e tyre të shqisave dhe fakti që
çdo qenie e gjallë është e pajisur me organet dhe ndjeshmërinë më të
përshtatshme për të, të gjitha këto, nëse s'u dedikohen një diturie të
patëmetë që di gjithçka dhe që qëndron pas çdo gjëje, një planifikimi
të përsosur në kuadër të kësaj diturie dhe një fuqie që e zbaton këtë
plan pa asnjë të metë, të gjitha këto, pra, me se mund të shpjegohen
tjetër?Le të prekim nja-dy specifika sa për ta ndriçuar këtë
çështje. Po qe se pelikani i pajisur me një sqep të përshtatshëm për të
ngrënë peshk, nuk do të ishte i pajisur edhe me këmbë me flatra për të
vozitur, ç'do të bënte? A mos vallë do të themi se kjo kafshëz u
mendua, u mendua dhe zhvilloi për vete sqepin dhe këmbët e posaçme për
notim? Apo mos do t'ia dedikojmë këtë lëndës, materies, natyrës që
s'dinë gjë as për pelikanin, as për nevojat e tij, as për ujin dhe
peshkun? Apo do t'ia lëmë këtë punë erërave të rastësisë që e tregojnë
hapur se, po t'i lihej kjo punë rastësisë, nuk do të kishte as gjithësi
bashkë me të gjitha gjërat e mëdha e të vogla që ka brenda? Apo mos do
të pretendojmë se e kemi zgjidhur këtë çështje me anë të evolucionit që
mbështetet te natyra, lënda dhe rastësia? Zoti im, ç'pretendime të
pabaza këto! Edhe bota bimore me atë gjallëri, harmoni dhe
enigmë të mrekullueshme si dhe me atë cilësinë e saj që është përtej të
gjitha shkaqeve, thotë "rregull" dhe na ofron mesazhe enigmatike nga
një dituri e fshehtë, nga një fuqi e pafundme! Po qe se mundemi të
realizojmë një udhëtim ideor në gjithësi duke u nisur nga gjërat e
dukura si më të parëndësishme, më të pavlera, kushedi ç'shohim dhe
kushedi për ç'gjëra bëhemi dëshmitarë! Edhe kërpudhat e mykut, madje,
që rrojnë vetëm mbi kalbësira e dekompozime dhe disa nga llojet e të
cilave na e shpëtojnë jetën, kushedi ç'gjëra u pëshpërisin zemrave që
ndjejnë dhe mendjeve që mendojnë mbi Sunduesin Absolut që vepron në
gjithësi me art, ekonomi, urtësi dhe dituri!Po të doni, le ta
bëjmë një udhëtim të shkurtër edhe në pyjet që pranohen se janë
mushkëritë e qyteteve por që, për fat të keq, në ditët tona janë kthyer
në të sëmurë rëndë të shtrirë në shtrat! Ta bëjmë një udhëtim të tillë
e të shohim solidaritetin mes njerëzve e pemëve, posaçërisht pasurinë
biologjike të pyjeve tropikale, marrëdhëniet e shumë llojeve bimësh e
kafshësh brenda një nxehtësie magjepsëse dhe se si këto marrëdhënie
zhvillohen brenda një harmonie marramendëse!Në pyjet tropikale,
pavarësisht nga kompleksiteti në dukje që paraqesin mijra veprimtari të
ndërthurura me njëra-tjetrën, ka një rregullsi harmonike të tillë që
zemrat e zgjuara e dëgjojnë si një poezi e si një muzikë. Në pyjet
tropikale ku reflektohet përsosmëria në artet e Krijuesit të Lartë, nuk
shpenzohet kot as dhe gjëja më e vogël; çdo qenie që e plotëson
jetëgjatësinë e vet, përpunohet nga qenie të tjera të ngarkuara me atë
detyrë, dhe sillet, pas një kohe të shkurtër, në gjendje të përdorshme
e të dobishme për pyjet. Pandeh se do të jetë e pamundur që njeriu të
arrijë një ditë ta realizojë këtë akord dhe harmoni që vazhdon e tillë
qysh prej miliona vitesh, këtë ndarje pune të përsosur, këtë ndihmë
reciproke të mrekullueshme të realizuar mes qenieve të gjalla me natyrë
krijimi krejt të ndryshme nga njëra-tjetra siç janë bimët dhe kafshët!Sa
për botën e kafshëve, është e qartë se burimi i vërtetë i prirjes së
dukurive aq të mrekullueshme sa të mos mund të shpjegohen as me arsye,
vetëdije dhe vullnet, është një Dije dhe Vullnet që përfshin tërë
ekzistencën, ndryshe, përpjekja për t'i shpjeguar dukuritë e
mrekullueshme me një koncept të pakuptueshëm si "instinkti", nuk mund
të shkojë më tej se një vetëmashtrim. Fakti që kafshët janë të pajisura
me struktura anatomike në përshtatje të plotë me mënyrën e tyre të
jetesës, fakti që shumë kafshë, si zogjtë, merimangat, karkalecat, etj.
janë marrë nga njeriu si modele në teknikë dhe teknologji dhe, si të
tilla, i kanë siguruar njeriut suksese të mëdha e të jashtëzakonshme,
janë nga një mrekulli më vete që edhe në mos i bëfshin dot
evolucionistët, për egoizëm, ta pranojnë se e kanë gabim, janë në
gjendje t'i shtrëngojnë në një skaj pa dalje për t'i bërë që ta mbyllin
gojën!Udhëtimin tonë mund ta vazhdojmë edhe në botën e
sëmundjeve, shëndetit, ilaçeve, mjekimit, imunitetit, mikrobeve. Në të
vërtetë, edhe ato qenie mikroskopike që ne u themi "mikrobe" e që i
luftojmë me antibiotikë dhe ilaçe të tjera, janë krijuar në dobi të
njeriut dhe gjallesave të tjera dhe për një ekuilibër. Po, këto
gjallesa mikroskopike që s'i shohim dot me sy, vrapojnë në ndihmë të
njeriut. Ç'e do se këto mikrokrijesa që në vendin e vet janë shumë të
dobishme, për shkak të mjeteve dhe mjediseve të këqija të përgatitura
prej nesh, bëhen shumë të dëmshme. Kur mendojmë për sistemin imunitar
si mekanizmi më kompleks dhe i fshehtë i trupit tonë, na rritet shpresa
se në të ardhmen do të bëhen të shërueshme edhe sëmundje që sot duken
si të pashërueshme. Mendimi materialist i cili mban në themelin
e vet zhurmë, dialektikë dhe mohim të Zotit, pavarësisht nga të gjitha
këto e plot të tjera të vërteta krejt të hapura, jep konkluzione
apriori duke mohuar çdo gjë tjetër veç materies dhe paraqet një entitet
krejt dogmatist. Teoritë e materialistëve mbi ekzistencën dhe
jetën që kanë gënjyer dhe mashtruar shumë njerëz gjer më sot, janë
hulumtuar e kontrolluar pikë për pikë nga shumë e shumë mendimtarë,
janë kritikuar me rrugë e metoda të ndryshme dhe, në përfundim është
kuptuar se as pretendimet që ia kanë ofruar botës shkencore duke i
përzjerë në mënyrë artizanale ato (pretendime) në shkencat
eksperimentale, as dhe teoritë e tyre mbi jetën që i kanë parashtruar
duke i popullarizuar me një zhurmë të madhe propagandistike, nuk janë
aspak të shëndosha ashtu siç pandehet. Sot, në ditët tona, më në fund,
është kuptuar se e tërë ekzistenca ndodhet e lidhur pas një sërë
ligjesh si vepër e një fuqie eternale tejet të lartë dhe mbi çdo gjë
tjetër. Po qe se e ilustrojmë këtë me një specifikë që e njohim mirë të
gjithë, ndërsa lënda dhe materia në trupin tonë janë në ndryshim të
vazhdueshëm, identiteti ynë nuk pëson asnjë ndryshim!Në të
vërtetë, sot, të gjitha zbulimet dhe konkluzionet të arritura dhe
parashtruara nga shkencat e natyrës dhe teknika, kanë treguar se nuk
është e vërtetë se kudo është një materie që vëzhgon dhe vepron, siç
pretendojnë materialistët, se çdo gjë s'është identitet i ndryshimeve
periodike materie-energji dhe energji-materie, se krijimi dhe
ekzistenca e qenies është aq e komplikuar sa kurrë nuk mund të
shpjegohet me anë të rastësive. Kështu, kalbëzimi në themel i
pikëpamjes materialiste të konsideruar gjer më sot si e përsosur dhe e
pakundërshtueshme, është provuar edhe një herë tjetër!

Mundesuar nga Fethullah Gylen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:38 pm

Materia, Rastesia dhe Pretendimet e Vetekrijimit

Në themel të evolucionit qëndron pretendimi se qenia ekziston vetvetiu dhe e varur nga rastësitë.Ati
i evolucionizmit para Darvinit, Lamarku, e konsideronte evolucionin si
një mundësi të dhënë nga Zoti materies dhe natyrës. Ai ishte
evolucionist që pranonte gjenezën hyjnore të materies. Në kundërshtim
me të, Darvini e mbështet ekzistencën e materies në vetë aftësinë e saj
për të ekzistuar dhe zhvilluar. Ata që erdhën pas Darvinit, ranë
plotësisht në materializëm dhe mohim dhe zgjodhën rrugën për ta
përdorur evolucionin si mbështetje për mohimin e Zotit.Ata që i
dalin sot për zot darvinizmit, janë bota materialiste që mbahen pas tij
në emër të mohimit. Këta besojnë në eternitetin e materies, pra, në
pafillimshmërinë dhe pafundshmërinë e materies.[1]Duhet theksuar
qysh në fillim që evolucionistët, dashje pa dashje, përfytyrojnë një
hapësirë të pafundme, sepse t'i japësh eternitet materies dhe ta
vendosësh evolucionin, brenda këtij eterniteti, në një kohë me fillim
të papërcaktuar, do të thotë t'i japësh hapësirës pafundësi meqë koha
dhe hapësira nuk mund të mendohen veç e veç. Koha ka një ekzistencë
nominale (konvencionale); është hapësira që e bën atë një dimension të
materies dhe dukurive. Nuk mund t'i jepet ekzistencë kohës në mungesë
të hapësirës. Ndërkaq, hapësira përbëhet prej botës së atomeve, botës
së lëndës. Për rrjedhojë, po qe se vërtetohet se lënda nuk është
eternale (e pafillim dhe e pafund), do të dalë në shesh se edhe
hapësira dhe koha nuk janë eternalë dhe do të kuptohet vetvetiu se një
gjë që s'është eternale nuk mund të jetë krijuese dhe e vetëkrijuar.Ligji
II i termodinamikës i njohur, tashmë, nga shumica, e hedh poshtë
eternitetin e lëndës dhe materies. Ligji I i termodinamikës është ligji
i ruajtjes së energjisë, kurse Ligji II është ligji i njohur Carnot.[2]
Sipas tij, nxehtësia e qendrave të nxehtësisë, duke u përhapur e
përhapur pa pushim, një ditë do të konsumohet dhe niveli i energjisë në
gjithësi do të barazohet, do të bëhet i njëllojtë kudo. Edhe nëse kjo
nuk do të thotë asgjësim i energjisë, do të thotë asgjësim i diferencës
plus-minus dhe vdekje. Carnot e parashtroi këtë ligj duke u mbështetur
në vëzhgimet në shtëpinë e vet mbi shpërndarjen e energjisë nga soba
dhe uji i zjerë. Pastaj vëzhgimet e tij u zhvilluan më tej nga
shkencëtarët, u përgjithësuan në një ligj i cili mësohet sot nëpër
shkoll
a.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:41 pm

Sot është e pamundur të thuhet ndonjë gjë e prerë mbi ndikimin e
përgjithshëm të termodinamikës mbi gjithësinë. Megjithëkëtë, mund të
thuhet se gjithësia s'është një e tërë, por e përbërë prej pjesësh
(copash), ndërkaq që konkluzioni mbi një copë është i vlefshëm edhe mbi
të tërën. Vëzhgimet e kësaj fushe tregojnë se po të mos shpërthejë më
parë një katastrofë e përgjithshme për ndonjë shkak tjetër, katastrofa
termodinamike është absolutisht e pashmangshme, domethënë, energjia në
gjithësi do të konsumohet dhe sistemi do të shembet. Këtu mund të
pyetet mbi marrëdhënien e katastrofës termodinamike me joeternitetin e
lëndës dhe materies ose ç'dëm do të pësojnë koha dhe hapësira që
pretendohet se janë eternale.Le ta bëjmë të qartë në fillim se
ata që i japin materies eternitet, duket sikur nuk e dinë se ç'do të
thotë eternitet. Sikur të gjitha kokrrat e rërës që ekzistojnë mbi tokë
t'i bëni zero dhe në krye të vargut me zero që do të formohet, të
vendosni një njësh, shifra e frikshme që ka për të dalë, në raport me
eternitetin do të ketë vlerën zero. Po si kjo, përballë eternitetit,
numri më i madh që do të mund të mendonte, konceptonte dhe prodhonte
mendja e njeriut, do të ishte përsëri zero! Sepse eternal do të thotë i
pafund. Gjëja e pafund:
1) Nuk mund të jetë e përbërë, nuk mund të hyjë në sintezë. Ajo është e thjeshtë dhe e pandashme (e pacopëtueshme).2) Nuk ndryshon kurrë dhe mbi të nuk mund të veprohet.3) Ndodhet e pavarur nga koha dhe hapësira, pra, jashtë lëvizjes së varur nga koha dhe hapësira.4) Eshtë absolutisht e pafundme sepse është absolutisht jashtë kohës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:41 pm

Nga ky këndvështrim, meqë pafillim dhe pafundësi do të thotë
pakohësi, pafillimi dhe pafundësia takohen në një pikë. Asnjë prej
këtyre veçorive nuk ndodhen te materia. Materia është e ndryshueshme;
siç e ka treguar edhe ligji i termodinamikës, materia nuk mund të
mendohet veç energjisë e cila një ditë ka për ta humbur krejtësisht
ndikimin e vet. Veçanërisht, materia është e hapur ndaj çdo lloj
sinteze. Ndërkaq, materia është e varur nga koha dhe hapësira.
Apologjetistët islamë thonë, duke e pasur fjalën për Zotin, "ma thebete kidemuhu imtenea ademuhu" (po
qe se një gjë është në mënyrë evidente e pafillimtë, asgjësimi i saj
është i pamundur). Me këtë, ata tregojnë se materia kurrë nuk mund të
bëhet burim ekzistence dhe pohojnë veçoritë individuale të
Individualitetit te i cili mund të mbështetet materia.Hapësira
përbëhet, në përmasa të vogla, prej atomeve, kurse në përmasa të mëdha,
prej diejve. Në diellin tonë që është vetëm njëri prej këtyre diejve,
shndërrohen 564 ton hidrogjen në helium në sekondë dhe, si rezultat i
këtij shndërrimi, përreth përhapet një energji prej miliona kalorish në
formë nxehtësie dhe drite. Një pjesë e kësaj energjie që shpërndahet në
tërë sistemin diellor, vjen edhe në globin tonë tokësor. Gjithësia
përbëhet prej diejsh të tillë. Dielli ynë një ditë do të arrijë pikën e
konsumimit dhe atëherë do të ndodhë një katastrofë planetare.Meqë
gjithësia përbëhet prej këtyre diejve që janë si gurë themeli për të,
nuk mund të mendohet që këta diej, energjia e të cilëve shkon drejt
konsumimit, të jenë eternalë, sepse, siç u tha edhe më lart, gjëja
eternale (e pafundme) nuk mund të jetë e përbërë, nuk varet nga koha
dhe hapësira, nuk konsumohet, nuk pëson as ndryshimin më të vogël.
Kurse ne shohim se materia dhe bota materiale janë në ndryshim të
vazhdueshëm, se kalojnë nga një gjendje në një tjetër, shpërbëhen
(analizohen) dhe përbëhen (sintetizohen) ose bëhen orbitë. Në këto
kushte, materia ka edhe fillim, edhe fund dhe është e kufizuar nga koha
dhe hapësira. Çdo pretendim jashtë kësaj është i detyruar të mbetet një
hipotezë pa asnjë pjesë të vërtete. Vetë Darvini, duke e shprehur
dobësinë e vet në lidhje me këtë çështje, thotë: "Në fakt, meqë nuk u
ndodha në periudhën kur kanë jetuar këto qenie, jam i detyruar ta
përforcoj çështjen me një sërë hipotezash!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:41 pm

Sado që të mbështetet në një sërë dijesh paraprake, në themel,
hipoteza përbëhet prej pikëpamjesh dhe pretendimesh të paprovuara. Po
qe se Darvini ka hedhur në shesh një hipotezë, edhe unë hedh në shesh
hipotezën time dhe them se, me një lëvizje të tokës, njeriu u hodh 10
mijë metra përpjetë dhe s'i ndodhi asgjë. Edhe kjo është një hipotezë.
Ndërkaq, po qe se ju më dilni kundër duke thënë se njeriu i ngjitur në
lartësinë 10 mijë metra vdes në çast nga mungesa e oksigjenit, unë e
mbështes këtë hipotezë me një hipotezë tjetër dhe them se "ju flisni
sipas kushteve të sotme, kurse kushtet tokësore në një periudhë tjetër
kanë qenë të ndryshme". Po qe se hipoteza ime nuk është shkencore por
vetëm një pretendim, edhe pretendimet e Darvinit dhe darvinistëve nuk
kanë ndonjë ndryshim! Pretendimi evolucionist s'është gjë tjetër veçse
një hipotezë që e përgënjeshtrojnë të gjitha ligjet vepruese në
gjithësi e në jetën e gjallë, që i mbush boshllëqet që i shfaqen, me
hipoteza të tjera.[1]
Pikëpamja themelore materialiste mbi ekzistencën është se ekzistenca e
materies nuk ka as fillim, as fund. Materia ka ekzistuar dhe do të
ekzistojë pafundësisht duke kaluar nga një formë në një tjetër përmes
shndërrimeve gjithashtu të pafundme.
[2] Nicolas Leonhard Sadi (1796-1832). Fizikan dhe inxhinier francez, themelues i termodinamikës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:42 pm

Fosilet


Ata që mbahen pas teorisë së evolucionit me qëllim për të zbuluar
prejardhjen e jetës, u drejtohen fosileve edhe kinse për ta vërtetuar
teorinë e vet, edhe sepse në periudhat historike nuk haset në ndonjë
dukuri evolutive. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Darvini. Si biri i një
familjeje të pasur dhe i një babai mjek, e filloi arsimimin duke mësuar
për mjekësi, por ikte prej shkolle për të shëtitur fushave e maleve për
të vëzhguar bimësinë dhe, pasi nuk pati sukses në mjekësi, vendosi të
mësojë për teologji. Ngaqë zgjuarsinë teorike e kishte në vend, por jo
në atë nivel edhe zgjuarsinë praktike, ai pati vështirësi edhe në
studimin e teologjisë; megjithëkëtë, më në fund, u bë si u bë dhe e
gjeti profesionin e tij të përshtatshëm. Ai mori pjesë në një ekspeditë
studimore të organizuar nga qeveria angleze dhe bëri kërkime në ishujt
e Oqeanit të Qetë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Australi, bëri
krahasime mes kafshëve të ishujve Galapagos dhe kontinentit, shqyrtoi
disa fosile, u përqëndrua në aktivitetet e vullkaneve dhe koraleve,
mblodhi bimë dhe insekte.Shkurt, kur u shfaq vetvetiu
domosdoshmëria e gjetjes së një lloji (specieje) të ndërmjetëm për të
vërtetuar se majmuni dhe njeriu vijnë prej një ati të përbashkët dhe
kalimin nga një lloj në tjetrin, u ndje nevoja për të gjetur dhe
përdorur fosilet. Këtë duhet ta bënin paleontologët. Po qe se dalin
paleontologë pa paragjykime, gjejnë fosile të ndërmjetme dhe thonë se
është e mundur të bëhet lidhja mes majmunit dhe njeriut, duke gjetur
edhe përkrahjen e gjenetistëve pa paragjykime, vetëm atëherë duhet
pranuar një teori e tillë dhe duhet konsideruar me vlerë kryerja e
kërkimeve dhe studimeve mbi të. Në të kundërt, është e pamundur që
pretendimi evolucionist të quhet një teori shkencore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:42 pm

Fosilet e zogjveMes fosileve të gjetura gjer tani, flitet për fosilin e zogut të ashtuquajtur arkeopteriks
(Archaeopteryx) me bisht të gjatë, me dhëmbë dhe kthetra në krahët e
përparëm, duke pretenduar se ky është një lloj i ndërmjetëm mes
zvarranikëve dhe zogjve. Duke u mbështetur në këtë, evolucionistët
mendojnë se kanë gjetur një lloj ose brez të ndërmjetëm të procesit të
evolucionit dhe, duke gjetur edhe hallkat e tjera të humbura, do të
mund të mbushin zbrazëtirat mes shumëqelizorit të parë dhe njeriut për
të provuar, ndërkaq, edhe se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit!Në të vërtetë, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se kjo gjallesë e ashtuquajtur arkeopteriks
është një etapë mes zvarranikëve dhe zogjve. Po u pranua ky si i tillë,
atëherë nuk ka asnjë pengesë që edhe lakuriqi i natës të vlerësohet si
i tillë, sepse, meqë lakuriqi i natës është një zog gjitar, fare mirë
mund të pranohet si një etapë e ndërmjetme mes zogjve dhe gjitarëve.Mirëpo,
ashtu siç shkenca nuk bën fjalë për një periudhë kur lakuriqi i natës
të mos ketë ekzistuar, ashtu siç lakuriqi i natës nuk ka pësuar asnjë
ndryshim gjatë ekzistencës së vet, ashtu edhe evolucionistët vetë,
madje, nuk mendojnë ta përdorin atë si provë dhe argument për
evolucionin. Ashtu si në rastin e arkeopteriksit, edhe në disa zogj, në
ditët tona, hasen sqepe me anë të dhëmbëzuara. Të vegjlit e zogut të
quajtur Opisthocomus hoatzin që rron në pyjet e Amazonës, kanë
gishta të lirë në krahë (flatra). Për rrjedhojë, të sillesh sikur janë
zbuluar dhe njihen të gjitha gjallesat që kanë jetuar e jetojnë mbi
tokë qysh në krye të herës e gjer më sot, qoftë edhe sikur njihen të
gjitha llojet e kafshëve që jetojnë sot, për të ecur, duke u mbështetur
mbi pretendime të tilla boshe, me qëllim për të kërkuar etapa të ndërmjetme
mes hallkave të evolucionit prej në krye të herës gjer te njeriu, s'do
të thotë gjë tjetër veçse ta shpenzosh kohën kot, dhe këtë kuptim do ta
ketë edhe në të ardhmen, sepse do të duhet të gjenden miliarda fosile
të ndërmjetme për miliona lloje gjallesash nga njëra tek tjetra! Mbi
gjithçka, sa e çuditshme është që, ndërsa fosilet e kafshëve që kanë
jetuar por janë zhdukur si lloj, gjenden me shumicë, nuk gjendet qoftë
edhe një fosil i vetëm që të provojë një etapë të ndërmjetme! Kurse
gjallesa të tilla si dinozaurët që janë krijuar (ose kanë ekzistuar) në
një të kaluar të caktuar dhe, pastaj, për shkaqe të kushteve të
papërshtatshme të mjedisit apo të tjera, janë zhdukur si lloj, mund të
shërbejnë si provë dhe argument jo i evolucionit, por vetëm i
asgjësimit. Prandaj, fakti që, përkundër të gjitha këtyre, ka mëse një
shekull që këmbëngulet mbi një teori të tillë duke bërë shpenzime tejet
të mëdha, nuk mund të pajtohet kurrë me qëllimin e mirë për t'i
shërbyer shkencës dhe të vërtetës. Nëse ende ka qarqe shkencore që
vazhdojnë të merren me këtë punë, kjo ndodh sepse teoria e evolucionit
është një dogmë që përdoret kundër krijimit, për rrjedhojë, kundër
besimit te Zoti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:43 pm

Historia ose përralla e kalit me pesë thonj (thundra)Një
tjetër pikë ku mbështeten evolucionistët duke e marrë për provë të
brezave të ndërmjetëm, është edhe historia ose, më saktë, përralla e
kalit me pesë thonj (thundra). Sipas kësaj historie, kali i parë kishte
pesë thonj, kurse vetë kishte shtatin e një dhelpre. Pastaj, duke
kaluar nëpër fazat e quajtura Eohippus, Mesohippus, Merychippus dhe Pliohippus,
me kohë, iu pakësuan edhe thonjtë. Po qe se këta fosile janë të
vërtetë, me siguri që janë qenie që kanë jetuar si një lloj i veçantë
dhe pastaj janë zhdukur. Lidhja e këtyre me kalin është e pamundur. Po
qe se ngulim këmbë për një lidhje të tillë, na dalin para dy pyetje të
rëndësishme: E para, pse thonjtë e kalit ranë nga pesë në një? E dyta,
ndërsa e kishte shtatin sa të një dhelpre, pse iu rrit dhe mori
përmasat e sotme? Shkenca nuk mund t'u përgjigjet asnjërës prej këtyre
pyetjeve. Edhe sot ka kafshë me një, me dy, me tre dhe me katër thonj.
Ka edhe kafshë si dhelpra që vazhdojnë të jetojnë si ajo në të njëjtat
kushte jetese. Ka edhe kafshë me pesë thonj dhe ende jetojnë si të
tillë. Pse kali i hodhi katër thonjtë dhe na doli para me një thua (si
njëthundrak), me shtatin të rritur? Po u tha se iu zgjatën këmbët nga
nevoja për të vrapuar, atëherë del pyetja: Pse qeni i gjahut nuk u rrit
sa kali? Edhe qeni i gjahut vrapon të paktën sa kali, është më i
përshtatshëm për t'u rritur si shtat dhe është më i lëvizshëm se ai.
Ndërsa kali i hedh thonjtë dhe rritet, pse qeni i gjahut të mbetet sa
ka qenë?Ekzistenca e brezave (llojeve) të ndërmjetëm duhet t'u
përgjigjet edhe kushteve të gjenetikës, sepse, duke u nisur nga
shembulli i kalit, që dhamë, themi se nuk mund të mendohet që një
kafshë që ka jetuar dikur si dhelpër, të kthehet menjëherë, me një
mutacion, në kalë! Kjo është sikur një njeri të ngjitej (vetë) në çast
nga lartësia 0 metra në lartësinë 10000 metra! Prandaj, jo një mutacion
i kësaj përmase, por, ndonjëherë, edhe një mutacion i vetëm mund ta
asgjësojë një gjallesë. Për rrjedhojë, është e domosdoshme ekzistenca e
fazave të ndërmjetme që e ndjekin rregullisht njëra-tjetrën. Me të
vërtetë, edhe kërkimet këtë linjë ndjekin. Kërkuan dhe gjetën një sërë
fosilesh të reja e të vjetra, por nuk gjetën dot asnjë fosil që të
tregonte kalimin gradual nga pesëthundrakët, në katërthundrakë, në
trethundrakë, në dythundrakë, në njëthundrakë. Veçanërisht u
përqëndruan në fosilet që do ta lidhnin njeriun me majmunin, bënë fjalë
për fosile që i mbiquajtën Australopithecus, Homo erectus, Neandertal, njeriu i Javas, njeriu i Pekinit, dhe thanë se këta janë gjallesa që përbëjnë fazën kalimtare mes majmunit dhe njeriut.Po
qe se dora e një fosili është gjetur këtu, kurse koka pesëdhjetë metra
më tej dhe disa eshtra disa metra më thellë, nuk është e sigurtë që
këto të gjitha t'i përkasin një individi. Ndoshta një eshtër është e
një kafshe që ka jetuar në periudha shumë më të hershme se një kafshë
nga e cila ka mbetur një eshtër tjetër. Për rrjedhojë, është e pamundur
të formohet një opinion i prerë në këtë drejtim! Evolucionistët shkuan aq larg në kërkimin e një brezi të ndërmjetëm mes majmunit dhe njeriut, saqë në vitet 1912-1914 folën për Njeriun e Piltdounit
si ati i vërtetë i njeriut. Fosili i gjetur përbëhej nga kafka e një
njeriu 500-vjeçar me nofull orangutangu dhe dhëmbë njeriu. Por në vitet
1953-1954 doli në shesh se ky ishte një fosil i montuar dhe i treguar
me rrugë kimike si shumë i vjetër. Këto lloj sajimesh na e
vështirësojnë besimin në studimin e fosileve dhe e forcojnë tezën se
evolucioni është, më shumë se sa një çështje shkencore, një bindje, një
çështje ideologjike![1]Një dimension tjetër i çështjes është ky:
Sipas përcaktimit të paleontologëve, më i vjetri i fosileve për të
cilët bëhet fjalë, i përket një kohe 1,5 milion vjet më parë. Mirëpo,
në Kenia, në breg të liqenit Rudolf, u gjet një fosil njeriu që ka
jetuar 2,8 milion vjet më parë. Në këtë mes, ka edhe kundërshtime në
lidhje me metodën e përcaktimit të moshës së këtij fosili. E
rëndësishme për ne është e vërteta se njeriu ka ekzistuar mbi tokë para
majmunit ose, të paktën, në një kohë me të!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:43 pm

Format iluzive të kalimit nga majmuni në njeriNë
librat shkollorë vendosen pranë e pranë figura qeniesh pak a shumë të
ngjashme kinse për të ilustruar etapat kalimtare të evolucionit: një
majmun, një gjysmë majmun dhe gjysmë njeri, një qenie më afër njeriut
se majmunit dhe, më në fund, një tip mashkulli europian me moshë
mesatare. Ç'mashtrim i madh! Pse jo të gjithë majmunët, por vetëm një
lloj prej tyre ka pësuar një evoluim të tillë? Pastaj, pse na tregohet
një mashkull moshëmesatar e jo një femër? Si është zhvilluar evoluimi i
femrës? Sa copë majmunë së bashku kanë hyrë në rrugën e evolucionit,
një apo disa? Po qe se, siç pretendohet, rasti i ka bashkuar shumë
majmunë në një ishull ku ata kanë evoluar në njeri, ç'e ka penguar që e
njëjta rastësi të mos ndodhte paralelisht në një vend tjetër ose të mos
përsëritej e njëjta gjë edhe më vonë në mënyrë të përsëritur? Mbushja e
të gjitha boshllëqeve të këtij pretendimi me hipoteza dhe rastësira, me
ç'kritere dhe seriozitet shkencor mund të shpjegohet? Po qe se do të
tregohej i njëjti zell për argumentimin e krijimit hyjnor, a nuk do të
ishte më e lehtë dhe më shkencore të bëhej një sistematizim i botës së
gjallë duke u mbështetur në dijen, vullnetin dhe fuqinë hyjnore?[1]
Mashtrimet e bëra në emër të evolucionit nuk mbetën të kufizuara vetëm
me kë të shembull. Evolucionistët dolën me pretendimin se peshku
Coelacanth (Rhipitisian Crossopterigian) është një lloj ndërmjetës mes
qenieve detare dhe tokësore, i zhdukur rreth 70 milion vjet më parë.
Mirëpo në vitin 1939 ky lloj peshku u kap në ujërat pranë Madagaskarit
dhe, pas asaj dite e gjer më sot, janë kapur edhe rreth pesëdhjetë
peshq të tjerë të tillë. Veç kësaj, tek ky peshk nuk ndodhen ato cilësi
(si hapësirat e veshit të brendshëm, eshtra e kurrizit në formë koke
dhe qeska e noti mit) që i shtynin evolucionistët ta paraqisnin këtë
peshk si një lloj ndërmjetës. Si përfundim, evolucionisti A.H. Clark ka
mbetur i detyruar të pohojë se nuk kanë hasur në asnjë fosili apo grupe
gjallesash që mund të jenë lloje të ndërmjetme, për rrjedhojë kurrë nuk
ka ekzistuar ndonjë lloj i ndërmjetëm! Edhe Richard B. Gold schmidt, me
pohimin se nuk ekzistojnë formante të ndërmjetme, mbron tezën se
boshllëqet mes llojeve mbushen me kapërcime të menjëhershme, gjë që nuk
mund të shpjegohet me asnjë lloj metode shkencore, veçse duke pranuar
krijimin hyjnor. (The Fountain, Nr. 24, f. 14; shën. i origjinalit.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:44 pm

Kater Tezat Ku Mbeshtetet Darvinizmi
Darvini niset nga disa ngjasime mes gjallesave. Së bashku me të,
edhe shkencëtarët që kanë ushtruar ndikim mbi të, i mbështesin tezat e
tyre mbi këto katër pretendime kryesore:1. Kushtet e
mjedisit të jashtëm së bashku me faktorët ndikues të brendshëm
ushtrojnë ndikim mbi gjallesat duke shkaktuar mbi to disa ndryshime
relative.2. Këto ndryshime u sjellin gjallesave dobi dhe zhvillim.3. Këto ndryshime (të vogla) përcillen në brezat pasardhës me anë të trashëgimisë.4.
Në natyrë zhvillohet në mënyrë të pandërprerë një përzgjedhje natyrore.
Gjallesat luftojnë me njëra-tjetrën për të siguruar ushqimin dhe
ekzistencën. Jeta e gjallë është pikërisht kjo luftë që zhvillohet mes
gjallesave për ekzistencë. Gjatë kësaj lufte, individët e fortë dalin
fitues dhe vazhdojnë ekzistencën, kurse individët e dobët janë të
dënuar të munden dhe asgjësohen. Përzgjedhjen (seleksionimin) natyrore
si rrjedhojë e luftës për ekzistencë, e ndihmojnë edhe fatkeqësitë
natyrore që nuk munden të përballohen nga individët e dobët. Kështu,
gjatë këtyre dy formave të përzgjedhjes, jo vetëm zhduken individët e
dobët, por edhe individët e fortë që kanë arritur ta përballojnë luftën
apo fatkeqësitë natyrore, dalin edhe më të fortë, me cilësi më të
larta, për rrjedhojë, mbi tokë shfaqen lloje (varietete ose specie) të
reja me cilësi më të larta. Kjo ide mbështetet mbi pikëpamjen ekonomike
të Maltusit që u përmend pak më lart.Dhe, tani, le të përpiqemi t'i shqyrtojmë me detale këta katër elementë që përbëjnë bazën e darvinizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:44 pm

Pretendimi mbi Evolucionin dhe Ngjashmerite mes Gjallesave

Darvini niset nga ngjashmëria që vihet re në natyrë. Sipas tij,
apendikset që vihen re te disa gjallesa të larta si pasojë e dukurive
atrofizuese, janë organe të bartura prej tyre nga fazat e tyre të ulta
gjatë procesit të evolucionit dhe që tani nuk vlejnë për gjë. Bie
fjala, sipas Darvinit, qimet në trupin e njeriut janë bartur te njeriu
nga gjitarët më të ulët me rrugën e trashëgimisë. Gjatë këtij procesi,
shumica e qimeve kanë rënë dhe kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e
tyre. Mirë, po pse, vallë?Këto lloj pretendimesh të Darvinit nuk
kanë ndonjë aspekt konsekuent. Fakti që njeriu ka fytyrë, sy, vesh,
etj., si dhe majmuni, nuk do të thotë aspak se njeriu ka rrjedhur nga
majmuni; gjithashtu, fakti që në disa lloje gjallesash ka organe të
njëjta ose të ngjashme, nuk tregon se ato gjallesa kanë rrjedhur nga
njëra-tjetra! Në gjithësi ekzistojnë shumë lloje (specie) gjallesash,
mes të cilave ka shumë ngjashmëri, sepse të gjitha gjallesat, në
ndërtimin e tyre, bazohen në katër elementë: azot, karbon, oksigjen dhe
hidrogjen. Gjithashtu, edhe njeriu, edhe kafshët, ushqehen me shumë
lëndë ushqimore të përbashkëta. Në mënyrë të veçantë, njerëzit përdorin
të njëjtat lëndë ushqimore. Megjithëkëtë, të gjitha llojet e gjallesave
ndryshojnë mes tyre si dhe çdo individ njerëzor ndryshon shumë nga
tjetri në shumë aspekte dhe cilësi të tij. Ngjashmëritë mes llojeve në
strukturë dhe pamje nuk janë domosdoshmëri dhe provë e prejardhjes së
tyre nga njëra-tjetra. Dallimet që vihen re pavarësisht nga uniteti i
burimit, tregojnë se synimi dhe, në vartësi të këtij, kuptimi dhe
funksioni te gjallesat janë parësore, për çka dhe struktura
lëndore-materiale e tyre është rregulluar sipas këtij pariteti. Në
praktikë kurrë nuk ndodh që të ndërtohet një ndërtesë sidokudo ose, e
kundërta, shumë e bukur dhe e përsosur dhe vetëm pastaj të mendohet ose
përshtatet funksioni i saj. Nuk formohen fjalët e nuk shkruhet libri pa
një ide e pa një përmbajtje paraprake të formuar në mendje. Çdo
ndërtesë përbëhet, pak a shumë, prej të njëjtash materiale ndërtimi,
mes llojeve të ndryshme të ndërtesave ka shumë ngjashmëri, por asnjëra
prej tyre nuk është identike me tjetrën (vetëm nëse paraprakisht është
e menduar dhe e vendosur kjo gjë). Shkronjat që përbëjnë fjalët dhe
gjuhët, janë të numërueshme, janë pak, kurse numri i pallogaritshëm i
fjalëve të qindra gjuhëve, dialekteve, nëndialekteve, etj. formohet
vetëm me ca pak shkronja në sajë të kombinimeve të pafund! Bie fjala,
ndryshimi i vetëm një shkronje sjell ndryshime kuptimi në disa fjalë
shtatëshkronjëshe me gjashtë shkronja të njëjta. Kështu, mund të ketë
shtatë fjalë të ndryshme shtatëshkronjëshe me gjashtë shkronja të
njëjta dhe vetëm një të ndryshme, por që s'është kusht të jenë të
prejardhura nga njëra-tjetra. Eshtë kuptimi ai që i përfton ekzistencë
çdo fjale dhe që cakton materialin e saj të përbërë prej tingujsh dhe
shkronjash.[1] Po si kjo, ndër gjallesat, për funksione të ngjashme,
janë të domosdoshme organe të ngjashme dhe struktura të ngjashme.
Shumëllojshmëria e pafundme që vihet re në botën e gjallesave
pavarësisht nga një sërë ngjashmërish strukturore dhe përdorimit të të
njëjtit material lëndor ose, duke u nisur nga e kundërta, ngjashmëritë
strukturore që vihen re pavarësisht nga shumëllojshmëria e pafundme,
aludojnë plotësisht për një synim, për një vullnet, për një kuptim
evident. Prandaj, gjallesat janë krijuar e krijohen sipas shkakut dhe
synimit të ekzistencës, duke u dhënë strukturë dhe organe të
përshtatshme për secilën prej tyre. Për rrjedhojë, ngjashmëritë mes
gjallesave, në kundërshtim me ç'pretendon Darvini, nuk tregojnë për
prejardhjen e tyre evolucionare, por për krejt të kundërtën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:45 pm

E dyta, mbi tokë ka gjallesa të panumërta dhe qindramijra lloje
(specie). Po qe se çdo lloji do t'i jepej një strukturë krejt e veçantë
dhe çdo individi të të njëjtit lloj, strukturë, organe dhe pamje e
veçantë, do të duheshin struktura, organe dhe karakteristika të
panumërta. Ndërsa kur e mendojmë këtë çështje për njeriun, meqë çdo
individ njerëzor do të ishte i prejardhur prej një lloji të veçantë të
botës shtazore, do të kishte një strukturë dhe një pamje të veçantë. Pa
dyshim, Zoti është i aftë t'i japë çdo lloji dhe çdo individi një
strukturë dhe pamje të veçantë dhe, kur e mendojmë këtë gjë edhe për
njeriun, e kuptojmë se atëherë do të ishte krejt e pamundur njohja,
afrimi, grupimi, ndihma reciproke dhe jetesa e përbashkët si për
kafshët, ashtu dhe për njerëzit, individët do të mbeteshin të huaj për
njëri-tjetrin dhe në shesh do të dilte një botë e pajetueshme.Në
mënyrë të veçantë, dy gjëra që i përngjajnë njëra-tjetrës, nuk do të
thotë se janë identike të njëra-tjetrës. Bie fjala, edhe esenca e
trëndafilit, edhe acidi klorhidrik janë lëngje që kanë veti të ngjashme
si avullueshmëria e lartë, etj., por, ndërsa esenca e trëndafilit të
jep kënaqësi, acidi klorhidrik të shkakton djegie dhe plagë. Po kështu,
dielli, llamba elektrike, qiriu, pisha japin dritë, ndriçojnë, por nuk
kanë të njëjtin burim. Fakti që në strukturën e kafshëve dhe njerëzve
ka organe të ngjashme ose që mes kafshëve dhe njerëzve ka ngjashmëri të
mëdha, nuk tregon se mes dy llojeve ka një lidhje kalimtare. Sepse çdo
gjallese i jepen organet e duhura për jetën dhe për të kryer furksionet
jetësore përkatëse. Veç kësaj, është kuptuar se organe që gjer dje janë
konsideruar si atrofizime dhe apendikse, kanë dhe kryejnë funksione
shumë të rëndësishme!Krahas kësaj, në natyrë, disa herë mund të
ekzistojnë elementë që duket sikur nuk i përshtaten mjedisit ku ndodhen
dhe strukturës së përgjithshme të tij. Jo mund të ekzistojnë, por
ekzistojnë. Ndërkaq, jo vetëm mund të qëndrohet për të dalluar se
ç'kuptim ka ekzistenca e tyre në atë vend, por ne as që mund të
pretendojmë ende se e kemi zbërthyer strukturën e natyrës. Pastaj, disa
herë, një gjë mund të vihet si një element dekoracioni në një vend jo
krejt të përshtatshëm dhe, për rrjedhojë, mund të tërheqë vëmendjen mbi
vete. Po qe se vështrimi ngulet pikërisht mbi këtë element dhe njeriu,
duke u mbështetur mbi të, jep një konkluzion të përgjithshëm mbi krejt
strukturën, bie në gabim. Ashtu siç është gabim që, duke parë vetëm dy
dyer të mbyllura të një pallati me dy mijë dyer, të konkludosh se të
gjitha dyert e pallatit janë të mbyllura, ashtu siç është gabim që,
duke e ngulur vështrimin vetëm mbi dy kokrra të kalbura të një peme me
rrënjë, trung, degë e gjethe të shëndosha, të nxjerrësh përfundimin se
pema i ka të gjitha kokrrat të kalbura, ashtu është konkluzion
joshkencor e i shpejtuar të thuash se midis dy llojeve ka një lidhje
kalimtare prejardhjeje dhe evolucion vetëm duke u nisur nga një a dy të
ashtuquajtura apendikse të konsideruara si pasojë të një procesi
atrofizimi!I nisur nga ngjashmëritë, Darvini e vlerëson si
argument tjetër për teorinë e tij të evolucionit faktin se disa
sëmundje të njeriut hasen edhe te kafshët. Edhe për këtë mund të thuhet
e njëjta gjë që u tha më lart. Me sa dihet gjer më sot, te njeriu hasen
dhjetra e qindra sëmundje dhe variante të tyre. Po qe se do të kishte
sëmundje të ndryshme për çdo lloj gjallese, numri i sëmundjeve do të
ishte shumë i madh. E dyta, është krejt e natyrshme që te njerëzit dhe
kafshët me strukturë, organe dhe funksione mjaft të ngjashme, të ketë
sëmundje të ngjashme, por nuk është aspak e natyrshme dhe me vlerë të
konkludosh se këto gjallesa e kanë prejardhjen nga njëra-tjetra.
Kështu, sëmundjet e njerëzve nuk vërehen te majmunët as në mënyrë
tipike, as me ndryshime, kurse një a më shumë prej tyre vërehen te
kafshët e tjera. Bie fjala, emfizema kronike haset te kuajt, leucemia
haset te macet dhe bagëtitë e trasha, distrofia muskulare haset te
pulat dhe minjtë, arterioskleroza haset te derrat dhe pëllumbat,
çrregullimet e koagulimit të gjakut dhe nefritet hasen te qentë,
ulcerat e stomakut hasen te derrat, anevrizma haset te gjelat e detit,
gurët e tëmthit hasen te lepujt, inflamacioni i heparit haset te qentë
dhe kuajt, gurët e veshkave hasen te qentë dhe të trashat, katarakti
haset te qentë dhe minjtë.Në këto kushte, a mos do të
pretendojmë se njeriu ka rrjedhur nga minjtë, qentë apo buajt? Te
njerëzit dhe kafshët mund të gjenden të njëjtat viruse apo bakterie.
Megjithëkëtë, ky fakt nuk është argument i prejardhjes së njëjtë. Janë
disa sëmundje të përbashkëta të njerëzve, zogjve e shpendëve, ndërsa
këta të dytët janë biologjikisht shumë larg njeriut. Afrimi i njeriut,
duke u nisur nga ky fakt, me pulën, do të thotë largim nga pikëpamja
bazë e Darvinit, i cili, në linjën evolucionare të zhvillimit, mes
njeriut dhe kafshëve të tjera ka vënë majmunin![1]
Kjo ka të bëjë me çështjen e nocionit të fonemës që është një
specialitet linguistik dhe filozofik, prandaj, jo vetëm që kjo
konsideratë e autorit është për t'u diskutuar, por edhe paralelizmi që
ka përdorur ai këtu, është vetëm formal, jo esencial, prandaj ka, për
te orinë e evolucionit, vetëm vlerë asociative, ilustruese, por jo
argumentuese. Përkthy esi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:45 pm

Vetekzistenca

Teoricienët evolucionistë, meqë nuk e shpjegojnë dot kalimin në jetë,
mbahen pas rastësisë dhe vetëkrijimit qysh në krye të herës. Sipas
pretendimeve të tyre, në atmosferën tonë të parë kishte shumë amoniak,
metan, avuj uji dhe hidrogjen. Këta, në sajë të zbrazjeve energjitike
spontane me anë të rrufeve dhe shpërthimeve vullkanike, hynë në
reaksione me njëri-tjetrin dhe formuan aminoacidet. Me kohë, duke iu
nënshtruar një procesi purifikimi, aminoacidet u shndërruan në proteina
të cilat ranë në ujra dhe, kështu, u shfaqën qeniet e para në formë
krimbash dhe shushunjash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:45 pm

Eksperimentet e MileritPërkrahësit e evolucionit i
përdorën eksperimentet e Milerit si argument se jeta mund të krijohet
me anë të reaksioneve kimike. Mirëpo ajo çka bëri Mileri, ishte të
eksperimentonte nëse mund të formohej një gjë e gjallë nga aminoacidet
që zgjodhi posaçërisht nga njeriu si qenie me dije, vetëdije dhe
vullnet. Në eksperimentet e tij ai pa se që të formohej gjallesë dhe
ajo të mund ta vazhdonte jetën e saj, duhet t'i jepej vazhdimisht dhe
në mënyrë të kontrolluar energji. Më e rëndësishmja, ishte një
mekanizëm kurthi të ftohtë i përgatitur posaçërisht që i mbronte
aminoacidet e zgjedhura nga copëtimi, i bashkonte bashkë dhe i
grumbullonte. Nëse në aminoacidet ekziston mundësia për t'u shndërruar
në gjallesë, për të përbërë truall për jetën - dhe kjo mundësi është e
dhënë nga Zoti - këtë mundësi mund ta vërë në veprim njeriu si qenie me
arsye, dije dhe vullnet. Kurse të pretendosh se të gjitha këto mund të
ndodhin rastësisht, do të thotë të tallesh me arsyen, dijen dhe
vullnetin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:46 pm

Autotrof, heterotrofEvolucionistët pretendojnë se
gjallesat e shfaqura vetvetiu apo rastësisht, mund ta sigurojnë
energjinë e nevojshme për jetën nga dielli ose reaksionet kimike.
Veçanërisht pretendojnë se mund të ushqehen si ameba ose t'i formojnë
vetë lëndët ushqyese që u duhen. Ata përpiqen t'i mbështesin
pretendimet e tyre me tezat e ushqyerjes autotrofe (vetëushqyerje) dhe
heterotrofe (ushqyerje nga jashtë). Ushqyerja autotrofe sot nuk
pranohet. Reaksionet kimike që formojnë ushqim, si fotosinteza, janë
dukuri shumë të komplikuara. Kur i mendojmë reaksionet e komplikuara në
bimët e blerta që mund të bëjnë fotosintezë dhe enzimat që marrin pjesë
në ato reaksione, shohim se veçori të tilla si vartësia mes elementëve
vepron në mënyrë të përsosur.Evolucionistët janë zënë ngushtë
nga fakti që një sistem i tillë i përsosur është formuar menjëherë në
kushtet e para tokësore, sepse bie në kundërshtim me pretendimet e tyre
evolucioniste. Reaksione të tilla komplekse mund të përftohen vetëm në
mekanizma komplekse që duhet të jenë shfaqur menjëherë, së bashku me
gjallesat në mënyrë që ato të mund të prodhonin ushqimin e duhur.
Mirëpo kjo është e kundërt në themel me darvinizmin, sepse sipas
darvinizmit është krejt e pamundur që një mekanizëm kompleks të shfaqet
menjëherë. Mendimi evolucionist e kërkon që të gjitha këto të formohen
gradualisht, dalëngadalë dhe një nga një. Kurse sipas tezës së
ushqyerjes heterotrofe, për gjallesën nuk ka ushqim të gatshëm,
gjallesa nuk mund ta bëjë atë vetë, prandaj duhet ta marrë prej jashtë.
Por edhe kjo e bën të domosdoshme ekzistencën e mekanizmave që do të
bënin të mundur zhvillimin e reaksioneve shumë të komplikuara. Ushqimi
që duhet të marrë një gjallesë duhet të jetë një lëndë organike e
prodhur gjithashtu nga një gjallesë. Për rrjedhojë, çdo gjallesë ose
gjallesa e parë e shfaqur do të jetë nevojtare për ekzistencën e një
gjallese tjetër para saj, gjë që shkon mbrapsht në mënyrë zinxhir duke
i bërë edhe gjallesat eternale, pa fillim, gjë që është absurde dhe e
pamundur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Network
Webmaster
Webmaster
Network


Numri i postimeve : 174
Pikè : 228
Reputacioni juaj : 4
Join date : 10/09/2009
Age : 38
Location : italy

E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 3:46 pm

Ekzistenca dhe ligjet e sajMbetet të themi se në
formimin e gjithësisë dhe të të gjithë elementëve në të, në formimin e
qenieve të gjalla e jo të gjalla, ka një vetëdije, dije, parapëlqim,
domethënë, vullnet krejt të hapur. Ndërsa shkencëtarët natyralistë dhe
materialistë, nga njëra anë, ia lënë këtë proces formimi rastësisë dhe
vetëformimit, nga ana tjetër bëjnë fjalë për ligjet. Mirëpo ligji e
kundërshton edhe rastësinë, edhe vetëformimin. Gjithashtu, ligji mund
të jetë vetëm vepër e dikujt që di.Renditja e proteinave dhe aminoacideveShkencëtari
i njohur suedez, Charles Eugenie Guye thotë: "Një proteinë formohet nga
40 mijë atome. Për rrjedhojë, mundësia e vetëformimit të vetvetishëm të
një proteine është një për 60 në fuqi të dhjetë." Ndërkaq, s'duhet
harruar se te qenia e gjallë nuk bëhet fjalë për një proteinë, por për
vargje proteinash. Dhe për të formuar një varg proteinash, Dr. Lecomte
de Nouy thotë pikërisht kështu: "Një varg proteinash mund të formohet
rastësisht vetëm një për 243 në fuqi të dhjetë." Por njeriu nuk
përbëhet as nga një varg proteinash, as nga një qelizë! Njeriu përbëhet
prej 60 trilion qelizash të cilat janë të lidhura në atë mënyrë me
njëra-tjetrën, saqë disa herë, prishja e sistemit të vetëm njërës prej
tyre mund të sjellë vdekjen e njeriut! Jeta e njeriut zhvillohet
pikërisht mbi marrëdhënie kaq të ndjeshme dhe po kaq të përsosura! Kur
e mendoni këtë sistem të mrekullueshëm, dëgjoni ndërgjegjen të thotë: "Allahu ynë, pohojmë se Ti je larg çdo lloj kuptimesh të gabuara dhe të madhërojmë! Sa e madhe është fama jote!"Në
formimin e një qenie të gjallë, në fillim bëhen ekzistente aminoacidet,
pastaj proteinat. Aminoacidet renditen dhe formohet një proteinë. Që
proteinat të formojnë një qenie të gjallë, është nevoja edhe e gjërave
të tjera. Si një sistem molekulash e organizuar sipas një plani të
caktuar, çdo qenie e gjallë, për t'u formuar si dhe për ta vazhduar
jetën pas formimit, ka nevojë, bashkë me energjinë, edhe për t'u
ushqyer. Biologjia evolucioniste pretendon se gjallesa e parë e ka
marrë këtë energji nga dielli dhe ka përfituar në mënyrë të veçantë
edhe nga rrezet ultravjollcë si dhe nga vetëtimat. Kurse ne e dimë se
gjallesa ka nevojë për energji në një masë të caktuar, në mënyrë të
rregullt dhe pandërprerje si gjatë formimit, ashtu dhe pas formimit për
ta vazhduar ekzistencën e saj. Ndërkaq, rrezet e diellit nuk ngrohin
gjithmonë njëlloj, kurse vetëtimat kurrë nuk janë të rregullta; veç
kësaj, ato janë djegëse e shkatërruese. Edhe sikur ta pranojmë se këto
pretendime janë të vërteta, si do të shpjegohej rregullimi i
marrëdhënies së pretenduar mes rrezeve të diellit, rrezeve
ultravjollcë, vetëtimave, nga njëra anë, dhe formimit të qenieve të
gjalla, nga ana tjetër?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.riniashqipetare.net
Sponsored content





E verteta e krijimit & evolucioni Empty
MesazhTitulli: Re: E verteta e krijimit & evolucioni   E verteta e krijimit & evolucioni Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E verteta e krijimit & evolucioni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Alienet egzistojne por Nasa i mban sekret
» Klithmat e mishit te bardhe Thashetheme te verteta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universal & Network :: Shkenca :: Teologjia-
Kërce tek: